Blog, shkrime dhe pikëpamje

Krishterimi - Kisha katolike e Mirdites Krishtërimi shqiptar është me rrënjë latine. Shën Pali dhe Shën Pjetri janë të lidhur drejtpërdrejt me Ilirinë në përhapjen e krishtërimit; i pari përmes predikimit në këto treva, i dyti përmend Ilirikumin si një trevë të rëndësishme për kohën. Në kohën e Skëndërbeut katolicizmi merr hov dhe forcon lidhjet me Vatikanin. Në shekullin XV e më pas pushteti osman përhapi gjërësisht fenë islame në tokat e pushtuara. Mirdita si dhe disa treva të tjera nuk u islamizuan, falë qëndresës dhe kryengritjeve të jashtëzakonshme, në udhëheqje të të cilave jo rrallë ishin drejtuesit fetarë, por kisha katolike e saj pësoi deme të mëdha. Në vitet '30 të shekullit XIX Abacia Nullius e Mirditës numëronte rreth...
Disa nga Kishat kryesore të Mirditës Ne kete artikull kemi mbledhur disa nga kishat kryesore te Mirdites, kemi vedosur edhe zonen perkatese te tyre. Ne rast se mungon ndonje lutemi te na e dergoni, do ta azhurnojme menjehere. Faleminderit dhe lexim te kendshsem Shënkolli i Mirditës. Në jug të fshatit Mashtërkor, kishë famullitare për Oroshin, Lagjen, Mashtërkorin, Shmrinë, Tumerishtin etj. Shtatë kishat e Spaçit. Janë të njohura kishat: e Shën Gjonit, ku janë edhe varret, e Shën Todrit, Shën Mëhillit, Shën Ndreut, Shëlbumit, Shnapremtja, Shënkolli. Shën Demetri i Kalivares. Në një gurë është zbuluar: “Anno domini 1154.” Datim që e bën një ndër kishat më të vjetra të krahinës. Shën Eufemija e Qafës së Malit. Është kishë e vjetër...
Dëshmi të kulturës së Rilindjes Evropiane në Shqipërinë e para periudhës osmane "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit... të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar". J.G. von Hahn Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të...
Bashkia Mirditë - Qarku Lezhë Stema e bashkisë Mirditë Qendra e Bashkisë Qyteti - Rrëshen Njësitë administrative përbërëse Rrëshen me përbërje: Qyteti Rrëshen, Fshatrat; Ndërfushas ,Ndërfan, Gëziq, Tarazh, Jezull, Kodër Rrëshen, Sheshaj, Fushë-Lumth, Malaj, Malaj Epërm, Tenë, Lurth, Bukmirë, Kulmë Rubik me përbërje: Qyteti Rubik, Fshatrat; Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Veles, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger Selitë me përbërje: Qyteti Kurbnesh, Fshatrat; Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkurth, Kumbull Kthellë me përbërje: Fshatrat; Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek, Rrushkull, Ujë, Shtrezë Fan me...
Pema e gjuhëve indo-evropiane dhe Uralic Sa herë keni debatuar me miqtë ose edhe me ndonjë të huaj për prejardhjet e gjuhëve dhe ndoshta jeni inatosur kur u kanë thënë që Gjuha Shqipe ka ose mund të ketë prejardhjen nga gjuha Slave, Gjermane ose më e keqja kur u kanë thënë nga Rusishtja. Mua më ka ndodhur edhe pse u shpjegoja që Gjuha shqipe është një degë në vete e nuk ka fare të bëjë me gjuhët e tjera. Prejardhjet e gjuhëve shpjegohen në shkollë por nuk më kujtohet se në çfarë klase. Duke shtjelluar këtë çështje në internet kam gjetur një artikull ku prezanton ilustrimin e Minna Sundberg-së e cila ka krijuar një pemë/hartë në bazën e mardhënieve midis gjuhëve Indo-evropiane dhe Uralic. Ky është ilustrimi ku madhësia e gjuhës varet...
Gurra e Domgjonit Pjetër Domgjoni: Gurra e Domgjonit Gurra e Domgjonit asht nji burim jete për katundin e Domgjonit. Për nga kultua, ajo asht nji monument kulture i klasit t’parë që duhet t’jetë nën mbrojtjen e monumenteve të kulturës kurse në aspektin ekonomik. Ajo asht nji perlë turistike jo vetëm për Domgjonin, por për tan Mirditën dhe si e tillë duhet të gjindet në të gjitha axhendendat turistike të Shqinisë madje edhe të Ballkanit sepse siç dëshmon profesori Fran Paluca, nji vepër e tillë asht përseritë vetëm edhe në nji vend të Spanjes n’gjithë kontinentin europianë. Ju do t’mendoni se gurra asht nji burim i thjeshtë uji që del prej toke si çdo burime tjera që gjinden me dhjetra e e qindra n’gjithë Shqipninë. Atëherë, pse...
Komunat e Mirdites Mirdita si çdo rreth tjeter eshte e perbere nga komuna dhe bashki. Ne mirdite jane 5 Komuna dhe 2 Bashki te cila jane: Bashkia Rrëshen Bashkia Rubik Komuna Fan Komuna Kaçinar Komuna Kthellë Komuna Orosh Komuna Selitë
Fshatrat e Komunes Orosh Komuna Selitë është një komunë në Rrethin e Mirditës, ku perbehet nga fshatrat: Nënshejt Reps Blinisht Kullaxhi Gur i Bardh Gurth Spaç Kodër Spaç Peshqesh Lgjin Bulshat Planetë Mashterkor Grykë-Orosh Lajthizë Ndërshenë
Fshatrat e Rrethit Mirdite sipas komunave Ketu paraqesim fshatrat e rrethit Mirdite te ndare sipas komunave. Komuna Kaçinar me Fshatrat Kaçinar Arrëz Shtufë Kuzhnen Shëngjergj Simon Komuna Fan me Fshatrat Klos Shtrungaj Bisakë Fan Zall-Xhuxhë Katund i Ri Konaj Shëngjin Petoq Xhuxhë Dardhëz Thirrë Sang Hebë Domgjon Gjakëz Munellë Komuna Kthellë me Fshatrat Perlat Qendër Perlat i Sipërm Shebë Tharri Trojës Prosek Rrushkull Ujë Shtrezë Komuna Orosh me Fshatrat Nënshejt Reps Blinisht Kullaxhi Gur i Bardh Gurth Spaç Kodër Spaç Peshqesh Lgjin Bulshat Planetë Mashterkor Grykë-Orosh Lajthizë Ndërshenë Komuna Selitë me Fshatrat Burbnesh Lufaj Bardhaj Lëkundë Zajs Kthellë e Epër Kurbnesh Fshat Mërkurth Kumbull
Komuna Fan Mirdite Komuna Fan është një komunë në Rrethin e Mirditës në Shqipëri.Nëpër Komunën Fan kalon rruga Durrës-Kukës-Morinë. Përmbajtja Gjeografia Komuna Fan ndodhet në pjesën verilindore të Mirditës dhe ka një sipërfaqe prej 175 km². Komuna është njësi administrative e rrethit të Mirditës. Qarku Lezhë dhe kufizohet : në Jug dhe Perëndim me Komunën Orosh, në Veriperëndim me komunën Gjegjan dhe Fushë –Arrëz ndërsa në Veri me dy komuna të rrethit Kukës. Komuna ka një territor të përgjithshëm të thyer e malor dhe ka një shtrirje verijug 21 km, ndërsa lindje–perëndim 9 km. Shtrihet përgjatë një lugine që rrethohet nga malet Zepa e Munella dhe bjeshka e Qafë – Kumbullës. Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 2500 m mbi në...
Qyteti Rubik - Historia me Ahmet Zogun Në këtë kuvend historitë janë të pafundme, shumë janë shkruar e shumë prej tyre qarkullojnë si gojëdhëna. Një nga ato të fiksuara në një ditar lidhet me Mbretin e ardhshëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu, dhe pikërisht me njërin prej fretërve të këtij kuvendi, At Pal Dodajn, autor i një Ditari Historik me vlerë. Ushtria austro-hungareze me 1916 kërkon të internojë nipin e Esad Pashë Toptanit, Ahmetin e ri. Duke mos patur tjetër shpresë, nëna e tij i çon fjalë pader Palit, që asokohe ishte superior i Kuvendit Françeskan të Rubikut, ta ndihmonte, dhe ky menjëherë shkon dhe e merr në Burgajet të Matit për ta strehuar në këtë vend të Rubikut. Kështu për dy javë Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve do të...
Bajraket e Mirdites - Vendosja e sistemit te bajrakeve "bajraqeve" Qëndresa e vazhdueshme e Mirditës dhe e krahinave fqinje të saj kundër dhunës osmane, i detyroi turqit të ndryshojnë politikën e tyre ndaj këtyre krahinave. Në gjysmën e dytë të shekullit 17, turqit u munduan të futnin në varësinë e tyre e ti shfrytëzonin kryesisht për qëllime ushtarake, Kuvendet e malësorëve. Futja në dorë e autoritetit të Kuvendeve nga pushtuesit në rrethanat e mungesës së një klase feudale vendase qe e pamundur. Kuvendet ishin institucioni i vetëm vetqeverisës që trashëguan nëpër breza malësorët, vendimet e të cilëve ishin të prera, si një shprehje e vullnetit të popullit. Ato nuk mund të cënoheshin nga askush. Mbështetur tek ky autoritet i...
Krishterimi - Abacia e Shen Palit Është përmendur si Abaci së bashku me atë të Ndërfanës ku: “në këtë krahinë, ndërmjet lumejve të dy Fandave, prej nga në të 14-in shekull dilshin priftërinj për krejt Dalmacinë, gjenden Abacitë e Shën Palit dhe Shënmaria de Trafandina” (Shuflai) . Më vonë zbehet roli i kësaj abacie, që si shumë të tjera kthehen në famulli të zakonshme. Për shumë kohë nuk funksionoi, nuk u ndërtua dot as në vitin 1939 kur pati një përpjekje, deri në vitin 1996 kur misionarët françeskanë ndërtuan kishën e re, në njërin prej vendeve historikë të Mirditës.
Krishterimi - Kuvendi françeskan i Rubikut Rubiku ka qenë njëri ndër 4 kuvendet benediktine. Të dhënën e parë e kemi nga Milan Shuflai, i cili thotë se afër katundit të sotëm Rubik ishte në vitin 1582 Abacia e vjetër e San Salvator Arbanesis, Abati i së cilës përmendet dhe në vitin 1166, kur merr pjesë në shugurimin e kishës së Shën Trifonit në Kotor. Në vitin 1219 krijohet Urdhëri Françeskan dhe në këtë kohë, Benediktinët ua dorëzuan kishën këtyre. Në shekullin XVII Françeskanët e Rubikut vepronin në një territor shumë të gjerë, kishin në kujdestari popujt e Fandit, Kthellës, Selitës, Lurës dhe Qidhnës. Në vitin 1898 ky kuvend forcohet akoma më shumë, me funksionet e njërës nga shkollat e përmendura të kohës. Kuvendi i Rubikut ka...
Krishterimi - Kuvendet Benediktine Gjatë mesjetës u krijuan urdhra të ndryshëm fetarë. Kështu u krijua edhe urdhëri benediktin, në dedikim të Shën Benediktit. Benediktinët jetonin në kuvende së bashku me abatin e tyre. Aty bënin jetën liturgjike, punonin dhe krijonin. Benediktinët i kanë vënë vulën qytetrimit të mesjetës dhe kanë hedhur themelet e kulturës moderne. Në Mirditë u vendosën në Malin e Shenjtë, në Shënpal, Ndërfanë, Rubik, duke themeluar kuvendet e tyre, të cilat janë dëshmi e lashtësisë, kulturës dhe vazhdimësisë së krishterë. Mali i Shenjtit është vendi ku në një territor të vogël qenë shumë monumente të kultit: Abacia e Shënllezhdrit, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Shën Gjinit, Kisha e Shëlbuemit, Kisha e Petkut, etj...
Krishterimi - Abacia e shen Merise ne Nderfane Në vitin 1888 do të ristrukturohej juridiksioni i Abacisë së Oroshit. Prend Doçi ishte i vendosur në rimëkëmbjen e saj. Kur erdhi Doçi e gjeti Abacinë me dy famulli: Orosh dhe Spaç. Brenda 2 vjetëve e zgjeroi duke i shtuar edhe 5 famulli të tjera: Ndërfanën, Kalivaren, Qafën e Malit, Blinishtin dhe Fanin. Dy vjet më vonë u bashkëngjitën dhe tre famulli: Vigu, Mnela dhe Gomsiqja. Në vitin 1894 merr dhe famullitë e Kaçinarit, Shëngjergjit, Ungrejt, Kashnjetit, Korthpulës, duke u bërë me 16 të tilla, duke përfshirë pjesën më të madhe të Mirditës etnologjike, teksa famullitë e Kthellës dhe të zonës së Rubikut ishin në juridiksin kishtar të Durrësit dhe Lezhës. Gjatë 29 vjetëve në detyrën...
Krishterimi - Institucione Fetare Në Rrëshen ndodhet qëndra e Dioqezës e cila përfshin Rrethet e Mirditës, Matit, Bulqizës dhe Peshkopisë. Në këtë dioqeze veprojnë misionarë Vinçensian. Kisha Katolike bashkëpunon me organet e qeverisë vendore, institucionet arsimore dhe kulturore për çështje të edukimit me paqen etj. Gjënden 15 kisha në Rrethin e Mirditës. Në Bashkinë e Rrëshenit ndodhen: Kisha Katolike, Katedralja Katolike dhe Kisha ”Bijat e Dashurisë”. Ndodhet dhe Qendra profesionale.
Mirdita Turistike - Zona per Zhvillim Turistik Disa nga vendet ku mund te zhvillohet Turizmi jane: Turizem Malor: Fane Munelle Konaj Xhuxhe Orosh Lajthize Fushelugje Nenshejt Kurbnesh Kunore Kumbull Turizem Historik: Fane Orosh Perlat Prosek Rubik Mirdita ka edhe kulture, zakone e tradita qe rralle krahine i trashegon dhe qe vazhdojne te pasurohen gjithmone e me shume.
Turizmi ne Mirdite - Ultinjte e Nenshejtit Edhe sot e kësaj dite në Shkallën e Malit të Shejtit, në Orosh, është një lis disi i veçantë me emrin Ulti. Sipas gojëdhënës kanë qenë 6 të tillë, por vetëm 2 kanë mbijetuar në udhën e gjatë të jetës së tyre. Njëri është “dorëzuar”, ka mbetur vetëm trungu i kalbur, ndërsa tjetri është ende në këmbë, megjithëse me plagë shekullore në trup. Mosha e tyre llogaritet rreth 900 vjeçe dhe kjo nuk është ndonjë çudi, pasi njihet jetëgjatësia e drurëve. Mosha e tyre mund të merret dhe si një dëshmi e themelimit të Kuvendit Benediktin mbi Malin e Shejtit. Këto ishin fidane të sjellë nga Italia prej murgjëve Benediktinë, vend prej të cilit kanë marrë dhe emrin, për banorët vendas , si shtrembërim i...
Turizmi ne Mirdite - Rrapi i Kaçinarit Çinari, përndryshe Rrapi i Kaçinarit, është një dru natyror monumental, me një moshë të papërcaktuar, por natyrisht mjaft i hershëm, aq sa besohet se dhe emri i vendit rrjedh prej tij. Kaçinari është i dëshmuar si emër që në shekullin XV. Në afërsi të çinarit është kisha, dhe ajo e vjetër. Në hijen e rrapit janë zhvilluar kuvende historike të zonës, si ato të përiudhës së pavarësisë, ku mes krerëve të Mirditës është fiksuar në fotografi dhe Bajram Curri. Rrapi është një dru gjigand, i vetmi i atij lloji jo vetëm në Kaçinar. Si i tillë ai është një monument natyre i rrallë.
Turizmi ne Mirdite - Shutrria (Shutrreja) Shutrria (Shutrreja) është një burim ujë nëntokësor i fuqishëm që ndodhet midis Kurbneshit dhe Mërkurthit, në Grykën e Selitës rreth 20 m mbi lumin e Urakës, në anën e malit të Mullit. Në sipërfaqe të tokës është një pus i thellë rreth 30 m, i cili të mundëson uljen në gropën nga kalon uji me shushurimën e tij të përjetshme. Lumi i nëndheshëm sjell prurje të konsiderueshme. Hamendësimet për rrugën që ndjek ky ujë janë nga më të ndryshmet por deri tani është vërtetuar se nuk ka lidhje me lumin e Urakës, i cili buron jo larg këtij burimi nëntokësor. Nuk është vërtetuar nëse derdhet përsëri në Shutrrinë e Bruçit. Provat e bëra deri tani nuk kanë sjellë ndonjë të dhënë të saktë për komunikimin...
Turizmi ne Mirdite - Pllaja e Valmorit Qafa e Pëllumthit. Tutje në sfond në verilindje shtrihet grumbulli i maleve të Lurës. Në jugperëndim të tyre ndodhet pllaja karstike e Valmor-Didhes, e cila dallohet për veçansitë e saj fiziko-gjeografike. Është e vendosur mes përroit të Flimit dhe lumit të Urakës. Ngritja e menjëhershme nga lumi, jep bukuri të veçantë. Zhvillimi i proceseve karstike është interesant. Në tërë shtrirjen e pllajës do të ndeshesh me forma të larmishme, kryesisht hinga, shpella karstike mbi shkëmbinj gëlqerorë mjaft të tretshëm. Ndër shpellëzat më të përmendura është ajo e Fatmirave në Valmorë dhe e Borës në Didhe. Në këtë të fundit bora është e gjendshme dimër e verë. Klima e Valmorit është mesdhetare me tipare...
Mirdita Turistike - Munella Mal në kufirin Pukë-Mirditë, që në Majën e Kryqit arrin lartësinë më të madhe, l99l metra. Shtrihet midis luginës së Fanit të Madh në veripërendim dhe Fanit të Vogël në juglindje. Zgjatimi i këtij mali që bie në sy ngado është 6 km në gjatësi dhe 3 kilometra në gjërësi. Pjesa kulmore ka sipërfaqe të valëzuar, kurse shpatet formojnë rrëpira. Munella është kurrizujëndarës midis dy Fanajve. Deri në ll10 metra ka pyll dushku, më lart deri në l600 metra pyje pishe dhe ahu, kurse mbi këtë lartësi mali është i zhveshur nga pyjet. Pjesa e sipërme ka kullota alpine të begata. Si dhe ne vise të tjera malore të Mirditës, ka arinj, derra të egër, gjela ta egër e kafshë të tjera me gëzof. Në brendësi ruan minerale të...
Mirdita Turistike - Lisat e Marpepes Kanë qenë, siç thuhet, l2 lisa në një kodrinë në bregun e Fanit të vogël, buzë Lisat e Marpepës xhadesë që shkon në Mashtërkor dhe degëzimit për në Grykë Orosh. Prej kohësh numri i lisave ka rënë (janë 10), por nuk është prerë asnjë prej tyre më vonë, si një vetëdije e banorëve për rëndësinë si monumente natyre të Lisave të Marpepës. Jo rastësisht ata janë aty, po se gjurmë të hershme të historisë flene në rrënjët e tyre. Gjurmët e Mirditës së vjetër dhe të kishave të përmendura në mesjetë, si ajo e Shën Kollit, janë dëshmi të një vendbanimi të zhvilluar në kohë të hershme.
Mirdita Turistike - Kroi i Bardhe Në mes të malit të Didhes e të Kunorës ndodhet një burim uji që njihet me emrin: Kroi i Bardhë. Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej më se 25 vjetësh nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme. Gjithnjë është folur për rëndësinë e një investimi në këtë pikë turistike të rrallë, që nënkupton ndonjë kamping, hotel e mjedise të tjera për frekuentuesit, por deri sot nuk...
Mirdita Turistike - Bjeshket e Kaçinarit Të njohura në harta dhe si Bjeshkët e Kuzhnenit, përbëjnë një bllok të pandarë Bjeshkët e Kaçinarit me bjeshkët e Tërbunit (Pukë), me majën më të lartë atë të Suçelit l476 metra. Bjeshka e Kaçinarit shtrihet në pjesën veriore të lumit Fani i Madh. Është përgjithësisht një bjeshkë e rrafshët, nga më interesantet në Veriun e Shqipërisë, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël), Fushën Gjobardh, Fushë Benën, Livadhin e Hamzit etj. Është shfrytëzuar për disa dhjetëvjeçarë lënda pyjore e saj, si dhe bimet industriale qershigla, kërpurdha etj. Lloji kryesor është pisha e zezë. Bjeshka e Kaçinarit ka një toponimi mjaft pikante që dëshmon pastërtinë dhe vjetërsinë e fjalës shqipe. Burimet ujore...
Turizmi në Mirditë - Bargjana Është gurra më e madhe e më rëndësishme në Mirditë që buron në majë të një shkëmbi të bardhë, në të djathtë të lumit Fani i Vogël. Lartësitë e malit të Zepes ia shtojnë bukurinë dhe madhështinë kësaj rrjedhe që zbret vrullshëm nga shpati malor. Bargjana... Prej vitesh ishte projektuar shfrytëzimi i këtij uji për banorët e zonës së Kthellës, por vetëm në këtë kohë po realizohet një projekt i rëndësishëm për këtë qëllim. Ujët e Bargjanës së shpejti do të ndërrojë rrjedhë për t'u ardhur në ndihmë banorëve në Rrëshen, Tarazh, Prosek, Malaj, Përlat, Kodër Rrëshen etj. Bargjana, me përfundimin e tij, do të jetë ujësjellësi më i fuqishëm dhe më modern i Mirditës.
Turizmi në Mirditë - Gurra e Domgjonit Gurra e Domgjonit ujësjellësi i lashtë karakteristik, ka një origjinalitet të pa krahasuar me tunele hepuese të nëndheshme. Sot ruhen një pjesë e atyre nëntokësore, si dhe pusi i kontrollit. Tuneli është hapur në galeri horizontale, veshur me mure anësore, kurse nga sipër mbuluar me qemer. Gjerësia e tunelit është rreth 1 m, kurse lartësia lëviz nga 80 cm deri në 1,3 m, përmasa që lejonin kalimin e njeriut me trup përkulur. Rreth 100 m nga dalja e tunelit nëntokësor (nëpër të cilin rrjedh vrullshëm uji i ftohtë e i kthjellët), është ndërtuar pusi i kontrollit, që nis me një hyrje të maskuar nga sipërfaqja e tokës. Nga kjo hyrje, për në fundin e pusit zbritet me anë të 23 shkallëve guri në...
Bajraqet e Mirdites dhe Fshatrat Ketu paraqesim listen e fshatrave te Mirdites. I kemi ndare sipas zonava/bajraqeve keshtu qe e keni me te lehte qe ti gjeni dhe te dini se ne cilin bajrak ben pjese fshati qe u intereson. Dhe ne rast se mungon fshati juaj mjafton te na kontaktoni duke na derguar emrin dhe zonen qe i perket. Do ta vendosim menjehere ne rresht me te tjeret. Oroshi me fshatrat; Lajthizë, Nënshejt, GrykëOrosh, Mashtërkor, Bukmirë, Shpërdhazë, Livadhes, Ndërfushas, Bulshar, Ndërshenë, Lgjin, Planetë, Zajs, Shmri. Spaçi me fshatrat: Kodër Spaç, Gurth, Mesul, Mushtë, Kimez, Shmia, Kalivare, Dom, Gojan, Shkozë, Breg, Lumi i Zi, Lumi i Bardhë, Tuç, Fushë Arrëz, Kryezi, Qafmali, Bërdhet, Lumardh, Gomsiqe, Kaftallë, Mnelë...
Mirdite - Bimesia Bimësia, pyjet Bimësia në Rrethin e Mirditës është e shumëllojshme, falë larmisë litologjike, relievit dhe kushteve klimatike. Larmia e saj fillon nga shkurret mesdhetare me gjelbërim të përhershmëm e deri tek kullotat alpine. Territori i gropës së Ndërfanës, ku përfshihet dhe Bashkia Rrëshen, shtrihet në brezin e shkurreve mesdhetare dhe atë të dushkut. Ne këtë territor takohen tre brezat bimorë, duke filluar nga brezi i shkurreve mesdhetare me gjelbërim gjithëvjetor, në atë të dushkut dhe përbërësve të tij gjetherënëse si dhe në zonën më skajore, zonën e haloreve (Vjollca). Gjithashtu gjenden edhe bimë endemike si boshtra. Përveç bimësisë spontane takojmë edhe një regjistër të gjerë të kulturave të kultivuara...
Mirdita - Veshtrim i pergjithshem Siperfaqja 867km2 popullsia 46 mije banore qendra kreysore Rresheni dendesia 50b/km2 Besimi Fetar Katolik. Mirdita Etnike (Krahine) Siperfaqja 1715 km2 12 bajrake Emri Mirdite fillimet i ka qe ne shekullin XV. Ne fillim, Mirdite quhej edhe nje fshat afer Oroshit. Ne fillim te shek XX siperfaqja ishte afersisht 1700 km2dhe popullsia qe ka jetuar ne periudhen e Ilireve quhej fisi i Pirusteve, gje qe e vertetojne zbulimet arkeologjike te bera ne Perlat, Bukel, Fane, Bukemire etj etj. Mirdita kufizohet me Puken (veri), me Kuksin dhe Dibren (lindje), me Matin (jug), Kurbin (jugperendim) dhe Lezhe (perendim). Kufizimi vijon me malin e Dervanit – vargun Kreshte Vele – bjeshket e Kuzhnenit – mali i...
Bajrakët e Mirditës - Historia Fillimi i shekullit XV, 1416 ndeshet per here te pare emri MIRDITE. Kjo treve autoktone, historikisht ka bere nje lufte titanike ndaj pushtuesve te huaj, luftra t ecilat e bene Mirditen te pamposhtur, rezistente dhe krenare. Ajo zhvillonte here pas here kuvendet mbare popullore ne te cilat merrnin vendime te formes se prere, sa qe keto kuvendime u bene pengese serioze per pushtuesit osman. Vendosmeria e mirditoreve nuk kishte te sosur dhe ata me te drejte shprehnin: "Ne jemi mirditas nga raca e pastert e Shqiptareve dhe gezojme nje fare lirie ne saje te ashpersise se maleve dhe burrerise se popujve tane". Rritja e klases feudale preku administrimin e brendshem ne te drejtat kanunore dhe ketu filloi...
Historia e Mirditës - Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve Jashtë kontrollit të turqve në shek 16 mbetën shumë krahina malore në veri e jug të vendit. Në krahinat Mirditë, Fandi i Vogël, Fandi i Madh, dhe Dibërr, turqit nuk caktuan detyrime për çdo prodhim si në zonat e ulta pasi nuk kishin mundur të bënin regjistrimin e plotë të banorëve dhe të pronave të tyre, prandaj caktuan një taksë fikse, xhizjen, që shkonte në arkën e Padishahut. Më 1515 banorët e krahinës së Mirditës nuk pranuan t’iu dorëzonin eminëve turq taksën e xhizjes dhe rrokën armët kundër tyre dhe ushtrive që i shoqëronin. Me banorët e Mirditës u bashkuan dhe ata të Fandit të Vogël, të Fandit të Madh dhe të Dibrrit. Fill pas këtyre u ngritën dhe ata të...
Historia e Mirditës - Kisha dhe Prelatët Kisha dhe Prelatet katolik përbëjnë një faktor kryesor në frymëzimin e shqiptarëve në luftë, por dhe në forcimin dhe konsolikimin e Principatës së Mirditës (ata kryen misionin e aristokracisë dhe të prijësve që mungonin tashmë). Në kushtet kur emigroi pjesa më e vlefshme e shqiptarëve si strategët ushtarak, politikanët, shtresa e fisnikërisë feudale etj, populli shqiptar u la në gjendje mjaft të pështjelluar. E vetmja kastë (shtresë) e ditur që mund të merrte misionin e orjentimit të popullit dhe organizimit të tij në luftën për mbijetesë ishin priftërinjtë (përfaqësuesit e fesë). Arsyet kryesore të kësaj sipërmarrje ishin: e para, Kisha kishte influencen e besimit, e dyta, priftërinjtë...
Historia e Mirditës - Peshkopët e Lezhës Në shekullin XVII Peshkopët e Lezhës kishin një ndikim shumë të madh në banorët e Ndërfandit (pjesa e territorit të krahinës së Mirditës). Mirditasit i rregullonin tek peshkopët gjithë konfliktet jo vetëm fetare por dhe laike. Ndikimi i krerëve kishtar është i pranishëm jo vetëm tek Mirditasit, por dhë tek ata shqiptare që dikur ishin larguar nga kjo krahinë dhe ishin vendosur në zona të tjera shqiptare. “Ndikimi i krerëve kishtarë është më i fuqishëm larg në jug… Në vitin 1596 nën udhëheqjen e metropolitit ortodoks të Ohrit (është fjala për 3 bajrakët e Kthellës) Atanasiut qëndrojnë më se 10 000 luftëtare himariote, të cilët ishin gjithmonë të veshur me kostumet e tyre me ngjyrë të kuqe, që...
Historia e Mirditës - Shkaqet e luftës për liri në Mirditë Mirdita në konceptin etnologjik e kulturor të saj në momentin fillestar të “ngjizjes” së saj ishte një trevë e cila përbëhej nga popullsia sedentare (dukagjinasit) e përzierë dhe e lidhur me fise të tjera arbnore – shqiptare të ardhur nga të katër anët. Si popullsia vendore ashtu dhe ajo e ardhur ishte përzgjedhja më e mirë e shqiptarëve – armiq të turqve dhe që karakterizoheshin nga vëndosmëria për tu mos u islamizuar dhe osmanizuar pavarsisht nga pasojat. - Kjo popullsi e përzgjedhur ishte e frymëzuar gjatë gjithë historisë së mbijetesës së saj, nga besimi tek kryqi duke e pranuar përballjen me sakrificën. - Ky frymëzim tek feja dhe dashuria për atedheun e lirë u mbajt i...
Historia e Mirditës - Bashkimi mes fiseve katolike dhe bajraqeve Një faktor themelor i formimit të Mirdites, unitetit të fiseve që e përbënin atë, si dhe konturimit gjithnjë e më të dukshëm ishin kuvendet ndërkrahinore me objekt “beslidhje” për qëndresë dhe veprimet luftarake kryengritëse të zhvilluara në Krahinë dhe përreth saj. Përreth saj zhvillohej proçesi i islamizimit dhe osmanizimit të shqiptarëve. Popullsia e kësaj krahine ishte popullsi e formuar nga popullsia vendase (dukagjinase) dhe pjesa më e madhe ishte popullsia arbnore-shqiptare e ardhur nga gjithë trevat dhe nga të katër anët (nga Ohri, Shkodra, Peja, Gjakova, nga fusha e Durrësit, e Tiranës dhe e Krujës etj). Siç kemi thënë më sipër shkaku i shpërnguljes ishte...
Historia e Mirditës - Lëvizja kryengritëse Vendi i mirditave (pjesa më e madhe e principatës së kastriotëve dhe pjesa më e madhe e principatës së Dukagjinëve), qenë fusha e arenas së luftimeve dhe e fitoreve të lavdishme të shqiptarëve me në krye Skënderbeun kundër sulmeve turke për periudhën 1443-1468. Pas vdekjes së Skënderbeut (1468-1479) vazhdoi rezistenca dhe lufta e përgjakshme me në krye Princin Dukagjinas, Leka III Dukagjini. Pas rënies së kalasë fundit asaj të Rozafës (1479) shënohet fundi i Epokës Legjendarë të luftës për liri. Pas kësaj për afro 80 vjet paraqitet gjendja më e rëndë për shqiptarët. Pas periudhës së rëndë, repressive ushtarake turke urrejtja kundër pushtuesve dhe ndjenja liridashëse nuk u shua asnjëherë në...
Historia e Mirditës - Lufta dhe Kuvendet 1506 deri në fund të shek XVIII Nga fillimi i shekullit XVI, pas dështimit përfundimtar të përpjekjeve të fisnikërisë feudale shqiptare (përfaqësuesve të emigruar të saj) për të rimëkëmbur pushtetin e tyre princor-feudal, një rol të dorës së parë në organizimin dhe udhëheqjen e qëndresës filluan të luanin elementet vendës, krerë të vegjël shumë prej të cilëve e mbanin veten si pasardhës të ish sunduesve dhe familjeve princore të parapushtimit. Përveç krerëve që zgjidheshin nga kuvendet e mirditasve një rol të madh filluan të luante Kleri katolik. Priftërinjtë katolik u bënë jo vetëm udhëheqës shpirtëror të mirditasve por dhe organizatorë dhe prijës të luftës për liri. Po ashtu në fund të...
Historia e Mirditës - Emri "MIRDITË" sipas Autorëve Mirditë nuk i përket kohës së lashtë (Ilire)1. Për herë të parë (ndoshta) si mbiemër ndeshet në Kadastrën Venedikase të Shkodrës në fillim të shekullit XV. “Në Katundin Menshabardh të krahut të nënshkodrës banonin në vitet 1416-1417 Gjon dhe Pjetër Mirdita2. Ata ishin të ardhur nga viset midis lumenjëve Fan dhe Mat”. Në vitin 1467 në Dibrën e poshtme në katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndërsa në katundin Shipshan Gjon Mirdita4. Si emër katundi, vendi e krahine, Mirdita gjendet në regjistrat Osman të Sangjakut të Dukagjinit të viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591. Më 1533-1536 Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe 161 shtëpi. Për vitin 1571 regjistri s’përmban të dhëna...
Historia e Mirditës - Emri "MIRDITË" sipas Legjendës Njëherë e një kohë thonë Duka që zotëronte hapsira nga Lura e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjolle, (3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur. Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i parë) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjëdhin pjesët e ndara (në...
Historia e Mirditës - Sulmet e para osmane mbi vendin tonë Dinastia osmane nën sundimin e Sulltan Orhanit u bë shpejt një shtet despotik fanatik që projektoi zaptimin e krejt Europës. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet, dhe u hodhën në Ballkan, në këtë periudhë Ballkani ziente nga anarkia feudale. Edhe në Shqipëri nuk kishte një shtet të centralizuar. Pas tërheqjes së Anzhuinëve më 1338-1340, vendi mbeti i ndarë në principata feudale të cilat grindeshin mes tyre për shtim influence e pronash. Në Shqipërinë Veriore përveç Balshajve ishin krijuar e po forcoheshin Dukagjinët, Zahariajt, e Kastriotët në vitin 1382 nën drejtimin e Timur Tashit shkelën për herë të parë turqit në tokat Shqiptare. Gjashtë vjet më vonë ata mbërritën në dyert e...
Historia e Mirditës - Mirdita gjatë shek XV Shekulli 15 si për gjithë popullin shqiptar edhe për Mirditën qe një shekull i tërë luftrash të pabarabarta me ushtritë e Perandorisë Osmane. Mirdita në këtë periudhë ishte akoma një krahinë e vogël që sundohej nga dera e Dukagjinëve. Natyrisht, zotërimet e Dukagjinëve shtriheshin shume më gjerë se Mirdita. Në dhjetëvjeçarët e parë të atij shekulli turqit vunë në kontrollin etyre të gjitha tokat fushore të Shqipërisë, vunë princërit feudalë në varësi vasaliteti dhe i ngarkuan banorët e këtyre krahinave me detyrime fiskale, jashtë kontrollit mbetën krahinat malore në të cilat ishin krijuar kohë më parë unitete krahinore të fuqishme, njëra nga këto unitete të fuqishme ishte ajo e Dukagjinëve...
Historia e Mirditës - Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, më 17 janar 1468, turqit u lëshuan mbi tokat shqiptare si të gjithë pushtuesit mbi vendet e sulmuara, pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat shqiptare deri sa më 1479 pushtuan dhe qytetin e fundit Shkodrën. Me tokat e pushtuara ata krijuan njësi administrative, sipas modelit të tyre, Sangjakët. Përveç Sangjakut të Ohrit krijuar qysh herët prej tyre, në përbërjen e të cilit hynin edhe Selita, Kthella, e Rraza krijuan dhe Sangjakun e Shkodrës në përbërjen e të cilit hynin dhe Manatia, Bulgëri, Kryezezi dhe Vela dhe në vitet ’90 të shek. 15 krijuan dhe Sangjakun e Dukagjinit në përbërjen e të cilit hynte dhe Mirdita, Fandi i...
Historia e Mirditës - Mirditasit përkrah Bushatllinjëve për shkëputje nga Turqia Në gjysmën e dytë të shekullit 18 sistemi feudal ushtarak turk u mbërthye nga anarkia dhe çthurja e plotë, kjo në Shqipëri çoi në formimin e dy pashallëqeve të mëdha,ai i Bushatllinjëve ne veri, dhe ai i Ali Pashës ne jug. Të dy pashallëqet shqiptare, për të realizuar politikën e tyre të pavarur nga Porta e Lartë, kishin nevojë për fuqinë ushtarake të Mirditës. Lidhja me Mirditën, në një kohë kur kishte me vete edhe gjithë malësorëte tjerë katolikë, i dha forcë e krahë Mehmet Pashë Bushatit dhe pasardhësve të tij. Në vitin 1795, Karamahmut Pasha mësyni Prizrenin për ta çliruar e për ta bashkuar me Pashallëkun e tij. Në këtë aksion u mbështet kryesisht...
Arkeologjia - Periudha Arbërore Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.) Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e...
Arkeologjia - Shteti i Arbërit Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të...
Tradita Mirditore - Fejesa Shqiptare Fejesat ne Mirdite, pothuajse ne përgjithësi, janë ba ne moshe te re te djalit dhe te vajzes: ne vitet e para te lindjes, ne djep, ose ka ndodhe edhe para lindjes, mbas pak ditesh qe kishte linde vajza, shkonte me i urue jete te gjate dhe me i lane shejin, simbas zakonit. Edhe ne qofte se te fejuemit lindeshin me te meta trupore, ose gjate rritjes se tyne baheshin shurdhe, memece, qorra, sakata etj., fejesa nuk ka mujte me u prishe e me u ndalue martesa, se fjala e dhanun nuk kthehet mbrapsht. Sidomos vajza nuk ka pase asnji mundësi me e nda burrin sido qe ky te ketë qene. Prishje e fejese ka mujt me u ba ne keso rasash vetëm me pelqimin e te dy paleve. Po te ndodhte qe ndonjena pale, sidomos...
Tradita Mirditore - Si bëhej Fejesa në Mirditë Zakonisht fejesat e rregullta kryhen me shkuesi dhe pothuejse ne pergjithsi shkuesinat i bajne mashkujt e shume rralle femnat. Kur don me i gjete kush nuse djalit, porosit miqtë, dashamiret, nipat, dajat e te tjere te njohun, për me i gjete kund ndonje cuce qe te jete ne moshën e djalit ose ma e vogel, por tue pase gjithmone parasysh qe te jete bije soji e shtepi e ndershme, pse thone fjala popullore: "dru lisi e bije fisi", pse "bija e fisit, o fjalen o djalin ta len". Vec kesaj shikohej me interesim te madh edhe qe te mos jene gjak ose gjini, as kumari Shengjon, qofte edhe ne shume breza (kumari "Shengjon" njohin deren e kishes ne pagzim e krezmim te femijes ne radhe te pare, mandej...
Tradita Mirditore - Si bëhej Dasmja në Mirditë Qysh nji jave përpara asht zakon qe grate e fisit e te shokeve te afërm, me shkue me punue e me I ndihmue atij qe ka me marre nuse, tue I cue dikush nji barre firi (fier, lloj bime) e cila perdoret per shtroje, ndonje barre dru zjarrmi, tue fshi e pastru oborret etj.Firin e shtrojne ne kulle (ode), kudo te rrijne miqesia, dhe kjo asht shtroje kryesore, se qylyme e shtroje te tjera nuk kane. Asht e enjtja e gjetheve. Te gjithe diten ka levizje te madhe ne shtepine e Frrok Koles: Gra me krah te shpervjela deri ne berryla, shifen tue la e pastrue enet e sofrat, do te tjera tue gatue buke, tue bajte e pru vegsha e kuqa, sahana e luge qe i marrin haxhet. Vegshat jane ene dheu te vogla deri...
Qyteti Rrëshen - Përshkrim i Përgjithshëm Profili i komunitetit është një dokument i hartuar që të paraqesë, si një i tërë, portretin statistikor dhe përshkrues të komunitetit. Ka dy funksione kryesore: Funksioni i parë - është që t’u ofrojë zyrtarëve vendorë të dhëna, mbi bazën e të cilave të mbështesin vendimet e tyre në lidhje me zhvillimin ekonomik. Ai jep informacionin e nevojshëmpër të vendosur se si të shpërndahen burimet vendore për përfitim maksimal nga investimet e bëra. Kjo është pika më e rëndësishme për ne. Shpeshherë ka paramendime brënda një komuniteti si p.sh. “çfarë duhet bërë?”. Informacioni i mbledhur për profilin e komunitetit bëhet i vlefshëm për vlerësimin e brëndshëm. Funksioni i dytë i rëndësishëm - është...
Bashkia Rubik - Misteri i Rubikut Mijëra vjet më parë, në trevën e Rubikut thonë se ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte të mbjellat. Ishte hyjnesha Robiko, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo murtajë e kuqe. Tash, ritualisht, çdo pranverë, banorët e kësaj zone festojnë ditën e Shelbuemit. Presin një ka, një dash dhe i nxjerrin njeri-tjetrit verëtë kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko. Dhe jo rastësisht, edhe emri Rubik i këtij vendbanimi, e ka origjinën pikërisht nga kjo perëndeshë e lashtë pagane. Gjendemi sërish në të njëjtin vend. Majë një shkëmbi të bardhë, prej gati 900 vjetësh, banorët vendas ndërtuan një prej kishave më të mëdha të asaj kohe. E pagëzuan me emrin Shelbuem, duke i dhënë emrin e...
Bashkia e Rubikut - Dy Fjalë për Rubikun Pasi kalon Urën e Milotit, hyn në luginën e bukur të Fanit, ku shfaqet Kisha e të Shëlbuemit, vendosur mbi kepin e bardhë të Rubikut, njëra ndër më të vjetrat dhe më të rëndësishmet monomente të kulturës kombëtare, e cila daton të jetë ndërtuar tej vitit 1200. Kështu, Rubiku hyri në histori për kuvendin e mirënjohur benediktin, derinë gjysmën e dytë të shekullit që lamë pas, ku emri i këtij qyteti u lidh me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit. Mbi qytetin e vjetër u ndërtua qyteti i ri i minatorëve, metalurgëve dhe gjeologëve. Të parët që zunë vend këtu qenë minatorët, në vitet `30-të, kur nisën punimet në minerën e bakrit prej një firme italiane. Më pas, aty u ndërtua Uzina e Përpunimit të...
Qyteti i Rubikut - Historia dhe Arkitektura Vendosur mbi këtë shkrep të bardhë të Rubikut, dallohej një kompleks kishtar modern me kishën, qelën famullitare, kolegjin, kumbanoren, rezidencën verore dhe jo pak mjedise të tjera, ndërtuar me një arkitekturë të rrallë, me paraqitje të brendshme grafike artistike (afreskët). Objektet janë restauruar shpeshherë. Kompleksi kishtar ishte vendosur në një ballkon natyror, gjithë shkallë e rrugina të gdhendura e të latuara nga dora e njeriut në masivin dekorativ të Gurit të Bardhë. Në tërësinë e vet, një vepër arti unikale, një pikë turistike e preferuar dhe mbi të gjitha, një monument kulture i veçantë. Aty ka shkruar papushim Gjeçovi shkencëtar, i cili në njërin nga gurët poshtë kishës ka...
Qyteti Rubik - sipas mitologjisë greke Sipas mitologjisë greke hyjnia Robigo ka qenë hyjnia që personifikonte ndryshkun, një sëmundje që prekte drithërat. Për nder të saj në këto anë bëheshin dhe festa, ku njerëzit i luteshin asaj që ta largonte ndryshkun nga drithërat. Në ato festa që ishin themeluar nga Numa Pompili e që organizoheshin me 25 prill, hyjnisë i thernin një buçë të kuqe, një dele dhe i blatonin verë. Mirëpo këtë perëndi në Rubik duhet ta ketë sjellë jo ndryshku i drithërave, po ai i tokës që ishte për shkak të mineralit të bakrit. Shpesh ujërat e tij acide i thanin bimët që në rrënjë. Kështu mund të ketë mbetur në këtë vend emri hyjnor Rubik, ashtu siç ekziston dhe ndonjë version tjetër. Por nëse në Rubik nuk qe ulur...
Qyteti Rubikut - Shkrepi i Rubikut Futja në rrjedhat rrëfyese të romanit “Lule” që para 100 vitesh shkroi mbi këta shkëmbenj të bardhë Fabia Barcata, është vërtetë befasuese, me përshkrimin që ai i bën vendit ku do të zhvillohen ngjarjet dramatike, që kanë lidhje me fatin e një vajze malësore, të pastër si drita e një qielli të kthjellët, Lulen, por që pikësëpari sjellnë vëmendje të studiuesve dhe për udhëtarë të huaj doket dhe zakonet ndër shqiptarët e viseve të Veriut. Shkrepi i Rubikut asht shumë i madh dhe duket si t’ishte vendue prej ndonji vigani në nji nga luginat ma të bukurat e botës. Kjo dorë vigani, duket si ta kishte sheshue ma parë vendin dhe si t’i kishte largue malet penguese njenin nga tjetri tue përbamë në këtë...
Arkeologjia - Pirustët Gjeografët dhe historianët i vendosin Pirustët në Mirditën etnologjike si dhe në Matin e mesëm. Territori i tyre ishte kodrinor,malor dhe mineralmbajtës. Këta banorë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, të cilat duhet të kenë qenë mësë shumti në sipërfaqe, filluan mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, bakrit, arit, argjendit.Dëshmi janë të dhënat për ekzistencën e minierave të Bulgërit dhe të Fanit, por dhe mbetjet e shumta të shkrirjeve, si dhe emërtimet që kanë lidhje me zejet e metaleve: farkë, gurë etj. Mbështetur në këtë mjeshtëri të njohur të tyre, perandori romak Trajani transferoi shumë pirustë në Transilvani për përpunimin e arit. Iliria, duke zënë territorin më të madh të Ballkanit, tërhoqi vemendjen...
Kthehuni
Sipër