Astronomët zbulojnë një planet më të zi se qymyrin

A

Antoni

Vizitor
Astronomët zbulojnë një planet më të zi se qymyrin

SHBA- Mbase është e vështirë të imagjinohet se egziston një planet më i zi se qymyri, por astronautët e kanë zbuluar tashmë një të tillë në galaktikën tonë me ndihmën e teleskopit Kepler të agjencisë NASA.
45570_1.jpg

Planeti i gaztë kolosal TrES-2b, i madh sa Jupiteri, orbiton në vetëm rreth 5 milionë kilometra nga ylli i vet e ngrohet deri në 980 gradë Celsius. Kjo botë e zezë duket se nuk reflekton aspak dritë yjesh ka njoftuar National Geographic.

TrES-2b është larg tokës 750 vjet dritë dhe konsiderohet se ky planet përfaqëson një kalsë krejtësisht të re të egzoplaneteve që do të dëshmohet me testimet tjera të "Keplerit”, i cili çdo ditë zbulon gjithnjë e më shumë planetë.
(m.a/koha/BalkanWeb)
 
Kthehuni
Sipër