F
Flori
Vizitor
Dhënia e vizave për bashkim familjar me prindërit në Itali
Ambasada Italiane njofton se duke nisur nga data 20 nëntor 2008:
Dokumentacioni që duhet të paraqitet në agjencitë Albanian Courier:
Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar:
www.ambtirana.esteri.it
Dokumentet e Gjendjes Civile, me afat tre muaj nga data e lëshimit nga autoritetet lokale, duhet të përkthehen në gjuhën italiane, të noterizohen dhe legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare.
Ambasada Italiane njofton se duke nisur nga data 20 nëntor 2008:
- prindërit në ngarkim, në rast se nuk kanë fëmije të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes;
- prindërit mbi 65 vjeç, në rast se fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye të dokumentuara shëndetësore, me banim në Rrjetin Konsullor të Tiranës që do të paraqesin kërkesë për vizë për bashkim familjar me djalin/vajzën, qytetar/e shqiptar me banim ne Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme:
- të caktojnë takim përmes shërbimit call center të Ambasadës në numrin 0900 404 4000
- të drejtohen në datën e caktuar pranë agjencisë Albanian Courier më të afërt dhe të paraqesin dokumentacionin e kërkuar. Dokumentacioni do t’i përcillet me postë Ambasadës Italiane në Tiranë.
Dokumentacioni që duhet të paraqitet në agjencitë Albanian Courier:
Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar:
- - formular për kërkesë vize (duhet paraqitur një formular për secilin aplikues. Formulari duhet të plotësohet në çdo pjesë dhe duhet të firmoset).
- - pasaportë e vlefshme për të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar;
- - fotokopje e pasaportës;
- - një fotografi e kohëve të fundit, format pasaporte;
- - fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm per Emigracionin.
- certifikatë lindje të fëmijës që kërkon bashkim familjar;
- certifikatë familjare me të gjithë fëmijët e pasur nga martesa, me te gjitha shënimet përkatëse dhe me të gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.
- fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (në rast se një apo më shumë se një fëmijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore në atë vend);
- nëse zotërohet, certifikatë pronësie e banesës;
- nëse zotërohet, certifikatë pronësie për pasuri të tjera të paluajtshme dhe kontrata qiraje;
- nëse zotërohet, certifikatë pronësie toke bujqësore apo deklaratë për fitimet vjetore prej saj;
- nëse zotërohet, certifikatë pensioni;
- nëse zotërohet, certifikatë pune;
- nëse zotërohet, licencë për ushtrim aktiviteti privat;
- certifikatë lindje të fëmijës që kërkon bashkim familjar;
- certifikatë familjare me të gjithë fëmijët e pasur nga martesa, me te gjitha shënimet përkatëse dhe me të gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.
- fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (ne rast se një apo më shumë se një fëmijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore në atë vend);
- certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës, që të vërtetojë se fëmijët me banim në Shqipëri janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të kujdesen për prindërit.