Disa nga kishat kryesore të Mirditës

katedrale-rreshen.jpg
Disa nga Kishat kryesore të Mirditës

Ne kete artikull kemi mbledhur disa nga kishat kryesore te Mirdites, kemi vedosur edhe zonen perkatese te tyre. Ne rast se mungon ndonje lutemi te na e dergoni, do ta azhurnojme menjehere. Faleminderit dhe lexim te kendshsem

Shënkolli i Mirditës.
Në jug të fshatit Mashtërkor, kishë famullitare për Oroshin, Lagjen, Mashtërkorin, Shmrinë, Tumerishtin etj.

Shtatë kishat e Spaçit.
Janë të njohura kishat: e Shën Gjonit, ku janë edhe varret, e Shën Todrit, Shën Mëhillit, Shën Ndreut, Shëlbumit, Shnapremtja, Shënkolli.

Shën Demetri i Kalivares.
Në një gurë është zbuluar: “Anno domini 1154.” Datim që e bën një ndër kishat më të vjetra të krahinës.

Shën Eufemija e Qafës së Malit.
Është kishë e vjetër. Guri i parë është bekuar në vitin 1938 prej Dom Nikoll Kimzës, ka patur famullitar Dom Rrok Friskun.

Shën Shtjefni i Blinishtit.
Për të flasin dëshmitë arkivore që nga shekulli XVII. Ka qenë një kishë e rëndësishme për fshatrat në rrjedhën e sipërme të Fanit të Madh.

Shën Marku i Fanit të Vogël.
E permend Marin Bici (1610). Kanë shërbyer shumë meshtarë të përmendur si Nikollë Bianki, Zef Gjinali, Zef Marashi, Prend Suli, Prend Brunga, Zef Skana, Nikoll Luli etj. Është rikonstruktuar në vitin 1995 nga austriakët.

Shën Marrabej i Domgjonit.
Famullia e re u përurua në vitin 1938.

Shën Mëria e Kaçinarit.
E njohur dhe si Shën Mëria e Shpërdhazës, me një kumbonë të vitit 1438. Është rindërtuar në vitin 1883, nën kujdesin e priftit Prend Triepshi. Është rikonstruktuar.

Shën Gjergji Gjunalës.
Shën Gjergji festohet me 23 prill. Kjo kishë është e përmendur që në vitin 1547, shërbente për fshatra të Kashnjetit duke qenë ndër kishët më të vjetra e më të përmendura të Mirditës.

Shën Demetri i Bukmirës.
Ndër kishët e vjtra të trevës,që nuk funksionon në shekujt e fundit.Në Bukmirë është ndertuar një kishë e re.

Shën Mëhilli i Kashnjetit.
Është një kishë e vjetër, daton që nga shekulli XVII.

Shën Mëria Madalenë e Ungrejt.
Kisha e re është ndërtuar në vitin 1998.

Kisha Françeskane e Gomsiqes .
Kisha e Shën Mëhillit, ku kanë shërbyer Gjeçovi, Fishta e të tjerë françeskanë të shquar. Ndertuar e re në vitin 2002.

Shën Mëhilli i Vigut.
Është një kishë e vjetër e cila funksiononte që nga shekulli XVII. Ka shërbyer dhe Dom Ndre Mjeda.

Shën Vlashi i Malaj.
Varësia kishtare për tre bajrakët e Kthellës ka qenë në Arqipeshkëvinë e Durrësit. Kisha e Shën Vlashit, ndryshe Kisha e Madhe e Kthellës, është ndër më të vjetrat e Mirditës.

Shnapremtja e Rrëshenit.
E ndërtuar në Kodër Rrëshen. Përmendet në relacionet e shekullit XVII.

Shën Mëria e Përlatit.
Ka qenë e vendosur në Troje. Për disa kohë ka qenë dhe qendër e Dioqezës së Lisit, pasi aty banonte edhe Ipeshkëvi i saj.

Kisha të tjera të Kthellës.
Dokumentat flasin dhe për shumë kisha të vjetra,si Shnapremten e Shebes, e cila mendohet se është e njëkohëshme me kuvendet benediktine, Shën Gjegji etj. Në Kthellë Epër përmenden kishat e Shën Mëhillit, Shën Markut, Shën Ndreut etj.

Kisha e Shën Llezhdrit të Selitës .
E vendosur në Qafë Kishë midis Bozhiqit, Lufajt, Zajsit, Kurbneshit dhe Lëkundës. Në vitin 1641 kishte në varësi dhe fshatrat e Laç Bruçit, në të cilët kishte filluar procesi i islamizimit.

Kisha e Shëlbuemit.
Në lashtësi, sipas rëlatorëve, ka qënë Abaci. Ndodhet midis fshatrave Kthellë Epër dhe Lëkundë, kryesisht në shërbim të banorëve të këtij të fundit, me varësi nga kisha e madhe e Selitës.

Kisha e Shnandoit.
Në vendin ku sot janë varret e Kurbneshit, ka ekzistuar kisha e Shnandoit e cila frekuentohej shumë dhe ishte kthyer e një vend pelegrinazhi jo vetëm për banorët e Selitës.

Shën Gjoni i Bulgrit.
Në vitin 1641, Mark Skura, Ipeshkëvi i Arbërisë, shënon në relacionet e tij, krahas kishave të tjera dhe Shën Gjon Pagëzuesin e Bulgrit. Më vonë kjo kishë ka pushuar së vepruari dhe në themelet e saj është themeluar kisha e Shënkollit.

Shëlbuemi dhe Shna Premtja e Velës.
Kisha e moçme e Velës, Shëlbuemi, përmendet si kuvend benediktin. Aty qe hapur shkolla e vitit 1692. Në Rrajë të Velës ishte kisha e Shnapremtes.

Kisha pas vitit 1990.
Në vitin l996 nga Papa Gjon Pali II themelohet Dioqeza e re e Rrëshënit, me juridiksion: Mirditën, Matin, Bulqizën dhe Dibrën. Ipeshkëv i parë i Dioqezës emrohet Imzot Angelo Massafra, arbëresh i urdhërit françeskan. Në vitin l998 Administrator Apostolik i Dioqezës emërohet Imzot Cristoforo Palmieri, i urdhërit vinçensian.

Katedralja e re e rrëshenit
Mbas kontributit të çmuar për të rindërtuar afërsisht 20 kisha, të vogla dhe të mëdha, fryt i impenjimit e zellit apostolik të Misionarëve Vinçensianë, që nga viti l993, me 9 nëntor 2002 inagurohet Kisha Katedrale e Dioqezës së Rreshenit, një vepër monumentale moderne, dedikuar Jezusit i Vetmi Shpetimtar i Botës. Katedralja është si një ringjallje dhe vazhdimësi e traditës së shquar kishtare të Mirditës, sintetizuar dikur në Abacinë e Oroshit, kishën e saj gjithashtu monumentale dhe kishat e tjera kryesore të trevës në Kaçinar, Gëziq, Klos-Fanë, Malaj, Rubik etj.
 
Redaktimi i fundit:
Kthehuni
Sipër