Djaloshi i vorfun

Munella

Anetar Fillestar
Djaloshi i vorfun

Mbasi ishte shumë i dashunuem në nji vajzë t'nji pasunikut i dërgon edhe msitë për mej këkue dorën e saj. Kurse vajza e hjedh poshtë kërkesën e tij tuj thanë:

„E gjithë rroga mujore e juaj asht e barabartë vetëm me hargjimet ditore t'miat. Atëherë, si mendon t'bahem unë nusja jote. Asnjiherë s'kisha muajtë me t'dashtë, prandaj më harro. Shko e gjeje noj vajzë t'nivelit tand dhe martohu me te. „

Edhe përkundër faktit që ishte mohue prej saj aq mizorishtë, ishin disa arsyeje që djali s'mundei me e harrue.

Mbas dhjetë vitesh, rastsisht takohen në nji qendër tregtare.

Si e pau gruaja, e njofti dhe menjiherë ju drejtue djaloshit:

„Tung, si je? Unë jam dhanë për nji njeri shumë t'menqëm, rroga tij asht 15. 700 dollarë n'muaj! A mundesh me e mohue këte.“

Djaloshi, tuj ndëgjue at tregim të dhimbshëm prej asaj grueje që aq shumë e kish pas dashtë, mbeti pa i kthye kurrfar përgjigje dhe menxi i mbajti lotë. Mbas disa minutave kthehet bashkshorti dhe u ndal para saj. Para se ajo ta thonte noj fjalë, burri e njofti djaloshin ej thotë:

„Mirdita zotni! E shof se qenkeni njoftue me bashkëshorten time“

„Mirdita edhe juve zotni, i kthei përgjigjen ai.

Burri atëherë u kthye nga e shoqja ej tha:

„E dashtun, dëshiroj me ta prezentue shefin tim. Ai e posedon at projektin e 100 milionë dollarëve në të cilin punoj unë.“

Gruaja mbeti e shtangueme n'vend dhe s'mujti me e folë asnji fjalë.

Djaloshi vetëm buzqeshi e tha:

Atëherë zotni Karter. M'duhet me shkue. M'erdhi mirë se u takova. U dëshiroj nji ditë të bukur.

Disa minuta qifti bashkshortor mbetën tuj e përcjellë me sy derisa u zhduk djaloshi.

Mbas nji momenti, kur grauja e mori vehtën e pyeti burrin: Ai ishte shefi yt?

Po e dashtun. Ai asht nji person shumë i thjeshtë, por jeta tij asht nji tregim shumë i dhimshëm. Tregon se kishte dashunue nji vajzë, por ajo e kishte pas lanë sepse ai atëherë kishte qenë vetëm nji djalosh i vorfun. Për at arsyeje shumë ka punue. Asht fakt se ai asht shumë i menqëm dhe ka mbrri me u ba shumë i suksesshëm. Tash asht multi milioner dhe fiton nga nji milion dollarë n'muaj. Fatkeqsisht, s'ka mujtë me e harrue at grue dhe për at arsyeje ka mbetë vetun edhe sot e ksaj dite.

Burri e përfundoi tregimin tuj thanë:

Oh sa me fat do t'kishte qenë ajo vajzë sukur atëherë t'jish ba nusja e tij.

Kurse gruaja mbeti pa tekst.

...........
T'rrallë janë ata njerzë që jetojnë n'ket botë të cilën ne e quajmë të qytnueme e t'mos kenë përjetue dashni që për nji arsyeje apo për nji tjetër s'kanë mujtë me e realizue.
 
Kthehuni
Sipër