Dokumenta për viza Shengen

F

Flori

Vizitor
Dokumenta për viza Shengen

SHUME E RENDESISHME:
  1. Aplikanti duhet te paraqitet personalisht per aplikim per vize
  2. Nuk pranohet dosja e pa plote
  3. Afati per marrjen e vizes afatshkurter eshte te pakten deri ne 10 dite
DOKUMENTAT QE DUHET TE PARAQITEN PER MARRJEN E VIZES DERI NE 90 DITE:
  1. Nje formular i plotesuar dhe i firmosur nga vete personi
  2. Nje fotografi me ngjyra e bere kohet e fundit
  3. Pashaporte e vlefshme udhetimi, vlefshmeria e se ciles duhet ta kaloje afatin e vizes se kerkuar me 3 muaj, fotokopje e pasaportes, fotokopje te vizave qe keni ne pasaport
  4. Vertetim pune (ku te tregohet dhe paga juaj), libreza e pensionit plus kopjen e saj, vertetim shkolle per studentet, licenca e noterizuar per biznesmenet, patenta nderkombetare per shoferet plus fotokopje
  5. Kerkuesi i vizes duhet te provoje qe eshte ne gjendje te perballoje qendrimin ne Çeki (vertetim bankar); ne rast te posedimit te fteses ("Pozvání - Invitation") nga Çekia nuk eshte e nevojshme vertetim bankar
  6. Sigurimi ne udhetim (origjinal dhe fotokopje)
  7. Rezervimin e biletes dhe diten e marjes se vizes bileten e paguar vajtje - ardhje
  8. Ne raste udhetimi me automjetin tuaj nevojiten leje qarkulimi nderkombetare, siguracioni jeshille, patenta nderkombetare, vertetim bankar)
  9. Karta e identitetit si dhe fotokopjen e saj (ose certifikate lindje)
  10. Çertifikate familjare
 
Kthehuni
Sipër