Dy asteroidë të tjerë kërcënojnë Tokën

A

Antoni

Vizitor
Dy asteroidë të tjerë kërcënojnë Tokën

MOSKË - Përveç asteroidit të njohur “Apophis” për Tokën përbëjnë kërcënim edhe dy asteroidë të mëdhenj, orbita e të cilëve do të duhet të ndryshohet për të shmangur përplasjen, transmeton ZR njoftimin, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Koorporatës Raketo-Kozmike "Energia", Vitaliy Lopota.
timthumb.php

Për të parandaluar kërcënimin nevojitet një raketambajtës me kapacitet ngritës rreth 70 ton, i cili do të nxjerrë në trajektoren e kapjes së asteroidit një aparat kozmik, që është i aftë të ndryshojë trajektoren e tij, deklaroi Vitaliy Lopota.

Sipas fjalëve të tij, ka mundësi që për këtë të përdoren anije kozmike me energji bërthamore ose diellore, të cilat mund t’i japin asteroidit ngarkesë termo-bërthamore.
/ZR/Shekulli Online/M.A./
 
Kthehuni
Sipër