E diella e Luleve
Asht dita me t'cilën fillon java e mundimeve t'Lumit JEZU KRISHT. Kisha e përkujton Hymjen e Jezusit n'Jeruzalem disa ditë para PASHKËVE (pas-ha) simbas përshkrimit të katër ungjilltarëve: Markut, Matejsë, Lukës dhe Gjonit së bashku me mundimet që do t'fillojnë po prej ksaj dite.
Kur Jezusi hyni n'Jeruzalem, populli e priti me degë pallmash dhe ullijsh gjithë rrugës kah kalonte i Lumi i hypun n'magar.
Në kët ditë, besimtarët ua msyjnë kishave për mej bekue degët e pallmave e t'ullijve. Në ato vende ku s'ka as pallma e as ullij, sjellin degë t'pemëve që gjinden në ato vende dhe mbas bekimit oto degë i sjellin n'shpi. Disa i lanë mbas Kryqit e nji pjesë i çojnë tek ahri që t'ketë t'mira e bekim. Degët edhe pse thahen, rrinë aty deri t'dielën tjetër t'luleve n'shej nderimi e kujtimi ndaj Jezusit dhe mundimeve të Tij që i ka ba për ne.
Po pse Jezuesi nuk erdhi me noj kali, por i hypun n'magar. Simbas ungjilltarve, Ai zgjodhi magarin, ma mirë me thanë, nji zog magari e jo kalin sepse kali simbolizonte luftën kurse Jezuesi ishte për paqën.
Gëzimet dhe përjetimet ma t'mdhajat për festa ruhen prej fëminijsë. Atëherë unë kam qenë rrogtarë dhe bashkë me fmijtë e zotnisë e fmijtë tjerë t'katundit dilshim e mbledhnim lule nëpër natyrë.
Ka ma shumë se tridhjetë vjetë që s'kam marrë pjesë me noj UDHË T'KRYGJËS n'gjuhën shqipe e mej ndëgjue n'shqip ato kangë plot vaj e trishtim. Nuk di pse ndodhë kjo. N'dasma po na del kohë me shkue e n'kishë jo.
A jemi t'mbërthyem mbas problemeve të egzistencës apo shtimit t'pasunisë këte vetëm Zoti prej qille e di. Shpresoj se vitin e ardhshëm kam me ardhë nji t'premte ose n'katedralen e Rrëshenit ose n'kishën monumentale t'sh'Markut n'Fan.
T'gjithë mirditorëve,
E GËZOFSHI T'DILLEN E LULEVE PAQI BEKIM E MBARSI NË FAMILJET TUAJA E JETA U KALOFTË E LUMTUN E PLOT ME LULE.