E shkreta nanë

Munella

Anetar Fillestar
Prej asaj dite se m’vdiq nana kam fillue me u plakë.
Fjalë e urtë shqiptare.

E SHKRETA NANË
Sa herë prej gjumit ti për ne u zgjove
Sa kangët te djepi ti ne na i këndove
Sa e sa herë me barishte ti ne na mjekove
E sa lotë i derdhe kur rrogtarë na qove
Oh, e shkreta nanë.

Nëpër shi e borë ti për ne punove
Në vapën e gushtit ti për ne u përvlove
Në mbramje t’gjitha t’hollat ti babës ia solle
E prej tij veq dajak e fjalë poshtnuse more
Oh, e shkreta nanë.

Edhe kur u rritëm ne, asgja nuk ndryshoi
Ty fjalën e dëshirën askush s’ta plotsoi
Askush s’të deshti, askush s’të nderoi
Por gjithë jeta jote me vaji e lotë kaloi
Oh, e shkreta nanë.

Tash ti atje n’qiell ndodhesh në lumni
Pash at gji se na e ke dhanë mos na mbaj mëni
Por naj fal fajet e gabimet e bekona përsëri
Se pesha e lotëve t’tu qenka shumë e ranë
Oh, e shkreta nanë.
 
Kthehuni
Sipër