Fatos Arapi

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
 
Deti

I vogel , me pantallona te shkurtra ,
me kembe te zbathura e nje kemishe hamaije , qe e qepte vete gjyshja ...

Ashtu darke per darke dilja ne breg .
Nder gishterinjte e kembes se ftohte me rridhte rera .

Une prisja me ore te tera ,
gjersa pernjeheresh , tutje neper fushat e gjera te nates
ngriheshin kope te cuditshme , te panumurta kuajsh te bardhe .

Neper hapesirat e pafundme suleshin aradhe - aradhe

Turfullonin

Binin me kembe te thyera ,
rrokulliseshin duke gulcuar neper te zezat humnera .

Mbi ta fluturonin te tjere ,
jelet e hakerryera dallge - dallge fushen e djellit fshinin .

Hingellima te frikshme para tyre bridhnin .
Ata vinin , afroheshin drejt meje .

Gjokset e medhenj e te bardhe kreshperonin perpjete
kembet e para rrihnin ne ere ...

Syte u flakeronin .

Nje cast ... dhe nen thundrat e tyre do te me coptonin.

Kur ja me potere
si nje gjemim i madherishem perplaseshin tek kembet e mia.

Nga flegrat gjigande
miliarda grimceza te kristalta shfrynin per te fundit here

Te tjere hingellinin neper fushat e gjera te nates

Me gezim e frike, ore te tera une shihja kuajt e bardhe
te suleshin neper furtune.

Thyenin kembet , rrokulliseshin ,
qe te vinin sa me pare tek une
shkelnin, fluturonin njeri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qe jam ,
ashtu fantastik e i madherishem , me ndjek pas deti...
 
Kthehuni
Sipër