Fillimi i Besimit

J

Jani

Vizitor
Fillimi i Besimit

Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Izraeli i sotshëm) me Jezus Krishtin dhe grupin e dishepujve të Tij besnikë. Gjatë kësaj periudhe, Judea ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i saj. Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në mendje shtypjen njerezore që ata kishin duruar historikisht.

Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese mbi jetën e tyre Judaike. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm të formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studjuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesias (shpëtimtarit) të tyre të premtuar.
 
Kthehuni
Sipër