Flama
Si me u mbrojtë prej flamës (gripit)
pesëmbëdhjetë vjetë e ma parë. Çdo flamë që lajmrohei diku n'kontinentin europianë m'rrokte mue, sidomos dimnit, edhe ate nga dy e tri herë mbrenda nji dimni.
M'patën thanë:
në mbramje me e vlue nji filxhan (2dcl.) me venë t'zezë, mej çitë pak biber t'zi dhe me e pi para se me ra me fjetë.
Kështu bajsha dhe m'besoni se mbrenda nji nate apo t'dyten natë m'lshonte flama, por s'kalonte as nji muej e m'rrokte përseri dhe përseri e kalojsha me venë.
Miku dhe shoku im që ishte pesë vjetë ma i ri se unë, me profesion furrtar, m'thotë nji ditë.
"Ma n'fund pshtuem prej flamës. Unë dhe anterët e familjes shkojmë e marrim vaksinën kunder flamës n'muajin nandor dhe tan vitin e kalojmë pa kurrfar problemi".
At vit pata shkue edhe unë tek mjekja ime familjare dhe i kërkova me ma dhanë vaksinën kunder flamës. Kurrsesi tha mjekja. Ti je shumë i ri. Vaksinën ua jap pleqve që i kanë kalue të 70-dhjetat. Ti duhet me pi çaja e langje dhe assesi me marrë vaksinë.
Nji grue e moqme që e kisha kojshi kishte origjinën prej katundi dhe i njifte shumë mirë bimët mjekuese. Sa herë shkonte n'katund, me vehte sjellte lloj-lloj bimësh dhe nji ditë mi jep dy palë grushta me nji lloj bime të cilën as sot nuk e di se si çuhei. Merri m'thotë, vetëm përvloi, lei 15 minuta me u ftofë me kapak t'mbyllun dhe hai se janë shumë t'shëndetshme. Ashtu edhe pata ba.
T'nesërmen kur dola n'pazar pash nji bimë të ngjashme me te: CIKORJE, nji tubë kushtonte ma pak se 0,70 cent. E bleva, erdha n'shpi, e përvlova, apo ma mirë me thanë: e futa n'tenxhere t'mbyllun me kapak dhe posa filloi me u dridhë kapaku e heq tenxheren prej zjarmi dhe ashtu me kapak t'mbyllun e la 15 minuta. M'pat ardhë n'mend edhe porosia e nji grueje t'moçme çeke kur m'pat thanë: çdo mengjes me e pi nji lugë gjelle me voj ullini t'përzieme me nji lugë lang limoni. Ksaj here cikorjeve ua shtova, jo vetëm nga nji lugë, por langun e nji limoni dhe po aç voj ullini. Kët recetë e kam përdorë çdo mëngjes tan pranverën. Prej atij vit e deri sot ma kurrë s'mka ra flama, plot 15 vjetë.
Pra, në qoftë se nuk gjeni cikorje, mund përdorni edhe noj bimë tjetë si bje fjala brokolin, por brokoli ka nji mangsi. Ngranja e vazhdushme e tij shkakton frymje n'bark. Mund t'përdorni laknishta t'ndryshme, por asesi mej zi. Vetëm mej zbuet pak, mej hjekë prej zjarmit e mej lanë me u ftofë me kapak t'mbyllun mandej mej shtue vojin e ullinit dhe langun e limonit.
Mungesa e vitaminit C ban që organizmi jonë t'mos jetë rrezistent ndaj flamës. Prandaj disa fillojnë me hangër dimint limona edhe ate me gjithë lëkurë, por përseri u bje flama. Limona duhet me hangër n'pranverë e verë për mos me u ra flama n'dimën.
Mbani n'mend:
Prej se t'fillon dimni e deri n'mbarim. N'dhomën e gjumit, por edhe n'dhoma tjera mbani kepën e ndame n'katër-pesë pjesë. Kepën e vendosni në nji pjatë dhe aty lenje, me noj çoshe t'dhomës derisa t'vyeshkët e mandej gjujeni ate dhe zevendsoni me kepën e re t'preme në të njejtën mnyrë dhe flama nuk do ta rrokë asnji antar t'familjes sepse kepa do ti tërheq n'vete t'gjitha mikrobet.
Kepën e çerueme e t'ndame n'rriska, në qoftë se ka ndejtë mbi tavolinën e kuzhinës ma shumë se pesë orë nuk asht mirë me e hangër sepse veç ka mbledhë në vete shumë bakterje.