Globalizmi

Munella

Anetar Fillestar
Globalizmi

GLOBALIZMI

Lufta asht paçë. Liria asht robni. Paditunia asht forcë,
George Orwells

Globalizmi asht nji proces „shoqnor“ nji shkallë ma e naltë e socializmit që përpiqet në mnyrë graduale me zhdukë kufij shtetnorë e kombëtarë. Me zhduk kombin, fenë, gjuhën, monetën kombëtare, traditat kombëtare dhe pronën private. Me zhduk doganat, me i hap rrugën tregut, qarkullimit t'mallnave, ideve, Kulturave (t'nji kulture) e tj. Ma mirë me thanë: Globalizmi asht ideologji që para nji shekulli ishte vetëm si nji utopi. Faza ma e naltë e globalizmit asht komunizmi: Puno sa t'mundesh për me mujtë me hangër vetëm nji kafshatë bukë.

Idea e globalizmit për herë të parë lindi në Britaninë e Madhe në shek. 19. dhe kishte për qëllim tregtinë e lirë. U zhduk gjatë luftës së parë botnore dhe u banë prova që të vendoset mbas Luftës dytë botnore, por vendosja e tij filloi vetëm mbas mbarimit të luftës së ftohtë ku SHBA mbeten si e vetmja superfuqi globale. Me ardhjen n'pushtet të Xhorxh Bushit si kryetar i SHBA, u krijue edhe antiglobalizmi. Qëllimi kryesor i globalistëve asht, të krijojnë nji qeveri botnore, por jo me formën e dhunës ashtu si patën veprue: Bolshevizmi, fashizmi dhe nacionalsocializmi, por përmes ligjeve ekonomike dhe tregtisë së lirë. Globalizmi ban përpjekje për të arritë ndikimin politik, ushtarak, informues, monetar, prodhues, mediatik si dhe monopolin tregtar në nivelin botnor.

Në fillim të shek. 21, filloi krijimi i forcave piramidale financiare që shpejt e shpejt arriti të përhapet në nji pjesë të madhe të botës. Në krye të ekonomisë botnore vijnë aksionerët ma të mdhaj dhe kompanitë ma të mdhaja botnore. Por për mos me ardhë deri tek mosmarrveshjet monetare në mes SHBA, Kinës, Rusisë dhe Zonës Europiane dhe që t'mund të veprojnë bankat angloamerikane së bashku me kompanitë multinacionale, janë krijue edhe planet strategjike që kanë për qëllim luftën kundër konkurencës. Për ket arsye, u krijuen edhe arganizatat e specializueme që mirren me këto punë siç janë: FMN, WB, WTO e organizata tjera ma pak të njohuna. Qëllimi stratexhik i këtyne grupeve të interesit të krijueme prej disa qindra familjeve të pasuna botnore asht, ta shtrijnë ndikimin e tyne n'gjithë botën për me mujtë me e luftue konkurencën në të gjitha fushat e jetës.

Në at shtet ku vjen me ndihmue Fondi Monetar Ndërkombëtar, aty ma nuk mbinë as gjethe as bar.

Poligoni në të cilin u trajnuan globalistët ishte Jugosllavia e Titos. Tek ne ata i përdorën të gjitha sistemet. Tek ne u zbulue se shteti duhet mbajtun gjallë vetëm si aparat dhune kurse tregu, ekonomia dhe t'gjitha sherbimet, tuj përfshi edhe ato ushtarake duhet të kalojnë në duarë t'kompanive multinacionale. Tek ne filloi reforma e arsimit e ashtuquajtun: „Reforma e Shuvarit“ ( viti 1976) që deri n'themel e pat rrenue arsimin e mesëm. Prej këtu ajo reformë u përcoll në Bollonjë i njohur sot si Sistemi i Bollonjës ( viti 1999). Që ka për qëllim me rrenue t'gjithë sistemin e arsimit universitarë

Studentët që kanë krye juridikun simbas sistemit të Bollonjës, jo vetëm që s'dinë me nda drejtsi, por s'dinë me ju nda as kashtë magarëve

E ku tjetër përveq tek ne (në Jugosllavi) mund të provokoheshin njerzit për luftë. Ishte fare lehtë të provokosh shqiptarë e kroatë. Shqiptarët më 1968, kroatët më 1971. Shqiptarët më 1981. Kroatët më 1991 kurse të luftojnë kundër shqiptarëve e kroatëve ishin serbët që globalistët i kishin armatosë me armët ma bashkohore. Jugosllavia u deshtë të shpërbahei me luftë sepse duhei shkatrrue armët aq moderrne që i trashëgoi Serbia e cila jo vetëm ishte n'gjendje ti shkatërroi të gjitha republikat e ish Jugosllavisë, por edhe Shqipni, Bullgari e Rumuni për nji kohë të shkurtë.

Globalistët nuk do ta bajnë ma nacionalizimin e shtëpiave, tokave, ndërmarrjeve e fabrikave, por ne do tua paguajmë qeranë se banojmë n'shpien tonë e ata do t'na japin rrogën mujore se punojmë n'tokën tonë apo n'fabrikën tonë derisa ti, të lodhesh aq shumë sa që do të detyrohesh. Jo tua shesësh, por tua falish të gjithë pasuninë, vetëm e vëtëm të çlirohesh prej t'gjithë atyne taksave e detyrimeve që ti kanë vue ata.

Janë globalistët që i mbrojnë ei çlirojnë popujtë e tuj ua sjellë lirinë, i vorfnojnë ei fusin nën kthetrat e robnisë me vite e shekuj ata popuj. E popujtë u duartrokasin ei çuajnë shpëtimtarë kombëtarë sepse kët detyrë e kanë globalistët

A mund të luftohet kunder Globalizmit? Jo, s'ka kurrfar mundsie as reale as minimale sepse prapa këtij sistemi qëndrojnë SHBA-të, Britania Madhe dhe Japonia dhe janë ma shumë se pesëdhjetë vjetë që bahen pregatitje për instalimin e tij.

Globalizmi po troket në derë, por popullin tim të shumëvuajtur shqiptarë nuk do t'i befasojë. Ai asht msue mos me pasë kurrë.

Kam frikë se mirditorët e mi të dashtun do t'çohen edhe kunder globalizmit dhe do ta psojnë edhe shumë ma keq se prej socializmit. Sepse globalistët janë fmijtë, nipat e mbesat e ish komunistëve edhe ma t'pa shpirt se etnit e tyne.
 
Globalizmi

Respektoj idetë tuaja të shprehura në këtë artikull por nuk i bashkëndaj sepse sipas meje Globalizimi dhe Komunizmi udhëtojnë në dy rrugë që nuk kryqëzohen njëra me tjetrën. Kjo nuk do të thotë që unë jam dakord me Globalizimin apo kundra. Kuptohet që çdo rrymë sjell të mirat dhe të këqijat prandaj varet nga kultura ekonomia dhe përgatitja që shteti ka për të përballuar anët pozitive apo negative.

Artikulli juaj është i publikuar edhe në webfaqen ZemraShqiptare dhe nuk kuptojmë përse e ripublikoni edhe në mirdita.com

Fjalia:
Studentët që kanë krye juridikun simbas sistemit të Bollonjës, jo vetëm që s'dinë me nda drejtsi, por s'dinë me ju nda as kashtë magarëve
është ofenduese dhe e pa tolerueshme.
Mund të shkruhen artikuj, poste, diskutime, shprehje dhe ide në mënyrë edukuese e pa ofenduar asnjërin, një mënyrë edukuese pasuron akoma më shume shkrimet dhe idetë e autorit.

Për më shumë lexoni edhe rregulloren në pikën 5.
 
Globalizmi

Pas raportimeve që kemi marrë për këtë artikull me anën e ikonës Raportoje që gjendet ne fundin e çdo postimi kemi vendosur që z Munella ka shkelur rregulloren në pikën 5. dhe i janë hequr 5 pikë reputacion.

Shkruar nga Veptima:
Artikulli juaj është i publikuar edhe në webfaqen ZemraShqiptare dhe nuk kuptojmë përse e ripublikoni edhe në mirdita.com

Artikujt mund të ripublikohen pa problem nga çdokush, por nuk pranojmë artikuj që cënojnë rregulloren.
 
Kthehuni
Sipër