Greip fryt

Munella

Anetar Fillestar
Greip fryt

Nji kokërr greip n'ditë e plotson t'gjithë sasinë e vitaminës C në organizmin tonë.

Simbas hulumtimeve të shkenctarëve gjermanë, konsumimi i greipit parandalon kariesin.

S'di as vet pse e theksova këte, ndoshta me vet faktin se kombin gjermanë i konsiderojmë ma të avancuem prej kombeve tjera. Përndryshe.

Nga nji kokër greip fryt me e konsumue çdo ditë e kemi plotsue sasinë e vitaminës c në organizmin tonë. Hulumtuesit gjermanë kshillojnë mej konsumue nga dy kokrra n'ditë. Por nji kokërr mjafton.

Se sa e randsishme asht vitamina c dhe çka shkakton mungesa e tij në organizëm kemi folë tek shkrimi, shkaktarët e kancerit.

Sigurisht për gjeneratën tonë greipi asht i dobishëm dhe shumë i nevojshëm sepse pothuajse askush ma nuk konsumon perime të regjuna që janë plot me vitaminën c prandaj edhe kemi mungesë të ksaj vitame të cilin mund t'na e plotsojë greipi.

Greipi radhitet ndër pemët ma t'mrekullueshme për organizmin tonë. Ate mund ta konsumojnë të gjitha grupmoshat.

Kur e qerojmë greipin ndeshim në nji cipë të bardhë që e mbështjell mishin e tij. At cipë të bardhë mos e hudhni ose hudheni sa ma pak t'jetë e mundshme. Konsumojeni sëbashku me cipën.

Prej dy lloje greipësh që gjinden n'tregun tonë. Shumë ma i mirë asht greipi i kuq.

Tash po bahen dy vjetë që pothuajse çdo mëngjes e konsumoj nga nji kokër greip dhe e ndij vehtën shumë mirë.

Kujdes:

Kam njoftë nji grue t'shëndetshme e që për me u ligë, mbrenda nji muaj ka konsumue vetëm greip. Suksesi ka qenë i 100%. Mbrenda nji muaji asht ligë aq shumë saqë nuk e kanë njoftë t'ë afërmit e saj që s'e kishin pa mbrenda asaj kohe, por prej asaj kohe ajo vuan prej lukthit të cilin pothuajse e ka t'shkatrruem.

Greipin kurrsesi nuk duhet me e konsumue ata njerzë që pijnë barna.

Asnji herë nuk duhet mej la dhambtë mbasi t'kemi konsumue greip.
 
Kthehuni
Sipër