Gurra e Domgjonit

Gurra e Domgjonit

gurra.jpg

Pjetër Domgjoni: Gurra e Domgjonit
Gurra e Domgjonit asht nji burim jete për katundin e Domgjonit. Për nga kultua, ajo asht nji monument kulture i klasit t’parë që duhet t’jetë nën mbrojtjen e monumenteve të kulturës kurse në aspektin ekonomik. Ajo asht nji perlë turistike jo vetëm për Domgjonin, por për tan Mirditën dhe si e tillë duhet të gjindet në të gjitha axhendendat turistike të Shqinisë madje edhe të Ballkanit sepse siç dëshmon profesori Fran Paluca, nji vepër e tillë asht përseritë vetëm edhe në nji vend të Spanjes n’gjithë kontinentin europianë.

Ju do t’mendoni se gurra asht nji burim i thjeshtë uji që del prej toke si çdo burime tjera që gjinden me dhjetra e e qindra n’gjithë Shqipninë. Atëherë, pse duhet t’jetë aç interesante nji burim uji që çuhet Gurra e Domgjonit. Ku dallon ajo prej burimeve tjera. Ket mendim e kisha edhe unë derisa nuk e vizitova vetë dhe e pashë me sytë e mi at mrekulli njerzore mbi katundin e Domgjonit rrazë bjeshkës së Munellës.

NJI PËRSHKRIM I SHKURTË I ASAJ GURRE
Gurra e Domgjonit përbahet prej nji bunari të rrumbullakët të ndertuem me gurë të gdhendun i mbuluem me kulm në formë të kubes. Prej majes së kulmit e deri poshtë tek platforma e rrafshtë ka nji naltsi prej 6.50 m. Prej tokës hyhet në nji gjansi prej 2,15 m. e deri tek platforma poshtë, gjansia shkon e zvoglohet në 1.70 m. Poshtë zbritet përmes 23 shkallëve të gurta që janë të ngjituna për mur në formë spiraleje e t’çojnë drejtë nji platforme të rrafshtë në mesin e së ciles ndodhet nji hapje katrore e dimensioneve 92 x 90 cm.

Deri këtu kemi përshkrue vetëm nji bunar jo t’zakonshëm së paku për kah dimensionet e ndërtimit, por mrekullia njerzore asht se ajo nuk asht gurrë, nuk asht burim, por asht nji lum nëntoksorë që kalon me rrëmbim vetëm 20 cm. përfundi asaj hapjeje katrore dhe ka thellsinë e nji metre me gjansi 90 cm. Që vazhdon tuj rrjedhë përfundi tokës përmes nji tunelli të krijuem prej t’Lumit Zot. Në kohën e monizmit e kanë ndjekë rrjedhjen e atij lumit dhe e kanë nxjerrë mbi sipërfaçen e tokës tuj e shfrytzue për ujitje. Uji që del prej toke, domgjonve sot u shërben për pije, për ujitje dhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Profesori Fran Paluca dëshmon se Gurra asht ndertue 300 vjet mbas Krishtit. Por si e mori emnin GURRA E DOMGJONIT. Ae mori Gurra emnin prej katundit Domgjon apo katundi Domgjon e mori emnin prej Gurres. Kjo mbetet me u hulumtue, por lexhenda thotë se prifti DOM GJONI, i hypun n’kali ishte tuj u kthye prej nji rrugtimi të largtë që kishte ba për sherbimet fetare e kalin e kishte mbytë etja dhe pikrisht kur vjen mbi at vendin ku sot asht gurra, ndalet kali dhe fillon me e grrye tokën me kambë. T’parët tonë i kanë besue shumë nuhatjes së kalit prandaj mblidhen dhe e hapin at bunar të sipërpërmendun që ma vonë do t’çuhet Gurra e Domgjonit. Pra, në bazë të emnit Gjon, të priftit që e kishte zbulue.

SI SHKOHET TEK AJO GURRË
Tuj udhtue nëpër autostradën e kombit, prej Shqipnisë drejtë Kosovës ndeshim tabelën që shkruen Fan çendër. Kthejmë në të majtë tuj u l’shue teposhtë derisa t’del tabela udhëtreguese, Domgjon. Shenja e komunikacionit na tregon se autostrada ende vazhdon, por prej asaj shenje e deri n’çendër t’Domgjonit 5-6 km. Jo autostradë, por asnji grimë asfalt nuk do ta gjeni askund. Do t’kaloni nëpër nji rrugë trishtuese nëpër të cilën pata kalue unë me makinë n’muajin qershor të ktij viti. Podi makinës gjat gjithë rrugës haste për gurët e rrugës dhe vetëm në nji përpjetze të shkurtë m’ashtë fikë makina tri herë me radhë dhe të tri herët m’asht dashtë të nisem me gas të ultë sikur t’ketë qenë ajo rrugë e mbulueme me borë. Kurrë n’jetën time s’kam udhtue në aso lloj rruge aç t’shkatrrueme.

At ditë kam qenë i trishtuem, kam qenë i tmerruem. Po t’ishte çue sot Dante Aligeri prej vorrit. Rrugën prej autostradës e deri n’çendër të Domgjonit do ta çuante, Rruga e Ferrit. At ditë i kam mallkue t’gjitha qeveritë shqiptare tuj fillue prej tradhtarit Zog e tuj ardhë deri tek dhandrri i serbëve dhe kryefundamentalisti islamik dr. Sali Berisha me t’gjithë kabinetin e tij qeveritarë si s’asht kujtue askush ta çojë nji grimë asfalt deri n’Domgjon.

Për nji moment m’asht kujtue edhe kanga e kantautorit dhe mbretit t’kangve shqiptare t’madhit Mark Gjokës kur i këndon Mirditës:
Udha e kombit n’zemër t’rrinë
Lidh Prishtinën me Çamërinë
Prishtina dhe Çamëria kanë me qindra kilometra kurse kisha e Sh’Markut që ndodhet n’çendër t’Fanit. Nji kishë monumentale shqiptare që asht e vjetër dhe si nji katedrale për krejtë Bajrakun e Fanit ndodhet vetëm 500 metra prej autostradës dhe asht e pa lidhun me autostradë.

Prej oborri t’kishës m’pat tregue nji mirditor tuj ba me dorë. Atje asht Bisaku, rruga për Bisak edhe sot e ksaj dite nuk e marr me mend se kah kalon mandej nuk di a ka rrugë fare për makinë, por përmes nji viadukti tre km. Do t’mbrrijshe n’çendrën e atij katundi.

Bajraku i Fanit asht njeni prej bajraqeve ma t’mdhaja që ka Mirdita, por ashtu si edhe e gjithë Mirdita asht bajraku ma i vorfun që ka Shqipnia. Ju që kaloni autostradës së kombit. Kthejeni rrugën noj herë për çendër t’Fanit dhe do t’befasoheni me ruajtjen, mirmbajtjen, kujdesin dhe ndërtimin e vorreve. Menjiherë do t’bindeni se aty jeton nji popull me nji qytetari dhe nji kulturë të lashtë europiane dhe do ta pyetni vetvetën. Ae meriton ai popull me gjithë at qytetari e me gjithë at kulturë nja 500 metra asfalt për me u lidhë me botën.

Asnji herë nuk e kam marrë me mendë, rruga që lidhë Kosovën me Shqipninë të çuhet Udha e Kombit. Nesër, përmes Nishit do ta lidhë edhe Serbinë me Shqipninë. Atëherë, si do t’çuhet ajo rrugë. Ndoshta, rruga e Bashkim Vllaznimit për të cilën angazhohet politika serbe me shekuj.

Unë nuk di se si çuhet ruga që lidhë Shkodrën me Lezhën. Tiranën me Elbasanin apo Durrësin me Vlorën. Për mue dhe për t’gjithë qytetarët europianë, të gjitha ato rrugë janë rrugë të kombit. Janë rrugë kombtare. Prandaj rruga që kalon 70 km. Përmes Mirdites do t’ishte shumë e drejtë të çuhei: AUTOSTRADA MIRDITORE megjithëse gjatë gjithë atyne 70 km. Ajo autostradë nuk e lidh asnji vendbanim të Mirditës. Mandej as çendrën e Fanit që asht vetëm 500 m. Prej autostradës. Kjo i ngjanë sikur t’mos jetë Mirdita tokë shqiptare.

NJI THIRRJE QEVERISË SË RE QË DREJTOHET PREJ Z. EDI RAMA
Të lutem zotni kryeministër. Ju që vini pikrisht prej fushës artit dhe kulturës, keni mirsinë ti asfaltoni ato 5-6 km. rrugë deri n’çendër t’Domgjonit edhe për hir të atyne banorëve që jetojnë aty edhe për monumentin e kulturës që çuhet Gurra e Domgjonit. Vepër unikale n’kontinentin europian. Tregojuni atij populli mirsinë, kujdesin e dashurinë tuaj ndaj tyne dhe ndaj kultures gjithë kombtare apo edhe ndërkombtare. Tregoni t’gjithë botës se ju që vini prej kulturës, e doni dhe e çmoni ate. Ato 5-6 km. asfalt jo vetëm çë dukshem do tua përmirsojnë jetën atyne banorëve, por edhe harta turistike e Shqinisë do ta ketë nji perlë shumë të çmueshme në mesin e saj.

Marrë prej Revistës Drini
 
Si mund te vijne turistet kur nuk jane akoma strukturat per ti pritur. Pavaresisht nga rendesia turistike dhe kulturore qe kane keto pika, eshte per te thene qe informacioni per turizem ne mirdite eshte baraz me Zero.

Marrim nje shembull: Komunat nuk kane akoma nje faqe interneti, (ketu nje teme e hapur nga une
https://www.mirdita.com/threads/komunat-pa-faqe-interneti-si-eshte-e-mundur.692/#post-692
per te zgjeruar informacionin tek turistet.
Interneti ne mirdite (pothuajse edhe ne shqiperi), perdoret nga shumica e personave vetem per Facebook - un e leshit.
Dikur ne komunat tona kishte nje gjallerim te papare, dhe sherbimet nuk mungonin. Nuk dua dhe nuk po them qe te kthehemi ne ato kohera, por ku jane sherbimet, perse qendrat e komunave jane gati germadha?
Perse ne shqiperi punonjesit e komunave ndryshojne ne baze te partive.
E shume e shume pyetje te tjera...
 
Kush di me shkrue e me lexue e sidomos gazetarët e Mirditës duhet me publikue pandërpre pamje të Mirditës.
Me e shetitë krejtë Europën s'ka bjeshkë ma t'bukura se bjeshkët e Mirditës, por me shetitë krejtë Europën s'ka krahinë ma t'vorfun se Mirdita. Këto gjana duhet pandërpre me ia paraçitë edhe lexuesit shqiptarë edhe lexuesve të huaj. Sidomos ju t'rijtë që dini me e përdorë internetin. Hyni nëpër façe t'ndryshme e publikoni sa ma shumë informata për Mirditën. Kërkoni ndihmë prej qeverisë shqiptare e qeverive t'huaja. Tregonju se nëntoka e Mirditës asht ma e pasuna n'të gjithë Europën, por Mirdita asht ma e vorfuna krahinë n'gjithë kontinentin. Këto gjana publikoni në të gjitha gjuhet që zotnoni. Tregoni për kodrinat mirditore që me pak investim mund të kthehen në plantazhe vneshtash. Publikoni bjeshkët e Mirditës të pasuna me lloj lloj bimesh mjekuese e gjana tjera e tjera që ua shef syni e ua merr mendja se duhet mej publikue.
Tregojuni botës për KULLAT E KAPIDANIT dhe hymnyzojeni derën e GJOMARKAJVE. Bombardojeni botën me informatat mbi KANUNIN E LEKËS e tregojuni se ai kanun ka qenë KUSHTETUTA e Mirditës nëpër shekuj. Thuani botës se mirditorët e duan dhe e rrespektojnë kanunin ashtu sikur e duanë dhe e rrespektojnë UNGJILLIN për at arsyeje n'Mirditë as nuk ka vrasje e as gjakmarrje, por ka rend qetsi e mirsi n'mes bajraqeve që e formojnë Mirditën.
 
Sma merr mendja qe individualisht mund të bëhet gjë. Ne këtë drejtim vetëm institucionet mund të ndihmojnë vendin. Edhe pse ne zonat rurale nuk ka zhvillim si ne zonat e tjera. Por nuk duhet te falim neglizhencën e institucioneve karshi zhvillimit. Tani per tani ne Leto komuna ajo çka bie ne sy jane veten ca përparime individuale tregtare dhe jo shtetërore. Ka ardhur koha qe ti themi mjaft këtij organizimi shtetëror.
 
Ndoshta votuesit. Po nese me thua qe votat blihen me pak qindarka atehere ke te drejte. Kam lexuar dikund nje shprehje:
Ne qofte se votimi, do te bente ndonje ndryshim, atehere nuk do te na linin qe te votojme.
 
Rroftë autostrada rroftë Berisha thuhej kur vendosen që projekti të kalonte përmes luginës së Fanit. Tani nuk ka banor që nuk e ka mallkuar atë thirrje dhe atë projekt. Autostrada edhe pse thonë që sjell zhvillim ka ndarë dhe shpërndarë akoma më shumë fshatrat dhe banorët e Fanit. Vihet re sidomos kur duhet të rrezikojnë jetë për të kaluar në autostradë si këmbësor, thjesht për të kaluar nga ana tjetër ose për të pritur furgonat dhe autobusët e linjës që transportojnë pasagjer. Kjo sepse kanë menduar aq shumë për banorët saqë nuk kanë bëre mbikalime ose nënkalime gjë e detyrueshme më shtet dhe me ligj në gjithë botën.
 
Kthehuni
Sipër