Historia e Mirditës - Bashkimi mes fiseve katolike dhe bajraqeve

Historia e Mirditës - Bashkimi mes fiseve katolike dhe bajraqeve

bashkimi.jpg

Një faktor themelor i formimit të Mirdites, unitetit të fiseve që e përbënin atë, si dhe konturimit gjithnjë e më të dukshëm ishin kuvendet ndërkrahinore me objekt “beslidhje” për qëndresë dhe veprimet luftarake kryengritëse të zhvilluara në Krahinë dhe përreth saj. Përreth saj zhvillohej proçesi i islamizimit dhe osmanizimit të shqiptarëve.

Popullsia e kësaj krahine ishte popullsi e formuar nga popullsia vendase (dukagjinase) dhe pjesa më e madhe ishte popullsia arbnore-shqiptare e ardhur nga gjithë trevat dhe nga të katër anët (nga Ohri, Shkodra, Peja, Gjakova, nga fusha e Durrësit, e Tiranës dhe e Krujës etj).


Siç kemi thënë më sipër shkaku i shpërnguljes ishte mbijetesa para zhdukjes dhe urrejtja ndaj pushtuesve turq. Kjo mishelle popujsh (arbnor-shqiptar) ishte një përzgjedhje e shkëlqyer që ruajti identitetin shpirtëror dhe material por dhe krenarinë për të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve. Këto “popuj” krahas veçorive kulturore dhe zakoneve të ndryshme për shkak të trevave nga vinin, filluan të formësonin (të ngjizej) një kulturë unike (besimi i njëjtë, zakone dhe veshje të njëjtë, mënyrën e jetesës) në themel të secilës ishte kultura iliro-arbnore.
Këta popuj filluan të quhen, sidomos pas shekullit XVI, Mirditas dhe krahina e tyre Mirditë. Ky emër ishte vendas (dukagjinas) dhe u përvetësua shumë shpejt nga gjithë krahinat e banuara me popujt e sojit të përmendur me lart (nga Drini në veri deri në malsinë e Krujës dhe Tiranës në jug, nga Danja e Shëngjini në perëndim, deri në Sinje e Mat (stelush) në lindje). Për shqiptarët në përgjithësi por për mirditasit në veçanti arti i të luftuarit ishte bërë jo vetëm faktor mbijetese por dhe pjesë e pandare e kulturës së tyre.
Taktikat e luftës guerile por dhe veprimet e kombinuara luftarake që përdorën mirditasit për më se 5 shekuj e kishin zanafillën që në luftën e shekullit XV-të të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Shpirti luftarak, luftrat e panderprera dhe aftësia e arti i të luftuarit në këtë krahinë rrënoi në vijimsi garnizone e tuba ushtarake turke dhe solli për rrjedhojë “respsktimin” nga “Osmani” dhe “Islami” të lirisë së krahinës.
“Nuk ka ç’bën Krajli, as mbreti
ku s’bën toka bukë për veti”
në këto vargje nuk pasqyrohet realiteti pasi Mirdita kishte fusha, lugina, male, madje dhe dete. Por pasqyrohet justifikimi i disfatave të turqve në luftë me mirditasit dhe pamundësia e tyre për të nënshtruar krahinën.
 
Kthehuni
Sipër