Historia e Mirditës - Emri "MIRDITË" sipas Autorëve

Historia e Mirditës - Emri "MIRDITË" sipas Autorëve

mirdite-autore.jpg

Mirditë nuk i përket kohës së lashtë (Ilire)1. Për herë të parë (ndoshta) si mbiemër ndeshet në Kadastrën Venedikase të Shkodrës në fillim të shekullit XV. “Në Katundin Menshabardh të krahut të nënshkodrës banonin në vitet 1416-1417 Gjon dhe Pjetër Mirdita2. Ata ishin të ardhur nga viset midis lumenjëve Fan dhe Mat”.
Në vitin 1467
në Dibrën e poshtme në katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndërsa në katundin Shipshan Gjon Mirdita4. Si emër katundi, vendi e krahine, Mirdita gjendet në regjistrat Osman të Sangjakut të Dukagjinit të viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591.
Më 1533-1536
Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe 161 shtëpi. Për vitin 1571 regjistri s’përmban të dhëna, sepse mirditasit nuk kanë pranuar të regjistrohen. Në vitin 1591 Mirdita përmendet si katund me 46 shtëpi si krahinë me 9 katunde me 168 shtëpi5. Në kokumentat paraosmane Mirdita quhet herë Ndërfana herë Dukagjini. Ndryshimi i emrit të krahinës nga Dukagjin në Mirditë është bërë gradualisht. Por kjo njësi ekzistonte pavarsisht nga emri.
Fakti që në Kishën e Shën Llëzhdrit (Shëngjinit), apo Shën Aleksandrit sipas Shuflajt në Shkallën e Shenjtë, në bjeshkët e Oroshit kishte varreza ku varroseshin të vdekurit nga gjithë zona përreth e deri në Kresht e Shkodër e tregon një gjë të tillë. Edhe shtrirja e pronave të Abacisë së Shllezhderit nga afër qytetit të Burrelit të sotëm e deri në Shkodër (mullinj, toka, vakufe etj), e tregon ekzistencën e krahinës në fjalë Mirditë, Dukagjin apo Ndërfanë qoftë.
Në Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602 të mbajtur tek kisha e Shënllezhdrit në Shkallën e Shenjtit të Oroshit të parët nënshkruan vendasit, krerë të njohur Mirditas, atëherë dukagjinas si: Gjin Gjergji, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi etj. Më 1610 M Bici “shkruan një letër për Dukagjinasit e Kthellës” d.m.th. edhe kthellasit (nga Rrësheni deri afër Burrelit të sotëm) ashtu si Mirdita quhej Dukagjin, përmend Fanin si krahinë krahas Mirditës.
Nuk është e rastit që në Kosovë dhe Kukës mirditasit i quajnë Fanë, madje dhe vetë mirditasit, Kthellasit dhe në përgjithësi katolikët e tjerë të ngulitur atje. Në anë të Tiranës dhe Shijakut, të Fushkrujës, ka raste që çdo mirditas e quajnë Kthellas. Në Kuvendin e Kuçit, 14 Korrik të 1614-tës ndër krerët e beslidhjes nënshkruan edhe Gjergj Bardhi prej Mirdite8.
Më 1621,
P Budi e shënon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit9.
Më 1629
përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”10.
Më 1637
M Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të Zajsit përfshitas” 11. Ndërsa K. Jeriçek thotë:
“Më 1426
shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal16, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e mirditasve”17.
Më 1641
po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë kryengritës e tradhtarë”13. Në këtë zonë, pra në Mirditë “… këtu përmendet për herë të parë titulli prinq-pringji (Prenk, Princeps), të cilin e mbajnë edhe sot e kësaj dite krerët e malsive Katolike të Mirditës që janë vazhdimisht nën ndikimin e fortë të abatëve benediktine të shën Lleshit (santus Alexander de Monte) në Malin e Shenjtë. Ky manastir u shndërrua në kohën e turkut në kështjellë nën të cilën u zhvillua lokaliteti me emrin Orosh”14.
Në një njoftim të vitit 1648
thuhet: “Meqenëse filluan ndjekjet, ai iku në Dibër, pra midis mirditasve” 15.
Më 1649,
F Bolica kumtonte: “Misioni i Mirditës përfshin vetë Mirditën, Fanin e Vogël, Kthellën, Selitën, Macukullin e Prellin Lurën Vlashajn e Qidhnën, Bazin e Rrënzën, të gjitha ndër male ku ka shumë popuj më tepër të rreptë se të egër” 16.
Më 1650
B Orsini shkruante: “Po mbahem në mëshirë të klerikëve të Mirditës”17.
Më 1666
P Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit” 18. “Nisa nga Blinishti dhe mbërrita në Mirditë e cila kishte kishën e Shënkollit (Fanë). Mirdita (bërthama) si famulli ka katundet Orosh, lagje, Mashterkore dhe Tumerisht. Në mal është Abacia” 19. Në hartën e P Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen: “Popujt e Mirditasve”. Ndërsa Ipeni vinte në dukje; “Mirdita nuk është emër fisi por hapsirë vendi hinderlandi, Landehafti, territori”20.
Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet) (Autori).
 
Kthehuni
Sipër