Historia e Mirditës - Emri "MIRDITË" sipas Legjendës
Njëherë e një kohë thonë Duka që zotëronte hapsira nga Lura e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjolle, (3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur. Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i parë) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjëdhin pjesët e ndara (në rastin tonë hysja (pjesa) do të ndahej tresh).
Përgjegjsia ishte e madhe.
E kështu i pari djalë i Dukagjinit e ndan pasurinë në:
1. Një pjesë për një familje do të ishte pleqsia (e drejta për të dhënë drejtësi në gjithë territorin e Dukagjinit dhe më tej), bashkë me të dhe kali i shalës.
2. Pjesë tjetër do të ishte mulliri i blojës, shosha dhe artizanati shtëpiak etj.
3. Pjesa e tretë sipas vëllait të madh do të ishte toka bujqësore dhe kullotat etj. Pasi u bënë të qarta ndarja e pasurive e ofiçeve në tre pjesë, i vogli thonë zgjodhi tokën. Kur ky vëlla (i vogli) zgjodhi tokën vëllai i madh dhe vëllai i dytë njëzëri thanë “Mirë dite”. I dyti i tha vëllait të madh mbaje shalën e kalit (pra të drejtën për të pleqëruar e fituar nga kjo), kurse mullirin, shoshën dhe artizanatin familiar e mbajti i dyti.
E kështu sipas kësaj legjende zona e Dukës Gjin, pra e Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje të mëdha: MIRDITË, SHOSH dhe SHALË (vëllai i parë). Si për ta vërtetuar këtë legjendë ka gojëdhëna që bëjnë fjalë se deri para 70-100 vjetësh këto familje nuk merrnin e jepnin vajzë (nuk bënin Krushqi) njëra me tjetrën. Pra e thëne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk merrnin në Shalë e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditës e Dukagjinit) ka qenë lumi Drin.