Historia e Mirditës - Lëvizja kryengritëse

Historia e Mirditës - Lëvizja kryengritëse

lufta-kryengritese.jpg

Vendi i mirditave (pjesa më e madhe e principatës së kastriotëve dhe pjesa më e madhe e principatës së Dukagjinëve), qenë fusha e arenas së luftimeve dhe e fitoreve të lavdishme të shqiptarëve me në krye Skënderbeun kundër sulmeve turke për periudhën 1443-1468.

Pas vdekjes së Skënderbeut (1468-1479) vazhdoi rezistenca dhe lufta e përgjakshme me në krye Princin Dukagjinas, Leka III Dukagjini. Pas rënies së kalasë fundit asaj të Rozafës (1479) shënohet fundi i Epokës Legjendarë të luftës për liri.

Pas kësaj për afro 80 vjet paraqitet gjendja më e rëndë për shqiptarët. Pas periudhës së rëndë, repressive ushtarake turke urrejtja kundër pushtuesve dhe ndjenja liridashëse nuk u shua asnjëherë në krahinën e Mirditës. Edhe në këtë periudhë pati veprime luftarake.


Një kryengritje shpërtheu në rrethet e Lezhës që në vitin 1479. Kjo kryengritje zgjati më shumë se pesë vjet dhe përfshin territore nga Kruja deri në thëllësitë e malsive në veri. Më 1481, me kërkesën e kryengritësve u kthyen nga mërgimi Nikollë e Lekë Dukagjini dhe pak më vonë edhe i biri Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Strukturat luftarake kryengritëse të organizuara mirë sulmonin në befasi repartet turke të cilat i shpartallonin dhe merrnin prej tyre armë e sende të tjera.
Mirditasit e dukagjinasit sulmuan Lezhën dhe ju afruan edhe Shkodrës ndërsa tubat kryengritëse të udhëhequra nga Gjon Kastrioti çliruan një pjesë të madhe në fushën e Krujës, Gregut të Matës dhe të Matit dhe shtien në dorë dhe kështjellën e Stelushit. Suksesi i kryengritësve me gjithë shtrirjen e madhe të tyre qe i përkohshëm. Përqëndrimi i trupave të shumta të ushtrisë turke bëri te mundur thyerjen e kryengritjes veçanërisht në zonat fushore.
Pas shtypjes së saj (1484) Gjergj Kastrioti dhe prijës të tjerë feudale që shpëtuan u rikthyen në Itali. Më 1499, mirditasit pranë qytetit të Lezhës, ngritën krye dhe thirrën nipin e Skënderbeut Gjergj Kastriotin, i mbiquajtur prej tyre “Skënderbeu i Ri” si dhe Progon Dukagjinin etj. Kryengritësit çliruan qytetin e Lezhës dhe morën disa pozicione strategjike, duke bllokuar shumë rrugë që ishin rrugë të pushtuesit. Lindi ideja e ripërtëritjes së “Beslidhjes” shqiptare. Por kryengritja nuk pati sukses të madh dhe u shtyp pa shumë vështirësi prej turqve.
Shkaku ishte se prijësit e ktyer nga emigracioni e mbështetën suksesin e kryengritjes tek aleancat me Venedikun dhe marrëveshjet me turqit për lëshime. Kjo jo vetëm nuk solli sukses por zhgënjen kryengritësit dhe humbjen e besimit të tyre tek “Skënderbeu i Ri” dhe prijësit e tjerë. Kryengritja u shtyp, në vitin 1506 dhe shënoi fundin e përpjekjeve të parisë vjetër feudale në aktivitetin e saj për pavarësi.
 
Kthehuni
Sipër