Historia e Mirditës - Mirdita gjatë shek XV

Historia e Mirditës - Mirdita gjatë shek XV

dukagjinet.jpg

Shekulli 15 si për gjithë popullin shqiptar edhe për Mirditën qe një shekull i tërë luftrash të pabarabarta me ushtritë e Perandorisë Osmane. Mirdita në këtë periudhë ishte akoma një krahinë e vogël që sundohej nga dera e Dukagjinëve.

Natyrisht, zotërimet e Dukagjinëve shtriheshin shume më gjerë se Mirdita. Në dhjetëvjeçarët e parë të atij shekulli turqit vunë në kontrollin etyre të gjitha tokat fushore të Shqipërisë, vunë princërit feudalë në varësi vasaliteti dhe i ngarkuan banorët e këtyre krahinave me detyrime fiskale, jashtë kontrollit mbetën krahinat malore në të cilat ishin krijuar kohë më parë unitete krahinore të fuqishme, njëra nga këto unitete të fuqishme ishte ajo e Dukagjinëve që i ruajti zotërimet e veta, për një kohë të gjatë.


Mirdita duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij uniteti mori pjesë në luftërat kundër pushtuesve osmanë kur i udhëhoqën prijësit Dukagjinas. Në Mirditë njihej qysh herët edhe dera e Kastriotëve si sunduese e unitetit me të njëjtin emër. Disa nga krahinat ku shtrihej influenca e tyre si Selita, Kthella, Rraza, Bulgri, që më vonë hynë në unitetin krahinor të Mirditës, e njihnin e dëgjonin derën e Kastriotëve, krahas sundimtarëve të tyre Dukagjinas.
Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe e veçanërisht pas Besëlidhjes së Lezhës (2 mars 1444) mirditasit u rreshtuan në ushtritë e atij Kryetrimi, si reparte të Lekë Dukagjinit, aleati më besnik i Gjergj Kastriotit. Mirditasit treguan trimëri, besnikëri, zgjuarsi të pashoqe në luftërat çlirimtare e mbrojtëese që udhëhoqi për 25 vjet Gjergj Kastiroti. Mungesa në kronika nuk na lejojnë të përmendim emrat e atyre luftëtarëve të medhenj. Deri në ditët tona na kanë ardhur të dhëna për ushtarët mirditas si Gjeneral Pjetër Përlati dhe Gjon Perlati të cilëve Gjergj Kastiroti u besoi mbrojtjen e Stefigradit.
Mjaft mirditas u rreshtuan në ushtrinë e Kastriotit por ata nuk përmenden si reparte të Mirditës pasi merrnin pjesë në luftë si ushtri e Dukagjinëve. Shumë toponime vijnë deri sot nga ajo kohë; “Gjurmët e kalit të Skënderbeut” në Grykë të Selitës, “Shpella e Skënderbeut” në Lufaj, “Guri I Skëndrbeut” në Konaj etj. Pra në Mirditë ka një kult të veçantë për Gjergj Kastirotin siç për Lekë Dukagjinin
 
Kthehuni
Sipër