Historia e shenjtorëve në Shqipëri

J

Jani

Vizitor
Historia e shenjtorëve në Shqipëri

Historia e shenjtëve ne Shqipëri fillon me nje numer martiresh te hershem te krishtere te cilët vepronin brenda vendit apo qe kishin ndonje fare lidhjeje me te. Keta shenjte, sidoqofte, nuk ishin shqiptare ne kuptimin etnik te fjales. I pari i tyre ishte Shen Asti (Astius), peshkop i Durresit ne kohen e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.).

Gjate kesaj kohe, shume te krishtere u arratisen ne Shqiperi për t'i shpetuar perndjekjes ne Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtate martire te shenjte: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, te cilet, me te mberritur u arrestuan, u hodhen ne zinxhire dhe me pas u mbyten ne Detin Adriatik. Vete Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durresit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqe nuk pranoi te adhuronte Perendine Dionis. Dita e festes se tij është 9 korriku.

Ende me pak e njohur është legjenda e Shen Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendes ne Iliri dhe e torturuan bashke me shokun e tij Laurin si dhe me punetoret e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqe kishin ndihmuar ne ndertimin e nje kishe te krishtere. Ai u hodh ne pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dyte. Disa autore e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta te Ulpianes, ne jug te Prishtines. Dita e festes se tyre është 18 gushti.

Shen Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u be peshkop i Mesines dhe i Ilirise kur ende s'kishte mbushur njezet vjeç. Duket se ka jetuar ne Vlore. Nuk dime shume mbi te perveç faktit qe u thirr ne Rome rreth viteve 117-120 dhe qe u martirizua bashke me te emen, Shen Anthin (Anthia) dhe njembedhjete shoke gjate nje fushate perndjekjeje anti-te krishtere gjate sundimit te Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festes se tij është 18 prilli. Shen Therini (Therinus) i ngulimit te lashte te Butrintit ne jug te Shqiperise se sotme, u ther bashke me nje numer martiresh te tjere gjate sundimit te Perandorit Decio (Decius, 249-250) ne shekullin e trete.

Dita e festes se tij është 23 prilli, e njejte me ate te Shen Gjergjit. Se fundmi, Shen Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjate sundimit te Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit te peste, Donati ka qene Peshkop i Evorese ose Eurias, qe ndoshta mund te identifikohet me qytetin e Paramithise ne Çameri. Atij i mvishen shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar nje pus te helmatisur, ka shpetuar te bijen e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur te vdekurit. Vdiq ne vitin 387.

Eshtrat ia shperngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 për t'ia shpetuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasoje nje çeshtje jurisdiksioni mbi te drejten e ruajtjes te relikeve te shenjta, mosmarreveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u perhap shume gjate mesjetes. Dita e perkujtimit te tij është 30 prilli.
 
Kthehuni
Sipër