Ilaçet popullore

Munella

Anetar Fillestar
Ilaçet popullore


ILAÇET POPULLORE


A munden ilaçet popullore me shërue çdo smundje. Përgjigja ime e bindshme asht 100% po. Por për dallim prej ilaçeve që prodhohen nëpër laboratore e janë studju prej shkenctarëve dhe miratue edhe prej instituteve shkencore. Ilaçet popullore ende nuk e kanë arritë nji gja të tillë.

Ato i kanë preferue njerzit e thjeshtë edhe priftnit e fretnit, por kohëve t'fundit kemi edhe mjekë, biologë, kimistë e shkenctarë t'profileve të ndryshme që mirren shumë seriozisht me studimin e bimëve mjekuese, por parpseprap mungojnë laboratoret. Mungojnë diskutimet kolektive e kolegiale. U mungon shteti apo noj firmë e fortë farmaceutike për tu ndejtë mbrapa tyne sepse prej tyne nuk ka noj levërdi ekonomike. Kjo pra asht edhe arsyeja se ende s'kemi noj studim shumë serioz të ktyne ilaçeve.

Kur marrim nji kuti tableta n'barnatore e kur e çelim at kutij. Mbrenda gjejmë njoftimin me t'gjitha karakteristikat e atij ilaçi.

Kur blejmë nji çaj, aty s'ka kurrfar karakteristika dhe kur lexojmë nëpër libra apo edhe në internet zbulojmë se ai çaj shëron kete e at smundje. Pothuajse t'njejtat karakteristika i gjejmë edhe për çajin tjetër e kshtu me radhë dhe në çdo vend lexojmë vetëm për vlerat shëruese, por shumë rrallë edhe për idikacionet që shkatojnë ato ilaçe tek njerzit. E indikacionet janë të shumta.

Unë kisha lexue në nji libër se qepa asht nji perime jashtzakonisht e mirë kunder kolesterollit. Këte e pata tregue në nji ndeje. Daja im që vuante shumë prej kollesterollit. Kishte hangër nji qepë dhe menjiherë kish fillue me vjellë gjak.

Për mej rekomandue dikujtë nji ilaç popullor duhet me t'vërtetë me konsultue mjekë, njohës të bimve mjekuese e literaturë të gjanë dhe përseri varet prej organizmit të njeriut se si do t'reagojë ndaj atij ilaçi.

N'qytetin ku jetoj unë. Burrë e grue kanë vuajtë prej kancerit në të njejtin vend. Të dytë e kanë përdorë metodën e njoftun të Rudolf Brojsit. Burri ka vdekë para tri vitesh e gruaja asht ende gjallë dhe e shërueme krejtsisht prej kancerit.

Nji grue e ish ambasadorit të Bosnjes e Hercegovinës në Shqipni, boshnjake me komb, pediatër me profesion që kishte kalue katër vite në Tiranë m'tregonte:

Shqiptarët mjaft mirë i njifnin dhe mjaft i praktikonin ilaçet popullore dhe aç shumë m'patën bind saçë kur smuheshin fmijtë e mij i dëgjojsha kshillat e mjekve popullor dhe ato ilaçe ua ipja fmijve t'mij. M'beso se shumë u banin mirë.

Ilaçeve farmaceutike (antibiotikëve) u duhet shmangë për arsyeje se asht vertetue se ato 60% e damtojnë organizmin tonë sidomos ato tableta që ruhen n'plastikë që përbajnë në vehte nji përqindje shumë të madhe naftaline. Arsyeja tjetër se duhet me u shmangë antibiotikëve asht se ata shumë pak jan rrezistent kunder bakterjeve e herë-herë janë edhe si ushqim për bakterje.

Shkoni tek mjeku që tua konstatojë diagnozën, por mos i merrni ata antibiotikë që ua rekomandon ai. Lutnju mjekut që tu shkruei ilaçe popullore ose sëpaku ilaçet të jenë në gjendje të langtë ose pluhun që mund të tretet në uji.

Shpresoj që ta lexojë kët artikull noj mjek dhe të më demantojë.
 
Kthehuni
Sipër