Karl Topia, "zot i gjithë vendit të Arbrit"

J

Jani

Vizitor
Karl Topia, "zot i gjithë vendit të Arbrit"

Nga Shkumbimi e deri në rrjedhjen e lumit Mat shtrihej Principiata e Topiajve. Pas vdekjes së Dushanit, konti Karl Topia arriti të bashkonte nën sundimin e tij këto territore që i kishin pasur edhe paraardhësit e tij, Tanushi dhe Andrea. Ndonëse formalisht ishte vasal i mbretit anzhuin të Napolit, Karl Topia shkëputi çdo lidhje feudale me të.

Në vitin 1368 ai sulmoi dhe pushtoi qytetin e Durrësit, pa përfillur protestat e anzhuinëve, të Papatit e të vetë Venedikut, që i trembej gjithmonë daljes së feudalëve shqiptarë në det. Megjithëse përkohësisht Karl Topia u detyruar ta linte përsëri Durrësin në duar të anzhuinëve, në mesin e viteve 70 ai zotëronte një pjesë të mirë të brezit bregdetar, nga kepi i Rodonit në veri, e deri në derdhjen e Semaint në jug, ku kishte mundur të largonte zotërit e mëparshëm, Muzakajt. Në lindje zotërimet e tij kufizoheshin me zotërimet e Andrea Gropës, që shtriheshin midis Dibrës e Ohrit.

Vetë qyteti i Ohrit u përgfshi për pak kohë nën sundimin e princit Topia. Në këtë mënyrë Karl Topia arriti të bashkonte pothuajse gjithë territoret e Arbrit të vjetër. Jo pa arsye ai quhej “zot i gjithë vendit të Arbrit (Albanotit)” dhe e mbante veten si vazhdues të traditës shtetërore që kishte nisur pikërisht në këtë trevë qysh në shek.XII me Principiatën e Arbrit.
 
Kthehuni
Sipër