KFOR heq një barrikadë në veri të Kosovës
PRISHTINË- Forcat e KFOR-it kanë bllokuar rrugën në Rajetiç në veri të Kosovës, duke ndërprerë transportin e mallrave nëpër këtë rrugë ilegale. Zyra për Kosovën e Qeverisë serbe ka akuzuar KFOR-in se pa paralajmërim dhe njoftim e ka bllokuar këtë rrugë, “duke e tejkaluar mandatin që ka”, transmetojnë mediat në Prishtinë.
Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews pas një vizitë në Komunën e Malishevës ka deklaruar se ende nuk janë pjekur kushtet që të largohet barrikada e vendosur nga serbët në urën kryesore të Mitrovicës.
“Sa i përket këtij aksionit të fundit jam i mendimit se akoma nuk janë pjekur kushtet për të ndërmarrë një aksion të tillë”,- ka thënë Drews për gazetarët , ndërkohë ka njoftuar se që nga vjeshta e vitit të kaluar në veri KFOR-i ka larguar afro 20 barrikada në veri.
(e.m/News24/BalkanWeb)