A
Antoni
Vizitor
Kosovë-Serbi, përfundon pa marrëveshje takimi
Bruksel-Takimi dyditësh midis ekipit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka përfunduar sot pa marrëveshje.
Lajmi është bërë i ditur nga shefi i ekipit të Prishtinës Hajredin Kuçi, i cili ka shkuar në Bruksel me planin e implementimit të marrëveshjes.
Kuçi iu ka thënë gazetarëve se Beogradi ka kërkuar konsultime shtesë pasi është njohur me planin e hartuar nga Fernando Gentilini, drejtor për zgjerim në KE.
"Kam ndjenjën se Beogradit i duhet edhe ca kohë për ta kuptuar marrëveshjen” ka thënë Kuçi. Ai ka pohuar se “gjatë bisedimeve dyditëshe është arritur njëra përparimi, por jo i madh”.
Raportohet se në axhendë të diskutimeve është përcaktimi i afateve të përmbushjes së 15 pikave për të cilat është rënë dakord në marrëveshje dhe dhënia e prioriteteve të punës në terren.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/