Rregullorja Kryesore në Mirdita.com
2. Emri i përdoruesit
3. Redaktimi
4. Tema, tituj, shkrime
5. Respekti
6. Ripublikimi
7. Përparësia në përgjigje
8. Lidhjet
9. Citimi
10. Vetëreklamimi
11. Imazhi i profilit
12. Nënshkrimi ose Firma
13. Profili i Anëtarit
14. Drejtpërdorimi
15. Adresa email e regjistrimit
16. Çregjistrimi dhe Largimi i Anëtarëve
17. Shkelja
1. Përgjegjësia-------------------------------------
1. Duke u nënshkruar, regjistruar në uebfaqen mirdita.com, ju do të keni një shërbim OFRUES falas (ruajtjen e informacionit të dhënë në mënyrë të pavarur nga marrësi i shërbimit), ashtu siç përshkruhet sipas dekretit legjislativ.
2. Shërbimi i ruajtjes së informacionit në platformën mirdita.com ofrohet falas nga administrata mirdita.com dhe nga zotëruesi i emrit të përkatësisë.
3. Për t'u regjistruar dhe shkruar mesazhe në mirdita.com ju duhet të zbatoni dhe pranoni në tërësi rregullat e mëposhtme.
a) Kjo rregullore mund të përditësohet dhe ndryshohet me kalimin e kohës pa ndonjë paralajmërim.
4. Sipas vërtetimit mendojmë se ligji nr. 9380, dt. 28.4.2005 i dekretit legjislativ mbi aspektet ligjore të shoqërisë së informacionit rregullon marrëveshjen tonë. Ligjin mund ta shkarkoni në formatin PDF duke klikuar këtu ose tek bashkëngjitja në fund të rregullores.
5. Në këtë drejtim shtojmë se: në uebfaqen mirdita.com nuk bëhet redaktimi paraprak dhe rrjedhimisht miratuesit, administratorët dhe zotëruesi i përkatësisë mirdita.com nuk mund të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen në mirdita.com dhe/ose për çdo veprim të ndërmarrë nga përdoruesi ose vizitori në bazën e informacionit që uebfaqja përmban.
6. Të gjitha mesazhet dhe postimet, redaktohen dhe bëhen publike nga vetë përdoruesit ku mbajnë çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e rregullores së pranishme (e pranuar nga të gjithë në fazën e regjistrimit).
7. Të gjithë përdoruesit duhet të respektojnë në mënyrë të padiskutueshme ligjet e aplikueshme shqiptare. Çdo shkelje, nxitje apo këshillë për shkeljen e rregullave ekzistuese do të ndiqen penalisht sipas ligjit.
8. Administratorët dhe/ose miratuesit rezervojnë të drejtën të fshijnë ose modifikojnë, pa paralajmërim, çdo postim që e konsiderojnë, sipas gjykimit të padiskutueshëm të tyre, në kundërshtim me këtë rregullore dhe t'i raportojnë këto tek Autoritetet Kompetente në se është e nevojshme.
9. Gjatë regjistrimit në mënyrë të parazgjedhur, janë të aktivizuara ca mundësi për t'ju dërguar email-e rreth veprimtarive në uebfaqe. Mund të jenë të vetënisëse, manuale e/ose periodike.
a) Në se ju nuk dëshironi t'i merrni këto email-e njoftimesh dhe doni të keni një kontroll komplet mbi këto mundësi, mjafton të shkoni tek pulti i Llogarisë suaj, të klikoni tek Parapëlqimet dhe të aftësoni/paaftësoni mundësitë sipas dëshirës suaj dhe ti zbatoni duke klikuar përfundimisht tek butoni "Ruajeni".
c) Në se do të vijnë ankesa rreth marrjes së email-eve njoftuese nga mirdita.com do t'ju raportohet kjo pikë e rregullores e cila është pranuar gjatë krijimit të llogarisë.
10. Ky shërbim është i disponueshëm vetëm për përdoruesit ku mosha e tyre është mbi 13 vjeç/e. Në se jeni më i/e ri/re, ju lutem të mos regjistroheni në këtë Shërbim. Në se regjistroheni, ju deklaroni që jeni me i/e madh/e se 13 vjeç/e.
2. Emri i përdoruesit
-------------------------------------
1. Emrat e përdoruesve që mund të nxisin debate qofshin, përkrahës, shpifës apo të pahijshëm nuk janë të pranueshëm.
2. Nuk lejohen emra përdoruesish që lidhen në mënyrë të qartë me emrat e markave tregtare që kanë të drejta të rezervuara (Google, Facebook, Yahoo, Coca Cola etj...).
3. Nuk lejohen emra përdoruesish që referojnë partitë politike, faqet për të rritur e/ose lëvizjet politike të çdo lloji.
4. Çdo emër përdoruesi mund të ndryshohet, fshihet dhe të mos konsiderohet i përshtatshëm nga administratorët sipas gjykimit të tyre të padiskutueshëm.
5. Çdo përdorues ka të drejtë të ketë vetëm një emër përdoruesi.
6. Për të mbrojtur mendimet e përdoruesve, zhvillimin normal dhe paqësor të diskutimeve, nuk janë të lejuara llogaritë e dyfishta dhe/ose regjistrimet e rreme.
7. Ndryshimi i emrit të përdoruesit nuk lejohet përveçse në rrethana të jashtëzakonshme, p.sh. tek shkeljet e markës tregtare, të drejtës së autorit apo shkaqeve të deklaruara nga gjykatat.
8. Në rast se përdoren emra përdoruesish të ndryshëm nga persona të ndryshëm në të njëjtin kompjuter e/ose i njëjti rrjet duhet t'i komunikohen administratorëve për të mënjanuar përjashtime të mundshme.
9. Në se do të zbulohen llogari të dyfishta (ose të shumëfishta) të paautorizuara, do t'ju përjashtohet emri i përdoruesit dhe adresa IP e rrjetit.
10. Janë rreptësisht të ndaluar dhe do fshihen menjëherë emrat e përdoruesve që përmbajnë adresa URL-shë dhe/ose lidhje faqesh, p.sh. Një emër përdoruesi si: www.mirdita.com ose mirdita.com është i ndaluar. Me përjashtim kompanitë e shërbimeve Skedarmbajtëse (Hosting), të cilat duhet të identifikohen menjëherë në rrjet.
3. Redaktimi
-------------------------------------
1. Të gjitha forumet janë të redaktuara për të parandaluar përdorimin e gjuhës vulgare dhe të turpshme, për të parandaluar mesazhet tregtare dhe/ose reklamuese e për të shmangur që diskutimet të dalin jashtë temës.
2. Duke parë që temat tuaja mund të jenë gati të njëjta me temat e tjera që janë aktive në mirdita.com dhe/ose mund të zgjerohen jashtë temës kryesore, mund të ndodhë që të zhvendosen dhe/ose të ndahen.
3. Periodikisht miratuesit do publikojnë komentet e tyre, por këta nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e zotëruesit të përkatësisë mirdita.com.
4. Shpjegimet në lidhje me veprimet e drejtuesve janë të mundshme përmes email-it ose bisedave private dhe jo në forumin publik me tema mosmarrëveshjesh, të diskutueshme e të nxehta.
5. Çdo diskutim mbajtur nëpërmjet bisedave private me miratuesit ose administratorët, sipas rregullores mund të bashkëndahen edhe nga miratuesit dhe administratorët e tjerë në se konsiderohen të nevojshëm.
6. Jeni të përkrahur të raportoni tek miratuesit çdo parregullsi që gjendet në shkrimet e ndryshme.
7. Sjelljet dhe/ose veprimet që nuk janë në përputhje me këtë Rregullore mund të raportohen duke përdorur butonin "Raportojeni", i pranishëm në çdo përmbajtje.
4. Tema, tituj, shkrime
-------------------------------------
1. Para se të hapni një temë në mirdita.com, sigurohuni që kjo të mos jetë trajtuar dhe/ose hapur më parë.
a) Sigurohuni që tema të jetë e lidhur me kategoritë e forumeve mirdita.com
b) Shkruani një titull përmbledhës që të kuptohet tema e diskutimit.
c) Shmangni titujt e përgjithshëm dhe/ose dallues, si p.sh. Ndihmë! ose S'di çfarë të bëj e kështu me radhë.
d) Çdo titull që do të përbëhet me fjalë dalluese, si për shembull, Ndihmë!, Help! ose diçka të ngjashme do të mbyllet pa njoftim dhe nuk do të jepet asnjë lloj mbështetjeje.
e) Titulli duhet të jetë i qartë dhe duhet të nënkuptojë menjëherë kuptimin për të cilin ai lidhet.
f) Jini sa më përshkrues, specifik dhe përmbledhës në shkrimin tuaj. Në këtë mënyrë, tema dhe/ose pyetja juaj do të kuptohet qartë dhe do të marrë përgjigjet e duhura.
g) Në rast dyshimi, kontaktoni një miratues i cili do t'ju këshillojë.
2. Miratuesit mund t'i redaktojnë gjithmonë titujt e temës suaj pa paralajmërim.
3. Në mirdita.com parapëlqehet shkrimi në Gjuhën letrare shqipe (ajo që shpjegohet dhe mësohet në institucionet arsimore).
a) Në mirdita.com lejohet shkrimi edhe në Gegërisht, Toskërisht dhe Dialektor me kusht që të jetë sa më i kuptueshëm.
b) Në mirdita.com lejohet shkrimi ne gjuhë te huaj vetëm tek kategoritë e posaçme.
c) Parapëlqehet përzgjedhja e emërimeve/emërtimeve shqip dhe jo të huazuara.
4. Të shkruani në dialekt të thellë dhe të pakuptueshëm e të gjymtoni Gramatikën shqiptare mund të merret edhe si një shkelje e rregullores.
5. Nuk lejohen fjalë ose fjali në stil SMS-je. Për shembull: plis, flm, klm, mrp etj...
6. Duke shkruar në stil SMS-je konsiderohet një formë dhune kundrejt lexuesve.
a) Kjo do të çojë në 1 pikë shkelje.
9. Është e ndaluar të shkruhen mesazhe ose tituj të tërë me shkronja të theksuara, me shkronja të mëdha shtypi dhe/ose me shkronja ndryshe nga ato bazë qe ofron mundësia e faqes. Leximi duhet të jetë i thjeshtë, i bukur dhe i shpejtë.
a) Të shkruani me shkronja të theksuara është si një britmë ne veshin e atij tjetrit
b) të shkruani me SHKRONJA TË MËDHA SHTYPI është si një grusht në sytë e atij që lexon
c) të shkruani me shkronja ndryshe nga ato bazë prishni harmoninë e pamjes
d)të shkruani në të verdhë ose në të verdhbardhë nuk lejoni lehtësinë e leximit
e)të shkruash me shkronja tepër të vogla ose tepër të madha e bën të vështirë kuptimin
11. Mos e teproni me mimikat :confused::mad: që shprehin emocione (për të mos e zhvleftësuar shkrimin dhe për të mos e ulur autoritetin e faqes).
a) Të mos futni dy së bashku njëra pas tjetrës. :eek:
b) Të mos futni më shumë se dy në një shkrim të vetëm.
12. Të mos citoni kot e pa nevojë shkrimet në forum.
5. Respekti
-------------------------------------
1. Respektoni gjithmonë përdoruesit e tjerë dhe miratuesit e forumit mirdita.com
2. Diskutimet në mirdita.com duhet të përputhen me rregullat normale të mirësisë dhe mirësjelljes, prandaj u kërkojmë:
a) Të shmangni shkrimet me përmbajtje fyese dhe/ose me nënkuptime sharëse kundrejt personave, feve, organizatave, institucioneve dhe kompanive private.
b) Të shmangni qëndrimet dhe pozitat grindëse, në mënyrë tejet armiqësore ndaj përdoruesve të tjerë në mirdita.com.
c) Të shmangni mesazhet ekskluzivisht per destabilizimin e pjesëmarrjes paqësore, aktive dhe normale në mirdita.com.
3. Mosrespektimi i qëllimshëm në përputhje me këto rregulla të thjeshta të sjelljes mund të rezultojë në anulimin e menjëhershëm të shkrimeve dhe/ose përjashtimin nga mirdita.com sipas vendimit të padiskutueshëm të miratuesve dhe/ose administratorëve të mirdita.com
4. mirdita.com nuk është një mjet për hakmarrjet personale. Konsideroni punët tuaja Personale dhe Private drejtpërdrejt për ato çka janë, pra Personale dhe Private.
5. mirdita.com nuk është vendi për zgjedhjen e grindjeve personale mes anëtarëve ose mosmarrëveshjeve mes njëri-tjetrit.
6. Kushdo që fut pa leje, të dhëna vetjake ose faqe interneti të anëtarëve të tjerë do të përjashtohet.
7. Kjo faqe është ndërvepruese, prandaj ju lutemi t'i trajtoni të tjerët ashtu siç dëshironi që të tjerët t'ju trajtojnë.
a) Një mënyrë e thjeshtë për të shmangur keqkuptimet është që të rilexoni shkrimin tuaj para se ta publikoni në mirdita.com
8. Sharjet ose sulmet personale nuk pranohen dhe nuk tolerohen.
9. Kushdo që përdor gjuhë të papërshtatshme, nis urrejtje personale, ose flet me urrejtje, do të përjashtohet nga të gjitha diskutimet e mirdita.com
6. Ripublikimi
-------------------------------------
1. Është e ndaluar që të bëni ripublikime në të njëjtën temë veç për të mbajtur temën aktive.
2. Të gjitha ripublikimet me qëllim riaktivizimin e temës do t'ju sjellin 1 pikë shkelje.
7. Përparësia në përgjigje
-------------------------------------
1. Në forumin mirdita.com nuk ka përparësi tek përgjigjet.
8. Lidhjet
-------------------------------------
1. Lidhjet me uebfaqe që kanë përmbajtje për të rritur, shpifëse dhe në përgjithësi mund të konsiderohen të paligjshme sipas ligjit shqiptar, uebfaqet që lidhin në përmbajtje për të rritur dhe/ose të paligjshme, lidhjet përkatëse ose mesazhet që përshkruajnë këto lloje shërbimesh dhe përmbajtjesh do të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur.
2. Jepet mundësia të futni nëpër mesazhet lidhje të jashtme, për të shkarkuar materiale nga interneti, që nuk cenojnë të Drejtën e autorit dhe që nuk janë kundra ligjeve në fuqi.
3. Konsiderohet bezdisje (spam) futja e lidhjeve për shkarkime që kërkojnë regjistrim.
4. Të vetmet Lidhje Filiale që pranohen në këtë faqe janë ato që publikohen nga vetë mirdita.com
9. Citimi
-------------------------------------
1. Është e mundur që të citoni burime të tjera (aty ku është e mundur), për t'iu lejuar lexuesve që t'a zhvillojnë temën e një kapitulli, artikulli ose të një faqeje që i intereson.
a) Janë të lejuara lidhjet për këto lloje përmbajtjesh.
10. Vetëreklamimi
-------------------------------------
1. Nuk lejohen në mirdita.com mesazhe me reklama dalluese tregtare dhe/ose fitimprurëse, nuk lejohen gjithashtu edhe lidhjet e uebfaqeve personale apo biznesi me qëllim të dukshëm vetëreklamimin.
a) Janë gjithashtu të ndaluara Lidhjet filiale të çdo lloji.
2. mirdita.com mirëpret lidhje me uebfaqet e jashtme, për të thelluar dhe pasuruar temën në mënyrë unike dhe origjinale.
3. Është e drejta e administratorëve dhe miratuesve për të vendosur se çfarë dhe kur mund të konsiderohen reklama.
4. Përdoruesit të cilët dëshirojnë të hapin këto lloje temash, janë të lutur të kontaktojnë drejtuesit për të marrë leje në hapjen e temës, në se nuk ekziston kategoria e posaçme për reklamimin falas.
5. Çdo formë reklame që nuk është e miratuar paraprakisht nga anëtarët drejtues do të konsiderohet bezdisje (spam).
a) Të gjitha temat e këtij lloji do të mbyllen pa paralajmërim dhe do të merren masa kundër përdoruesve që do t'i bëjnë këto shkelje.
6. Është rreptësisht e ndaluar dërgimi i MP (mesazheve private) vetëreklamues.
a) Këto mund të raportohen tek drejtuesit për të marrë masat e duhura në këtë drejtim.
7. Të vetmet seksione që janë të lejuara për të promovuar uebfaqet tuaja, janë ato të autorizuara nga mirdita.com
8. Është e ndaluar të futni lidhje piratësh që përcjellin në uebfaqet streaming, lidhjet streaming, bashkëndarjet e lidhjeve dhe të çdo vendi tjetër që sjell materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit në formën e materialit pirat.
9. Vetëreklamimi çon në heqjen e 5 pikëve
11. Imazhi i profilit
-------------------------------------
1. Imazhi i profilit është imazh identifikimi ku anëtari ka të drejtën për t'a shfaqur nën emrin e tij të përdoruesit nëpër shkrimet e tij në mirdita.com
2. Nuk lejohen imazhe me përmbajtje:
a) Për të rritur.
b) Të ndyra.
c) Fyese për njerëzit, bizneset dhe organizatat.
d) Politike.
e) Raciste.
12. Nënshkrimi ose Firma
-------------------------------------
1. Në rast se mundësia e nënshkrimit është e aktivizuar, ju mund të futni një lidhje në nënshkrimin tuaj.
a) Lidhjet e brendshme të mirdita.com në nënshkrimin tuaj nuk kontribuojnë në totalin e numrit të lidhjeve në nënshkrim.
2. Nuk pranohen uebfaqet me përmbajtje për të rritur, shpifëse dhe kështu me radhë që mund të konsiderohen të paligjshme sipas Ligjit shqiptar.
3. Në veçanti:
a) Nuk janë të lejuara fotografi/imazhe me përmbajtje për të rritur apo të turpshme.
b) Ndalohen lidhjet filiale për reklamim.
c) Në se nënshkrimi nuk është i përshtatshëm me këtë rregullore do të redaktohet pa paralajmërim.
d) Në çdo rast, administratori dhe anëtarët drejtues do të jenë në gjendje për ta redaktuar nënshkrimin pa paralajmërim në se konsiderohet i papërshtatshëm.
e) Janë të ndaluar distinktivë dhe elemente Fanbox dhe LikeBox.
f) Është e ndaluar çdo parullë, reklamë dhe/ose lidhje reklamimi.
g) Me vendimin e anëtarëve drejtues mund të ketë disa përjashtime.
4. Nuk lejohen imazhe me përmbajtje:
a) Për të rritur.
b) Të ndyra.
c) Fyese për njerëzit, bizneset dhe organizatat.
d) Politike.
e) Raciste.
13. Profili i Anëtarit
-------------------------------------
1. Është në dispozicion, për të gjithë përdoruesit e regjistruar, mundësia për të aftësuar dhe ndryshuar profilin e tyre duke futur përmbajtje në disa fusha shtesë.
2. Përdoruesi i cili shkruan në fushat e profilit duke futur dhe ruajtur të dhënat, është i vetëdijshëm se do bëjë publike gjithçka shkruan dhe për këtë arsye, ngelet i vetmi përgjegjës i drejtpërdrejtë.
3. Mund të redaktoni dhe/ose fshini informacione nga Profili juaj, si dhe kur ta ndjeni më të përshtatshme.
4. mirdita.com dhe anëtarët drejtues nuk janë përgjegjës për ndonjë dëm ose lëndim të drejtëpërdrejtë dhe/ose të tërthortë, i ndodhur nga publikimi i brendshëm i profileve personale të përdoruesve.
5. Kujtojmë se:
a) çdo përdorues është drejtpërdrejt përgjegjës për (imazhet dhe tekstet) që do t'i publikojë.
b) Të gjitha fushat do të jenë/mundet të jenë publike dhe për këtë arsye, një herë të aktivizuara, do të jenë/mundet të jenë të dukshme nga çdokush.
14. Drejtpërdorimi
-------------------------------------
1. Materiali në mirdita.com mund të ripublikohet dhe mund të kopjohet ashtu siç është, pra pa e modifikuar përmbajtjen e materialit, me kusht që të shfaqet edhe lidhja e uebfaqes nga ku është kopjuar.
2. Në se materiali që dëshirohet të përdoret për arsye që e tejkalojnë Drejtpërdorimin, kërkohet një leje e posaçme, nga vetë publikuesi që i gëzon të drejtat dhe/ose nga administrata mirdita.com.
3. Ne mbrojmë dhe respektojmë të Drejtën e autorit:
a) Duke shikuar gjithanshmërinë e uebfaqes mirdita.com ndodh që mund të gjendet përmbajtje e cila vjen edhe nga uebfaqe/burime të tjera.
4. Materiali i kopjuar që gjendet në mirdita.com është për arsyen e pasurimit të temës ose uebfaqes në të cilën ndodhet në mënyrë që t'ju ofrojmë një shërbim sa më cilësor.
5. I gjithë materiali i kopjuar në mirdita.com është i shoqëruar me lidhjen përcjellëse të posaçme të uebfaqes/burimit që gëzon Të drejtat e autorit.
6. Në se në mirdita.com gjendet material i kopjuar dhe pa lidhjen përkatëse, është sepse nuk dihet akoma se kush i zotëron të drejtat e materialit.
7. Në mirdita.com pranohet materiali i kopjuar cilësor edhe pa lidhjen përcjellëse të burimit origjinal, vetëm në se nuk i dihet se kush është autori i tyre origjinal.
8. Në se keni materiale që nuk e njihni prejardhjen origjinale, lutemi ta publikoni në mirdita.com në mënyrë që të mos tejkalojnë në harresë por t'i ofrohen publikut.
9. Në rast se jeni në dijeni që po shkelim të Drejtat e autorit lutemi të bashkëpunoni duke na kontaktuar e shtjelluar sa më parë shkeljen.
10. Në rast se jeni një autor ku mendoni që përmbajtja/materiali juaj po përdoret kundra rregullores nga mirdita.com na kontaktoni menjëherë, duke na përshkruar sa më imtësisht problemin tuaj dhe në se dëshironi t'ju fshijmë materialin nga mirdita.com
11. Sa për fotot/imazhet (gjithçka e nënkuptuar si material muzikor, video, software dhe teksti) duhet t'ju kujtojmë se në qoftë se i kemi krijuar ne si mirdita.com, 99% e tyre janë të publikuara lirisht, përveç rastit:
a) Në se ato janë portrete (për të cilat kemi nevojë për miratimin e personit, kjo në raste të rralla).
b) Në se i kemi gjetur dhe marrë nga rrjeti, duhet të bëni kujdes mbi to për të Drejtën e autorit, të cilave u jepet zakonisht edhe Lidhja e autorit.
c) Në se vijnë nga faqet tregtare, ndoshta janë të mbrojtura me ligj, kështu që mund të publikohen vetëm në se autori e lejon shprehimisht me një kërkesë formale.
11.1 Në se vijnë nga faqet amatore (jozyrtare):
a) Mund të mbrohen me ligj (në se autori e dëshiron atë).
b) Mund të jenë të mbrojtura nga Drejtëbotimi i lakuar për veprat kreative kështu ju duhet të referoni llojin e drejtbotimit për të kuptuar në se ato janë të publikueshme ose jo.
c) Mund të jetë e nevojshme që të citoni burimin në rast të publikimit (e cila është mirë që të bëhet gjithsesi dhe gjithmonë, edhe në qoftë se autori nuk e kërkon e atë).
d) Mund të përdoren lirshëm kudo (e cila është shumë e vështirë, në se keni dyshime, kërkoni mirë në faqen e internetit dhe sigurohuni që ajo të jetë e lirë para se ta publikoni).
13. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se ju nuk mund të fusni lidhje me foto, muzikë, video, programe, tekste të pranishme në faqet e ndryshme të internetit në mënyrë të paligjshme (p.sh. tek uebfaqet me programe të vjedhur dhe të modifikuar, etj...).
15. Adresa email e regjistrimit
-------------------------------------
1. Është i ndaluar regjistrimi duke përdorur adresa email-i të përkohshme (p.sh. ato që zgjasin 10 minuta, 24 orë ose më shumë).
a) Në se do të gjenden anëtarë të regjistruar me këto lloje adresash email-i do të fshihen menjëherë.
16. Çregjistrimi dhe Largimi i Anëtarëve
-------------------------------------
1. Çdokush mund ta bëjë kërkesën për largimin (çregjistrimin) nga mirdita.com duke duke përdorur formularin e kontaktit.
2. Nuk do të fshihen në asnjë rast nga mirdita.com shkrimet, imazhet, videot dhe çdo gjë tjetër e publikuar nga përdoruesi, pasi është material i futur me nismën e tij.
3. Në se kërkesa për çregjistrim bëhet nga një anëtar i përjashtuar, ne rezervojmë të drejtën për ta lënë emrin e përdoruesit aktiv, pasi emri i përdoruesit është thjesht një fantazi e vetë përdoruesit, do të fshijmë adresën/adresat IP dhe email-in e regjistrimit (ku edhe do të ndalohet përgjithmonë nga i gjithë sistemit).
4. Pasi të keni bërë kërkesën për çregjistrim, adresa e email-it tuaj, futet në listën e zezë dhe çdo regjistrim tjetër në të ardhmen me të njëjtën email do t'ju rezultojë i bllokuar.
5. Çregjistrimi në mirdita.com është i përhershëm kështu që nuk do t'ju lejohet më riregjistrimi edhe pse me një emër përdoruesi tjetër.
17. Shkelja
-------------------------------------
1. Me të arritur 10 pikëshin e shkeljeve, ju do të përjashtoheni përgjithmonë nga mirdita.com
Bashkëngjitje
Redaktimi i fundit: