Leku -sensibilizuese-

A

Ale

Vizitor
Leku -sensibilizuese-

Pasuria nuk është e dëmshme, por paaftësia për të jetuar pa të është vdekjeprurëse

Jeta është një tragjedi për ata që kanë me bollëk për të jetuar, por nuk kanë arsye për të jetuar.

Pasuria nuk qëndron në të pasurit e pronave të mëdha por në të pasurit e kërkesave të mëdha.
Epikuri

Është më mirë të kesh bankën tënde në qiell, se sa zemrën tënde në bankë.

Leku mund të blejë:
Një krevat, por jo gjumin.
Libra, por jo tru.
Ushqim, por jo oreks.
Seksin, por jo dashuri.
Një shtëpi, por jo një familje.
Ilaçe, por jo shëndet.
Kënaqësi, por jo lumturi.
Një kryq, por jo një shpëtimtar.
Një stol në Kishë, por jo Parajsën.

Nuk i ndalohet hyrja në Mbretërinë e Qiellit një njeriu që zotëron pasuri, por atij që zotërohet nga pasuritë.

Nuk i ka hije shërbëtorit të kërkojë të jetë i pasur, i madh dhe i nderuar në këtë botë ku Zoti i tij qe i varfër, i mjerë dhe i përbuzur.

Nëse thesari yt gjendet në tokë, je duke u larguar prej tij; nëse është në Qiell, je duke iu afruar atij.

Pasuria e vërtetë e një njeriu qëndron në atë se sa ai do të vlente nëse do të humbiste të gjithë pasurinë e tij materiale.

U citua se njëmbëdhjetë miliarderë vdiqën me Titanikun.

I madhi A. H. Peuchen, i cili i shpëtoi tragjedisë la 300.000 dollarë, gurë të cmuar e tituj në një kasafortë në kabinën e tij.
“Në atë moment lekët dukeshin një budallëk" - thotë në vazhdim- “Mori vetëm tre portokalle.”

Varfëria më e mjerueshme është e atij njeriu që zotëron më shumë se ç’ka nevojë, por ndihet sikur nuk ka kurrë mjaftueshëm.

Është gjë e mirë të zotërosh lekë: mund të jenë shumë të nevojshëm; por të jesh i zotëruar nga lekët do të thotë të jesh i zotëruar nga një djall dhe një nga më të këqinjtë e më të egër

Është e vështirë të jesh i varfër... por jo aq sa të jesh plot me borxhe.

Kur shpenzimet e tua janë më të mëdha se fitimet, vetëm shpenzimet elementare do të shkatërrojnë.

Pasuritë nuk janë një mallkim, nëse bekohen nga Zoti.

Hyji na e jep pasurinë jo që ta grumbullojmë, por që ta bashkëndajmë

Karakteri i një personi vihet para një prove të vështirë kur papritmas fiton ose humb një shumë të madhe lekësh.

Besimtarit të vërtetë nuk i intereson të pasurohet. Ai zotëron pasuri të brendshme shumë më të mëdha se ato që mund të ofrojë bota.

Koha dhe leku janë pesha më e rëndë e jetës, e njerëzit më të palumtur janë ata që zotërojnë, o njërën o tjetrën, më shumë se sa ç’dinë ta përdorin.
Samuel Johnson

Nuk mund të marrësh me vetë në Qiell pasurinë tënde: por mund ta dërgosh më përpara...
 
Kthehuni
Sipër