Letërsia gojore

J

Jani

Vizitor
Letërsia gojore

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e një populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtëritur dhe e pasuruar me fenomenet të reja varësisht nga koha dhe vendi përbënë fontin e veçante të folkloristikës që quhet letërsi gojore apo popullore.
Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore, ndërnjerëzore dhe morale. Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar një jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jetë ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht.
Letërsia gojore ka një periudhë historike shumë të gjatë. Fillimet e saj janë qe ne kohën e egërsisë kur njeriu ka pasur nevojë ti komunikoj tjetrit përvojën e fituar në luftë me kafshët apo natyrën dhe duke ua transmetuar të tjerëve ne fillim me gjeste e me vonë edhe gojarisht.
Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne sipërfaqe prandaj dhe janë quajtur krijues anonim.
Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen me të mire, vuajtjen ne lumturi, roberine ne lirinë, etjere.
Krijuesit popullor kane një imagjinatë te bujshmeata e paraqesin realitetine e kohës në mënyre besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo te lumture.
Pasi që folklori bene pjese në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bene që shkenca e folkloristikës të këtë nevojë për disiplinat shkencore ndihmese si : etnografi-shkencë e mënyrës së jetesës se popullit, muzikologjinë-shkencë mbi kulturën e muzikës, ordografine-shkenca mbi vallëzimin e popullit dhe dialektologjinë-shkenca mbi te folurin e popullit sidomos këngët lirike/epike.
Në këtë letërsi hynë krijimet si: Legjendat.përrallat,gojdhënat,këngët etj.
 
Kthehuni
Sipër