Letra e nji iluministi

Munella

Anetar Fillestar
Letra e nji iluministi

Letra të cilën e shkruen Albert Pikea, njeni prej masonve ma t'mdhej të kohës sonë, udhëheqsi suprem i ritit masonerisë skoceze të Amerikës që ia dërgon, Giuseppe Mazzininit, iluministit revolucionar të Italisë që në vitin 1871. Përndryshe, Albert Pikea s'ka qenë kurrfar profeti dhe s'ka pas kurfar fuqie mbinatyrore, por asht shumë interesantë se si atëherë masoneria i kishte ba planet për luftën e parë, dytë dhe të tretë e që Pikea, kolegut t'ij, përmes letrës ia spjegon planet dhe rrjedhjen e të gjitha ngjarjeve me saktsi dhe përpikmëni.

ÇE LETRA

„Patjetër duhet me shkaktue Luftën e Parë Botnore për mej mundsue iluminatit përmbysjen e pushtetit të plotfuqishëm t'perandorve rusë dhe Rusinë duhet me e ba kështjellë të ateizmit dhe komunizmit. Divergjencat dhe mosmarrveshjet n'mes mbretnisë angleze dhe gjermane të shkaktueme përmes agjentëve të iluminatit, do t'mirren si nji nxitje për at luftë. Në mbarim të luftës do t'vendoset komunizmi që përmes tij të shkatrrohen edhe qeveritë tjera ashtuqë t'bahet edhe dobsimi i religjionit.“

„Lufta e Dytë Botnore duhet shkatue tuj përfitue nga dallimi n'mes politikes cioniste dhe asaj fashiste. Ajo luftë duhet organizue n' at mnyrë që t'rrezulton në shkatrrimin e nacizmit dhe forcimin e cionizmit për t'mundsue themelimin e shtetit t'pavarun t'Izraelit n'tokën palestineze. Gjatë Luftës Dytë Botnore, komunizmi ndërkombtarë patjetër duhet ba aq i fortë që t'jetë nji kunderpeshë e krishtenizmit, i cili (komunizmi) duhet t'jetë i frenuem dhe i ngelun në prapavijë deri n'momentin kur do t'jetë e nevojshme për nji kataklizmë sociale përfundimtare.“

„Lufta e Tretë Botnore patjetër duhet t'jetë e shkaktueme tuj përfitue nga dallimet që i ka shkaktue agjentura e iluminatit n'mes politikës cioniste dhe udhjeçësve të botës islame. Lufta duhet zhvillohet n'at mnyrë që islami (muslimanët si dhe e gjithë bota arabe) dhe politika cioniste (Izraeli), reciprokisht të shkatrrohen tansisht. Në ndërkohë, vendet (kombet) tjera edhe ashtu të ndamë e t'pëqamë n'mes vete, do t'jenë t'detyruem me luftue deri n'pikën e fundit të shkatrrimit tyne fizik, moral dhe shpirtnoro- ekonomik....do ti ndezim (ndërsejmë) nihilistët dhe ateistët. Do t'provokojmë kataklizmën ma t'madhe sociale botnore e cila me tmerret e saja, qartë do ta tregojë efektin e ateizmit të plotë, burimit energjetik të t'gjithë egërsisë dhe trazirave të përgjakshme.

Atëherë qytetarët në mbarë botën, do t'detyrohen me mbrojtë vehtën prej revolucionarve botnorë dhe minoriteteve botnore deri në shkatrrimin total të civilizimeve, masat do t'jenë të zhgënjyera prej krishtenizmit, shpirti deistik n'at moment do t'mbetet pa kurrfar drejtimi dhe pa kurrfar qëllimi tuj kërkue idealin, por tuj mos ditë kah me e drejtue adhurimin e tyne, do ta pranojnë dritën e shkencës së pastër dhe t'vërtetë të Luciferrit përmes paraqitjes univerzale e cila ma në fund do tu paraqitet publikisht popujve. Ky publikim do të jetë rezultat i lëvizjes së përgjithshme reaksionare që do të pasojë shkatërrimin reciprok të krishtenizmit dhe ateizmit, dhe, në të njëjtën kohë edhe çrrënjosjen totale të tyne.“ Shkruhet në letër.

"Lufta konsiston në faktin se njerëzit, edhe pse nuk e njofin njeni-tjetrin, vriten me njeni- tjetrin me urdhnat e njerzve që shumë bukur njifen me njeni- tjetrin, por reciprokisht nuk vriten n'mes vete.“ Albert Anshtajn.
 
Kthehuni
Sipër