Mirdita - Kroi i Bardhë

Mirdita Turistike - Kroi i Bardhe

krojbardhe.jpg

Në mes të malit të Didhes e të Kunorës ndodhet një burim uji që njihet me emrin: Kroi i Bardhë. Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej më se 25 vjetësh nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme.


Gjithnjë është folur për rëndësinë e një investimi në këtë pikë turistike të rrallë, që nënkupton ndonjë kamping, hotel e mjedise të tjera për frekuentuesit, por deri sot nuk është realizuar diçka e tillë. Vendburimi i Kroit të Bardhë është 1350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra/min dhe temperaturë 3-4°.

Uji kalon nidis shkëmbinjëve ultrabazikë, duke përfituar përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km në lindje të Rrëshenit.
 
Kthehuni
Sipër