Mjeksia alternative

Munella

Anetar Fillestar
Mjeksia alternative

FARAT E LINITKanë aftësi ipocolesterolemizzanti dhe afrodiziakë ndihmojnë ne rregullimin e peshës trupore njihet edhe si ushqimi i bukurisë pasi i jep jete dhe shkëlqim lekures flokëve thonjve, syve.

Ai ndihmon ne uljen densitetin e gjakut, bllokojnë rritjen e qelizave tumorale, Omega -3 edhe pse është yndyre nuk ndikon aspak ne rritjen e peshës trupore përkundrazi hyn ne reaksion me yndyrat e tjera duke i shkrire ato sipas studimit te bere nga universiteti i Pensilvanias. Prandaj dhe mungesa e tyre bën qe organizmi ynë ti tresë me veshtiresi yndyrat e tepërta te grumbulluara ne pjese te veçanta te trupit.omega-3 ka aftësi antikanceroze farat e linit mund te përdoren për kurimin e rreth 26 sëmundjeve te ndryshme.

Sipas kërkuesit shkencor Amerikan Donald Rudin mungesa për një kohe te gjate e omega-3 shkakton probleme mentali te memories, te dimensionit te qelizave te komunikimit ndermjet tyre dhe si përfundim ngadalësimin e zhvillimit te mendimit.

Kohëve të fundit asht zbulue se farat e linit kanë në vehte edhe vitamin B 17. Vitamin që parandalon apo shëron çdo kancer.Farat e linit rregullojnë edhe sheqerin dhe shkrijnë të gjitha yndyrat e damshme nëpër të gjithë trupin.

Mnyra e përdorimitNë mullinin e kafes (mullini elektrik) kemi blue farat e linitN'filxhanin e çajit 3dcl. kemi futun dy-tri lugë kos. Mbi kos kemi hjedhun miellin (farat e blume) dhe mbi miell hjedhim uji, i përziejmë (trazojmë) mirë e mirë dhe masën e fitueme e konsumojmë çdo mëngjes në esull. Asht e kshillueshme që ti konsumojmë menjiherë sepse mbas dy orëve humbet vlefta kuruese e tyne.

Kjo mnyrë e konsumimit asht krejtsisht e imja. Ka tre muaj që e përdor çdo mëngjes dhe rrezulltatet janë fantastike. Për to do tu flas në nji temë tjetër.

Me nderime, Munella
 
Për me e shërue trupin ma s'parit duhet me e shërue shpirtin.-

MBAJENI SHISHEN E RAKISË TE KRYET E SHTRATIT

Të gjithë e sidomos mirditorët e dinë se rakia asht ilaç i pazevendsueshëm dhe të gjithë kshillojnë me e pi nji gotë n'mëngjes sepse ti djeg mikrobat, por askush nuk e preferon me e pi nji gotë para se me fjetë.
Pra, shishen e rakisë mbajeni te krytë dhe nji gotë n'mëngjes sepse ta ban çarkullimin e gjakut nëpër t'gjithë trupin. Gjithashtu nji gotë para se me fjetë sepse ta përpunon të gjithë ushçimin.
Pra nji gotë n'mëngjes ta ban çarkullimin e gjakut, Gota e dytë, t'çon gjak ma shumë se duhet n'tru e gota tretë t'çon aç shumë gjak sa mund të shkaktojë edhe pikën n'tru.
KUJDES: Vetëm nji gotë n'mëngjes dhe vetëm nji gotë para se me fjetë.
Kam shumë rrespekt ndaj mirditorëve dhe shumë e dua Mirditën time prandaj dua që t'jeni të gjithë të shëndetshëm.
Munella
 
Kjo puna e rakise nuk e di se sa eshte e efektshme. Por nuk e mohoj qe zakonisht mengjesi per pleqte e vjeter ishte Kafe turke dhe gota e rakise. Por me mjekesi nuk kam diturite baze per ta vertetuar se rakia ne mengjes (kuptohet, ne menyre te moderuar) ben mire apo keq.
 
Anton, unë nuk di se çka je me profesion ose me çka merresh, por edhe nëpër fakultetet e medicinës n'gjithë botën nuk janë edhe t'gjitha t'vërteta ato që msohen nëpër ato fakultete. Përvoja njerzore nëpër vendet e vorfuna të botës i ka ba njerzit MJEKË SPECIALISTË.
Prandaj t'gjitha ato që ti thonë pleqtë, tuj fillue edhe prej meje, merri si t'vërteta sidomos kur asht fjala për mjeksinë alternative.
Pra edhe nji herë po e përseris:
Aç sa asht e vlefshme nji gotë raki n'mëngjes, aç asht e vlefshme edhe para se t'bijmë me fjetë. Kur t'vish n'vitet e mia do ta vërtetosh vetë.
 
Dikur një mjek më ka thëne. Edhe pse po te përshkruaj ilaçet për kurim duhet të dish se kushdo është mjek i vetvetes. Me pak fjalë edhe pse i njëjti ilaç ka efekte te ndryshme ne individë të ndryshëm, kështu që jemi gjithmonë në qe duhet te kuptojmë se çfarë na bën mirë. Kjo gjë mësohet pak nga pak gjatë jetës dhe sidomos duke i trashëguar nga një brez në tjetrin. Pra mjekësia popullore është absolutisht për tu nderuar dhe provuar.
 
Miri, i madhi Nikolla Teslla përveç se ka qenë shkenctar i madh. Ka qenë edhe poet i mirë, por mbi t'gjitha ka qenë mjek i përsosun i vetvetës. Jashtzakonisht e ka njoftë mjeksinë popullore dhe asnji herë nuk e ka vizitue mjekun e thuhei se ka qenë shumë vital. Nji herë i kishte rrëshqitë kamba në akull të trotuarit dhe rrotullohet në air tuj ba nji sallto e tuj ra pip e n'kambë. Pema ma e preferueme e tij ka qenë pjeshka. Njera prej Shprehjeve të tij që m'ka pëlqye ma s'shumti asht: "Sikur ju (serbët dhe kroatët) t'keni mundsi që urrejtjen që keni n'mes veti ta shëndrroni në energji elektrike. Ku me e dijtë se sa e sa qytete do ti ndriçonit nëpër t'gjithë botën".
Edhe nji gja duhet ta tregoj: Të gjitha ato tableta që ti jep mjeku bazen e kanë tek bimet, por si të tilla nuk mund t'qëndrojnë gjatë pa i mbrojtë me kemikate e ato kemikate janë vetëm helm. Tabletat që janë me plastikë kanë naftalin dhe vetëm 40% e ndihmojnë organizmin tonë e 60% e damtojnë. Prandaj sa ma pak tableta e sa ma shumë ushqim të shëndetshëm.
 
Patjeter, por nuk duhet mohuar edhe perparimi i shkences. Ku fale perparimit te shkences po kurohen ca semundje ku vite me perpara ishin semundje vdekjeprurese. Ajo qe doje te shprehja une, se mjekesia popullore eshte (mendoj) e vetmja alternative e ilaçeve mjekesore te tanishme. Dhe ka shume njerez te etshem per te ditur sa me shume rreth ketyre alternativash.
 
Kthehuni
Sipër