Mjeksia popullore
NANA IME
Ne kemi qenë familja ma e vorfun jo vetëm n'tan famulli, por edhe n'tan Kosovë e ndoshta edhe n'gjithë Europë për qudi, kemi qenë fmijtë ma t'shëndetshëm jo vetëm n'katundin tonë, por n'tgjithë famullinë. Kjo vetëm tuj ju falnderue Nanës sonë.
Sa herë që smuheshim. Nana delte n'malin që e kishim shumë afër. Mblidhte lisna.
Lloj bari i gjatë i gjelbërtë me gjethe shumë të imta e shumë të shpeshta dhe n'mal pothuajse gjindei në çdo stinë.
I binte lisnat n'ksollë. N'vargue vinte kusinë me uji, i fuste lisnat n'te dhe i ziente. Mandej çilte arkën dhe prej saj nxirrte do cukla. I shtronte n'tokë e mbi to i shtronte lisnat. Mbi lisna shtriheshim ne e mandej me lisna edhe na mbulonte dhe ashtu na zinte gjumi. Kur çoheshim, likurën e kishim shumë të butë e faqet ma kuq se molla.
Tridhjetë vite ma vonë, në nji dokumentar televiziv tregohei se nji austriak në vendin e tij kishte çelë nji banjë për shërimin e nji mori smundjesh krejtsisht njejtë sikur që vepronte Nana jonë, por austriaku nuk mblidhte lisna, por kosiste bar livadhi.
Kur na dhimte kryet. Nana merrte nji marhamë. E lagte me raki kumbullash dhe na e lidhte kryet. Bashkë me te banim disa xhiro nëpër oborr dhe mbas disa orëve s'dijshim ma dhimtë kreje.
Ata që i gzoheshin prandverës ma së shumti ishin familjet e vorfuna. Ne posaçërisht gëzoheshim sepse atëherë dilshin hithat dhe baba shkonte ei mblidhte. E mbushte nji thes me hitha. I binte n'shpi e Nana na gatuente petë me to: Petë me hitha. Mbas hithave dilnin laknishtat e mandej hanim petë me laknishta. Domethanë, ne jemi ushçye „EKO“ tuj ju falnderue vorfnisë, skamjes dhe mjerimit të tejskajshëm, për at arsyeje kemi qenë shumë të shëndetshëm dhe kurrë s'kemi kërkue ndihmë tek doktorri.
Pra, dashninë për mjeksinë popullore e kam të ngulitun prej fëminisë dhe sa herë shetis i vetëm. Baj kryq, them uratë e i lutem Zotit për shpirtin e Nanës sime.