Nana te tezja Vitore n'Gjakovë
Dikush i ra zilës n’derë t’oborrit, mandej dera u hap dhe hyni një grue e veshun me do rroba t’vjetra t’katundit. Kjo grue i kishte dathë e marrë n’dorë opangat dhe po ecte nëpër stazën e betonit që vinte përmjedis luleve dhe ishte bukur e gjatë deri te dera e shpisë. Kur e pamë na fmijtë, vrapuem drejt kah shpia.
Nanë, nanë, oj nanë! Dil se ka ardh një budallicë prej katundit. Nana doli menjëherë. Ou, hajde Mrikë hajde, mirë se t’pruni Zoti. –Po, pse i ke dathë opangat, oj Mrikë? -Pasha bukën, i pata me lloq e thash mos t’iau zhyj vendin. –Uh, krahnjomja ti, po ky asht beton, oj Mrikë. –Ani ani, s’ka dert. –Po, ti mbathi tash opangat. –Jo jo, pasha bukën, se tash hymë n’shpi.
Kur hyni nana me kët Mrikën mbrenda, Mrika u ul me një karrigë kurse nana shkoi n’kuzhinë e mandej u kthye me një gotë të mbushun plot me uji e me një tjetër gotë plot me mjalt.
–Mrikë, na mysafirtë i presim me sllatkë, po ty ta pruna kët gotë mjalt, se e ka ble Kola një ditë n’pazar e kush s'e ka, e pash at shpirt haje krejt, se po shkoj me ta pjekë kafën. Por Mrika e mori veq një lugë mjalt e piu gotën e ujit ei la n’tavolinë. Kur i pruni nana kafet e pau gotën plot me mjalt.
–Pse moj Mrikë s’e hangre mjaltin. –Hangra boll, oj Vitore. –Hajt, hajt, merre haje krejt. –Jo jo, nuk jam tu mujt. –Pash at shpirt, haje. –Jo jo! -Pash at Zot, Mrikë, haje. –Jo bre jo, s’jam tuj mujt.
Nana i l’shoi be edhe disa herë, por Mrika nuk e mur ma asnjë lugë mjalt. Nana me Mrikën filluen me i pi kafet kurse na fmijtë dolëm përjashta ei morëm opangat e asaj gruje e filluem me e imitue nëpër oborr e herë herë e shifshim nanën tuj na kqyr për dritare.
Mbas një ore, nana doli tuj e përcjell e tuj u fjalos me te. Pse, moj Mrikë nuk n’gove me hangër bukë. –Jo, pasha bukën, jam ngishëm. –Ah, kuku për shpirtin tan e për jetën tane, po kurrë s’do me u mbush mend. Budallicë do me vdek. Mandej u falën nër veti e ajo grue shkoi e nana u kthye me sy të mbushun plot me lotë e tuj than: Eh, e mjera ti për mentë tua, moj Mrikë.
–Kush ke ajo gru oj nanë, i thamë na fmijtë. –Ajo, asht kushrina ime e parë dhe ju e keni teze. E mue zemra mu grinte n’gjoks kur ju shifsha për dritare tuj e përqesh. Kuku, mor fmijtë e mi. Asht n’short me iu vra Zoti prej qille se keni ba hajgare e keni qesh me at fukara. Ae e dini moj nanë se si jeton ajo n’katund me një tubë fmijë e s’ka gja mas shpirti. E rrotull motmotit nuk e ngin barkun me bukë as ajo as fmijtë e saj. Por ae pat çfar morali t’nalt e çfar karakteri t’fortë ka. Edhe pse goja iu kish tha edhe pse barku iu kish prrekë. Ajo as mjalt e as bukë nuk hangër. Keni hy n’gjynah shumë sot o fmijtë e mi. –Na fal të lutemi, oj nanë. –Iu nanë, shkoni n’kishë e lutnju shejtit Shna Nue e ndoshta i bjen dhimtë e iau fal kët gjynah se e keni ba sot.
Prej asaj dite unë asaj gruje i kam thanë tezja Mrikë dhe e kam dashtë me gjithë shpirt. Oh, dritë i pastë shpirti, po shejtneshë për toke ashtë kanë. M’tha Gita e tezes Vitore, tuj e krye tregimin për tezën e vet që njëkohsisht ishte nana jonë.