V
Veptima
Vizitor
Nga njeri i Zotit te Barcelona, ky është Orelesi
Shpërthyes, i shpejtë në krahun e majtë. Ky është Nuredin Orelesi lojtari nigerian i Skënderbeut. I ardhur në Shqipëri për të luajtur me Dinamon, lojtari është një nga shtyllat kryesore këto vitet e fundit për skuadrën kampione të Korçës. Gjithsesi paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u parë nga disa skuadra të tjera në Europë. Orelesi ka lindur në Lagos 22 vite më parë dhe ka luajtur për ECO FC. Dinamo e mori pas një turneu në Egjipt dhe e solli në Shqipëri. Sot ai është një nga lojtarët më të respektuar të Kategorisë Superiore me disa tituj kampionë në xhep.
Për mediet lokale nigeriane, ai rrëfen faktin sesi po ja kalon në Shqipëri dhe cili është qëllimi i tij. “Zakonisht çdo lojtar kopjon një model. Unë kam qëllim të shkoj në një kampionat tjetër. Këtu jam mirë. Futbolli është i mirëorganizuar ndonëse Shqipëria është një vend i vogël. Veç futbollit ia kaloj mirë me familjen time. Në Shqipëria mbërrita rastësisht. Por gjithmonë duhet t’ia nisësh nga fillimi. Kur erdha thashë që ky është shansi për të provuar veten dhe ndihmuar klubin. Tifozët më mbështetën shumë. Kam pasur mundësinë që të luaj në të gjithë ligat e mundshme, madje edhe në “Champions”. Jam i lumtur që kam nisur karrierën time këtu.
Sigurisht nuk është “Premiership”, “La Liga”, “Bundesliga”, “Dutch league”, “French League” dhe ndoshta ndonjë nuk e kupton, por trajneri i Kombëtares mund të më ndjekë dhe të verifikojë lojën dhe punën time. Është e lehtë. Besoj në Zot për çdo gjë. Kam luajtur në mënyrë të rregullt dhe si unë e klubi kemi përfituar së bashku. Edhe pse ndokush mund të thotë që përse luan në këto kampionate u përgjigjem se tani i kam dyert e hapura. Nuk kam asnjë peng për zgjedhjet që kam bërë deri tani në karrierën time si futbollist. Vitin e fundit fitova edhe titullin kampion. Ishte e mrekullueshme. Ishim të tretët dhe në fund të parët. Një plus për karrierën”, shprehet Orelesi. Futbollisti i korçarëve flet edhe për veten dhe sesi e gjen energji në që gjithmonë të jetë i freskët në fushën e lojës në çdo moment. Për të i rëndësishëm është Zoti që e ka ndihmuar jo pak në karrierën sportive.
“Kam luajtur gjithmonë në maksimum në këtë vend për të bërë emër. E di që kampionati është poshtë në Europë, por e përsëris. Kam dhënë gjithçka. Jam i bindur se ndeshjet që kam luajtur do të më çojnë në majë. Klubet e rëndësishme mund të më afrojnë nëse unë luaj mirë. Gjithçka ia kam lënë në duar Zotit. Ai e di më të mirën dhe për këtë nuk hezitoj të bëj hapin e madh. Në Kombëtare kam akoma kohë që të tregoj veten dhe do të jem me “Super Eagles”(kombëtaren e Nigerisë), sapo të kaloj në një skuadër më të njohur. Sa për të ardhmen mund të them vetëm se kam shanse të mëdha. Në fund të sezonit mund të kaloj në një kampionat tjetër, ndonëse asgjë nuk është mbyllur. Oferta kam pasur pa fund.
Skuadra nga Holanda, Rusia, Turqia Franca më kanë kërkuar. Sezonin që shkoi një skuadër holandeze më donte me çdo kusht, por në fund nuk arritën marrëveshjen me klubin tim dhe gjithçka u mbyll. Në fund dua të zbuloj diçka. Jam tifoz i Barcelonës dhe me ta rritem çdo ditë. Ëndrra ime të luaj me katalanasit”, ka mbyllur një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut, Nuredin Orelesi.
Olsi Avdiaj