Ngritja e institucioneve artistike
Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e institucioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve, ëndërr disa vjeçare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. Njëzet vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit të Veprave të Artit" Drejtuar nga z.Skënder Glina, ajo u bë një qëndër komplekse në ndihmë të artistëve të të gjitha fushave të artit, kryesisht të ati monumental.
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit themeluan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për formimin e artit të ri të realizmit socialist”.
Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve).
Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U hapën disa muze kombëtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Historik Kombëtar ku veç afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë.
Për studimin e veprimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave.