Nikollë Përdeda, 1930-2016

Munella

Anetar Fillestar
Nikollë Përdeda, 1930-2016

N'vorret e Poreçit t'Kroacisë ka t'mbyllun dërresa dhe mish e eshna, por edhe nji copë shkamb me origjinë prej Spaqit t'Mirditës që quhet Nikollë Përdeda

Nikollë Përdeda asht djali tretë i Nrecë Përdedës i lindun para 86 viteve n'katundin e Marmullit, Kosovë. Para luftës dytë botnore, i ati Nikollës ka qenë president i nji çarku t' Gjakovës. Pothuajse t'gjitha familjet e Marmullit tuj përfshi këtu edhe familjen e Nikollës e kanë origjinën prej MIRDITE.

Për Nikollën nuk e di se, ae ka pas t'kryeme shkollën fillore, por e di sakt se n'moshën 34 vjeçare e ka fitue milionin e parë. Me profesion ka qenë: Çka i ka pa syni ia ka përpunue mendja dhe ia ka prodhue dora.

N'fillim asht marrë me asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e hekurudhave nëpër Kosovë. Ka pas nji penë kuaj me t'cilët ka transportue materjal ndërtimor. Mandej ka ble nji kamion me t'cilin e ka ba t'njejtën punë.

Ka shitë sanë, kashtë, arpaxhikë (qepujka) dhe bostan (shalqi). Ka prodhue dhe ka shitë argjend, orë, filigran, ari, perla, korala, diamanta dhe brilianta.

Ka ble tokë e male, 36 hektarë n'Marmull pa e llogaritë edhe tokën që e ka ble n'Poreç. Ka ndërtue kullën n'Marmull që ka qenë simbol i bukurisë për krejt katundin tonë. Si kulla e Zekë Nrecës thuhei n'at kohë. Ka ble shpia n'Prizren e dyqane e shpia n'Poreç.

Ka udhtue shumë, herë-herë edhe me qinda e mia kilometra pa fjetë askund tuj mbrri n'vendin e caktuem edhe gjysëm i vdekun, por ma s'parit i ka mbarue t'gjitha punët e mandej ka pushue me noj hotel, por ka pas rast se ka përfundue edhe me noj spital.

Ka punue shumë, e ka mundue vetën shumë, ka hjekë shumë, por s'asht lodhë e s'asht dorzue kurrë.

S'ka egzistue njeri n'ket rruzull toksorë që kur ka dashtë ai s'e ka lanë pa e ba mik. E s'ka egzistue derë kancellarie (zyre) pa e çelë dora e tij, tuj fillue prej noj referenti t'thjeshtë e deri tek kryetarët e komunave, komiteteve, ministrat e shtetit, gjeneralët e ushtrisë e pse jo. Edhe deri tek Marshalli i ish Jugosllavisë. Josip Broz Tito.

Çdo kund dora tij e ka çelë derën e çdo kund e ka lanë derën e çelun.

Gjendja e tij shëndetsore: Njenën kambë e ka pas t'kputun, gjysmën e lukthit e ka pas t'plastikës, s'i ka pas gjysmën e zorrëve dhe nji pjesë të dejve.

Çe Pjetër, lexoje vet fletëlëshimin prej spitalit. Kancerin që e kam pas n'mushni, shumë agresiv ei pashërueshëm. Asht zhdukë vet.

Nuk t'kam shnoshë unë m'ka thanë vet doktorri. Nuk t'ka shnoshë as medicina bashkohore që unë e përfaçsoj, por t'ka shnoshë vetëm noj vepër shumë e mirë që e ke ba gjatë jetës.

E unë kisha me thanë. Jo vetëm noj vepër, por janë me dhjetra e qindra vepra t'mira që ai i ka ba gjatë jetës tij, vetëm për qeshtje humane e pa kurrfar shpërblimi.

Tregonte vet Nikolla,

Ka qenë viti 1965, sa pata mrri n'Marmull prej nji rrugtimi t'largtë e t'mundimshëm, m'thonë vllaznit. Nikollë bre, familja tetë antarshe n'Prizren janë t'gjithë t'pa punë e t'pa kurrfar t'ardhuna mbi ket tokë. Aman, ban çmos e shko ndihmoju. S'hyna fare n'shpi, shkova menjiherë n'Prizren, e drejtë e n'komitet e prej komitetit n'shpi t'asaj familje ei thash t'zotit asaj shpie.

A kishe punue „n'rasadnik“ t'Prizrenit. Kisha punue mor baca Nikollë, por djal nane s'ka se mundet me hy n'punë aty. Nesër ti shko „n'Rasadnik“ n'ora tetë t'mëngjesit e filloja punës. Po ti, ju drejtova kunatës tij që ishte e re e kish mbetë e vejë, me pesë fmijë jetima.

A kishe punue ti „n'Liri“ t'Prizrenit. Iu baca Nikollë shka je tuj thanë mor. Po s'ka kush se mundet me u punsue n'at ndërmarrje. Nesër edhe ti n'ora tetë t'mëngjesit shko „n'Liri“ e filloja punës.

E çon Zoti nji dashamir prej Caparcit t'Kosovës (unë ia kam harrue emnin) e kish çue babën n'spital t'Ljublanës, pa kurrfar udhëzimi e pa kurrfar dokumenti. S'ka pas gjasa, jo me u shtrue, por as me hy n'korridor t'spitalit. M'thrrasin mue n'telefon n'Poreç. I hypi makinës e menjiherë shkoj n'Ljublanë. Pacientin slloven e nxjerrin me gjithë krevet n'korridor e dashamirin tim prej Caparcit e shtrojnë n'dhomën e spitalit.

Mbasi u ba Kroacia shtet, sa djemë t'miqve e dashamirëve i kam pshtue prej policisë se i kanë zanë tuj e kalue kufinin ilegalisht për me u takue me familjet e veta n'Istër. Bile, nji polic, nji herë u kish pas thanë: „Djemë ma budallë se ju s'mka ra rasti me pa kurrë. Po gjithë kët njoftsi se e paskeni pas n'Kroaci e ju kaloni nëpër male“.

S'ka pas shumë kohë që Tito ka qenë prish me Stalinin. Bash n'at kohë, qytetarët e ish Jugosllavisë s'kanë mujtë as me hy n'Bashkimin Sovjetik e unë, jo vetëm që e kam kalue kufinin, por edhe e kam çue bacën Zekë n'spitalin e Moskës. Tri ditë mbasi asht shtrue n'spital, e kanë gjetë mjekun ma t'mirin n'Bashkimin Sovjetik dhe ka ardhë e ia ka ba operacion sytë vllait tim.

Nji herë tuj shkue për Budapesht kam qenë me nji shpejtsi shumë t'madhe kur shof nanën me fmijnë tuj kalue rrugën. S'kishte gjasa me pshtue ata pa i mbytë. Edhe me pas frenue, përseri kishte rrshqitë makina ej kish mbytë. Atëherë me rrefleks e kam kthye vollanin e kam përfundue n'ara tuj u rrotullue dy-tri herë me makinë. Nuk di asgja se si kam përfundue jasht makine pa kurrfar thyemje, ndrydhje e pa kurrfar gërrvishtje n'trup.

Flet nipi për gjyshin,

Bacën Nikollë, kur shkon ushtar n'Mal t'Zi, e kishin pas caktue shofer. Si e kryen obukën (pregatitjen ushtarake që ka zgjatë gjashtë muaj) e çojnë n'kufi me Shqipninë. Ia japin nji kamion e menjiherë ai fillon me u njoftue e me u shoqnue me banortë e Malsisë Madhe.

Atëherë s'kishte pas as magarë n'ato anë e lene ma noj automjet.

Mbas pune n'ushtri e si binte terri e shkonin oficerët nëpër shpia kish pas marrë kamionin e tuj punue tan natën për malsorë e malsorët shumica e kishin pas pague e ndokush edhe s'kish pas mundsi me e pague e megjithate kish pas fitue t'holla shumë. As vet nuk e ka ditë se sa pare ju kish pas çue atëherë familjes n'shpi.

Nji ditë e kishte pas spiunue dikush. E çojnë n'raport tuj marrë edhe masa ndëshkimore ndaj tij e për pak kishin pas me mbyllë edhe n'burg. Ma s'kish pas punue mbas orarit, por e çon Zoti nji malsor ej thotë:

Pash hatrin e Zotit Nikollë, hajde ma ço djalin n'spital t'Titogradit se asht tuj m'vdekë. E kthen rrugën ku kish pas me shkue për detyra t'ushtrisë, ej shkon n'shpi atij malsori, marrin djalin dhe tuj ra teposhtë ndeshët drejtëpërdrejtë me makinën e kolonelit. I ndalin makinat. Del koloneli prej makine, del edhe baca Nikollë prej kamionit dhe, koloneli, tuj lujtë kupa e kresë, kish pas fillue mej bërtitë.

Ah, Zotin, dillin e hanën ti shkërdhefsha. Tash kam me t'arrestue e s'ke me dal ma gjallë prej burgut. Po si je tuj ditë ti me e shkatrrue kështu Jugosllavinë e Titos. Kur e ndal ai fjalën. T'ia fillon mej bërtitë ky atij.

Unë e di se ju s'Keni Zot, por e di se keni edhe mendë edhe shpirt. A mendoni se edhe ju keni me u plakë e kush ka me ia u pague pensionin juve. Ky pra se jam tuj shkue unë me e shnoshë n'ket moment, m'tregoni ju atëherë. A unë jam tuj e shkatrrue Jugosllavinë se jam tuj shku me e shpëtue nji jetë njeriu apo ju që m'keni dal përpara e jeni tuj ma ndalë rrugën për mos me e shpëtue nji jetë njeriu.

Ah, Zotin ta qi...! Shko edhe ksaj here, por po ta jap besën se edhe nji herë n'tzafsha s'kam me t'çue n'burg, por kam me t'vra vet me dorën time.

Po Titon ae ke pas ba mik shpie e pyeta nji herë. Jo, mik shpie s'e kam pas ba, por piloti tij ma ka pasë sjellë farën e bostanit prej Amerike.

Po çka tu kanë pas dasht farat e bostanit, o gjysh. Eh sa tokën e kam pas ble n'Poreç e kam pas mbjellë bostan. Bostani i Amerikës ka qenë pa kurrfar konkurence n't'gjithë ish Jugosllavinë. M'beso nipash se ka pas vjet se fitojsha me bostan aç sa fitojsha edhe me dugojë.

Gjyshi asnji herë s'e ka pas pranue se e ka pas shok Titon, por sa herë vinte Tito n'Brione, e thirrshin gjyshin dhe tan kohën sa rrinte Tito atje, ky s'rrinte n'shpi. E përfundoi tregimin nipi për gjyshin e tij.

Tregon Nikollë Gojani

E kishim babën t'smuet për vdekje, nuk kishte gjasa me shpëtue as n'Prizren e as n'Prishtinë. Marrim e vejmë n'aeroplan dhe drejtë e n'Lublanë. Pa kurrfar dokumenti e pa kurrfar auterizimi. Mjektë as që dëshirojshinë me e humbë kohën me ne. S'janë ba as dhjetë minuta, veq kur e shofim Nikollën aty që kishte ardhë për neve prej Poreçit e mbas dhjetë minutave tjera vjen nji makinë zyrtare dhe babën tonë e pranojnë n'spital.

Tregon Kolë Bisaku

E kemi pas babën t'shtruem n'spital t'Prizrenit. Diçka rrotull zemrës iu ka pas ba krejt zi. Mjekët kanë pas hjekë dorë prej tij, veq pritshin kur ka me vdekë. Marr e çoj n'Ljublanë e prej oborrit t'spitalit e thrras Nikollën n'Poreç. T'thrras mbas 15 minutave m'thot Nikolla. Mbas 15 minutave na thotë: Afrohuni te dera se tash vjen e ju thrret vet doktorri që s'e ka shoqin n'krejt Jugosllavi. Ekipi mjeksor e merr babën, e shtrojnë n'spital, ia konstatojnë diagnozën dhe mbas disa ditësh e çojnë n'Gollak afër Kranjit. N'klinikën që kanë mujtë me hy vetëm elita ma e naltë politike e ish Jugosllavisë. Mbas nji muaji, baba del prej spitalit krejtsisht i shëruem dhe vdes mbas gjashtë vjetve. Jo prej asaj smundje, por prej sheqerit.

Tregon Serafin Domgjoni

Djal ma inteligjent e ma t'shkathtë se dajën Nikollë, s'e lind nana ma. Merre me mend: Para 60-70 vjetve e ka pas futë n'sigurim shpien e krejtë pasunin që e kishin n'Marmull.

Kur kje plagosë n'gjueti e n'spital ia patën kputë edhe kambën. filluen me folë katundarët e Marmullit. Heeee, e pat shpia e Nrecë Përdedsë. Prej sotit mbaroi ajo shpi, thojshin marmullakët. Sigurisht i binë n'vesh këto fjalë dajës Nikollë e çohet e del prej spitalit, ende pa u shnosh si duhet e ia fillon punës, tash jo ma me kamion, por shkon n'Poreç t'Kroacisë e ma s'parit e merr nji dugojë me qera, e mbush përplot me filigran dhe ia fillon punës. Për pak vite, jo vetëm që i zen, por edhe i kalon ej len mbraba shumë e shumë zanatli që at punë e kanë ba me vite e shekuj.

Mbas dy-tri viteve fillon edhe me ble dugojë e mandej e ban edhe puntorinë me t'gjitha makinat dhe fillon me prodhue argjend për Zllatarna Celjen e Sllovenisë.

Fliste Tomë Paluca

O Kolë Hili. Kur i ke pas shitë shpien e gjashtë hektarë tokë n'Marmull për nji milionë dinarë. Çka ta merr mendja ty. Ku i ka pas marrë Nikolla gjithë ato pare me ta pague tokën. Ka qenë viti 1964 atëherë. Ma kollaj i kishe ba sot dy-tre milion marka se atëherë nji milionë dinarë.

Ku i paska pas marrë gjithë ato pare mor, e pyet daja Kolë. T'gjitha i ka fitue tuj shitë arpaxhikë (qepujka). N'Kosovë, nji kg. kushtonte nji markë e n'Banjllukë t'Bosnjes e Hercegovinës 20 marka. Merr Nikolla ej mbledh t'gjithë arpaxhiktë e Kosovës, katër-pesë vagona t'trenit ej çon n'Banjllukë edhe nëpër vendet tjera t'Bosnjes, i shet e vjen e ta paguen ty tokën.

Tregon Pjetër Deda

Kisha shkue nji herë te baca Nikollë me e vizitue e shkuem e hangrëm darkë me nji restoran. Restoranti ishte përplotë me klientë. S'mundet kush me e marrë me mendë se sa mishin na e soll kamarieri n'tavolinë vetëm për ne të dy.

Baca Nikollë, menjiherë i largoi me nji anë thikë e piru dhe filloi me hangër me durë e me gishta tuj e zhallavati krejt ftyrën me yndyrë.

Iu baca Nikollë, i thash. A s'asht tuj t'ardhë marre prej gjithë ktyne njerzve a? Marre le t'ju vjen ktyne se s'kanë shka me hangër e jo mue.

Mbas darke shkuem n'banesë. Pjetër, çe baca. Flej ti n'ket krevet se unë flej n'kamion se nesër duhet me u çue n'dy t'mëngjesit, e deri se t'çohem prej shtratit e deri se t'veshna. Kështu, n'kamion flej veshë dhe n'dy t'mëngjesit, veq i fshij sytë, e ndezi kamionin e ia filloj punës.

Unë për dajën Nikollë

M'thirri dikush n'telefon e m'tha: Ka vdekë baca Nikollë. Jo thash me vete, ajo s'asht e mundshme. Njeriu sikur daja Nikollë nuk vdes, por vetëm kalon n'amshim. Shndrrohet n'legjendë dhe jeton bashkë me ne se legjendat nuk vdesin kurrë. Se ai ka qenë legjendë edhe për s'gjalli dhe unë si fmijë jam rritë bashkë me legjendën.

Për Zotën, zemra mu ka gzue kur kam ndi se ke dal n'Split, o Pjetër. Shiko nipash, Spliti asht vend i madh, por ti mos ju tut. Mbushe dugojën plot me mallë e banu maj pari n'at qytet. Kurrë mos u ndal. Kurrë mos u nis për rrugë para dite ose mbas dite sepse n'at kohë janë t'angazhuem t'gjithë e trafiku asht i ngarkuem shumë. Gjithmonë nisu kah ora tetë e mbramjes.

Kurrë mos puno kunder ligjit e kunder shtetit e n'qoftë se ta ban kush noj t'pa drejtë, për nji zog mali çomë fjalë dhe daja yt. Tokën e qillen ka mej rrotullue e pa ta zgjedhë at problem s'kam me e lanë.

M'pat thanë nji herë daja Nikollë kur u takuem së bashku n'Trieste t'Italisë.

Dhe në fund

E nderueme familja e dajës Nikollë

Kur e humb nji t'dashtun, që ka qenë bashkshort, prind, e gjysh i mirë, n'zemër t'ndizen njiqind qirij përnjiherë e mandej ditë për ditë t'fiket nga nji prej tyne derisa t'fiket edhe qiri i fundit. E kur fiken t'gjithë qirijtë, ngelen gjurmët e zjarrit që ta djegin e ta shkrumojnë zemrën ditë për ditë.

E kuptoj dhimtën e familjes suaj se nji pjesë t'asaj dhimte e ndjej edhe unë. E ndjejnë edhe t'gjithë ata që i dashtuni juaj ju ka ba atyne t'gjitha ato t'mira e t'gjitha ato ndera.

Dhimtë e madhe, por vet Zoti e ka lanë ashtu. Njeriu vjen n'ket jetë me vaji e shkon n'at jetë me vaji.

Për momentin e vorrimit unë e pata pregatitë nji shkrim pak ma t'shkurtë se ky, por s'e pata lexue at ditë se rigonte nji shi i imtë. Kishe mendimin se edhe vet qielli asht tuj derdhë lotë për dajën Nikollë.

Vorrimi ishte madhështorë me gjithë ata burra zotni e me gjithë ato gra aq t'bukura e t'veshuna me shije sikur t'kishin qenë prej familjeve ma aristokrate t'Parisit e t'Llondonit.

Përveq qeveritarëve lokal, n'vorrim ishte edhe Simon Kuzhnini, kryetar i lidhjes shqiptare për krejt botën. Poashtu, n'vorrim ishte edhe deputetja, Ermina Lekaj-Përlasku.
Përfaqsuesja e t'gjithë shqiptarëve t'Kroacisë n'parlamentin kroatë.

Kishin ardhë t'gjithë mej thanë lamtumirën e fundit dajës Nikollë. Kishin ardhë t'gjithë mej dëshirue rrugë të mbarë se prej asaj dite, për te fillonte nji jetë krejtsisht e re.

Dritë i baftë shpirti ej lehtë i kjoftë ai dhe.

S'ka kurrfar dyshimi se lutjet tuaja e lutjet e t'gjithë atyne se ju ka ba mirë daja Nikollë gjatë ksaj jete, kanë me e shpëtue prej purgatorit dhe shpirtin e tij drejtëpërdrejtë kanë me e dorzue n'duartë e Hyut Atë n'mbretninë e qillës.

Legjendën nuk e mbulon vorri. Legjendën nuk e tret dheu.
 
Kthehuni
Sipër