Përdorimi i Vëzhguesve (Cookies)

Gjendja
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Miri

Anëtar drejtues
Përdorimi i Vëzhguesve (Cookies)

Është një detyrim me ligj, që zotëruesit e faqeve në rrjet apo të mjeteve që përdorin Vëzhguesit (Cookies) të informojnë përdoruesit e tyre për Transparencën e Privatësisë, sidomos t'u jepet mundësia që të zgjedhin Pranimin ose Refuzimin me dijeni të përdoruesve sapo të vizitojnë faqen e internetit.

Përdorimi i Vëzhguesve (Cookies):
Faqja jonë e internetit për të funksionuar është e domosdoshme të përdorë Vëzhguesit.
Vëzhguesit
janë skedarë teksti të vegjël që ruhen në kompjuterin tuaj, sapo të vizitoni faqen tonë të internetit. Vëzhguesit nuk dëmtojnë pajisjet tuaja ose programet e kompjuterit. Vëzhguesit mund të hiqen dhe pastrohen sa herë të dëshironi me anën e shfletuesit tuaj (browser) ose ta rregulloni atë për të parandaluar instalimin e tyre.
Në Bashkimin Evropian (BE), përdorimi i Vëzhguesve është i rregulluar nga ligji Direktiva mbi Privatësinë dhe Komunikimet Elektronike

Ligji në pikën 25, në lidhje me Vëzhguesit (Cookies) shtjellon se:
..Megjithkëtë, mjetet e tilla, për shembull të ashtuquajturat ‘cookies’, mund të jenë mjet legjitim dhe i dobishëm, për shembull, në analizimin e efikasitetit të dizajnit të web faqes dhe reklamimit dhe në verifikimin e identitetit të shfrytëzuesve të përfshirë në transaksionet on-line.
Kur mjetet e tilla, për shembull cookies, përdoren për qëllime legjitime, siç është lehtësimi i sigurimit të shërbimeve të shoqërisë informative, përdorimi i tyre duhet lejuar me kusht që shfrytëzuesve tu ofrohen informata të qarta dhe të sakta sipas Direktivës 95/46/EC rreth qëllimeve të cookies apo mjeteve të ngjashme për të siguruar që përdoruesit të njoftohen për informatat e vëna në pajisjen e fund me që ata përdorin.
Përdoruesit duhet të kenë mundësinë që ti refuzojnë që të kenë cookie apo mjet të ngjashëm të ruajtur në pajisjen e tyre të fundme.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur përdoruesit e tjerë nga përdoruesi origjinal, kanë qasje në pajisjen e fundme dhe me atë rast në çfarëdo të dhëne që përmbanë informata të ndjeshme rreth privatësisë të ruajtur në një pajisje të tillë.
Informacioni dhe e drejta për refuzim mund të ofrohet një herë për shfrytëzim të mjeteve të ndryshme për t’u instaluar në pajisjen e fundme të përdoruesit gjatë lidhjes së njëjtë dhe po ashtu mbulimin e ndonjë shfrytëzimi të mëtejmë që mund të bëhet prej atyre mjeteve gjatë lidhjeve pasuese.
Metodat për dhënien e informatave,duke ofruar të drejtën për të refuzuar apo kërkimin e pëlqimit duhet bërë sa më e lehtë për përdorim që të ketë mundësi. Qasja në përmbajtjen e webfaqeve specifike mund të bëhet me kusht të pranimit të cookies apo mjeteve të ngjashme të informuara mirë, nëse përdoret për qëllime legjitime...

Ju mund të mos i pranoni Vëzhguesit duke refuzuar pyetjen automatike të faqes. Duke qenë që faqja nuk funksionon pa Vëzhguesit e vetmja gjë që u ngelet është të largoheni nga faqja. Përndryshe çdo shfletim apo lundrim në faqe do të merret automatikisht si një pranim nga ana juaj.
 
Redaktimi i fundit:
Gjendja
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.
Kthehuni
Sipër