Përpjekje për liri vepruese
Fantazia vepruese e artistëve më të talentuar gjithnjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri vepruese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve tatente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjerë.
Por goditja kundër saj u bë e menjëhershme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe disidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri vepruese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë.
Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.