Pak relaksim

Munella

Anetar Fillestar
Pak relaksim

PAK RELAKSIM

¯ Gjyshi i tregon nipit nji t'vërtetë jetsore. Në shpirtin e çdo njeriut zhvillohet beteja ashtu si zhvillohet lufta n'mes dy ujqve. Njeni ujk përfaçson të keqën e tjetri ujk përfaçson të mirën. Lufta bahet shumë e përgjakshme. Në fund, cili prej ujqëve do t'fitojë, e pyeti nipi. Gjithmonë do t'fitojë ai ujk të cilin e ushqen ti . Ju përgjigj gjyshi.

¯Nji njeri i cili ndinte vazhdimisht presione të mdhaja prej problemeve t'përditshme jetsore. Shkoi e u ankue tek famullitari. Nuk mundem ma! Jeta m'asht ba e padurushme! Famullitari mori pak hi n'mes gishtave dhe e hodh në nji gotë t'vogël uji. Uji u trubullue. Mandej mori përsëri masen e njejtë të hinit e hudhi n'det. Deti, jo që s'u trubullue, por hini ra poshtë pa lanë kurrfar gjurme. E shikon pra? Çdo mëngjes duhet t'vendosësh. A do t'jesh gotë e vogël, apo det i madh.

¯ Tuj kalue Beni nëpër shkreti, pau nji palmë të re që s'i pëlçeu fare. Mblodhi sa gurë të randë e i vendosi mbi degë të asaj palme. Pesha e gurëve ishte e madhe dhe palmës vogël ju ndalue rrita ashtu që u detyrue ti lshojë rranjet e saja thellë në tokë dhe aç thellë derisa i arriten tek uji i cili do ti ndihmoi për me u rritë. Mbasi e gjet ujin, palmes, ju forcue trupi, ju forcuen degtë dhe pesha e gurëve nuk mund t'ia ndalonte ma rriten. Po t'ish kthye Beni mbas sa vitesh. Si mendoni ju, çka do ti ketë thanë palma. Sigurisht do ti ketë thanë: T'falnderoj, o Beni se mi pate vue ata gurë të randë mbi degë sepse m'pate ndihmue t'mos shkojë naltë e pasigurtë, por të shkoj thellë e ta gjejë ujin qi m'dha forcë e jetë.

¯ Dy të ri, të po sa martuem, marrin nji shtëpi me qera dhe vendosën aty me jetue. N'mëngjes, mbasi t'hanë kaftiall, nuses i i shkojnë sytë tek kojshia se si i varte teshat n'tel. Do ti duhet deterxhent i ri e kualitativ për mej la teshat ma mirë. Tha gruaja. Bashkshorti, i heshtun e shikonte ngjarjen tuj mos folun asnji fjalë. Sa t'pa pastra i paska teshat- vazhdonte tuj thanë ajo, . Aspak s'po ditka me la tesha, dhe sa herë që i varte kojshia teshat, komenti ishte i njejtë. Mbas nji muaj, për çudi, kur, nji mëngjes, gruaja shikon se si teshat e kojshisë ishin aç të pastra. Menjiherë i thotë burrit: Shikjo, shikjo, ma n'fund edhe ajo qenka msue mej la teshat. A thue kush e paska msue? Askush ia ktheu burri, por unë sot jam çue herët e i kam la xhamat e dritareve.

¯ Vjen nji ipeshkëv tek papa Gjoni XXIII, e po i ankohet se, prej se asht shugurue ipeshkëv, ndjenë shqetsime të mdha. Sherbimi asht aç i randë e me aç përgjegjsi saçë nuk mund të vë pik gjumi në sy. Papa ia ktheu përgjigjen me nji urtsi e butsi. E di ti se edhe mua m'ka pas ndodhë e njejta gja disa javë me radhë mbas zgjedhjes. Mandej mu diftue engjulli im i rojës e m'pëshpëriti. „Gjoni, mos t'shkojë mendja se je aç i madh…!“ Prej asaj kohe, flej i qetë.

¯ Mbretin e sëmuar për vdekje, vjen me e vizitue budalla i oborrit mbretnor i cili gjithmonë mbante me vete nji shkop që shumë vite ma parë ia kishte dhanë mbreti, t'ia jipte ai ndo kujtë që do t'ishte ma budallë se vet. Me qenë se s'kishte takue asnji budallë të tillë. U plak me shkop n'dorë. Si je, o mbreti im. E pyeti mbretin, budalla i oborrit mbretnor. E, çka me t'thanë. S'e ndij vehten hiç mirë. Do t'shkoj në nji vned të huaj dhe ta dishë se s'do t'kthehem ma. A e ke ditë se do t'udhëtosh në at vend. E pyeti budalla. Po, e kam ditë se do t'vje koha edhe për at udhtim. Atëherë, mbasi e ke ditë, sigurisht ke ba gjithfarë përpjekje që edhe atje ta ndërtosh noj shtëpi. Shife, shife, çka ndëgjova prej budallës tha mbreti. Vërtetë për ate nuk m'ka shkue ndër mendë fare. Atëherë, budalla e mori shkopin n'dorë e i tha mbretit. O mbreti im, merre mbrapa shkopin se tash e zbulova nji njeri që qenka edhe ma budallë se unë.

¯ Nji mëngjes feste, nji vajzë e vogël i sjell babit saj, dhuratë. Nji kutij të vogël. Merre babi, kjo asht për ju. Babi, merr e çel kutijnë dhe kur shef se mbrenda s'ka asgja, fillon me e çortue vajzën. Si asht e mundun që s'e ke ditë se, kur i dhuron dikujtë diçka. Aty edhe duhet t'ket noj gja. E jo t'më dhurosh kutijnë krejtsisht të zbrazët. Po s'asht e zbrazët, o babi. Ia ktheu vajza me sy t'përlotun. Përplot e kam mbushun me t'puthuna vetëm për ty. Babi u mallëngjye shumë kur i dëgjoi këto fjalë. Mori kutijnë, e vendosi tek kreveti dhe sa herë e ndinte vehten të mërzitun, çilte kutijnë dhe prej saj nxjirrte puthje të padukshme që me aç dashuri ia kishte dhurue vajza.

¯ Sa mund t'jetë i rand floku i borës. E pyeti zogu, nji pëllumb të egër. Peshon aç pak sa nuk mund t'matet fare. Ishte përgjigja. Në kët rast m'duhet ta tregoj nji ndodhi ia ktheu zogu. Isha ulun në nji degë bredhi afër trupit, kur filloi me ra borë e madhe. Bora binte, lehtë e çetë e pa kurrfar ere e pa kurrfar fërfëllime. Ashtu sikur në andërr. Për kurreshtjen time, fillova ti numrojë flokët e borës të cilat mblidheshin mbi nji tjetër degë. Tuj numrue arrita deri tek numri, 3, 741. 952 dhe kur floku i 3, 741. 953-të ra mbi degë. Ashtu si tha ti që peshon aç pak sa nuk mund të matet fare. Dega u thye. Tha zogu dhe fluturoi.

¯ Vendin që ndodhei në luftë e udhëhiçte nji mbret diktator. Me robërit e luftës vepronte në kët mnyrë: I fuste në nji lokal të madh ku në njenën anë ishin të rreshtuem shigjetarët e në anën tjetër ndodheshin dyertë e mbështjelluna me lloj-lloj fotografishë t'robërve të përgjakun. Të vdekun prej turturave. I mblidhte t'burgosunit rreth vetes e i pyeste: Mund të zgjidhni: Të vriteni prej shigjetarëve apo ti çelni ato dyerë e t'jetoni të burgosun t'përjetshëm. Gjithmonë, robërit zgjidhnin të vdisnin prej shigjetave. Kur mbaroi lufta. Nji ushtar që i kishte shërbye mbretit shumë gjatë e me shumë besnikri e pyeti. Çka ka mbas atyne dyerve të tmerrshme. Çeli e do t'shofish, i tha mbreti. Ushtari mori forcë dhe me t'çelunit e dyerve u befasue. Rrezet e diellit ia errsuen sytë e rruga të çonte drejtë LIRISË!!! Ushtari, tuj e shikju mbretin me befasi, i thotë: Gjithmonë u paskeni lanë mundsi robërve të zgjedhin, por ata, ma shumë kanë preferue vdekjen se sa t'rrezikojnë për mej çelë këto dyerë. Dyertë e lirisë.

¯ Para se të vdiste, mbretnesha plakë i dhuroi djalit vet, trashëgimtarit t'fronit, nji medalion. Tuj u shprehë me k'to fjalë: „Biri im i dashtun, kur ta kesh ma vështirë, kur mendon se çdo gja po rrenohet rreth teje, kur të duket se t'gjitha barkat e shpëtimit janë fundosë, çile kët medalion… Ai ka me të ndihmue që me lehtësi ti përballosh vështirësitë.“ Mbretnesha vdiç e djalit saj mbret, i kalonin vitet tuj jetue me aç fat e me aç lumtuni. Asnjiherë nuk kishte arritë deri tek ai momenti i vështirë që t'kishte nevojë me e çel medalionin. Megjithate, gjithmonë e mundote kurreshtja për me e dijtë se çfar porosie ishte e mbyllun në te. Zgjodhi nji ditë që ndihei ma i lumtuni në jetën e vet, e çeli medalionin për me pa se çka shkruen në te… Dhe gjet këto fjalë: Edhe kjo do t'kalojë. .. Mbas gjith atyne viteve lumtunie, erdhi kohë e vështirë. Filluen luftat, shkatrrimet e mjerimi. Mbreti çeli përsëri medalionin dhe përseri e lexoi porosinë: Edhe kjo do t'kalojë.
 
Redaktimi i fundit nga një miratues:
Kthehuni
Sipër