A
agroni
Vizitor
Pilulë kundër dehjes, nga një bimë kineze
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Neuroscience, nga bima e rrushit të thatë kinez mund të nxirret një molekulë në gjendje të bëjë që të kalojë dehja, dhe e përdorur në kohë, të bën të heqësh dorë nga konsumi i alkoolit. Deri tani ka funksionuar mbi minjtë, shpejt testimi mbi njerëzit.
Pilula e të qenit esëll, është në gjendje të limitojë efektet e dehjes e të heqë dhimbjen e kokës së ditës së nesërme.
E kanë zbuluar kërkuesit e University of California në Los Angeles, të cilët kanë studiuar sekretet e mjekësisë kineze për të përftuar një molekulë që mund të ndihmojë konsumuesit e alkoolit.
Molekula e zbuluar quhet Dhm dhe nxirret nga një bimë orientale e rrushit të thatë (Hovenia dulcis), një pemë e madhe frutat e të cilës ngjasojnë, në konsistencë , shije dhe ngjyrë , me rrushin e thatë. Kinezët i njohin efektet e saj kundër dehjes prej më shumë se pesë shekujsh dhe tani shkencëtarët amerikanë po provojnë të nxjerrin prej saj ekstraktin me të cilin të trajtojnë nga ana klinike ata të cilët kanë probleme me alkoolin.
Në studimin e publikuar, kërkuesit kanë treguar se molekula Dhm funksionon si mbrojtëse kundër intoksikimit të trurit nga alkooli, të paktën mbi minjtë e dehur. Për të dehur kafshët kavie, shkencëtarët i kanë injektuar atyre një dozë alkooli të barabartë me 15-20 birra në dy orë për një qenie njerëzore. Prova për të parë nëse funksiononte ka qenë vëzhgimi se për sa kohë u nevojitej kafshëve për tu ngritur në këmbë, pas një pushimi të shkurtër. Lëvizjet e vështira dhe të pa koordinuara tipike të gjendjes së dehur, dihet që nuk janë karakteristikë vetëm e njerëzve.
Në mungesë të injektimit të Dhm, minjve u duhej rreth 70 minuta për tu ngritur në këmbë, ndërsa pas injektimit edhe të vetëm një miligrami nga molekula, koha e tyre e reagimit shkurtohej shumë, mjaftonin pesë minuta që kaviet të ngriheshin e të qëndronin në këmbë e të dukeshin esëll.
I njëjti efekt i molekulës është vënë re edhe në një eksperiment tjetër ku minjtë të dehur janë vendosur në një labirint, të lirë të lëviznin. Injektimi i Dhm bënte që kaviet të mos lëviznin më në mënyrë irracionale por u kthente aftësinë e duhur për të eksploruar daljet e mundshme të labirintit.
Molekula me sa duket arrin që pas përdorimit në kohë, të ulë interesin për konsum të alkoolit, një aspekt shumë interesant duke qenë se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdesin në botë prej alkoolit rreth 2,5 milionë persona në vit.
(ar.si/BalkanWeb)