Prishtina në Superligë, FSHF do të shqyrtojë kërkesën

M

martini

Vizitor
Prishtina në Superligë, FSHF do të shqyrtojë kërkesën

TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit do të shqyrtojë brenda kësaj jave kërkesën e klubit kosovar Prishtina që të marrë pjesë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Përpara se ta kërkojë një gjë të tillë në UEFA apo FIFA, FSHF mendon ta diskutojë brenda saj, ç’ka do të bënte që kërkesa në dy organizmat ndërkombëtare të shkojë edhe nga një anëtare e tyre. Në fakt, duket e vështirë që kërkesa e klubit kosovar të miratohet, duke qenë se Federata e Kosovës nuk është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Pak ditë më parë ishte edhe Aleanca Kuqezi që kërkoi bashkimin e dy kampionateve të futbollit, të Shqipërisë dhe të Kosovës, por një ide e tillë nuk është aspak e lehtë për t’u realizuar në praktikë.

(d.b/BalkanWeb)
 
Kthehuni
Sipër