Prokuroria: Gardistët Prendi e Llupo fajtorë, qëlluan direkt mbi demonstruesit

A

Antoni

Vizitor
Prokuroria: Gardistët Prendi e Llupo fajtorë, qëlluan direkt mbi demonstruesit

TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Prokuroria lexoi konkluzionet përfundimtare për ngjarjet e bujshme të 21 janarit, në një sallë të mbushur me gardistë dhe familjarë të të pandehurve.
62736_4.jpg


Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj.

Për gardistin Agim Llupo, prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Sipas organit të akuzës, ai i ka shënjestruar demonstruesit duke i qëlluar në mënyrë selektive. Ndërkaq prokuroria ka tërhequr akuzat për shoferin e ish-kreut të Gardës Margarit Kume, i cili dyshohej për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. E vetmja vrasje e pazbardhur është ajo e Aleks Nikës, që me shumë gjasa do të mbetet një ngjarje pa autor, pasi plumbi që goditi për vdekje të riun, është tërësisht i dëmtuar.

Pas 38 seancash gjyqësore, gjatë të cilave u paraqitën provat me dëshmitarë dhe provat shkresore, treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, duke ia lënë radhën Prokurorisë.

Shqyrtimi i provave të palëve në proces është mbyllur me dilemën e madhe lidhur me vrasjen e Ziver Veizit. Dy ekspertët e thirrur nga Gjykata për të analizuar dëmtimin e predhës që u gjet në trupin e Veizit, kanë dhënë përfundime diametralisht të kundërta.

Njëri ka pretenduar se plumbi ka ndeshur diku tjetër para trupit të viktimës, duke qenë rikoshet, ndërsa specialisti tjetër përjashton në mënyrë kategorike mendimin e kolegut. Ai ka thënë se vrasja ka qenë direkt dhe plumbi mund të jetë dëmtuar në kockat e Ziver Veizit, pasi ka gjurmë të tilla në predhën e gjetur në organizmin e viktimës.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Kthehuni
Sipër