Pse nuk na bëhet vonë për vdekjet e miliona njerëzve?

A

Antoni

Vizitor
Pse nuk na bëhet vonë për vdekjet e miliona njerëzve?

Njeriu është qenie sipërfaqësore. Duhet të jetë, përderisa heronjtë e filmave që sakrifikojnë botën për dashurinë e tyre na duken romantik, në vend që të na shqetësojnë. Vërtetohet nga fakti se kemi tendencën të na dhimbset më tepër një mik me tumor se sa gjenocidet.
45839.jpg

Studiuesi David Ropeik, në një artikull në “Psychology Today” tregon se ne kemi një farë “mpirje” statistikore që na bënë të kujdesemi më tepër për problemet e një personi se sa të shumë.

Në studim persona u paguan për të marrë pjesë në një kuic psikologjik pa lidhje me studimin. Në fund, pas pagesës, iu dha mundësia për të dhuruar deri në 5 dollar nga parat e fituara, për të shpëtuar një fomi në vështirësi. Atyre iu dhanë tre alternativa:

*Mund të dhuronin për të ndihmuar Rokia-n, një 7 vjecare nga Malajzia. Personave iu tregua një foto e Rokia-s. Ata dhuruan mesatarisht 2.25 dollar.

*Mund të dhuronin për të ndihmuar qindra mijëra fëmijë në Afrikën lindore, ku po vdesin nga uria. Ata dhuruan mesatarisht 1.15 dollar.

*Alternativa e tretë ishte të ndihmonin Rokia-n në mënyrë specifike, por gjatë kësaj kërkese personave iu dhanë edhe statistikat mbi vdekjet e femijëve në Afrikë nga uria. Të njëjtët persona që në fillim dëshironin të dhuronin për Rokia-n 2.25 dollar, pasi iu paraqitën statistikat dëshironin të dhuronin vetëm 1.40 dollar për Rokia-n.

Studime të tjera tregojnë rezultate të njëjta. Për shembull njerëz që dëshironin të dhuronin 11 dollar për të shpëtuar një person, dhuronin vetëm 5 për të shpëtuar 8 persona. Me sa duket njeriu nuk e ka aq të gjerë gamën e emocioneve për tu kujdesur për një kohë të gjatë për tepër persona.

(a.h/BalkanWeb)
 
Kthehuni
Sipër