Ra Turqia

G

gezimi

Vizitor
Ra Turqia

Serbia mposhti Turqinë 68-67, në duelin interesant në Vilnius Arena, të dielën, duke e siguruar kualifikimin nga Grupi E për në çerekfinale të EuroBasket 2011.
Rezultati i shoi shpresat e Turqisë jo vetëm për të arritur në podium, por edhe të paraqitjes në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’. Fitorja për Serbinë i ndihmoi asaj t’i hakmerret Turqisë për humbjen e vitit të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit botëror në Stamboll dhe e mbajti atë në rrugë drejt Olimpiadës.
Milos Teodosiv ishte realizatori më i mirë te Serbia me 20 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Omer Onan dhe Enes Kanter shënuan nga 11 sosh për Turqinë. Në ndeshjen tjetër, Spanja e mposhti Francën me rezultat 96:69 Të dyja ekipet tashmë kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale.
Grupi E

Serbia – Turqia 68-67
Franca – Spanja 69-96
Gjermania – Lituania
 
Kthehuni
Sipër