Shërimi me petrolej (gaz)

Munella

Anetar Fillestar
Shërimi me petrolej (gaz)

Prej kohësh e deri sot, njerzit e përdorin gazin si ilaç. Dikur me gaz shëroheshin vetëm njerzit e vendeve të vorfuna kurse sot me gaz kanë fillue të shërohen edhe njerzit nëpër vendet e pasuna. Në kët drejtim, Rokfelerët fillojnë me u pasunue tuj shitë gaz për shërimin e kancerit derisa nuk e zbuluen kemoterapinë si mjet shumë ma fitimprues.

Thuhet se gazi asht ilaçi ma i mirë për zhdukjen e patogjeneve dhe mikroorganizmave prej gjakut dhe zorrëve. Prandaj suksesin ma t'madhin e arrinë tek shërimi infektimeve, smundjeve ngjitse, kancerit, artritisit dhe smundjeve reumatike.

Nji tregim shumë interesant na vjen në vitet e 50-ta t'shekullit kaluem prej austriakës Pauli Ganer. Të cilës i kishin diagnostifikue kancerin dhe paralizën e zorrës s'trashë. Mbas operacionit, mjekët i kishin thanë se ka vetëm edhe dy ditë jetë. Paulës i kujtohet nji mnyrë shërimi me gaz që vinte prej Europës lindore (bahet fjalë për Serbinë, shenimi im). Ajo fillon me e pi çdo ditë nga nji lugë gaz dhe mbas tri ditëve çohet prej shtratit kurse mbas 11 muajve e lind nji djalosh të shëndoshë.

Kët gzim të vetin Paula e ban publike përmes mjeteve të informimit dhe njerzit fillojnë ti shkruejnë e ti rrëfejnë se si janë shnoshë prej kancerit në eshna, ostereoporozës në boshtin kurrizor, problemeve gastronomike, vjelljeve të përhershme, problemeve reumatike dhe ishiasit.

Gazi e shëron, pastron organizmin tonë edhe prej t'gjitha helmimeve, që i kemi marrë në organizëm gjatë përdorimit të tabletave t'ndryshme. Sepse gazi shkatrron vetëm mikroorganizmat e damshëm dhe nuk i prek fare qendrat e shnosha dhe „bakterjet e mira“ Kosumimi i gazit nuk na shkakton kurrfar kontraindikacioni.

Zonja Paula Ganer na kshillon që për shërimin intenziv të noj smundjeje asht e mjaftueshme me marrë çdo mengjes në esull nga nji lugë gaz disa javë me radhë. Kurse për raste të randa kshillon marrjen e gazit nga tri herë në ditë nga nji lugë t'kafes. Terapia përfundon kur t'zhduken simptomet e smundjes.

Familja Shvarc prej Berlinit tash e 70 vite me radhë praktikojnë përdorimin e gazit. Çdo t'premte, çdo antar i asaj familje konsumon nji kockë sheqeri me 15 pika gaz. Dhe deri sot asnji antar i familjes tyne nuk asht smue prej kancerit ose prej ndonji smundje tjetër serioze.

Prej presioneve t'mdhaja përmes shtypit edhe medicina zyrtare, gazin asht detyrue me fut n'përdorim kështuqë ate mund ta bleni nëpër barnatore në Hungari, Gjermani, Austri, por edhe në Bosnje e Hercegovinë konkretisht në Sarajevë.

Pse e theksova këte. Sepse në qoftë se e përdorim gazin për shërim. Ai duhet t'jetë 100% i pastruem prej metaleve. N'regjionin tonë nji pastrim i tillë bahet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 20 dc. kushtonte diku 10-15 euro.

E shkrova ket artikull për portalin e Mirditës sepse. Para disa viteve nëpër Serbi çarkullonin gjithfar tregime mbi vlerën shëruese përmes gazit. Mandej çka asht shumë interesante. Thuhej se gazi ma kualitativ për shërim ishte gazi Krujës shqiptare. Për kte ishin interesue edhe mjekët serbë dhe njeni prej tyne në nji kongres mjekësh kishte takue nji mjek rus prej Sibirit që i kishte thanë se n'Sibir në masë t'madhe shërohen njerzit prej kancerit me përdorimin e gazit. Mjeku e kishte ba publike këte dhe gazetat patën fillue me shkrue se: Gazi Krujes asht i suksesshëm, por gazi i Sibirit asht ma i pastër.

Unë e kam njoftë nji vajzë të smueme prej kancerit e cila ka pi disa shishe gaz (kuptohet, nji lugë çdo mëngjes) dhe ka vdekë prej kancerit.

I ndikuem prej ktyne informacioneve, edhe unë e pata porositë nji shishe gaz prej Sarajevës dhe nji mëngjes. Ashtu siç kshillonte zonja Paula se nuk ka kurrfar indikacioni, piva nji lugë t'kafes. Reaksioni ishte katastrofik. Fillova me vjellë pandërpre dhe m'dukej se asht tuj mu kallë flakë gjithë organizmi saqë thirra autoambulancën dhe kam përfundue n'urgjencë. Plot tetë orë kam qenë i shtrimë n'krevat tuj hargjue dy shishe ilaç për pastrim. Gjatë asaj kohe mi kanë ba t'gjitha analizat. T'gjitha m'kanë dalë t'mira dhe m'kanë l'shue prej spitalit.

Mos gabo ma me ba eksperimente n'trupin tand pa kshillimin mjeksor. M'pat thanë me nji buzëqeshje e za bukur kërcnues mjeku.

Megjithate jam kurreshtar me e provue at mnyrën e konsumimit t'gazit simbas familjes Shvarc t'Berlinit.

Kockën e sheqerit me 15 pika gaz e pinin edhe nanat tona se kishin ndëgjue prej plakave serbe dhe kurrë s'kam pas ndi se kanë pas noj problem.
 
Kthehuni
Sipër