M
martini
Vizitor
SHBA i kërkojnë Shqipërisë të thellojë reformat
"Ne presim të shohim vazhdimin e përparimit të reformave dhe respektimin e pavarësisë së institucioneve demokratike" - tha zoti Riker
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, deklaroi në Tiranë se javët e ardhshme janë kritike që politika shqiptare të tregojë seriozitetin, duke çuar përpara reformat në dobi të popullit shqiptar. Zoti Riker po takohet në Shqipëri me përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë me të cilët po diskuton forcimin e institucioneve demokratike dhe integrimit europian.
“Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të vazhdueshëm të rajonit dhe integrimit euro-atlantik të tij. - tha zoti Riker pas një takimi me kryeministrin Sali Berisha. - Uashingtoni do ta ndjekë vitin e ardhshëm shumë afër rajonin. Ne presim të shohim vazhdimin e përparimit të reformave dhe respektimin e pavarësisë së institucioneve demokratike, dhe veçanërisht javët e ardhshme janë kritike. Janë kritike për të dëshmuar lëvizjen para të reformave dhe seriozitetin në arritjen e qëllimeve që shkojnë përtej politikës dhe që pasqyrojnë interesin më të mirë dhe dëshirat e popullit shqiptar”.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ftoi qeverinë dhe institucionet e SHBA-ve për një prani sa më të gjerë në zgjedhjet e ardshme.
“Një çështje e veçantë e diskutimeve me zotin Riker ishte edhe konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të vendit. Unë e garantova atë se mbetemi plotësisht të vendosur të punojmë për pavarësinë dhe funksionimin e tyre dhe, e falënderova për shkallën e shkëlqyer dhe ndihmën shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin këtyre institucioneve, për funksionimin e tyre më të mirë” - tha zoti Berisha.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Riker po kryen një vizitë disaditore në kryeqytetin shqiptar, ku u takua me presidentin Bujar Nishani, dhe ka në plan takime me përfaqësues të politikës dhe të drejtësisë. Diplomati i lartë amerikan u takua sot edhe me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama, në vazhdim të vizitës së tij disa-ditore në Shqipëri. Dy zyrtarët nuk bënë ndonjë koment pas takimit, por sipas njoftimit zyrtar, Riker dhe Rama diskutuan mbi angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësinë, reformat dhe sfidat e institucioneve të drejtësisë, si dhe marrëdhëniet me pushtetet e tjera. Zoti Riker pritet të takojë nesër përfaqësues të partive politike dhe të vizitojë projekte të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në Shqipëri. Zoti Riker largohet nga Shqipëria të dielën për në Kosovë.
Vizita e tij po kryhet ndërkohë që parlamenti shqiptar duhet të mbyllë brenda pak ditësh gjatë shtatorit reformën për rregulloret e veta, të miratojë ligjin për Gjykatën e Lartë, dhe seri çështjesh që lidhen me imunitetet dhe reformat në drejtësi, para se Komisioni Europian të nxjerrë raportin e progresit për Shqipërinë mbi ecurinë e saj në plotësimin e 12 rekomandimeve për të marrë statusin e vendit kandidat.
Socialistët pohuan se janë gati të miratojnë kufizimin e imuniteteve, sapo të diskutohet paketa socialiste për reforma në drejtësi. Këshilli i legjislacionit në parlament nisi shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Përfaqësuesit demokratë kërkuan edhe dy javë kohë që të njihen me propozimet e PS për ndryshimet kushtetuese. Kërkesë për shtyrjen u miratua me votim, por socialistët thanë se presin që propozimet të miratohen brenda shtatorit. Ndërkombëtarët po u kërkojnë të kryejnë reformat integruese me të njëjtin mirëkuptim që u krye reforma zgjedhore.