Shqiptarët në mesjetë - Gjet Ndoj

Gjendja
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Miri

Anëtar drejtues
Shqiptarët në mesjetë - Gjet Ndoj

PËRMBAJTJA:
Pjesa e parë

Shqiptarët në mesjetë

KAPITULLI I
Lindja e popullit shqiptar. krijimi i aristokracise shqiptare dhe procesi i shtetformimit tek shqiptaret
1. Ne vendin e pirusteve lindi kultura e hershme shqiptare si vazhduese e kultures ilire. “kultura e komanit”.
2. Nristokracia feudale-shqiptare dhe kapitullimi i saj gjate dhe pas pushtimit. lidhjet e gjakut (miqesite) dhe lufta mes tyre.

KAPITULLI II
Mirdita
Prejardhja e emrit sipas autoreve te ndryshem dhe legjendes
1. Emri sipas autoreve te ndryshem.
2. Mirdita sipas legjendes

KAPITULLI III
Kushtet dhe rrethanat e veshtira historike te mbijeteses te kultures iliro-arbnore
Mirdita – realiteti me autentik i kesaj mbijetese
Renia e qendreses pas pushtimit turk. emigracioni dhe humbja e prijesve dhe aristokracise vendase
1. Internernerari dhe destinacioni i emigrimit te shqiptareve nga fundi i shekullit XV deri ne fillim te shekullit XVIII.
2. Vala e emigrimit merr me vete prijesit dhe aristokracine e mirdites dhe dukagjinit.

KAPITULLI IV
Islamizmi ne shqiperi, nje faktor i rendesishem ne procesin e formimit dhe e konturimit te treves (krahines) se mirdites.
1. Procesi i islamizimit dhe osmanizimit ne trojet shqiptare.
2. Pasojat e pushtimit

KAPITULLI V
Krijimi i enklavave kristiane.
Mirdita – realiteti me interesant, me origjinal dhe me i plotesuar i ketij fenomeni
1. Migracioni i brendshem (emigrimi dhe imigrimi) pas ballafaqimit te shqiptareve me pushtuesit turq (fund Shek. 14) dhe gjate vendosjes se regjimit turk (deri ne fillim te shekullit 18).
2. Kisha dhe prelatet katolik perbejne nje faktor kryesor ne frymezimin e shqiptareve ne lufte, por dhe ne forcimin dhe konsolikimin e principates se mirdites (ata kryen misionin e aristokracise dhe te prijesve qe mungonin tashme).
3. Lufta e panderprere antiosmane – factor themelor ne formimin e principates autonome.

KAPITULLI VI
Mirditasit bejne pashallekun e shkodres. ky i fundit konsolidon principaten autonome te mirdites.
faktori mirditas dhe pjesemarrja e tyre ne pashallekun e shkodres dhe ate te janines.

Pjesa II
Lindja e kombit dhe e lëvizjes kombëtare shqipatre . ambienti historik i hvillimit të këtij procesi

KAPITULLI VII
Fiset ne shqiperine e veriut, themeli i luftes per liri dhe i formimit te principates se mirdites dhe element i rendesishem i formimit te nacionalizmit shqiptar ne mjegullen mesjetare (shek. xv e ne vazhdim)

KAPITULLI VIII
Kushtet historike te lindjes dhe te formimit te kombit shqiptar
1. Lindja e nacionalizmit ballkanik dhe vecorite e tij ne vilajetet shqiptare.
2. Kushtet historike te lindjes se nacionalizmit shqiptar ndryshe nga nacionalizmi grek, bullgar, serb, rumun etj.
3. Ne suksesin e nje levizje kombetare per pavarsi ose autonomi, organizimi dhe legjetimiteti luajne rol paresor
1. Lufta ruso-turke – krijimi i shteteve te krishtera ballkanike.

KAPITULLI IX
Perpjekjet e rilindesve patriote per ta shenderruar levizjen antiosmane ne mirdite si fillimin e levizjes kombetare shqiptare per liri dhe pavaresi.
1. Kryengritja e vitit 1862 ne mirdite.
2. Kryengritja e vitit 1876-1877
3. Shkaqet dhe pasojat e deshtimit dhe te izolimit te luftes per liri ne mirdite ne vitin 1862 dhe 1876-1877. rendesia. pasojat.

KAPITULLI X
Lidhja e prizrenit
1. Rrymat politike dhe ideologjike ne epoken e rilindjes kombetare shqiptare
2. Organizimi i lidhjes se prizrenit, roli dytesor i mirdites dhe i prenge bibe dodes i diktuar nga rrethana te reja historike.
3. Kongresi i berlinit (13 qershor 1878)
4. Internimi dhe i prenge bibe dodes dhe i hodo sokolit goditje e rende per levizjen kombetare shqiptare.

KAPITULLI XI
Kleri franceskan me prenge docin luajten rol kryesor ne formimin e kultures kombetare shqiptare
1. Shoqeria gjuhesore e letrare “bashkimi”
2. Pergatitjet per krijimin e alfabetit te gjuhes kombetare shqipe

KAPITULLI XII
Kryengritja e kurbinit dhe e bregut te mates (1911) tregonin se lufta per liri ne mirdite dhe rrethet e saj nuk ishte shuar.
1. Kryengritja e kurbinit 1905-1907. aktiviteti politik dhe shpirti kryengrites i nikoll kaçorrit.
2. Rikthimi ne atdhe (pas 11 vjetesh)
3. Rikthimi i prenge bibe dodes pas 28-vjet internim nga turqia. perpjekjet e tij per te rikthyer lavdine e perenduar te mirdites dhe shqiperise pas vitit 1908, vetem nje iluzion.
4. Kryengritja e bregut te mates.

KAPITULLI XIII
“Republika e Mirdites” – reminishence e nje historie te shkuar.
1. Renia e rolit te mirdites deri ne luften i boterore.
2. Levizja e kapedanit te mirdites per shpalljen e “republikes se mirdites”. kushtet historike.
3. Deshtimi i levizjes per “republiken e mirdites”.

KAPITULLI XIV
Mendimi politik i mirditasve perfaqesohet nga deputeti i saj ambroz marlaskaj

KAPITULLI XV
Renia e mirdites. integrimi i plote i saj ne shtetin unitar shqiptar realizohet vetem pas luftes se dyte boterore, gjate viteve 1944-1952.

Fund
 
Mirdita

Mirdita

MIRDITA

PREJARDHJA E EMRIT SIPAS AUTORËVE TË NDRYSHËM DHE LEGJENDËS

1. Emri sipas autorëve të ndryshëm.
Mirditë nuk i përket kohës së lashtë (Ilire)1.
Për herë të parë (ndoshta) si mbiemër ndeshet në Kadastrën Venedikase të Shkodrës në fillim të shekullit XV.
“Në Katundin Menshabardh të krahut të nënshkodrës banonin në vitet 1416-1417 Gjon dhe Pjetër Mirdita2.
Ata ishin të ardhur nga viset midis lumenjëve Fan dhe Mat” 3.
Në vitin 1467 në Dibrën e poshtme në katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndërsa në katundin Shipshan Gjon Mirdita4.
Si emër katundi, vendi e krahine, Mirdita gjendet në regjistrat Osman të Sangjakut të Dukagjinit të viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591. Më 1533-1536 Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe 161 shtëpi. Për vitin 1571 regjistri s’përmban të dhëna, sepse mirditasit nuk kanë pranuar të regjistrohen. Në vitin 1591 Mirdita përmendet si katund me 46 shtëpi si krahinë me 9 katunde me 168 shtëpi5.
Në kokumentat paraosmane Mirdita quhet herë Ndërfana herë Dukagjini.
Ndryshimi i emrit të krahinës nga Dukagjin në Mirditë është bërë gradualisht. Por kjo njësi ekzistonte pavarsisht nga emri. Fakti që në Kishën e Shën Llëzhdrit (Shëngjinit), apo Shën Aleksandrit sipas Shuflajt në Shkallën e Shenjtë, në bjeshkët e Oroshit kishte varreza ku varroseshin të vdekurit nga gjithë zona përreth e deri në Kresht e Shkodër e tregon një gjë të tillë.
Edhe shtrirja e pronave të Abacisë së Shllezhderit nga afër qytetit të Burrelit të sotëm e deri në Shkodër (mullinj, toka, vakufe etj), e tregon ekzistencën e krahinës në fjalë Mirditë, Dukagjin apo Ndërfanë qoftë.
Në Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602 të mbajtur tek kisha e Shënllezhdrit në Shkallën e Shenjtit të Oroshit të parët nënshkruan vendasit, krerë të njohur Mirditas, atëherë dukagjinas si: Gjin Gjergji, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi etj.
Më 1610 M Bici “shkruan një letër për Dukagjinasit e Kthellës” d.m.th. edhe kthellasit (nga Rrësheni deri afër Burrelit të sotëm) ashtu si Mirdita quhej Dukagjin, përmend Fanin si krahinë krahas Mirditës.
Nuk është e rastit që në Kosovë dhe Kukës mirditasit i quajnë Fanë, madje dhe vetë mirditasit, Kthellasit dhe në përgjithësi katolikët e tjerë të ngulitur atje.
Në anë të Tiranës dhe Shijakut, të Fushkrujës, ka raste që çdo mirditas e quajnë Kthellas.
Në Kuvendin e Kuçit, 14 Korrik të 1614-tës ndër krerët e beslidhjes nënshkruan edhe Gjergj Bardhi prej Mirdite8.
Më 1621, P Budi e shënon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit9.
Më 1629 përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”10.
Më 1637 M Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të Zajsit përfshitas” 11.
Ndërsa K. Jeriçek thotë: “Më 1426 shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal16, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e mirditasve”17.
Më 1641 po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë kryengritës e tradhtarë”13.
Në këtë zonë, pra në Mirditë “… këtu përmendet për herë të parë titulli prinq-pringji (Prenk, Princeps), të cilin e mbajnë edhe sot e kësaj dite krerët e malsive Katolike të Mirditës që janë vazhdimisht nën ndikimin e fortë të abatëve benediktine të shën Lleshit (santus Alexander de Monte) në Malin e Shenjtë. Ky manastir u shndërrua në kohën e turkut në kështjellë nën të cilën u zhvillua lokaliteti me emrin Orosh”14.
Në një njoftim të vitit 1648 thuhet: “Meqenëse filluan ndjekjet, ai iku në Dibër, pra midis mirditasve” 15.
Më 1649, F Bolica kumtonte: “Misioni i Mirditës përfshin vetë Mirditën, Fanin e Vogël, Kthellën, Selitën, Macukullin e Prellin Lurën Vlashajn e Qidhnën, Bazin e Rrënzën, të gjitha ndër male ku ka shumë popuj më tepër të rreptë se të egër” 16.
Më 1650 B Orsini shkruante: “Po mbahem në mëshirë të klerikëve të Mirditës”17.
Më 1666 P Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit” 18.
“Nisa nga Blinishti dhe mbërrita në Mirditë e cila kishte kishën e Shënkollit (Fanë). Mirdita (bërthama) si famulli ka katundet Orosh, lagje, Mashterkore dhe Tumerisht. Në mal është Abacia” 19.
Në hartën e P Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen: “Popujt e Mirditasve”.
Ndërsa Ipeni vinte në dukje; “Mirdita nuk është emër fisi por hapsirë vendi hinderlandi, Landehafti, territori” 20.
Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet) (Autori).

2. MIRDITA SIPAS LEGJENDËS
Njëherë e një kohë thonë Duka që zotëronte hapsira nga Lura e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjolle, (3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur.
Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i parë) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjëdhin pjesët e ndara (në rastin tonë hysja (pjesa) do të ndahej tresh). Përgjegjsia ishte e madhe.
E kështu i pari djalë i Dukagjinit e ndan pasurinë në:
1. Një pjesë për një familje do të ishte pleqsia (e drejta për të dhënë drejtësi në gjithë territorin e Dukagjinit dhe më tej), bashkë me të dhe kali i shalës.
2. Pjesë tjetër do të ishte mulliri i blojës, shosha dhe artizanati shtëpiak etj.
3. Pjesa e tretë sipas vëllait të madh do të ishte toka bujqësore dhe kullotat etj.
Pasi u bënë të qarta ndarja e pasurive e ofiçeve në tre pjesë, i vogli thonë zgjodhi tokën.
Kur ky vëlla (i vogli) zgjodhi tokën vëllai i madh dhe vëllai i dytë njëzëri thanë “Mirë dite”.
I dyti i tha vëllait të madh mbaje shalën e kalit (pra të drejtën për të pleqëruar e fituar nga kjo), kurse mullirin, shoshën dhe artizanatin familiar e mbajti i dyti.
E kështu sipas kësaj legjende zona e Dukës Gjin, pra e Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje të mëdha: MIRDITË, SHOSH dhe SHALË (vëllai i parë).
Si për ta vërtetuar këtë legjendë ka gojëdhëna që bëjnë fjalë se deri para 70-100 vjetësh këto familje nuk merrnin e jepnin vajzë (nuk bënin Krushqi) njëra me tjetrën.
Pra e thëne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk merrnin në Shalë e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditës e Dukagjinit) ka qenë lumi Drin.
 
Aristokracia feudale-shqiptare

Aristokracia feudale-shqiptare

3 ARISTOKRACIA FEUDALE-SHQIPTARE DHE KAPITULLIMI GRADUAL I SAJ GJATË DHE PAS PUSHTIMIT TURK. LIDHJET E GJAKUT, MIQËSITË DHE LUFTA MES TYRE.

Gjatë sundimit të bizantit deri në zëvendësimin e këtij sundimi në sundimin turk u formua një shtresë e aristokracisë (fisnikërisë) feudale shqiptare e cila përfaqësohej nga disa familje të tilla. Baza e diferencimit të këtyre familjeve me pjesën tjetër të popullsisë ishte pronësia feudale (në kohën e bizantit baza e kësaj pronësie ështe “Pronia”, ndërsa në kohën pas pushtimit turk vendosjen e regjimit të “timarit”. Këto prona feudale u jepnin familjeve të mëdha shqiptare jo vetëm pushtet ekonomik por dhe epërsi ndaj pjesës më të madhe të popullsisë, por nëpërmjet saj bëhej dhe lidhja me pushtetet perandorake (bizantine dhe turke) sigurohej dhe sundimi i tyre në zotërimet feudale të tyre.
Një nga karakteristikat themelore të kësaj fisnikërie feudale mesjetare shqiptare ka qenëtendenca e tyre seperatiste (për tu shkëputur nga shtetet perandorake) dhe bashkë me të dhe perpjekjet për të bërë formacione shtetërore. Përligjia dhe argumenti më sinifikativ i kësaj karakteristike është krijimi i principatave, arbnore-shqiptare në shekullin XII-të deri në shekullin XV, kur kulmon ky proçes me formimin e shtetit unitar shqiptar të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Kjo tendencë u shfaq edhe pas pushtimit turk, me formimin e dy pashallëqeve; i Ali Pashës në Janinë dhe i Bushatllive në Shkodër, (fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX), dhe veçanërisht sevraniteti i kufizuar (autonomia), që patën disa njësi të krishtera si: Mirdita, Himara, Suli, Lumxhëria e Rreza etj. (gjatë gjithë kohës së pushtimit otoman).
Në historinë e paspushtimit Osman shumë nga këto familje fisnike janë zhdukur si të tilla, të tjera janë ngritur, disa kanë mbijetuar deri vonë dhe gjithë ky proçes është kondicionuar nga raporti me pushtuesit perandorak turk.
Në objektin e kësaj teme jemi përpjekur të shtjellojmë disa nga familjet më të spikatura fisnike-feudale Arbnore, të cilat përbënin elitën e fisnikërisë (bujarisë) shqiptare dhe nuk janë mbrapa fisnikërisë feudale të popujve përreth si në lindje ashtu dhe në perëndim (kryesisht në Itali).

. Familja e Balshajve

Në rrëmujën që krijohet pas rënies së mbretërisë Serbe të Dushanit pas vitit 1355 krijohen gjeneratat e para të familjeve fisnike të Balshajve.
“I posangrituri i vërtetë i veriut ishte Zharko Merkshic, i cili nën Car Uroshin (1357) qeveriste Krahinën e Madhe të Bunës. Ai u martua me Teodorën, e cila ishte e motra e Z. Kostandin sundimtarit të Maqedonisë Lindore. Pas vdekjes së të shoqit Teodora u martua me Gjergjin I Balshaj. I biri i Zharkut, Merksha (il re Marchisi te Musachi) u martua me Ruginën të bijën e Bashës II dhe u bë sundimtar i Vlorës dhe Kaninës 1396-1414. Nga ky vit sundimi kalon nga duart e kësaj dinastie në duart e pushtetit turk”1.
Vëllezërit Balshaj; Strazimiri, Gjergji I dhe Gjergji II Balsha, shfaqen si pronarë feudalë në pjesën Veriperëndimore të Shqipërisë dhe pjesërisht në Zete (M. Zi) duke filluar nga viti 1360, fillimisht në Budua dhe Tivar, pastaj në Shkodër, Ulqin dhe Prizren (1372) dhe pothuajse njëkohësisht në Vlorë dhe Berat me anë të dhëndurëve (lidhjeve të martesave) të tyre.
Në vulat e Balshajve shihet kryet e ujkut me dhëmbë jashtë. Legjenda është në shkrimin cirilik sllav.
Kulmin e fuqisë së saj kjo familje e arriti në 1383 kur Balsha II pushtoi Durrësin dhe mori titullin “Duka i Durrësit”.
I ati i tre vëllezërve ishte një feudal i vogël dhe zotëronte në kohën e Dushanit një fshat të vogël shqiptar në M. Zi (Zete).
“Balshajt janë me zanafillë rumune e vllahe dhe e mbanin veten si shqiptarë, ata mbanin kancelari Serbe dhe e konsideronin veten si pronarë të Perandorise Serbe”2 (Shuflai këtu nuk është bindës me argumentat që sjell).
Sundimtari i fundit i kësaj dinastie është Balsha III (i cili i takon brezit – Gjeneratës së tretë të Dinastisë Balsha, brez i cili humbi Durrësin, Vlorën dhe Beratin. Por ky Balsha III i kishte marrë përsëri këto tri qytete dhe me përkrahjen e Zahariajve, të Kastriotëve, te rugina Balshës (të Vlorës) etj ai vazhdoi luftën me Venedikun deri në vdekjen e tij (1421). Pas këtij momenti kjo dinasti u shpërbë dhe u zhduk. Zotërimet e Balshajve u ndanë mes tyre nga feudalët vendas si Zahariajve (Danjes,) në grykën e lumit Drin, Jonimajve të Lezhës, dhe veçanërisht Dukës Gjin i njohur më shumë si Dukagjini.
Duhet theksuar se Balshajt, por dhe familjet e tjera feudale shqiptare që ndanë zotërimet e kësaj dinastie, si shqiptarë liridashëse, nuk i pritën venedikasit më mirë se pushtuesit turq.
“Për trazirat në vend dëshmon një urdhër i lëshuar nga senati i Venedikut me 12 Gusht 1423, në të cilin parashtroheshin masat që duhet të merreshin për shtypjen e kryengritjes shqiptare”3.


Familja e Gropajve (1273-1468)

Zotërimet e kësaj familje shtriheshin në brigjet lindore të liqenit të Ohrit. Kjo familje ishte vasale e anzhuinëve që nga viti 1273. Këto zotërime kufizoheshin me zotërimet e princëve (dinasteve) të tjerë feudale shqiptare si Topiajt, Shpatajt dhe Kastriotët në Veri.
Ohri ra nën sundimin turk pas betejës së Fushëkosovës (1389). Që nga kjo kohë shqiptarët e kësaj zone njohën barbaritë e sundimit turk, për pasojë nxitet një lëvizje (shpërngulje) e madhe e popullsisë në drejtime të tjera vecanërisht në zotërimet e kastriotëve. Në këtë kohë fillon të formohet zona e Kthellës e përbërë nga 3-Bajrakët e Ohrit (Selita, Kthella dhe Rreze-Bushkashi), që më vonë përfshihen në Mirditë.
Të parët që u larguan për të mos u masakruar nga turqit qenë fisnikët feudale të familjes së Gropajve. Shumë luftëtarë nga kjo familje i shërbyen në luftë Gjergj Kastriotit. Më i shquari nga këta ka qenë Zaharia Gropa i cili qe Komandant në shumë beteja kundër turqve deri në vitin 1468.


. Familja e Topiajve (Komnenet)

Në dokumentat e kësaj dere princore shqiptare me shumë traditë gjenden tre gjuhë europiane të shkruara; latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja. Si argument kryesor i këtij fakti shërben mbishkrimi i Karl Topisë (1381), në Manastirin e Shëngjonit, në afërsi të Elbasanit. Megjithatë kancelaritë si kudo gjetke edhe tek Topiajt janë kryesisht sllave.
Në këtë mbishkrim (të Shëngjonit) është gdhendur luani i kurorëzuar, ndërsa nën të, në një fushë të pjerrët zambakët anzhuine. Ky ishte simboli ose stema e principatës Topiajve.
Pas vdekjes së Karl Topisë në vitin 1388 në krye të Principatës mbeti i biri i tij Gjergj Topia. Ky para se të vdiste (duke qenë shëndet-lig dhe i paaftë) nuk mundi të mbronte zotërimet e tij, si Durrësin etj, nga infazioni venedikas në 1392. Zotërimet që mbetën iu ndanë motrave të tij (bijave të Karl Topisë) dhe pinjollëve të tjerë të cilët luftuan kundër venedikut dhe turqve deri me 1425, kur Kruja (zotërimi i Topiajve) u pushtua nga Turqit. Zotërime të Topiajve pas 1425 mbetën vetëm në zonat malore. Djali më i zoti i kësaj dere princore padyshim ka qenë Gjergj Arianit Topia Komeni (1400-1460). Ky ishte një nga djemtë e marrë peng nga Sulltani. Duke përfituar nga arratisja prej Turqie ai kthehet në atdheun e tij në 1432 ku u vendos si sundimtar i padiskutueshëm mes Durrësit e Vlorës.
“Sulltani dërgoi një ushtri që të ndëshkonte (Gjergj Arianit Komenin e Topiajve), por u shpartallua në fushë-betejën mes Ohrit e Elbasanit. Si kjo betejë e fituar nga prijësi i ri Topias, kundër ushtrive turke ka dhe shumë të tjera ku shpesh formacionet luftarake turke u shpartalluan për shumë vite me radhë. Gjergj Araniti e shtriu sundimin e tij në zonat e çliruara prej tij deri në zonën e Ohrit. Fama e këtij prijësi legjendar shqiptar si një hero i vërtetë doli jashtë Shqipërisë. Gjergj Aranit Komeni i Topiajve u bë faktor i rëndësishëm (parësor), në rëalizimin e qëllimeve të Gjergj Kastriotit per organizimin e qëndresës së përbashkët shqiptare kundër turqve e cila u vendos në kuvendin I të Lezhës (nëntor1444). Unitetit të prijësve u shërbeu dhe miqësia e tyre. Gjergj Kastrioti mori për grua vajzën e madhe të Gjergj Arianitit, Andronikën (Donikën). Topia vdiq me 1460, ndërsa zotërimet e tij u pushtuan nga turqit në vitin 1466. Pas kësaj dy djemtë e tij emigrojnë për Venedik, ndërsa njëri prej tyre ngeli në Shqipëri, veçse i detyruar të ndërronte fenë duke u bërë mysliman.


. Familja e Shpatajve

Familja princore e Shpatajve i kishte zotërimet e veta në pjesën lindore të Elbasanit e deri në Arta (Prevezë). Ndërsa sipas Pashko Vasës, në zotërimet e shpatajve, në tokat greke, u vendosën (themeluan) kolonitë e para shqiptare (Arvanitasit e parë). Ka të ngjarë që emri Shpata lidhet me origjinën fillestare të familjes nga zona malore në lindje të Elbasanit (Shpat = faqet e pjerrëta të maleve), dhe jo nga emri i “Shpatave të gjata greke”.
Pinjolli i fundit i lavdishëm i Despotatit të Shpatajve ishte Gjin Bua – Shpata i cili ishte pjesëmarrës në qëndresën e organizuar ballkanike kundër Turqisë (betejën e Fushëkosovës 1389). Ai vdiq 10 vjet më vonë në vitin 1399. Pas këtij momenti zotërimet e shpatajve (Despotati), ndahet në dy pjesë: në jug me qendër Artën sundoi i biri i tij Marik Bua Shpata ndërsa pjesa veriore me qendër Gjirokastrën u bë dominion (zotërim) i dhëndërrit të tij, Gjin Zenevisi. Familja e Zenevisëve në veri por dhe ajo e Shpatajve në jug nuk sunduan gjatë pasi pas vdekjes së prijësit (Karlit të Janinës), tre nipërit e tij u grindën për të fituar të drejtën e trashëgimisë dhe kjo e favorizoi Turqinë ta merrte lehtë Kështjellën e Janinës (1431) dhe zotërimet e tjera njëra pas tjetrës.

. Familja e Zenebishëve (Zenevisëve)

Familja e Zenebisheve e vazhduan sundimin e tyre deri në 1434. Gjinit (dhespotit të ri të Janinës), iu desh të luftonte fort kundër turqëve, por dhe kundër Venedikut për çështje tregtare (kryesisht tregtinë e kripës). Pas vdekjes së tij turqit më 1418 morën kryeqendrën Gjirokastrën. I biri i Gjinit, Depa Zenevisi u largua nga Gjirokastra dhe u strehua në Korfuz. Duke shfrytëzuar kryengritjet e sukseshme të Gjergj Arianitit në Shqipërinë e Mesme, prijësi i ri mori zemër dhe përgatiti një ushtri për të rimarrë kryeqendrën e tij Gjirokastrën. Mirëpo ushtria turke (kryesisht jeniçere), që mbante Gjirokastrën dhe Kalanë e saj e futën ushtrinë kryengritëse mes dy zjarresh duke e shpartalluar atë në 1435. Ndër të vrarët e kësaj beteje qe dhe vetë prijëse Depa Zenevisi.

. Familja e Muzakajve

Stema e vjetër e Muzakajve ishte burimi me dy pishtarë. Ndërsa kur Muzakët bëhen despot nën perandorin Andronik (para vitit 1336), në stemën e Muzakajve është stema me shqipen dykrerëshe me yll”4. Gjuha që përdorin Muzakët në letërkëmbime dhe kancelaritë e tyre janë: latinisht, greqisht. I pari në gjeneorologjinë e kësaj familje aristokratike është Nikolla dhe janë të ardhur nga Mokra. Zotërimet e tyre shtriheshin në Berat, fushën e Vlorës, Myzeqesë së sotme (nga ka marrë dhe emrin; Musaqi – Myzeqe) e deri në Durrës.
Teodori II Muzaka u vra në betejën e Kosovës (1389). Pas tij qeverisi e Veja e T Muzakës, Komita Muzaka me qendër në Berat deri në 1396. Pas saj sundoi e bija e tyre Rugina Balsha e Vlorës deri në 1417. Kur e pushtuan turqit në këtë vit ajo u arratis në Korfuz. Gjithashtu ra dhe Berati në 1417 dhe Muzakajt bëhen vasale te turqëve, ndërruan fenë shumica e tyre por çuditërisht i ruajtën lidhjet dhe me Venedikun. Më pas një nga pinjollët e mbetur, Kristian Gjin Muzaka luftoi përkrah me Gjergj Kastriotin gjatë betejave deri kur vdes prijësi Kombëtar (Gjergj Kastrioti - Skënderbeu). Në vitin 1468 Gjin Muzaka emigron drejt Italisë, në Napoli nga ku shkruan (1510), historinë e familjes aristokrate të Muzakajve.

. Blinishtet dhe Jonimet

Anzhuinet këtë bujari shqiptare e cilësonin me emrin e përbashkët “Comites et barones regni Albanie”.
Në përleshjen shekullore mes dy botëve, duke i shërbyer herë perandorit të madh të lindjes, herë papatit, herë anzhuinëve ose nemanicëve serbë ndonjëri prej këtyre bujarëve bëhet në shekullin XIV protosevast, protoalagator, duke, mandej despot (muzakët), graf (comes) dhe marshall i Popatit ose i Anzhuinëve, ose Zhupan i madh serb, ndërsa pas rënies së Perandorisë së Dushanit, dinast krejtësisht i pavarur”5.
Në këtë vorbull influencash e kontradiktash mes fuqive të huaja dhe derivateve të tyre (bujare dhe familje fisnike shqiptare), na rezulton shkrirja dhe zhdukja e shumë familjeve shqiptare, sidomos në pjesën veriore arbnore-shqiptare si p.sh. Braka, Besossia, Leti, Limi, Verona etj.
Ka raste kur ndonjëra nga këto familje thyhet në kulmin e fuqisë së saj, ku ishte ngritur lart lavdia e saj, prej gjeneratave njëra pas tjetrës.

a) Tipike nga këto familje është Blinishti.

Kjo familje shtrihej nën Dri (Zadrimë) në dy anët e lumit të Gjadrit deri në malësi. Emri i saj lidhet me emrin e blinit (lloje bime drusore) nga Abacia e famshme e shën Aleksandrit (shënllezhderit), në Shkallën e Shenjtë të Mirditasve.
I pari i kësaj familje Vllado ishte nga një fis i Matit ku në vitin 1274 del nga burimet si stratiot bizantin. Politika e tij është e lidhur me Anzhuinët, pastaj me serbët që i jep dhe titullin “Kaznac”6. Në vitin 1279 ai kapet nga kapedani i Durrësit dhe dërgohet në burg në Brindizi, por atje jeton i lirë bile merr diplomë në Napoli (1304) sipas të cilës bëhet “Comes”, ndërsa i biri i tij me emër perëndimor Guillelmus bëhet marshall i Shqipërisë (1319). Kalojan Blinishti (1304-1319) ështe kushëriri i tij dhe ky me titullin “Comes”.
“… Kjo familje shuhet përgjithmonë gjatë kryengritjes së madhe që shqërtheu përgjatë Adriatikut, nga kroatet në veri e deri tek Matarangët (midis Shkumbinit e Devollit) e tek Muzakët (në Vlorë deri në Këlcyrë)”7.
Këtë kryengritje e organizoi Selia e Shenjtë (1319-1336) kundër serbo-sllavëve. Shuarja e familjes Blinishti nuk u bë vetëm nga serbët (që në fund edhe ata e humbën betejën), por sidomos nga Dukagjinët e Topiajt (për shkak të lakmive të tyre për territore e pronë).

b) Në të njëjtat kushte historike (në të njëjtën kohë), zhduket përkohësisht familja eJonimeve (dushmanët) me zhupanin (titull serb), Vladisllav Jonimin që zotëronte Shqipërinë bregdetare veri-perëndimore, (1319) sipas dhe dekretit të Papës. Vladisllavi nuk ishte ortodoks serb por ishte katolik. Kjo familje rishfaqet në skenë (pas 1319) në fillim të shekullit XV rreth qytezës së Danjës dhe asaj të Shatit mbi Drin, duke qenë i barabartë me Zahariasit e atjeshëm.
Në vitin 1365 Nikollë Zaharia dhe Dushmanët (Jonimet) në 1403, në Pilotin e sipërm mbajnë rojen kundër turqëve, duke qenë të pavarur ose vasale të Venedikut.

. Dukagjini

Padyshim është një nga familjet më të mëdha shqiptare që ka patur shumë pinjollë të shquar dhe ka përfshirë shumë teritore nga Shëngjini (deti) e deri në Prizren, nga Peja e deri në Mat. Ka luajtur një rol të madh në historinë e mesjetës së hershme deri në atë të vonë të shqiptarëve. Dukagjini e ruante deri në kohën e pushtimit turk por dhe më vonë karakterin e shtëpisë së madhe dhe të vllazërisë.
I pari i kësaj familje Gjin Tanushi e mori titullin “Dukë” (1281) duke qenë ithtar i paleologëve bizantinë.
Ai u vra nga malësorët katolikë të udhëhequr nga priftërinjtë benediktinë në Ndërfande (zona mes dy lumenjve Fanë), që më vonë ishte bërthama e territorit të Mirditës. Në këtë kohë selia e Dukagjinit ishte qyteza pranë Lezhës afër grykës së Drinit. Lezha në vitin 1393 bie në dorë të venedikasve. Më vonë kemi përmendjen e pinjollëve dukagjinas në vende të ndryshme. Pasardhësit e Tanushit II Dukagjinit bijtë e Lekës I ishin zotërues në Perlat (më vonë quhet Kthellë – Mirditë). Ndërsa Muzaka në shënimet e tij historike (në Napoli) thotë se kishte edhe shumë degë të tjera që quheshin Dukagjin të vërtetë. Principata kufizohej në jug me zotërimet e Principatës së Kastriotëve.
“Dibra dhe Mirdita dikur formonin pjesë të principatës së Skënderbeut (këtu Edith Durham duhet ta ketë fjalën për Kthellën dhe katër bajrakët e Lezhës, që përfaqësuan më vonë gjysmën jugore të Mirditës, ndërsa pesë bajraket e Mirditës zotërohen nga dukagjinët). Lura – vazhdon Edith Durham i takonte Dukagjinit”8.

Djemtë e Lekë Dukagjinit (Leka I), Progoni dhe Tanushi morën pjesë me ushtri në betejën e Kosovës 1389. Pas kësaj qenë këta që ia dorëzuan qytetin e Lezhës Venedikut në vitin 1393. Ndërsa Palë dhe Nikollë Dukagjini përmenden shpesh në gjysmën I të shekullit XV (më tepër për shkak të grindjeve) por përmenden dhe në faktin se marrin pjesë në besëlidhjen e Lezhës (1444) dhe në luftrat e Skënderbeut veçanërisht kundër Venedikut (1447-1448). Përmendet edhe kur pretendimet e Lekë Dukagjinit shkaktuan grindje me Lekë Zaharinë dhe solli për pasojë vdekjen e këtij të fundit dhe kalimin e kështjellës së Danjës (buzë Drinit) në zotërimin e Lekë Dukagjinit (1445). Këtu ndërhyri dhe Skënderbeu që shkaktoi mërinë e Princit Lekë Dukagjini dhe kjo pasohet me mbajtjen e anës së këtij të fundit nga Venediku (1456) dhe të Turqisë (1457).Pajtimin e Gjergj Kastriotit me Lekë Dukagjinin (dy prijësve) e bëri Pal Engjelli(Kryepeshkopi i Durrësit 1463) në kushtet kur zotërimet e Dukagjinësve vihen në rrezik serioz prej turqëve. Pas këtij momenti Leka i Dukagjinit bëhet ortaku (bashkëpunëtori kryesor) i luftës me Gjergj Kastrionin – Skënderbeun deri në vdekjen e këtij të fundit (1468) por edhe 11 vjet më vonë deri në rënien e Kalase së Shkodrës dhe qëndresës së madhe të shqiptarëve (1479). Pas vitit 1479 Leka dhe prijës të tjerë të luftës që shpëtuan emigruan për tu strehuar në Venedik.
Pas Lekës përmendet nipi i tij Pali i Bardhë dhe nga familja e tij e ka origjinën dhe fisi Malazias, Bjelopavliç Ciluri i Palit të Bardhë), duke u bërë ortodoks dhe serbofon në Malin e Zi.
“Thoshin se Skënderbeu dhe Leka ishin të lidhur midis tyre, prandaj gratë mirditore mbajnë Xhurdi dhe shami të zezë në shenjë zie për Skënderbeun. Në gjithë fiset e tjera Xhurdia mbahet vetëm nga burrat”9.
Dukagjinët kishin stemën e tyre dhe në të kishim shqipen e bardhë. Pas pushtimit turk një pjesë e fisit dukagjinit emigroi në Itali, në M Zi, ndërsa pjesa më e madhe në Malësinë e përreth. Ndërsa influenca e kësaj familje të famshme ndjehen deri në ditët tona nëpërmjet normave kanunore në gjithë ish zotërimet e familjes princore si në Pejë, Gjakovë, Dukagjin, Lumë, Fanë, Kthellë, Lezhë e Zadrimë ku pjesa më e madhe e këtyre trevave filluan të quhen Mirditë ku vetë-qeverisja, si në asnjë vënd tjetër shqiptar (baza kuvendet dhe kanuni i Lekës), dallohet qartë deri në gjysmën I të shekullit XX.
 
Familja e Kastriotëve

Familja e Kastriotëve

. Familja e Kastriotëve

Kjo familje princore shqiptare në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV është e renditur në radhën e familjeve të spikatura arbnore-shqiptare. Fillimisht kjo familje kishte zotërimet e saj mes Dibrës, Matit e Mirditës dhe kufizoheshin me zotërimet e Topiajve në Jug-perëndim, dhe në Veri e Veriperëndim me zoterimet e Dukagjinëve. Zona e Kthellës dhe e Lurës që shtrihet nga Rrësheni deri në Burrelin e sotëm, si dhe nga Trollna (në malin e Skënderbeut afër kufirit me fshatrat e Krujës dhe Tiranës) e deri në Kalanë e Sinjës afër Drinit më vonë nga gjysma e dytë e Shek XV e deri në fund të Shek të XIX ku sipas shumë burimeve si pjesë të Mirditës. Këtë fakt e përmendin shumë autorë si: p.sh Pjetër Budi, Milan Shuflaj, Edit Durham, Edëin Jacques, Nuray Bozbora, etj.
Me fuqizimin e kësaj familje të famshme zotërimet e saj zgjerohen dhe bashkë me to merr në dorë dhe shumë Kala dhe fortifikata.
Konstandin Kastrioti e filloi sundimin e tij në këtë Principatë më 1383. I biri i tij Gjergji mobilizoi një ushtri dhe mori pjesë në kuadrin e rezistencës së organizuar ballkanike kundër pushtimit turk në Kosovë (1389). Kjo principatë u armiqësua me Venedikun për çështjen e Krujës (kalasë).
Më 1392 Venediku e pushtoi Krujën. Ndërsa më 1395 Gjergji i rivendosi sundimin e tij në Krujë duke e çliruar nga trupat ushtarake të Venedikut. Ky ishte dhe shkaku që Gjergjin (princin), Venediku e shpalli armik dhe arritën ta kapin dhe ti presin kokën në Durrës më 1402. Gjoni është pasardhësi i Gjergjit dhe princi i ri i Kastriotëve pas vitit 1402. Gjoni që në fillim të sundimit të tij qe i sukseshëm. E rimori Krujën dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Krujën, Matin, Mirditën (Kthellën e Lurën), Dibrën e deri në Prizren. Keshtjellat më të rëndësishme që posedonte Principata me princ Gjon Kastriotin ishin: Kruja, Petrela, Petralba, Stelushi (Mat), Sfetigrad (Dibër të epërme), Tornak etj. Veçoria e periudhës së Sundimit të Gjonit është se nga viti 1407 deri në 1430 iu desh të luftonte në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen e zotërimeve të tij prej invadimit turk. Por vështirësia për ta përballuar inkursionin e ushtrive të mëdha turke e detyroi Gjonin të pranonte dhe kushte në dëm të tij nga Turqia. Kushtet e detyronin princin të kishte një sovranitet të kufizuar në zotërimet e tija si dhe të paguante një haraç vjetor në favor të turqve. Marrja e 4-djemve të tij peng nga autoritetet turke nuk ishte gjë tjetër veçse një garanci e nënshtrimit për të respektuar kushtet e rënda në dëm të zotërimeve të Principatës së tij. Autoritetet turke i garantuan Princit se pas vdekjes djali i madh do të ishte Princi pasardhës.
Me gjithë këto kushte dhe pengjet e marra, Gjoni duke bërë marrëveshje me Venediku ndihmoi në luftën për mbrojtjen e Selamikut (qytet i Venedikut), ngriti krye përsëri kundër turqve (1428-1430). Selaniku u dorëzua lehtë tek turqit dhe hakmarrja e tyre kundër shqiptarëve qe mjaft e rëndë. U shkretua jo vetëm territori në zoterimet e Kastriotëve, por dhe pjesë të tjera Shqiptare-Arbnore nga Shkodra deri në Vlorë (1431-1433). Kështu me përjashtim të Shkodrës (kalasë) dhe qyteteve bregdetare që ishin zotërime të Venedikut pjesa tjetër e Shqipërisë pothuajse ra plotësisht në duart e turqve (1433). Supozohet se djemtë e Gjonit u helmuan nga turqit dhe mbeti vetëm djali i vogël i tij Gjergji (Skënderbeu).
Pas Gjon Kastriotit dihet se në krye të principatës vjen i biri i tij Gjergj Kastrioti i cili bëhet princi që mori përmasat e heroit të shqiptarëve dhe faktor kryesor i mbrojtjes së civilizimit kristian. Kjo është dhe arsyeja kryesore që rreth origjinës së tij dhe familjes së kastriotëve, menyrës së ardhjes në pushtet etj., ka patur debate të vazhdueshme si brenda vendit por në veçanti nga historeograf të huaj si serb-sllav, maqedonas, grek, sllavo-austriak etj.

Debati rreth enigmës së ardhjes së Gjergj Kastriotit në Krujë dhe origjinës së tij.

Nuk dyshohet se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu gjatë 25 vjetëve (1443-1468) të luftrave të sukseshme kundër sulmeve turke merr përmasat e heroit legjendar të shqiptarëve por jo vetëm kaq. Ai me shqiptarët janë shënuar si mbrojtes të Europës nga turqit se fitoret e shqiptarëve për 25 vjet gozhduan ofensivën e ushtrisë turke drejt perëndimit, por kjo për faktin se gozhdimi i turqve për të mos përparuar më tej ndodhi kur fuqia ushtarake e Perandorisë ishte në kulmin e saj.
Me pak fjalë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u takon jo vetëm shqiptarëve. Por ky fakt nuk i jep të drejtën askujt që të abuzojë dhe të fallsifikojë të vërtetën historike rreth ardhjes në krye të shqiptarëve, apo ajo që është kryesore, rreth origjinës së tij.
Mangësitë e dokumentave të plota të shkruara rreth figurës së tij nuk vënë në dyshim qënien e tij shqiptar. Gjergj Kastrioti luftoi kundër turqve në krye të shqiptarëve se ishte shqiptar, luftoi kundër turqve dhe pasojave ilamizuese sepse ishte katolik shqiptar, ai luftoi kundër turqve dhe venedikasve për të mbrojtur zotërimet e tij që ishin në zemër të territoreve shqiptare, ai luftoi dhe u mbështet si asnjë prijës apo shtet tjetër nga shqiptarët sepse ishte pjesë e asaj race (kombi) etj.
Ai duke luftuar bashkë me shqiptarët, për interesat dhe fenë e tyre dhe duke patur suksese të papara kundër turqve solli pasoja pozitive edhe për të tjerët (perëndimin), por pa e patur obligim kryesor që në fillesën e veprimtarisë së tij luftarake.

Enigma (për pamjaftueshmëri të dokumentave të shkruara), konsiston në një aspekt tjetër. Në jetën e tij para ardhjes në Shqipëri (para vitit 1443) dhe rreth origjinës së tij brenda trevave dhe fiseve shqiptare.
Ne do të perpiqemi të sjellim disa nga hipotezat që mendojmë se janë më afër të vërtetës qe ka ndodhur.
“… i riu Gjergj Kastrioti ishte mbajtur peng në oborrin e Muratit II, në Adrianopojë. Murati në kundërshtim me fjalën e dhënë, e bëri synet bashkë me të vëllezërit, u vuri emra myslimane dhe u mësoi fenë myslimane.
… atij i dhanë edukatën e zgjedhur të gradës – elite perandorake të përbërë prej jenicerëve, e themeluar nga Murati I … Në atë truprojë (gardë) mbizotëronin shqiptarët tamam si dikur në gardën Proteriane Perandorake të Romës… Gjergji i quajtur tani Skënder sipas Aleksandrit të madh… për shkak të moshës së re, u duk se u osmanizua plotësisht… Ai fitoi simpatinë e Sulltanit dhe ngjiti shpejt shkallët e karrierës… Atë e graduan oficer, pastaj Sanxhak, … më në fund i dhanë titullin Skënder Beg. Në vitet 1438-1440 Skënderbeun e dërguan me trupat e tij të shtypte kryengritjet fshatare të Shqipërisë së Epërme ku ai u bë i vetëdijshëm për gatishmërinë e tyre (shqiptarëve) për t’u hedhur në revoltë. Më 1442 Gjon Kastrioti vdiq dhe Sulltani, në vend të trashigimtarit të ligjshëm (Skënderbeut), ia dha principatën një renegati shqiptar.
Në vitin 1443 Skënderbeun e dërguan në krye të një ushtrie kundër kryengritësve hungarezë, që udhëhiqeshin nga Huniadi. Në betejën e Nishit 3 Nëntor 1443, Skënderbeu i tërhoqi trupat e tij duke shkaktuar enkas rrëmujë. Si gjeti sekretarin e sulltanit, ai e detyroi atë që ti jepte një ferman perandorak (për renegatin shqiptar) Zabel Pashën, Valiu i Krujës, sipas të cilit ai duhej ti dorëzonte Skënderbeut Kalanë e Krujës dhe qeverisjen…
Kështu ndodhi dorëzimi i Kalasë së Krujës, zhdukja e garnizonit turk, ngritja e flamurit të familjes në kala, një sfond i kuq me shqiponjë dy krerëshe në mes. Pothuaj brenda 1 muaj gjithë kalatë u dorëzuan paqësisht (duke u premtuar mbrojtësve të ushtarëve turq pas dorëzimit falje dhe lejim të shkonin në Turqi… Kështu brenda 1 muaji ai e vuri në zotërim gjithë zotërimet e të atit, duke përfshirë: Matin, Krujën, Mirditën (pjesa Jugore) dhe Dibrën. Më 28 Nëntor 1443 nisi një epokë e re me shpalljen e tij formalisht si kreu i Principatës së Kastriotëve… Njëkohësisht Skënderbeu shpalli dhe një herë fenë e tij të krishterë.
… Më 2 Mars 1443 ai thirri një kuvend të feudalëve shqiptarë. Për te shmangur xhelozinë midis princave dhe për të joshur republikën e fuqishme (Venedikun), kuvendi u mblodh në Katedralen e Lezhës.
Përveç princave përreth erdhën dhe të tjerë si Gjergj Arjaniti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka… edhe delegatë nga Venediku.
… këtu ata formuan “Lidhjen e popujve Shqiptarë”.
Principatat me ekonomi të pavarur por Lidhja ishte ushtarake me synimin e vetëm për luftë të përbashkët kundër turqve”10.
Sipas historianit turk Nuray Bozbora, “Skënderbeu ishte më i vogli i tre djemve të Gjon Kastriotit, kreu i familjes Kastrioti që njihej si një nga princërit katolikë të rajonit të Mirditës. Ndersa ishte 9 vjec, ai iu dorëzua peng sarajit Osman. Kaloi në Edirne 5 vjet, aty nga viti 1420 u dërgua pranë babait të tij. Pastaj qëndroi në Shqiperi. … Duke u mbështetur në një dokument zyrtar osman të vitit 1437, pretendohet se Skënderbeu në këtë kohë ka qenë një spahi i thjeshtë në Rajonin e Dibrës.
… Ndërsa i ati Gjon Kastrioti u dëbua nga tokat e veta dhe në vend të tij, si spahi u caktua një turk. Pas kësaj datë Gjon Kastrioti ka vdekur (1442).
Për sa i përket periudhës 1434-1444, kur filloi kryengritja që mori emrin e tij, ka dy mendime për aktivitetin e Skënderbeut:

- Sipas njëres pikpamje popullsia e rajonit të Mysjes, e cila doli kundër caktimit të nje spahiu turk në vend të Gjon Kastriotit kërkoi që këto toka ti jepeshin njërit prej djemve të tij. Për rrjedhoje Skënderbeu këtë e kërkoi nga Sanxhakbeu turk Mustafa në Krujë, i cili e hodhi poshtë këtë kërkesë të Skënderbeut të cilit nuk i besonte dhe për këtë vuri në dijeni dhe sarajin Osman. Sulltani e nënvleftësoi këtë paralajmërim të Mustafait dhe më 1438, pasi i dha Skënderbeut titullin Bej e caktoi atë vali të rajonit të Mysjes që bënte pjesë në vilajetin e Krujës…
- Ndërsa sipas një pikpamje tjetër për këtë problem Skënderbeu, ndonëse i kerkoi sulltanit ti jepeshin tokat e babait të tij, kur ai vdiq sulltani caktoi në këtë post dikë tjetër. Ky veprim i sulltanit e zhgënjeu Skënderbeun dhe në këtë kohë ai filloi përgatitjet për kryengritje duke marrë më parë mendimet dhe të krerëve të tjerë shqiptarë që gjendeshin në radhët e ushtrisë Osmane.
Kështu një nate duke kërcënuar sekretarin e Sulltanit e detyron atë të shkruante një ferman të rremë dhe më pas e vrau. Me këtë dokument në dorë Skënderbeu mbërriti në rrethet e Mirditës, dhe duke u bashkuar me krerët shqiptarë, me të cilët ishte marrë vesh më parë, erdhi në Krujë. Pasi ia tregoi fermanin Sanxhakbeut, mori në dorëzim Kalanë. Vrasja e Sanxhakbeut osman, shënoi dhe fillimin e kryengritjes…
Me 1443, menjëherë pasi filloi fushata hungareze, Skënderbeu shpalli krijimin e principatës së lirë shqiptare dhe në tokat e veta shpalosi flamurin me shqiponjën dy krenare, simbol kombëtar i shqiptarëve… Më pas dhe krerët e tjerë shqiptarë duke marrë si shembull Skënderbeun, dëbuan spahinjtë turq dhe rivendosen kontrollin në tokat e tyre. Zhvillimet e mëpastajme patën si pikë të tyre kulmore “Kuvendin e Lezhes” të quajtur ndryshe “Lidhja Shqiptare”, organin e përbashkët të krerëve shqiptar kryengritës me në krye Skënderbeun”11.
Barleti e lartëson bukurinë trupore të kastriotëve Topiajve dhe Arianiteve. Duke ju referuar atij por dhe më tepër Milan Shuflaj përcakton:
“Nga ky soj i mrekullueshëm njerëzish me gjak violent diriarik, dolën kalorësit më të aftë të cilët u regjën ndër luftra kufinjsh ose ndër ato kundër turqëve deri në shfarosje. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është pjella më e shkëlqyer e kësaj përzgjedhje të vdekur, luftëtari më i tmerrshëm të cilin e krijoi lufta e Europës me turqit. Europa Perëndimore e mbuloi atë me legjende ende sa ishte gjallë. Bestytmia mbi fuqinë e tij të mbinatyrshme e bëri armikun turk që të humbiste besimin në kismet. Fantazia e popujve të ballkanit të cilët ishin të shtypur nga të pafetë krijoi nga Skënderbeu heroin e këngëve dhe të rrëfimeve të tyre.
… Shqiptarët këndonin deri në shekullin XVII madje dhe në prani të turqve këngë për Skënderbeun. Këto këngë janë ruajtur dhe tek arbëreshët në Italinë e Jugut…
Emri i tij është ruajtur dhe sot e kësaj dite në Mat, si dhe ndër disa fusha, duke filluar nga Fandi (Mirditë) deri në Pukë… në toponime të ndryshme fusha, shpella, male. Ai paraqitet sëbashku me Leken III Dukagjinin. Në rrëfimet e shqiptarëve të veriut ai stoliset me motive nga cikli i Kraleviç Markut dhe me mitin nordik të Barbarosit.
Vllazëria më e fortë e kuçëve (në M Zi), Drekalovicet, e nxirrin zanafillën e tyre nga Skënderbeu, me qëllim që të ngrejnë lart “brezninë e zotërinjëve”.
Fama e tij u përhap dhe në trevat e sllavëve të jugut së bashku me Lekën”12.
Ndërsa në lidhje me origjinën e Kastriotëve, Shuflaj sjell një ide mjaft të mjegullt dhe që ndryshon mjaft me idetë dhe hipotezat që kemi në evidencë, kur thotë:
“… Në Vlorë në oborrin e despotit Jovan Komnen-Asenit (1350 deri më 1363) kunatit të Car Dushanit dhe vellait të Carit Bullgar, Jovan Aleksandrit, rritej djepi i fuqisë së kastriotëve. Në një kartë serbe të “Sundimtarit të Vlorës dhe të Kaninës” Aleksandrit, të birit të despotit Jovan, përmendet (1366) “qefalia i Kaninës, Kastrioti”.
… ai mori nga Balsha II (1383) dy fshatra në Shqipërinë e mesme, në Mat. Pasardhësi i tij … zotni Gjoni, në kartat serbe “Ivan Castrioth” në monumentet Venedikase (1407-1443), përmendet qysh herët “Zotni mjaft i fuqishëm në viset e Shqipërisë”.
… kur Kruja (1415) bie në dorë të turqve ai (Gjoni) bëhet vasal turk. Ndërkaq, i biri Gjergji, i cili duke qenë peng i turqve (para vitit 1428) kaloi në fenë islame dhe mori emrin Skënderbeg, bëhet dinastia më e fuqishme e Shqipërisë”13.

□ Edith Durham duke hulumtuar me tepër pasion botën shqiptare mëson një ide nëpërmjet perceptimit të saj në trevën e Mirditës.
“Ata janë tej mase krenarë me L Dukagjinin dhe thonë se bjellopavlicët (bijtë e Palit të bardhë) në M Zi, vijnë nga nipi i tij, Pali i bardhë. Ata deklarojnë se Skënderbeu ka patur lidhje me ta e për këtë arsye gratë e Mirditës mbajnë xhurdinë të zezë në shenjë zie për të, që zakonisht mbahet vetëm nga burrat”14.
Është një hipotezë sikur të parët e familjes së kastriotëve janë të ardhur nga Hasi-Kastrati (pranë Pashtrikut të Gjakovës) dhe kanë zënë në Sinjë tek Kalaja dhe prane Drinit, ku kanë përfituar shumë toka pjellore (zona e Kastriotit). Ky emër mendohet se ka si bazë toponimin “Kastrat”që bartet nga të ardhurit dhe gradualisht ndryshon dhe më vonë quhet “Kastriot”. Pastaj më vonë familja rritet dhe bëhet nga më të fuqishmet duke zgjeruar zotërimet e saj në Mat, Mirditë (Kthellë e Lurë), Krujë etj.
Nje mendim tjetër (përfshi dhe idenë e Shuflajt) është se fillimet e veta kjo familje i ka në Mat (në Gurë të Bardhë). Ka dhe ide të tjera që bëjnë fjalë për një origjinë nga Kruja etj.
Mbi të gjitha e rëndësishme dhe e sigurtë është se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk është as grek, as maqedonas, as malazez, as italian, as turk por është shqiptar. Një gjë është e vërtetë se Mirdita është treva ku u ruajt më tepër se kudo tjetër kujtimi për të, amaneti i tij për fe e atdhe, duke u mbajt më tepër se kudo tjetër i ndezur zjarri i luftës për liri, duke pranuar në kurrizin e saj kalvarin shekullor të vuajtjeve dhe plagët që nuk u mbyllën asnjëherë deri në kohët moderne. Vetë Mirdita u rrit si trevë dhe u formua nga shqiptarët që deshën të ishin siç kishin qenë më parë. Në këtë pikëpamje Skënderbeu “formoi Mirditën”, ndërsa Mirdita mbajti gjallë lavdinë dhe amanetin e tij.

Në konkluzionin e këtij kapitulli duhet thënë se:
“Feudalët shqiptarë ishin të barabartë me bujarinë e lartë të Italisë dhe të vendeve të tjera të botës mesjetare. Në kohën kur pas vdekjes së Skënderbeut (1468) ata detyrohen të ikin në Itali, duke mos pasur pasuri dhe duke mos njohur gjuhën Italiane, atje i pret jo vetëm mëshira e dinastisë së Napolit, por dhe perkrahja e plotë e aristokracisë Italiane”15.

1. M Korkuti, H Spahiu, Zh. Andrea – Arkeologjia, Tiranë 1971 fq 166
2. N Ceka – “Ilirët” Tiranë 2000 fq 289-292
3. N Ceka – “Ilirët” Tiranë 2000 fq 293
4. M Korkuti, H Spahiu, Zh. Andrea – Arkeologjia, Tiranë 1972
5. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 25
6. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 26
7. Edëin Jacques – Shqiptarët” fq 199
8. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 29
9. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 81
10. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 22
11. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 22
12. Edith Durham “Brenga e Ballkanit” fq. 452
13. E Durham – Brenga e Ballkanit, fq. 206
14. Edëin Jacques – Shqiptarët, fq. 203-203
15. Nuray Bazbora, - Shqiperia dhe Nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, fq. 75-77
16. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 31-32
17. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët, fq. 27
18. Edith Durham – Brengu i Ballkanit, fq. 450
19. M Shuflaj – Serbët dhe shqiptarët, fq. 31
 
Mirdita Territori

Mirdita Territori

MIRDITA – TERRITORI

Mirdita si realitet dhe si trevë konsolidohet jo vetëm në kohën e rezistencës antiosmane në kohën e Skënderbeut por veçanërisht pas vendosjes së pushtimit të vëndit. Ajo shërbeu si strehë e popullsise shqiptare përreth saj e cila u shpërngul duke shënuar zgjerimin e territorit të kësaj enklave që padyshim përbën trevën më të organizuar në luftën antiosmane falë të cilës ruhen më shumë se kudo tjetër në territoret shqiptare, të idenditetit Iliro-Arbërore, fetar, kulturor dhe fisnik shqiptar. Këtë fenomen e përmend dhe M Shuflaj kur thotë;
“… këtë lidhje fisesh e tregojnë edhe sot të ashtuquajturit 3-bajrakët e Ohrit; Kthella, Beshkashi dhe Selita. Stërgjyshërit e këtyre vëllazërive erdhën në rajonin e Mirditës që në kohën e rrënimeve të para e të tmerrshme turke në Ohër dhe rrethinë (1466). Që nga viti 1641 dallohen mbi Lezhë në Mat dhe Kurbin, Mirditët dhe Selitët.
Turqit i quanin atëbotë rebela” 1.
Ky territor i 3-bajrakëve në fjalë përfshinë territoret e sotme nga Burreli në Orosh dhe nga Malet e Lurës deri në kufi me rrethinat e Krujës dhe fshatrat e Tiranës në Jug.
Arsyet e lëvizjes dhe koncentrimit të kësaj popullate ashtu si dhe e popujve të tjerë që lëvizin drejt territoreve ku u ngulitën, konsiston në faktin se këto territore ishin jo vetëm nën zotërimin e kastriotëve por tani ishin në zemër të shtetit të arbërit që përbënte dhe epiqendrën e luftës antiosmane. Këtu këta popuj gjenin jo vetëm mundësine për tu mbrojtur nga shfarosja prej ushtrisë turke por edhe bazën e vazhdimin e luftës për liri me në krye Skënderbeun.
Dyndjet e mëdha drejt Veriut të Mirditës konsoliduan akoma më tej formësimin e kësaj treve (Mirditës).
Pashko Vasa e prek sipërfaqshëm këtë fenomen kur thotë;
“Gega Llesh, Gega Dodë, Gega Tanush dhe një gegë tjetër emrin e të cilit se mbaj mend, lanë malet e Pashtrikut, në Jakovë, pa i jetësuar dhe ceduar për të shkuar e për t’u vendosur në Mirditë. Ky dokumend që u përkiste stërgjyshërve të kryetarit të Mirditës Bibë Doda Pasha, ishin në posejdim të tij i cili para se të vdiste na i kishte treguar e na i kishte kënduar (lexuar) dhe jemi të sigurtë se biri i tij Preng Pasha duhet ta ketë në dorë akoma” 2.
Pa dyshim personat që përmend Pashko Vasa ishin Prijës Fisesh dhe bashkë me ta në Mirditë erdhën një numër i madh njerëzish.
Ky territor kufizohet me Drinin në M Gjakovës dhe vazhdon deri në Kthellë (afër Rrëshenit).
Dyndje të tjera per në krahinë ka patur nga trevat shqiptare të M Zi, fusha e nën dhe mbi Shkodres dhe janë vendosur e mbështetur tek fiset vendase të Mirditës në territoret e Bajrakëvë të Ohrit, Mirditës dhe Lezhës e Kurbinit dhe deri në Dibrën e Poshtme. Kështu mishella e krijuar nga popullsia vendase dhe e shqiptarëve të tjerë krenarë të gjithë arbërore solli krijimin dhe unifikimin e një tradite të re të një realiteti të ri shqiptar dhe përfundimisht krijimin e trevës së Mirditës.
Uniteti etnokulturorë i krahinës, trashëgimia arbnore-shqiptare, feja, karakteri kryengritës dhe vetëqeverisja, gjuha, besa etj janë karakteristikë themelore që e shoqëron këtë realitet shqiptar si në asnjë trevë tjetër të shqiptarëve në Ballkan.
Kjo trevë e Madhe që në shek XV deri në shek XVII shtrihej nga Shkodra në Dibër (nga Buna në Drinin e Zi), nga Drini (M Gjakovës) deri në Krujë e Tiranë dhe nga Shëngjini (deti) në Prizren me procesin e islamizimit dhe Osmanizimit krahas konsolidimit të saj në aspektin hapsinor u shoqërua dhe me një proces tkurrje (zvogëlimi). Për rrjedhojë në shek XVIII-IXX procesi i vetqeverisjes së Mirditës, influenca të prelateve katolik dhe e derës princore të Gjon Markajve u shtri nga Luma në Kurbin, nga perëndimi (vija imagjinare Shengjin-Vau Dejes) në lindje (Drinin e Zi, Dibra e Poshtme).
Uniteti etnokulturor i trevës Mirditës në këto kufij është i qartë dhe i perceptueshëm edhe në ditët tona. Nuk është vështirë të dallohet veshja tradicionale Mirditore (shqiptare) tek burrat, e njëllojtë si në Vaun e Dejës, Koman e Lezhë në perëndim, ashtu dhe në Lurë, Baz (afër Burrelit) në Lindje. Po kështu është e njëjta veshje si në Q Malit Srriçe, Thirre e diri në Arren (në veri) dhe në Laç, Milot dhe Lundre në kufi me malësinë e Tiranës e Krujës (në jug). Element sinifikativ i unitetit të një kulture e zakoni janë këngët, vajet, influencat konunore (e drejta zakonore) dhe mbi të gjitha ruajtja e besimit katolik. Gjithë ky territor përfaqëson një enklavë relativisht të pastër katolike.
Uniteti territorial i kësaj treve në kufijtë e lartpërmendur shprehet dhe në organizimin ushtarak (12 bajrakët e Mirditës) nën influencat e Princëve të saj B Pashës, P Bibë Pashës (shekulli XIX) etj.
Kjo ide ilustrohet qartë në ngjarjet kulmore të historisë së krahinës që do të shtjellohet në kapituj të tjerë të këtij libri.
Mirdita e sotme administrative perfaqesohet vetëm një pjesë të Mirditës historike dhe etnologjike.
Vijon Harta e Krahinës.


1. E. Cabej “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” (stru. Historinë. Tr. 1972 Nr.3)
2. Catasto Veneto di Scutari, Vol I f.25.
3. M Shuflaj “Serbët dhe Shqiptarët Tr.1926 f.23.
4. Regjistri Osman i Sangjakut të Dibrës i vitit 1467.
5. S. Pulaha, krahina e Sanxhakut të Dukagjinit gjatë shekullit XVI në studimin Historik 1973 Nr.3 dhe 4.
6. L Ugolini Pagine di Storia veneta, Roma 1933-1934, Vol III, F. 17-24. Po kështu në kuvendin II të Dukagjinit, Shp. 1608.
7. Relacione; Tr. 1963, Vell. I.
8. L Ugolini, vep. Pagine di Storia Veneta, f.29, 34 etj.
9. Relacione… I f. 309.
10. Relacione… I, f. 401.
11. Relacione… Tiranë më 1965, Vëll. II f. 69-71, etj.
12. K Jerecek, romanin, Vol I f.52.
13. M Shuflaj, Vep Ieperm F 104.
14. M Shuflaj Vep I perm. F. 64
15. F Granata, L’Albania e le missione italiane, në revista d’Albania. 1942, Fascis. 4. F.230, Ja dhe Dibrri quhet Mirditë.
16. Relacione II 379. 91 krahina barazohen me Fanin e Kthellën. Si mision shumë më i gjerë.
17. Relacione II, fq. 415
18. A theiner, Vetera munomenti, slavorum Meridionalium, Zagrab, 1875, F. 215.
19. Hylli i dritës, Shkodër 1931, N. 7-8, F. 437-438.
20. Th Ippen, Die Gebirge des nordëestlichen Albaniens, Ëieu 1903, F. 42.
21. M Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët fq. 62
22. E vërteta mbi Shqiptarët – P Vasa fq. 73
 
Islamizimi ne Shqiperi

Islamizimi ne Shqiperi

KAPITULLI IV

ISLAMIZMI NË SHQIPËRI, NJË FAKTOR i RËNDËSISHËM NË PROCESIN E FORMIMIT DHE E KONTURIMIT TË TREVËS (KRAHINËS) SË MIRDITËS.

1. Procesi i Islamizimit dhe Osmanizimit në Trojet Shqiptare.

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, turqit pushtuan krejt Shqipërinë.
“Në Shqipëri ngjau ajo që kishte ngjarë në Greqi. Një pjesë e popullatës shtegtoi në Itali e Greqi, të tjerë pranuan islamizimin dhe Resti ndenjti në Shqipëri duke ruajtur fenë Kristiane; Ortodokse dhe Katolike”1.
Pas rënies së qëndresës së organizuar antiosmane të shqiptarëve (Më e madhja dhe më e përgjakshmja në Ballkan), turqit fokusuan një vëmendje të veçantë të politikës perandorake këtu.
Pashko Vasa këtij procesi dhe kësaj politike Osmane pas v. 1478 që do të sillte pasoja të zymta të ardhmes të shqiptarëve në histori, i ka kushtuar një analizë të posaçme.
“Nga gjithë popujt e Ballkanit vetëm kombi shqiptar ka treguar një qëndrim të përgjakte dhe të vazhdueshem kundra pushtimit dhe zotnimit Otoman. Ky qëndrim i shkëlqyer me fitoret e mëdha të heroit kombëtar Skender Bej Kastriotit hoqi vërejtjen dhe admirimin e gjithë botës mbarë. Turqit osmanlli nga trimëritë e pashembullta të shqiptarëve morën një mësim dhe vendosën që këtë popull ta bëjnë për vete për t’u mbajtur me armë në sirejthujzën (kërthizën) e Ballkanit”.

Disa nga komponentët e politikës Islamizuese ishin:

a) Mbajtja në okupacion të rreptë ushtarak për jo më pak se 80 vjet rresht (pas vdekjes së Skënderbeut), ishte komponenti bazë i nënshtrimit dhe krijimit të kushteve për islamizimin e shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi rrënimin ekonomik më të madh në vend. Me mbajtjen gjatë të okupacionit të rreptë ushtarak turqit u përpoqën të shuanin çdo shpresë të shqiptarëve luftëtarë për lirinë e tyre. Kjo fazë e dhunës së madhe kundër shqiptare vazhdoi deri nga fundi i shek. 16-të, por edhe pas fazës intensive të okupacionit, fushatat shtypëse ushtarake otomane nuk pushuan deri në shekullin XX-të.

b) Turqia në periudhën e pushtimit të Ballkanit planifikoi të krijojë koloni të ndryshme ushtarake për ti patur pikëmbështetje në mbrojtjen e saj. Këto koloni formoheshin:
1. Duke vendosur familje turqish te Anadollit në disa vende me rëndësi strategjike (Tiranë, Berat, Elbasan, Krujë etj).
2. Duke vendosur jeniçeret dhe familjet e tyre, që dilnin në pension nëpër qytete të ndryshme të Rumelisë.
3. Duke privilegjuar disa familjë të parisë së vendit sidomos ato të popullsive të njohura si luftëtarë dhe i islamizonte kundrejt këtyre favorëve që u jepte.
Elementi i tretë u shoqërua me dy elementet e parë që përmendëm më lart.
Siç e kemi theksuar më lart, para pushtimit Shqipëria kishte sundimtarët e saj (familjet princore sipas krahinave) siç ishte zakoni mesjetar në Europë. Këto familje të mëdha shqiptarë përfaqsonin një aristokraci të zhvilluar dhe kishin rrënjë tradicionale në vend.
“Familjet e zotnive të klasës së parë a si kohët ishin: Kastrioti, Dukagjini, Topia, Strazimiri, Arianiti, Urani, Spanaj, Spata, Kurona, Muzaka, Dushmani etj.
Pas këtyre familjesh të para ishin dhe familje zotnish të dorës së dytë. Burrat e disa prej familjeve të para e të dyta u vranë në luftrat e vazhdueshme, disa mërguan e shtegtuan në Itali, Greqi e gjetkë dhe disa mbetën në vend…. Për këta që mbetën në vend politika ishte:
Kush të pranonte islamizmin nga familjet e para dhe të dyta, do t’u falte çifliqe, do ti linte të lirë të mbanin armë, do t’u akordonte grada ushtarake të mëdha brënda dhe jashtë Shqipërisë”2.


c) Propoganda në pavor të islamizmës lulëzoi dhe shoqëroi gjithë kohën e “Okupimit të rreptë” por dhe më vonë deri në shek. 19-të.
Kjo ndodhi për shkak se shqiptarët, në vende e kohë të ndryshme se pushuan asnjëherë luftën për liri.
Një nga faktorët që i kishte bashkuar shqiptarët në luftën kundër turqve përveç prijësit të tyre legjendar Skëndërbe ishte dhe besimi tek kryqi. Ky besim në luftën kundër “Gjysmëhënës së të pafeve” përbënte dhe bazën ideologjike të shtetit të udhëhequr nga Gj. Kastrioti, Skënderbeu. Por humbja pas fitoreve të përgjakta 25 vjeçare dhe okupacioni i rreptë turk pas tyre solli një humbje dhe lëkundje të këtij besimi tek “Kryqi” dhe feja e tyre e krishtere. Përpjekjet e propogandës islamike u shoqëruan dhe me rrënimin e shumë objekteve të kultit kristian (kishave).
Gjatë zbatimit të platformës islamizuese dhe osmanizuese (krijimi i strukturave të pushtetit dhe adminstratës turke në vend me gjithë komponentët e saj përveç pengesave të vazhdueshme për tu vendosur jo rrallë shfrytëzuan dhe konfliktet mes vetë shqiptarëve. Shfrytëzimi i këtyre konflikteve e ndihmoi për shpejtimin e këtij procesi.
“… populli shqiptar përgjithësisht dallohet për ambicie të mëdha, për energji dhe inteligjencë. Gjithmonë kërkon fushata të gjëra që të zhvillojë këto veti. Sidomos rivaliteti mes njëri-tjetrit, sado që kishte pushuar në kohën e luftës kundra armikut të përgjithshëm, me pushimin e luftës filluan të veprojnë përsëri. Turqit përfitonin nga këto rivalitete kur një familje pranonte islamizmën për të gëzuar avantazhet që i jepte ajo, rivali tjetër, me dashje ose pa dashje, për të mos mbetur pas, pranonte dhe ai islamizmën. Duke parë avantazhet që gëzonin myslimanët e rinj, dhe duke parë shkatërrimin e organizatave kishtare, gjithë bota fillojnë të imitojnë njëri-tjetrin me pranimin e Islamizmes”2.


2. PASOJAT E PUSHTIMIT

Proçesi i islamizimit dhe i osmanizimit të vendit si dhe vendosja e pushtetit administrativ turk solli pasoja mjaft negative në jetën ekonomike, kulturore dhe politike e historike për shqiptarët në ballkanin perëndimor.
“Pa u mbushur një shekull që nga pushtimi i plotë i Shqipërisë shumica e madhe e popullit pranoi përciptas islamizmin, por brezi II u bë mysliman.
Në një popullsi 1 800 000 njerëz, 1.5 milion njerëz u bënë mysliman dhe 300 000 mbetën të krishterë, ortodoks ose katolik. Këta të krishterë formonin disa grupe gati indipendent dhe për të mbajtur armët ranë në marrveshje me qeverinë që të mos paguanin haraç as të dhjetën, me konditë që të kishin detyrë që në rast se perandoria hynte në luftë, të vinin e të luftonin bashkë me myslimanët për mbrojtjen e saj”3.
Këto grupe të krishterësh arritën të organizoheshin më vehte, çdo fis kishte bajraktarin e vet, disa bajraktarë kishin mbi krye një vojvodë dhe disa vojvodë kishin të parë Kapedanin e krahinës. Marrdhëniet e jetës ekonomike shoqërore e ushtarake normoheshin nga rregulla (norma) kanunore (kanuni i L Dugjinit, i Skënderbeut dhe i Labërisë).
Gjithë katolikët e Mirditës (Dukagjinit), Ortodoksët e Himarës, të Sulit, të Lunxhërisë, të Zagorisë e të Rrëzes formonin grupe e krahina kësodorët.
“Pas këtij organizimi të krishterët e Shqipërisë nuk u bënë raja (shkolla më ë lartë e skllavërisë mesjetare) si kombet e tjera, se zakoni i vendit, historia e përhapjes së islamizmës në Shqipëri nuk i la të degradonin në shkollën e rojave”4.
Ky ndryshim i popullit shqiptar me popujt te Ballkanit do të linte pasoja dhe do të ndikonte në të ardhmën e ndryshme historike të shqiptarëve me popujt e tjerë.
“Ndërmjet grekëve, bullgarëve dhe serbëve, elementi mysliman vendas ose ardhës, ka qenë i paktë dhe shumica ishte e krishterë. Elementi mysliman mbronte zotërimin turk sepse bashkohej me të fetarisht, sepse qeveria i siguronte supremacine e kastit dhe rangut, ashtu dhe të drejtën e pronsisë mbi toka të mëdha, kurse shumica e popullsisë së krishterë atje luftonte qeverinë turke për të shpëtuar nga zgjedha.
Në Shqipëri ngjante e kundërta. Përveç që shumica ishte myslimane, por dhe pakica kristiane ishte e mbrojtur dhe e privilegjuar, të paktën, në grupet e mëdha të saja. Dhe njëfarë soje bashkohej me elementin mysliman deri sa mund të bashkonte gjaku dhe gjuha që kishin të përbashkët. Ky ndryshim i Shqipërisë është shkaku qe vonoi ndarjen e saj nga Turqia”5.
Suksesi që u arrit në proçesin e islamizimit dhe osmanizimit në Shqipëri i dha besimin Turqisë për të bërë shumë shqiptarë pjesë të pushtetit Perandorak. Nuk është e rastit fakti se në historinë e kesaj Perandorie kanë bërë gjurmë dhe kanë bërë emër të madh shqiptarët duke u bërë Sulltanë, Vezirë, Vali e Sanxhakbej etj. Këto fakte por dhe shumë të tjera tregojnë se shqiptarët protogonistë (fisnikët) e siguruan lirinë e tyre të karrierës, të sundimit dhe fuqizimit të tyre ekonomik nga zhvillimi i sistemit osman. Kështu lindja e lëvizjes kombëtare nuk do te ishte për një kohë të gjatë e nevojshme për ta e për pasojë lëvizja nacionale në Shqipëri do të vonohej, do të ishte e brishte dhe jo e suksesshme.
Një pasojë tjetër e islamizimit dhe sidomos e Osmanizimit (sistemit të Timarit) ishte dhe legjitimimi i një padrejtësie të madhe sociale. Shumica e shqiptarëve braktisën tokat e tyre fushore e pjellore, toka të cilat i përdori pushteti osman për të privilegjuar kastën ku do të mbështetej sistemi dhe pushteti (kolonet nga Azia), fisnikëria e re shqiptare që u islamizua dhe që përqafoi pushtetin turk etj.
Ky ishte dhe mjedisi i përshtatshëm i lulëzimit të piraterisë deri vonë ne Shqipëri. Për malsorët e jugut (zona e Labërisë) dhe ata të veriut (Mirditasit, sidomos Kthellasit) pirateria nuk përbën vetëm një mënyrë për të jetuar por dhe “profesion”.
Në fakt duke e parë me objektivitet këtë fenomen, shihet qartë se shkaku është rregjimi dhe reforma antishqiptare ndërsa pirateria është pasoja e kësaj reforme, madje një formë e luftës antiosmane. Pasoja negative hasen mes shqiptarëve deri në ditet tona me etiketime si “malok”, “fusharak” etj, etiketime që nuk kanë përmbajtjen fillestare por diferencimet kulturore për shkak te kushteve të pabarabarta natyrore të zhvillimit dhe prosperitetit.
Fatkeqësisht këto etiketime dashakeqëse mes shqiptarësh janë akoma aktuale dhe amblifikohen nga segmente të papërgjegjëshme politike (të pa kulturuar dhe që nuk e dinë mirë origjinën e këtij fenomeni. Kjo është mënyra më primitive e të bërit politikë.
Shqiptarët duke luftuar për ekzistencën e tyre nuk kanë mbyllur reformën brenda tyre. Pushtimi i tokave nga malsorët e jugut dhe veriut në ultësirën bregdetare pas vitit 1990 ishte jo vetëm nevojë, kurajo për të neglizhuar pronarët e tokave në këtë ultësirë perëndimore por shprehte dhe simptomen e një “invadimi piratesk” çka e ka vënë në sprovë një reformë të përgjithëshme të pronësisë.
 
Krijimi i enklavave kristjane

Krijimi i enklavave kristjane

KRIJIMI i ENKLAVAVE KRISTIANE.
MIRDITA – REALITETI MË INTERESANT, MË ORIGJINAL DHE MË i PLOTËSUAR i KËTIJ FENOMENI

Me gjithë kompleksitetin dhe intensitetin e platformës islamizuese dhe osmanizuese, por dhe suksesin që pati zbatimi i kësaj platforme, nuk u arrit islamizimi i plotë i vendit. Mbrojtja zonale qe e vetmja mënyrë për ti shpëtuar islamizimit. Tkurrja (lëshimi i territoreve për shkak të dhunës) nga shqiptarët që nuk pranuan islamin dhe osmanin (fenë dhe pushtetin) solli dhe formimin e disa trevave ku vijoi besimi kristian, vetë qeverisja lokale duke mos e pushuar asnjëherë luftën për ekzistencën e tyre kundër pushtetit perandorak turk. Trevat e këtij lloji që kush më tepër e kush më pak morën trajtën e Principatave automome Shqiptare ishin: Mirdita, Himara, Lunxhëria dhe Rrëza, Dukagjini etj.

KUSHTET DHE RRETHANAT HISTORIKE TE FORMIMIT TE ENKLAVËS MË TË MADHE KRISHTERE.

Mirdita, formimi dhe organizimi i saj në Shqipërinë e islamizuar është rasti më i mirë për të kuptuar këtë fenomen, në mënyrën e tij më të plotë se kudo gjetiu në trevat e Ballkanit Perëndimor, të banuar me shqiptarë.
Krahina e Mirditës “Konservoi” deri në ditët tona, më mirë se kudo tjetër, kulturën arbnore – shqiptare, krenarinë për të parët e tyre, duke besuar siç besonin të parët duke pranuar në kurrizin e saj vuajtjet, skamjen dhe sakrificën.
Për Mirditën dhe autonominë e saj ka studime dhe pikëpamje të sipërfaqshme historike, të cilat nuk depërtojnë në një analizë të thellë dhe objektive të këtij fenomeni.
Shpesh herë analiza të tilla janë të qëllimshme dhe jo vetëm nuk ndricojnë të vërtetën historike të Mirditës dhe të shqiptarëve por e errësojnë atë. Për ta kuptuar mirë fenomenin, është i vlefshëm trajtimi i rrethanave historike të formimit të krahinës së Mirditës, shkaqeve të formimit etj.

1. Migracioni i brendshëm (emigrimi dhe imigrimi) pas ballafaqimit të shqiptarëve me pushtuesit turq (fund shek. 14) dhe gjatë vendosjes së regjimit turk (deri në fillim të shekullit 18).

Siç dëshmojnë pothuajse të gjithë burimet, që në ballafaqimet e para të përgjakshme me barbarët turq (nga fundi i shek 14) dhe në vazhdimësi filloi një emigracion i popullsisë shqiptare, në fillim në mënyrë sporatike. shqiptarët që nuk pranonin rregullat dhe regjimin turk shpërnguleshin nga zonat që pushtoheshin duke lëvizur drejt zonave shqiptare të papushtuara.
Me intensifikimin e veprimeve pushtuese, rritet dhe numri i shpërnguljeve masive drejt zonave më të sigurta. Kjo popullsi shtegtonte bashkë me parinë e saj. Një dyndje e madhe e këtij lloji ndodhi pas betejës ballkanike kundër turqve (1389). Lëvizja e kësaj popullsie u drejtua drejt zotërimeve të brëndëshme të Dukagjinëve dhe të Kastriotëve. Nje moment tjetër i lëvizjes masive te shqiptarëve brenda trevave të tyre është dyndja e stimuluar për shkak të luftës së përgjakshme dhe humbjes së shqiptarëve në lufte me turqit në zoterimet e familjes Gropa në zonën e Ohrit dhe rreth saj, të shpërngulurit lëvizen drejt zotërimeve të Kastriotëve (zona e Kthellës = 3 bajrakët e Ohrit, që përfshin nga Rrësheni sotëm në Burrel dhe nga Lura në fshatrat malore të Krujës dhe Tiranës). Ky territor është gjysma jugore e Mirditës së mëvonshme. Vihet re një fenomen, se dyndjet e shqiptarëve të “pabindur ose rebele” ndiznin më tej qëndresën dhe luftën kundër turqëve. Ata nuk vinin thjeshtë për tu mbrojtur me familjet e tyre por ata merrnin me vete dhe urrejtjen dhe ndjenjën armiqsore kundër turqve. Një nga prijësit e familjes Gropa (e këtyre të ardhurve) Zaharia Gropa u tregua mjaft aktiv në luftën përkrah Skënderbeut deri në fund (1468).
Një shkak që ndihmoi në luftën e organizuar nga Gj. Kastrioti Skënderbeu si dhe formimin e një shteti unik shqiptar kanë qenë dhe imigrimi dhe vendosja e këtyre shqiptarëvë brenda territorit ku ushtrohej sovraniteti i këtij shteti.
Lufta e shqiptarëve kundër armikut të përgjithshëm (turqve) jo vetëm zbuti armiqsitë dhe ndarjet midis tyre por përbashkoi përpjekjet e tyre dhe mund të themi se kjo ishte drita e parë e krijimit të kombit shqiptar në mjegullën mesjetare.
Pas pushtimit të plotë ushtarak të Shqipërisë nga Turqia si gjithë pasojat e tjera dhe shpërnguljet e popullatës janë katastrofike. Kësaj radhe jo vetëm brënda krahinave shqiptare por më tepër drejt Greqisë, Italisë dhe Dalmacisë. Në territoret e Mirditës (që kishte filluar krijimin e trajtës së saj) u shpërngul (emigroi) një popullsi e madhe dhe bashkë me të edhe prijësit dhe fisnikëria feudale jashtë vendit. Pjesa dërmuese e popullsisë që emigroi ishte pikërisht e Kthellës, Lezhës, Krujës, Shkodrës, Fandit, etj. Pjesa më e madhe ë ketyre territoreve më vonë u quajtën Mirditë (e kemi trajtuar tek emigracioni).
Karvanet e shumta të popullatës si shpërngulur në rrugën e tyre për Itali dhe Greqi nuk arritën të gjithë në destinacion. Një pjesë jo e vogël ndërtoi vendbanime në brigjet e Jonit (nga Vlora në Sarandë) si Himara, etj, duke depërtuar në brendësi të territorit dhe që më vonë u quajt Labëri.
Megjithatë Mirdita përveç “zbrazjes” së saj pati dyndje të reja po drejt saj. Kështu mendohet të ketë një lëvizje të popullatës nga Shkodra dhe rrethinat e saj drejt Mirditës si Kthellë, Dibër (Kacinar), Arren, Mal të Zi (Shën Mëri të Lumës), Lure etj. Nje drejtim tjetër i shpërnguljes popullatës ka qenë dhe dyndja nga Gjakova dhe rrethinat e saj sidomos nga Pashtriku e Hasi. Kjo popullatë u vendos kryesisht në Dom Gjon të Fanit, Orosh, Spac dhe vende të tjera të Mirditës. Fiset që vinin shpesh herë e humbnin identitetin e tyre fisnore duke u mbështetur fek fiset e forta vendase. Mendohet se në këtë kohë kanë ardhur në Orosh, nga Pashtriku, fisi i Markolajve dhe gjetën atje pak fise; atë të “Skanës” të “Lulit”etj. (fisi i B. Dodës dhe Gjonmarkajve).

………
Për këtë dyndje Pashko Vasa përmend:
“Gega Llesh, Gega Dodë, Gega Tanush dhe një Gegë tjetër emrin e të cilit se mbaj mend, lanë Pashtrikun në Jakovë… për të shkuar e për tu vendosur në Mirditë. Ky dokument që u përkiste stërgjyshërve të Kryetarit të Mirditës Bibë Doda Pasha, ishte në posejdim të tij i cili para se të vdiste na e kishte treguar dhe e kishim kënduar (lexuar) dhe jemi të sigurtë se i biri Prengë Pasha duhet ta ketë në dore akoma”6.

Emigracioni mesjetar në Mirditë (zbrazjet dhe ardhjet) ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të Albanologjisë.
“Se me çfarë elementesh të llojë-llojëshme është e përbërë kjo lidhje e tregojnë edhe sot të quajturit 3 bajraqët e Ohrit: Kthella, Beshkashi (Rranza) dhe Selita. Stërgjyshërit e këtyre vllazërive erdhën në rajonin e Mirditës që në kohën ë rrënimeve të para të tmerrshme turke në Oher dhe rrethine (1466) – Kujton albanologu Jirecek” (kjo është dyndja II pasi e para është pas betejës së Kosovës 1389).
Ndërsa Shuflaj
“Që nga viti 1642 dallohen në Lezhë, Mat dhe rreth Kurbimit mirditët, bullgarët dhe selitët. Turqit i quanin atëbotë rebela”7.
Me gjithë konfuzionin për mungesë të dhënash që ka, Edith Durham përmend:
“… më kanë thënë se Mirdita, Shala e Shoshi kanë ardhur nga Pashtriku i Gjakovës kur turqit u dyndën drejt perëndimit. Përpara kësaj shpërngulje ata bënin një pjesë të grupit të fiseve të Pejës dhe ishin të gjithë të krishterë (ka arsye të besohet sepse mirditorët dikur kanë qenë ortodoksë)… kur turqit pushtuan dhe bënë masakra ata u dyndën përsëri duke u rikthyer në malet e Pashtrikut dhe malet e Mirditës. Vetëm 259 vjet më parë erdhën prapë në Mirditë në pjesën e ulet të saj. Ka të ngjarë që para dyndjes së dytë mirditasit thërresin më tepër dukagjinas”8.
Më tej Edith Durham duke folur për rolin e Mirditës jashtë saj, shton:
“Në luftë Kthella shkon me Mirditën. Këto të dyja kanë të drejtë të prijnë fiset në të gjithë luftrat në Jug. Hoti udhëheq luftërat në Veri… Fiset e Hasit shtrihen në Malet e Pashtrikut, që tradicionalisht ka qenë mëmëdheu për Mirditorët”9.

Gjatë zbatimit të platformës islamizuese dhe osmanizuese në periferi të Mirditës shqiptarëve iu hap nje plagë e madhe, ajo e gjakmarrjes (përça e sundo). Kështu dhe për këtë shkak, pati jo pak fise që u shpërngulën nga vllazëritë e tyre (atje ku banonin) në krahinën e Mirditës. Ky zakon (kjo plagë), nga më të tmerrshmit u përhap dhe nuk u shporr deri vonë në Mirditë etj.
Kështu Mirdita u formua nga “gjithë shqiptarët”që nuk e pranuan islamizimin dhe pasojat e tjera të pushtimit turk, ashtu sikundër Mirdita me gjithë izolimin hermetik të saj kontriboi gjatë historisë së saj, dhe nëpërmjet bijëve të saj për kulturën shqiptare si dhe për të qenë vatër qëndrese e luftës antiosmane dhe vatër shprese e frymëzimi për gjithë fisin e “racën” shqiptare.
Në fazën e parë të formimit të këtij realiteti shqiptar-arbnor të tkurrur (nga trsynia e pushtetit turk), prezantohet gjurma e parë e Mirditës e cila shtrihej në kufijtë maksimal të saj; kufiri verior ishte Drini, jugu Malet e Skëndërbeut (fshatrat e Tiranës dhe Krujës së sotme). Në perëndim shtruhej deri në Shëngjin (dete) dhe shkonte në Lindje deri në Drin të Zi (duke përfshirë dhe Lurën deri në Sinjë). Më vonë pas shek. 16 deri në fillim të shek 18 vihen re dy fenomene kryesore:
□ Tkurrja (zvogëlimi i eklavës) nga trysnia e pushtetit Osman dhe paralelisht me të islamizimi i pjesëve periferike të saj. Konkretisht ky proçes preku krahinën e Lumës (ishte vllazëri i zonës së Fanit. Edhe sot përmendet nga banorët e vjetër të Lumës se i pari i bajrakut kryesor të Lumës, ai i Bicajve është Bic Xhuxha, i cili ishte Fanë”. “Fanë” Lumjanët nënkuptojnë të parët e tyre Katolikë, ndërsa sot ato i kanë shumicën kumbarë të tyre).
Po kështu ky proces ndonëse pjesërisht u zhvillua edhe në Lurë, Tejdrinas (Arren, Kolsh, Surroj etj), ndërsa në Selitë (bajrak i I i Kthellës ose Ohrit) në lindje të tij ndodhi e njëjta gjë (Laç, Bruc, Urak, Lufaj, në afërsi të Kurbneshit deri në Macukull e Burrel). Në perëndim të saj u islamizua pjesërisht Fusha e Zadrimës dhe e Bushatit duke iu nënshtruar pjesërisht dhe reformës (regjimit të timarit).
Pavarsisht nga ky fenomen i zvoglimit të enklavës katolike vihet re qartë se përveç ndryshimit të fesë zonat e lart-përmendura kanë qenë gjatë gjithë historisë së mëvonshme pjesë të pandara të principatës së Mirditës si në aspektin e organizimit të qëndresës kundër Osmane, të organizimit të Kuvendeve prej të cilëve merreshin vendime të rëndësishme të organizimit politik ushtarak si dhe vendime që rregullonin jetën e brendëshme të krahinës dhe zonës përreth saj etj.
□ Fenomeni i dytë paralel me tkurrjen ështëKonsilidimi i Krahinës si në aspektin vetëqeverisjes (krijimi i 12 bajraqeve) dhe bashkë me të promovimi i një dere princore (në fillim të shek 18) dhe formimi i principatës së Mirditës.
Baza kryesore e vetëqeverisjes ishte Kanuni i L Dukagjinit. Hallkat e dhënies së të drejtës kishin Hierarki të plotë (pleqtë) nga fisi, në Bajrak dhe deri tek “Oxhaku” ose dera e Kapidanit (princit). Përveç kësaj u konsolidua sistemi ushtarak. I pari i bajrakut ishte bajraktari dhe kryebajraktari ose Kapedani ishte Princi i Krahinës. Kuvendet dhe vendimet e tyre ishin pushteti më i madh, në veçanti për organizimin dhe fillimin e luftës, por dhe për ndërprerjen e saj.
 
Mirdita – realiteti me autentik i kësaj mbijetese

Mirdita – realiteti me autentik i kësaj mbijetese

KAPITULLI III

KUSHTET DHE RRETHANAT E VËSHTIRA HISTORIKE TË MBIJETESËS TË KULTURËS ILIRO-ARBNORE
MIRDITA – REALITETI ME AUTENTIK I KËSAJ MBIJETESE

RËNIA E QËNDRESËS PAS PUSHTIMIT TURK. EMIGRACIONI DHE HUMBJA E PRIJËSVE DHE ARISTOKRACISË VËNDASE


1. Internerari dhe destinacioni i Emigracionit të Shqiptarëve Mirditas e Dukagjinas nga fundi i shekullit XV deri në fillim të shekullit XVIII.

Është e kuptueshme se pas pushtimit turk hakmarrja turke mbi shqiptarët që luftuan dhe fituan për më tepër se 25 vjet do të ishte barbare. Kjo shtypje dhe hakmarrje rëndoi më tepër provincat dhe vendet ku ishin epiqendra të luftës antiosmane si Mirdita e Dukagjini (zotërimet e Dukagjinëve dhe Kastriotëvë), që përfshin dhe korespondon në territoret e sotme nga Tirana në Shkodër, nga Durrësi në Prizren dhe nga Dibra në Shëngjin. Reprezalejet e ushtrisë barbare turke detyruan popullsinë heroike të Mirditës dhe Dukagjinit të braktiste trojet e veta dhe të emigronte në disa drejtime kryesore:

Drejtimi kryesor i kësaj lëvizje u bë drejt jugut të Shqipërisë duke u grumbulluar në territoret e Himarës dhe e bregut jonian dhe jugut të Adriatikut (Vlorë-Himarë).

a- Destinacioni i popullatës së shpërngulur këtu nuk ishte ky por kalimi i Otrantos për në Italinë e Jugut (në tokat e Alfonsit V të Napolit).
“Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur me 1443 në kohën kur Alfonsi i V të Napolit pajtoi për luftë trupat shqiptare nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës ai u bë guvernator i Kastra Rexhios duke themeluar 13 fshatra shqiptarësh afër Katanzaros dhe disa të tjerë në Siqili” 1.
Ndërsa pas fushatës së Skënderbeut në Itali, më 1462, atij i falen toka të shumta ku u vendosën disa nga familjet e veteranëve të lodhur nga betejat e shumta.
“Më 25 Prill 1467 dy katolikë Shkodranë, nga frika e perparimit të turqëve morën imazhin e “Zonjës së Këshillit të Mirë” e njohur më shumë si “Zonja e Shkodrës” dhe e kaluan përtej Adriatikut në Genacano, Itali rreth 27 km në lindje të Romës. Aty imazhi u bë i njohur në basimin popullor arbëresh. Edhe sot e kësaj dite çdo 25 prill, në orën 900 të mëngjesit, të gjithë këmbanat Genacanos bien në përkujtim të mërgimit dhe të pranisë saj mbrojtëse” 2.
Por dyndjet më të mëdha të shqiptarëve nga territoret e lartpërmendura për në Itali ndodhen në periudhën 11-vjeçare (nga vdekja e Gj. Kastriotit 1468 deri në rënien e Shkodrës më 1479.
Në një letër që i dërgon Filipit (Duka i Burgonjës), Papa Pali II bën këtë përshkrim:
“Është e dhimshme t’i shohësh këta aventurierë pa atdhe që kalojnë adriatikun me varka të lehta dhe përpiqen të gjejnë buzë brigjeve të Italisë një strehë kundër barbarizmave të të pafeve"”3.
Shumica e mërgimtarëve kërkuan strehë në Italinë e Jugut ku miku i madh i tyre Ferdinanti (mbreti i Dy Sicilive) mirënjohës i mirëpriti në tokat që i kishte falur Fj. Kastriotit – Skënderbëut. Në gjithë trojet e Italisë Jugut sidomos në Kalabri u vendosën emrat e fshatarëve në gjuhën shqipe. Po kështu edhe në Sicili etj.
Madje ekziston idea se edhe Rajoni i Kalabrisë ka emrin për shkak të emigracionit te ilirëve dhe më vonë të shqiptarëve drejt gadishullit Italik. Pra Kalabria përbëhet:
Ka = Nga
Albëria = Arbëria
Kështu vendasit e Italisë së Jugut (edhe ata të ardhur kohë më parë nga Iliria filluan ti quanin “Kolonët” e rinj të ngulitur në Italinë e Jugut si njerëz të ardhur ka (nga) Albëria ndërsa vendi i tyre i ri Kalabëria.

“Mbreti i Napolit Frederiku që në vitin 1482 u premtonte toka të lira shqipëtarëve dhe grekëve të cilët shkonin në Brindizi.
Këta ishin kryesisht shqiptarë nga Greqia dhe Shqipëria.
Emigrimin në Itali e përfundojnë emigrantet e Himarës në vitin 1744.
Në vitin 1886 në 79 Komuna të Italisë kishte 196 768 shqiptarë”4.

Po Labëria (Arbëria) ku ndodhej?

Ka gjasa se emigrantët e tregonin Labërinë (Arbërinë) tek toka më e afërt përtej detit nga kishin ardhur (Vlora dhe Himara).
Natyrshëm një pjesë shumë e madhe e Mirditasve (Dukagjinëve), nuk arritën të kalonin detin për të prekur “tokën e kërkuar” Italinë. Për më tepër se 200 vjet radhazi nga 1468 e deri në fillim të shek XVIII-të mirditasit mbetën në bregun e Jonit duke themeluar atje fshatra e qendra të tjera banimi.
Nuk është qëllim kryesor i këtij libri shtjellimi i çështjes së formimit të zonës etno-kulturore të Labërisë apo qëndrave kryesore të banimit të kësaj treve. Por nuk mund të mos përmenden sipërfaqshëm ngjashmëritë etnokulturore të një zone të gjërë të labërisë nga Himara (kryeqendër e dikurshme e Labërisë), deri në afërsi të Karthiqit, nga Vlora e deri në Sarandë. Kjo zonë si dhe mirditasit e Dukagjinit janë vetëqeverisur me një Kanun që nuk ndryshon shumë me atë të “Lekës” dhe ate të “Skënderbeut”, atë të Labërisë.
Mënyra e jetesës, shumë rite, zakone, janë si në Mirditë dhe në Labëri. Pirateria qe jo vetëm mënyrë jetese për trevat respektive por në radhë të parë ishte nje rebelim dhe një formë e luftës antiosmane si për lejbërit dhe mirditasit e margjinalizuar nga pushteti feudal ushtarak turk dhe kjo pronësi feudale lulëzoi kryesisht në ultësirën perëndimore shdqiptare.
Këta shqiptarë Piratuan pasurinë që krijohej në tokat e tyre prej të cilave ishin përzënë padrejtësisht dhe në mënyrë të dhunshme.
Zgjuarsia, kryeneçësia, bujaria, trimëria, burrëria, dinakëria, besa etj janë virtyre që karakterizojnë këta dy treva të të njëjtes origjine. Virtytet e malsorit shqiptar si në jug dhe veri nuk ishte dhe nuk është një tipar apo virtyt që ua “dhuroi” mali por përkundrazi kur sheh skemën e transplatimit të popullsisë nga fusha në mal vërteton se kemi të bëjmë me lëvizjen e njerëzve me fisnik shqiptar, bashkë me virtytet më të larta. Malësorët e dinë mirë se mali është më i vështirë se fusha për të jetuar por ato e duan malin dhe janë krenarë për të, veçse mali i ndihmoi të mbijetonin bashkë me virtytin e tyre shqiptar. Toponomia në përgjithësi është e ngjashme. Ka dhjetëra e qindra emra nga Labëria (mbiemra, fise vende etj) si ato të Mirditës e Kurbinit si:
Koleka = Kolë Leka, Gjondeda = Gjon Deda, Lekdushi = Lekë Dushi, Gjokgjini = Gjokë Gjini, Bardhgjini = Bardh Gjini, Dodbiba = Dodë Biba, Gjinushi = Gjin Nushi, Gjipali = Gjin Pali, Gjonika = Gjon Nika, Doda, Lleshi, Kola, Nika, Nushi, Nikolli etj. Gjithë këto mbiemra të zonës së Labërisë e të Bregut janë bashkime emrash ose emra të mirëfilltë shqiptarë dhe janë prezent kudo dhe aplikohen edhe sot e kësaj dite si emra që u vihen në gjithë trevat e Kurbinit, Kthellës, Mirditës, Lezhës e të Dukagjinit.
Në historinë e lavdishme të popullit shqiptar spikat qartë bashkveprimi (ndonëse në një largësi jo të vogël të trevave) dhe patriotizmi specifik në momentet kulmore të historisë së shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut. Po përmendim vetëm disa prej tyre.
Sipas Shuflajt, metropoliti i Kthellës Atanasiu udhëhoqi në 1595 10000 shqiptarë në Himarë të veshur të gjithë me të kuq …, çka tregonte se nuk kishte humbur lidhja e kësaj popullsie e ardhur në Himarë dhe zonat përreth me udhëheqesit e saj shpirtëror që vinin herë pas here nga Kthella dhe Mirdita.
Në vitin 1602 kemi kuvendin e zhvilluar në kishën Shënllezhdrit (shën Aleksandrit) në Orosh të Mirditës ku morën pjesë dhe prijës fisnorë nga Himara, Kurveleshi dhe zona të tjera të Labërisë. Kjo ishte përpjekja I e madhe shqiptare për të rilindur qëndresën antiosmane.
Në historinë e popullit shqiptar përveç rezistencës antiosmane në përgjithësi, vërehet qartë se 2 janë epiqendrat që ruajtën autonominë brenda trojeve, Mirdita dhe kryeqendra e Labërisë Himara.
Nuk është e rastit që këto dy degë të të njëjtit trug-shqiptar janë protoganistë në formimin e dy organizmave shtetrore brenda P Osmane Pashallëkut te Janinës (ka patur mjaft mirditas) dhe Pashallëkut të Shkodrës.
Nuk është rastësi që Lidhja e Prizrenit (10 qershor 1878) e ndërroi dhe e transformoi përmbajtjen e saj nga Lidhje Islamike e Prizrenit (për te mbrojtur zotrimet turke në Ballkan) në lidhje patriotike shqiptare pas marrjes pjesë në të të delegacionit të vilajetit të Janinës dhe atij të Shkodrës (korrik 1878).
Lëkundja e besimit e shfaqur në shekullin XX dhe ditët tona në veçanti në Himarë tek atdheu i tyre nuk përbën thelbin dhe përkatsinë kombëtare të kësaj treve shqiptare të pastër, por një histori përcarje që në kohën e Ali Pashës si dhe ndarjes fetare aty ku shqiptarët ortodokse për të mbrojtur përkatësinë e tyre fetare siç thote Pashko Vasa ngritën Çështjen Helene e cila ishte një çështje e varrosur në shekuj. Këta shqiptarë qenë protagonistët e luftës për pavarësi të Greqisë. Deri në ditët tona feja dhe politika (qarqe të caktuara) greke janë munduar ta përdorin përkatësinë fetare në favor të tyre duke arritur deri në absurdin se bregasit në Himarë dhe rreth saj janë grek.
Nga ana tjetër ka dhe dallime e veçori që lidhen si me vendim ashtu dhe me kohën dhe që shfaqen në artin dhe kulturën popullore të trevave. Polifonia labe është unike në këngët e folklorit. Mbrojtja kolektive është tipar i ri i komunitetit lab. Kjo ndoshta dhe për faktin se këto banorë ku mbizotëruan të ardhurit duke qenë në vënde larg zonave nga erdhën qenë të detyruar të ndërtonin qendra banimi ku shtëpitë të ishin afër njëra-tjetrës, të linim çdo hasmëri me njeri-tjetrin, kur i kërcënonte rreziku jashtë sojit të tyre etj. Kultura e varrimit dhe shumë rite të tjera janë të ngjashme në të dy trevat etnokulturore. Dialekti iu përshtat popullsisë indogjene (vendase) toske.

b- Dyndjet e Shqiptarëve për në Greqi.

Pushtimet sllave nga Veriu i kishin detyruar shqiptarët të shtegtojnë në Greqi që në shekullin VIII.
Ndërsa në kohën kur Shqipëria ra nën pushtimin turk pati një valë të re emigrimi për në vëndin helen, duke krijuar koloni të tëra shqiptare nga mesi i shekullit XV deri në fillim te shekullit XVIII.

P Vasa shkruan:
“Në Shqipëri ngjan ajo që kishte ngjarë në Greqi: një pjesë e popullsisë shtegtoi në Itali dhe Greqi, të tjerë pranuan islamizimin dhe resti ndejti në Shqipëri duke ruajtur fenë kristiane, ortodokse dhe katolike” 5.
“… kapedanët shqiptarë ortodoksë (Krishterë shqiptare dhe arvanitas) që ndodheshin në shërbim të Ali Pashë Tepelenës qenë ata që i përgatiten Greqisë së Re trimat më të shquar të luftës së indipendencës së saj. Bocari, Karajuskeqët, Xhovellat, Mianlet si dhe kaq luftëtarë të tjerë, të gjithë qenë shqiptarë që morën pjesë me mish e me shpirt në favor të Greqisë, duke qenë të udhëhequr pikë së pari nga shpirti luftëtar lakmitar ngjarjesh dhe luftërash, dhe pastaj prej ndjenjave fetare që kishin të përbashkëta me grekërit” 6.
Kolonitë e para shqiptare në Greqi në shekullin XV i ngriti Gjin Bue Shpata. Duke qenë se vinin nga Arvania ata e quanin veten “Arvanitë”.
“Historiani bizantin Kanteku vuri në dukje se grindjet midis fisnikëve bizantinë dhe princave latine pas kryqezatës së katërt (1202-1204) e kishin shkretuar fshatin grek. Mirëpo “arvanitet” ose shqiptarët e sapoardhur u vendosën në tokat djerr, prenë pyjet dhe happen toka të reja të punueshme. Shumë krahina greke të cilat kishin qenë vetëm strofka të banditëve, falë punës së këtyre bujqëve me përvojë u lëruan dhe me drithëra” 7.
Si bazë nisje për këta emigrantë këtë kohë ka qenë bregu i Jonit nga Vlora e deri në Sarandë. Sipas të dhënave rezulton se gjysma e Peloponezit ose Moresë ishte e banuar me shqiptare “Arvanitas”. Duhet theksuar se shqiptarët nuk shkuan në Greqi në asnjë kohë si pushtues por të detyruar për të lënë Atdheun e tyre ata u ngulitën në tokën helene dhe e bënë atë atdheun e tyre të dytë. Kaq e vërtetë është kjo sa arvanitasit jo vetëm punonin për të jetuar atje por qindra e mijëra prej tyre dhanë jetën e tyre për çlirimin e Greqisë duke u bërë bashkë me prijësit e tyre dhe faktor kryesor në çlirimin dhe fitoren e pavarësisë së Greqisë në fillim të shek. XIX. Protoganizmi i arvanitasve në tokën dhe shtetin grek nuk është i shprehur vetëm tek numri i madh i arvanitasve atje (sot mbi 2.5 milion) por në radhë të parë ai mishërohet në heronjtë (me origjinë shqiptare) të Greqisë, personalitetet politike, kulturore, artistike deri në ditet tona.

c- Drejtimi i Dyndjeve të Shqiptarëve Drejt Italisë së Veriut.

Fluksi më i madh i emigrimit drejt veriut për në Venedik, Gjenova etj, ka qenë pas rënies së Kalasë së Shkodrës në duart e turqve më 1479. Banorët që shpëtuan këtu por dhe nje numër i madh njerëzish që vashdonin të lëviznin drejt Venedikut u bashkuan duke lënë përgjithmonë atdheun e tyre. Në këtë kohë kanë emigruar bashkë me një garnizon (grup luftëtarësh) edhe vellezërit Gjon Gazulli, Andrea Gazulli dhe Pal Gazulli (nga Gazulli i Dibrrit te Mirditës të cilët i kishin dhënë një ndihmesë të madhe Gj. Kastriotit Skënderbeut veçanërisht në fushën diplomatike dhe politike. Refugjatët u pritën mirë dhe u dhanë pension pune dhe shumë prej tyre u vendosën në zonën e Gradiskës (një zonë që preferohej në mënyrë të veçantë). Toka u nda në 150 pjesë kaq sa u vendosën atje dhe familje. Venedikasit i vendosën kolonitë shqiptare këtu (në lindje të Venedikut) për të patur një mburojë nga ndonjë sulm i mundshëm turk sesa për të privilegjuar shqiptarët (Turqit në 1476 kishin arritur një herë atje). Një komunitet i madh shqiptarësh u vendos pranë lagunës së Venedikut, ku ata ngritën spitalin e tyre, shkollën e famshme shqiptare, fasada e së cilës është edhe sot me basorelievet e saj që tregon episode të betejave dhe luftrave shqiptare” 8.
Një nga refugjatët që u vëndos pranë kësaj kolonie ishte dhe humanisti i madh shqiptar Martin Berdheti (Marin Barleti) mirditasi (Q. Malit) që u shkollua për prift dhe shërbeu në Shkodër. Po kështu në këto familje të kësaj Kolonie ishte dhe Leonik Tomën.
Vdërsa një valë emigrimi diçka më e vogël ka ndodhur në drejtimin e Durrësit për Halinë Veriperëndimore. Keshtu u krijua një koloni shqiptarësh në Gjenova por dhe koloni të tjera në bregdetin e “Rivieres Italiane”.


2. Vala e emigrimit merr me vete prijësit dhe aristokracinë e Mirditës dhe Dukagjinit.

Duhet theksuar se gjatë periudhës së sundimit 25 vjeçar të shtetit shqiptar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu krahas aristokracisë së lartë të trashëguar më parë u zhvillua dhe u formësua një fisnikëri e re siç ishin nënpunësit e këtij shteti, politikanë, diplomatë, u konsolifua më tej inteligjenca kryesisht e edukuar në universitetet katolike perëndimore etj. Kështu klasa e fisnikëve dhe aristokracisë në këte shtet deri në fundin e shekullit XV ishte e kosoliduar dhe me mentalitete e kulturë si kudo në vendet më të civilizuara perëndimore. Këtu, në këtë kohë spikat aristokracia mirditase, veçanërisht shtresa e politikanëve dhe e intelektualëve që më vonë spikasin dhe bëhen të famshëm në mendimin intelektual e humanist europian.
Pas vdekjes së Gj. Kastriotit – Skënderbeut prijësat dhe shtresa intelektuale që përbënte dhe “trurin” dhe “palcën” e “Kombit” që kishte nisur të formohej u godit, u “kosit” u islamizua dhe pjesa më e ndritur emigroi për në Itali, Greqi dhe Dalmaci etj, duke shkëlqyer dhe ndihmuar në evoluimin e civilizimit të popujve europianë në pamundësi për t’i kontribuar progresit të atdheut dhe kombësisë shqiptare.
“Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur atje 1443, në kohën kur Alfonsi V i Napolit pajtoi për luftë trupat shqiptare nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës Dhimitër Rëra u bë guvernator i Kastra Rexhios dhe këtu u themeluan 12 fshatra shqiptare afër Katanzaros, në skajin Jugor të Italisë dhe në Sicili” 9.
Pas fushatës së Skënderbeut, prijësit mirditas dhe gjithë arbërisë, në Italinë e Jugut më 1462 atij i falën toka të shumta në të cilat u vendosën ushtarakë të lartë të plakur e të lodhur nga lufta.
Po në Italinë e Jugut u vendos pas 1469 familja e Gj. Kastriotit, i biri i tij Gjoni etj ndonëse për këtë familje në fillim u hezitua të pronohej nga Ferdinanti i Napolit jo se nuk donte por u frikësua se mos për këtë shkak mund të bëheshin zotërimet e tija objekt sulmi i P Osmane. Më vonë ndërhyri dhe Papa dhe e pranoi.
“Në vitin 1387 një familje tregtare nga Durrësi mërgoi në Republikën e Gjenovës brenda një shekulli ajo u bë nga më të pasurat në rajon. Dazhi apo presidenti i parë i Republikës së Gjenovës ishte Xhakomo Durazzo, kurse gjashtë presidentë të tjerë dhe dy kardinalë mbanin mbiemra që dëshmonin për origjinën e tyre shqiptare”
Më 1479 pas rënies së Shkodrës falë marrveshjes së kapitullimit shpëtuan një pjesë e mirë e garnizonit luftarak dhe disa prijës të tyre ndër to dhe familja e shquar mirditase nga Gjazi i Kacinarit, Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli (me banim në Shkodër).
Andrea, Gjon dhe Pal Gazulli i kishin dhënë një ndihmesë të madhe diplomatike dhe politike shtetit të Gj Kastriotit – Skënderbeut. Gjoni i cili më 1430 ishte diplomuar për matematikë dhe Astronomi në Universitetin e Padovës. Pikërisht ky universitet e ftoi tani si petagog i Astronomisë dhe u bë mjaft i njohur si “Joannis Gini Gazuli da Albania”
Marin Barleti (Martin Bardheti – ka mundësi të jetë nga Berdheti i Q Malit) u bë i njohur në gjithë Evropën me dy veprat e tij në latinisht “Jeta dhe vepra e Skënderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrës”, rrethim të cilin e kishte përjetuar vetë.
Leonik Tomeu (1456 – 1531), mërgoi në Venedik dhe u ftua në vitin 1497 të jepte filozofi në Universitetin e Padovës. Për 30 vjet Tomeu u dallua për dhënien në origjinal të filozofisë së Aristotelit. Ndër nxënësit e petagogut L Tomën ka qenë dhe Astronomi i famshëm Nikolla Kopernikut i cili ndër të tjera ka thënë se arritjet e tija në shkencë ia dedikonte petagogut të famshëm Leonik Tomën.
Një tjetër refugjat që mbërriti në Venedik më 1479 (pas rënies së Shkodrës) ka qenë Marin Bicikemi (1468-1526) i cili në moshën 11 vjeçare prej 30 pjestarëve të familjes së tij, 26 i kishte parë tek vdisnin duke mbrojtur Shkodrën.
Marin Bicikemi shkruajti komedinë mbi Ciceronin romak, Plinin etj dhe dha mësim në retorikë në Universitetin e Padovës.
Andrea Aleksi (Ndre Lleshi) (1425-1505) i ardhur në Milano dhe kontributin kryesor në bërjen e veprës së “Altarit Shqiptar” prej mermeri dhe që u vendos në katedrën e Milanos. Ky ishte arkitekt, skulptor dhe piktor i shquar.
“Prej këtyre refugjatëve të shekullit XVI është dhe familja e ndritur Albani në Romë (me origjinë nga Laçi). Kjo familje i dha kishës katolike shumë prelate të njohur ndër të cilët dhe Papa Klementi XI (1700-1721) dhe shumë kardinalë.
Aleksander Albani kujdestar i librarisë së Vatikanit ndërtoi në vitin 1758-1760 shtëpinë e tij të mrekullueshme në fshat, Villa Albani, për të vendosur aty koleksionin e tij të pasur me kryevepra të artit modern e antik, të cilat tani zbukurojnë muzeumet kryesore të Evropës. Një tjetër kontribut ishte piktori i talentuar Francesko Albani” 12.
Edhe Franca përfitoi nga mërgata shqiptare. Konti Zhyl Tomeu qe një nga filantropët më të mëdhenj të Francës dhe perkthyes i shkëlqyer i veprave të Aristotelit, të veprave të keshilltarit të Aleksandrit të Madh etj.
Shumë mërgimtarë të tjerë u bënë princër Katolik në shumë vende perëndimore, drejtues luftarak në ushtrine Spanjolle etj.
“Në pjesën më të madhe këta mërgimtarë përfaqsonin eliten e Kombit shqiptar, udhëheqjen e tij. Ata dhanë ndihmesin e tyre në zhvillimin e vendeve të tjera. Mirëpo, fatkeqësisht, këta mërgimtarë varfëruan Shqipërinë” 13.

1. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 220.
2. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 220-221
3. Radoto, 1760, 3;30
4. Milan Shuflaj “Serbët dhe Shqiptarët” fq. 51
5. P Vasa “E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët” fq. 57
6. P Vasa “E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët” fq. 61
7. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 220.
8. Liria, 1 shkurt 1989, 1.
9. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 220.
10. Sinishta, 1976 fq. 224
11. Dielli, 25 Prill 1988, 6
12. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 222.
13. Edëin Jacques “Shqiptarët” fq. 223.
 
Mirditasit bëjnë pashallëkun e shkodrës.

Mirditasit bëjnë pashallëkun e shkodrës.

KAPITULLI IV

LINDJA E PASHALLËQEVE SHQIPTARE SHPREHJE E LËVIZJES SEPERATISTE NDAJ PORTËS SË LARTË.
MIRDITASIT BËJNË PASHALLËKUN E SHKODRËS. KY i FUNDIT KONSOLIDON PRINCIPATËN AUTONOME TË MIRDITËS.

Familja e famshme e Bushatit ishte pjesë e gjeneratave që rridhnin nga fise mirditasish (nga Gojani i Spacit). Mehmet pashë Plaku e quante vehten mirditas. Kjo familje e islamizuar dhe e osmanizuar, përfitoi privilegjet e pushtetit perandorak dhe u bë e dëgjuar pas pasurimit me toka e prona të shumta dhe sidomos kur pinjollët e kësaj dere (familje), morën detyra të ndryshme nga fiset katolike prej nga rrjedhnin për shkak të synimeve dhe veprimeve seperatiste ndaj Portës Lartë, por edhe shkak të luftës kundër feudaleve osmane dhe pronave të tyre në ultësirën e Shkodrës, kjo familje e pati të lehtë të bashkëpunonte dhe t’i bënte mirditasit pjesë të formimit të një principate autonome (pashallëkut të Shkodrës).
Për origjinën e kësaj familje princore si familje mirditasish, flet edhe Pashko Vasa kur polemizon me francezin Delary. Ky i fundit i quante bushatasit me origjinë malazeze ndërsa Pashko Vasa i kundërvihet kësaj hipoteze duke thënë:
“Në Shqipëri ku të gjithë e dinë se kreu i shtëpisë së Bushatasve është me prejardhje nga Mirdita dhe që bënte pjesë në njerëzit e Gojanit, tregimi i M. Delaryit, nuk mund të përflitet ndryshe veçse si një tregim aventuror”29.
Kërkesat e Bushatasve për tu përkrahur nga Mirdita u shfrytëzua nga ana tjetër prej tyre, për të forcuar pozitat e tyre në krahinën autonome.
Mehmet pashë Plaku, me 1756 kërkon ndihmën e mirditasve. Në këtë kohë influenca e tij në Mirditë ishte e kufizuar.
Por më vonë mirditasit kalojnë me shumicë në ndihmë të sundimtarit të Shkodrës.
“Më 2 shtator 1775, duke luftuar kundër fuqive të Ahmet Kurt Pashës së Beratit, vritet në Peqin Gjon Marku me disa nga njerëzit e vet”30.
Pjesmarrja më e madhe e mirditasve në zgjerimin dhe konsolidimin e këtij pashallëku, si dhe marrdhëniet më të mira të tyre me familjen bushatase ka qenë kur sundonte Kara Mahmud Pasha.
Krahina e Mirditës ishte izoluar në këtë kohë nga të gjitha anët dhe nën presionin shekullor të pushtuesve turq. Mahmud Pasha krijoi lehtësira në perendim e jug të krahinës duke lejuar këmbimin dhe duke eleminuar taksat. Kjo ishte një situatë e re për zhvillimin e lirisë në Mirditë dhe mirditasit krijuan simpatinë e besimin tek Kara Mahmud Pasha.
“Mirditasit kërkonin një Skënderbe të ri, dhe Veziri i Shkodrës, Mahmud Bushati, i cili rridhte nga heronj shqiptarë, nuk mungoi të gëzonte përkrahjen e mirditasve”31.
Në kuvendin e Podgoricës i kryesuar nga Kara Mahmudi mirditasit zinin pozitë kyçe (pranverë të vitit 1786).
“Në vitin 1787, kur Kara Mahmud Pasha, për ti bërë ballë ushtrisë turke që mësynte të shpartallonte ushtrinë e tij, u mbyll në kështjellën e Rozafatit, mirditasit zunë trapët mbi lumin Drin dhe shtigjet malore nga mund të lëvizte ushtria turke. Në ditën dhe orën e caktuar sipas planit të përpunuar me hollsi, me 25 nëntor garnizoni i ngujuar i Kara Mahmudit, doli nga kështjella e kundërsulmoi furishëm. Fuqitë e malsorëve, vendësve dhe mirditasit, përfunduan shpartallimin e ushtrive turke në tërheqje, në afërsi të Vaut të Dejës dhe bënë kërdinë në të”32.
Pashko Vasa për Kara Mahmud Pashën dhe lidhjen e tij me mirditasit ndër të tjera shkruan:
“Mahmud Pasha, nga familja e Bushatasve, kishte ardhur në fuqi në krahinën e Shkodrës. Natyra e kishte krijuar për të qenë luftëtar, koha dhe rrethanat e kthyen në një tiran. Ai guxoi të shihte mundësinë e një Shqipërie të bashkuar nën një kryetar dhe u perpoq t’ia arrinte këtij qëllimi. …Për të realizuar qëllimet e veta, Kara Mahmudi filloi të luftojë shumicën e bejlerëve e agallarëve që qeverisnin në emër të Sulltanit, rrethinat e ndryshme afër krahinës së Shkodrës, dhe duke patur me vehte krerët e Mirditës, që kishin marrë anën e tij, i detyroi pothuajse të gjithë ata bejlerë e agallare që t’ia lëshonin zotërimet e tyre atij, ose të paktën ta nderonin si kryetarin e tyre”33. ??
Ngjarjet e viteve 1786-87, rebelimi i Kara Mahmud Pashës kundër Portës së Lartë si dhe luftimet e tij kundër turqve janë vazhdim i kësaj historie.
Pastaj Pashko Vasa ndalet tek fakti se si Kara Mahmud Pasha u nis në Mal të Zi dhe se si u zhvilluan luftimet e përgjakshme deri në vrasjen e tij tek gryka e Bjellopavlloviqit. Për këtë situatë ai sjell ndër mend dhe dy strofa të këngës popullore që u kënduan në Mirditë deri vonë:

“Mori kishë, o kisha plakë,
aty mbetën shtatë Bajrakë,
bini mirë, mirditase
se mbet pasha i Shkodrëse
bini mirë Mirditase
mbet luani i Shkodrëse…”

Në kohën e sundimit të Ibrahim Pashë Bushatit marrdhëniet mes mirditasve e familjes së Bushatasve, për shtatë vjet me radhë u prishën (1806). Shkaku ishte vrasja e komandantit të një reparti mirditasish nga Ibrahim Pashë Bushati, në vitin 1806.
Gjatë kësaj periudhe (7 vjet, 1806-1813), sundimtari tjetër i famshëm, ai Janinës, Ali Pasha e shfrytëzoi këtë armiqësi të përkohëshme, duke kërkuar ndihmë nga mirditasit dhe duke u lidhur me ta.
Ali Pasha kur mirditasit ishin në luftë për shtatë vjet me Ibrahim Pashën, kërkoi të lidhej me Mirditën duke synuar të shtiente në dorë gjithë Shqipërinë e veriut nëpërmjet saj. Ai kërkoi të kishte pranë tij një repart mirditasish në ushtrinë e tij. Ndikimi i ndërsjelltë i dy sundimtarëve në Mirditë dhe i Mirditës tek ata sollën për rrjedhoje fuqizimin e krahinës dhe forcimin e unitetit të saj. Ndërmjetsinë e parë të Mirditës me Ali Pashën e bëri Abati vendas i Mirditës, Gazulli (nga Dibrri). Kur i dërgoi një numër njerëzish nën armë të drejtuar nga kushëriri i tij që kishte shërbyer në kishën e tij, Ndrekë Gazulli, Atë Ali Pasha e bëri komandant dhe i dha titullin “Kapidan”.
Momenti i parë i mosmarrvëshjes së Aliut me repartin dhe komandantin e mirditasve, kapidan Ndrek Gazulli ka qenë kur nuk u zbatua urdhëri i pashait për të masakruar burrat e Kardhiqit.
“Qenë pikërisht këta mirditas që më 1812 bënë aq shumë emër, sepse te Hani i Valaresë kundërshtuan urdhërin e Vezirit, Ali Pashë Tepelenës, për të masakruar Kardhiqiotët e lidhur.
Francezi Samson Lefter, ish gjeneral në ushtrinë… e përshkruan kështu dëshminë e tij (kishte qenë present kur Aliu dha urdhërin);
“Aliu u ngarkoi mirditasve masakrën. U dëgjuan pëshpëritje në radhët e tyre. Aliu kujtoi se do të jetë puna për shpërblimin dhe vuri veshin.
Ndreka, komandant i mirditasve doli përpara dhe me nje zë të sigurtë tha:
“Ali Pasha, urdhërat tuaja ne na fyejnë, ne nuk jemi armatosur të luftojmë kundër njerëzve të ç’armatorur e të mbyllur. Lëri të dalin kardhiqotët, jepu armët e tyre, të njoftohen për tu mbrojtur dhe ne do të dimë të luftojmë. Mirditasit… nuk janë për t’ju shërbyer si xhelatë”34.
Fama e Mirditës mori dhenë. Urdhërin e kapshëm e zbatoi Thanas Vaja. Pas këtij momenti Aliu priti mjaft mirë ardhjen e prijësit mirditas Kolë Prenga të cilit i dha menjëherë titullin Kapidan (prijës) për repartin e mirditasve. Ndaj tij ai u tregua dorëlëshuar duke u dhënë luftëtarëve mirditas dyfishin e pagës së të tjerave, por duke u dhënë dhe pajime e materiale luftimi mbi të tjerët.
“Më 1812 Prengë Lleshi u detyrua të bëjë paqe me Mustafa Pashë Bushatin. … Pas këtij pajtimi Mustafa Pashë Bushati u përpoq të siguronte mbështetjen e mirditasve, të përsërisë ato marrëdhënie të mira që ishin vendosur në kohën e sundimit të Kara Mahmud Pashës. Me 25 nëntor 1815, nëpërmjet Dod Preng Bocit të Fanit, Mustafa Pashë Bushati, i dërgon krerëve, bajraktarëve dhe vegjëlisë së Mirditës një letër në të cilën, ndër te tjera thuhet:
“Shtëpia e Gjomarkut ka qenë e njohur në të gjithë Mirditën, prandaj duhet ta njihni dhe në të ardhmen”35.
Kështu, influencat dhe marrdhëniet e Bushatasve me Mirditën e rritën dhe e forcuan këtë të fundit. Është koha kur Mirdita merr trajtën e plotë të principatës autonome me 12 bajrakë si: i Oroshit, Spacit, Kuzhnenit, Dibrrit (Zadrima e epërme), Fanit që deri në atë kohë quhej se shkonte me Pejë, Kthella, Selita, Rranza (Bushkashi e Bazi), 4-Bajrakët e Lëzhës etj (1815).
Pas vitit 1822 kur Ali Pasha bie (vritet) Mirdita kthehet duke mbështetur plotësisht Bushatasit.
Në vitin 1823 një fuqi mirditasish merr pjesë në fushatën e Mustafa Pashës në More. Beteja e fundit e madhe në mbështetje të Muatafa Pashës është ajo e vitit 1831 në Babunë. Ata (mirditasit) luftuan me trimëri duke siguruar tërheqjen e fuqisë së M Bushatit. Si u kthyen nga andej pashaj u mbyll përkohësisht në kështjellë, por nuk i qëndroi dot presionit të ushtrisë turke dhe u dorëzua. Lleshi i Zi që ishte mbyll bashkë me të në kështjellë, e internuan, e më vonë e mbyllën në burgun e Janinës. Ky ishte dhe fundi i Pashallëkut të Shkodrës dhe bashkë me të dhe historia e lidhjes së bushatasve me mirditasit dhe anasjelltas.
 
Përpjekjet për krijimin e një principate autonome

Përpjekjet për krijimin e një principate autonome

3. Ideja për krijimin e një dere princore dhe përpjekjet për krijimin e një principate autonome.

Rezistenca e pareshtur e mirditasve kundër perandorisë turke e bënte të domosdoshme krijimin e një dere princore pavarsisht se vendimet me të rëndësishme për luftën merreshin në kuvendet tradicionale që bëheshin në këtë treve. Megjithatë lindte nevoja që të kishte një familje dhe një njeri që të përfaqsonte krahinën në marrdhëniet me faktorët jashtë krahinës (konsujt e huaj si Austriak, anglezë, francezë, italianë, por dhe me autoritetet e Portës së Lartë).
Kjo derë princore (dhe Princi) nuk do të përfaqsonin vetëm zërin, interesat dhe kërkesat e Krahinës tek faktorët e jashtëm, por Princi do të ndihmonte në unifikimin e veprimeve luftarake dhe mobilizimin e forcave nën armë, e kjo gjithmonë në zbatim të vendimeve që merrnin krerët e krahinës në kuvende të posaçme.
Mendësia për krijimin e një “dere” princore dhe institucionalizimin e jetës ekonomike, politike e luftarake në Mirditë u përkrah nga drejtuesit shpirtërorë, të Mirditës abatët Pjetër Zarishti, Gaspër Krasnici (në vitet 1820-1868). Personi më i promovuar ishte në këtë periudhë Bibë Doda. Promovimi dhe konsiderimi i Bibë Dodës si përfaqësues i Mirditës ishte i pranishëm në atë kohë dhe tek përfaqësitë e qeverive perëndimore si Austrisë, Francës, Anglisë, Italisë por dhe Rusisë etj.
Bibë Doda ishte i degjuar si drejtues i veprimeve luftarake si në lindje por dhe në Bosnje, në betejat kundër Malit të Zi, që solli dhe mbrojtjen e Kelmendit nga një shfarosje e sigurtë prej trupave malazeze.
Për aftësi të treguara Bibë Doda kishte marrë dekorata të shumta deri dhe nderuar me urdhërin e Shën Gregorit prej Selise së Shejtë.
“Ajo që mbushi me lavdi Bibë Dodën që lufta Ruso-Turke që u quajt ndryshe lufta e KRIMESË e vitit 1854. Me Mirditën mbajtën anën e aleatëve; Turqi, Angli, France dhe Piemonte. Me një qëndresë që i dalloi mirditasit ndaj të gjithë të tjerëve, MIRDITA fitoi një vend të lavdishëm në historinë Europiane, nderimin e Perandorisë Otomane, dhe konsideracionin e çmueshëm të Francës e cila që atëherë e mbrapa mbajti nën mbrojtje Mirditën dhe prijësit e saj”1.
Prestigji i Mirditës dhe Bibë Dodës arriti kulmin e lavdisë brenda por dhe jashtë perandorisë Osmane.
Megjithatë për merita të vecanta në luftën e Krimesë Bibë Dodës Turqia qe e detyruar ti japë titullin “Pashë”.
Është i pari Pashë Katolik shqiptar.
Turqisë nuk i pëlqen një sukses kaq i madh i Bibë Dodës pasi ai përfaqsonte në fund të fundit një krahinë që nuk i ishte bindur Turqisë.
Në vitin 1855 ndërsa Bibë Doda kishte kthyer në Mirditë për të mbledhur ushtri të re në kundërshtim me të drejtat e autonomisë së Mirditës, Turqia i hoqi ushtrisë së Mirditës, që ndodhej në Stamboll, Kostumin Kombëtar dhe e inkorporoi në ushtrinë turke me dimizë ushtarake. Lajmi mbërriti në Mirditë dhe pati konseguenca të mëdha.
Kjo sepse Mirdita këtë akt të Turqisë e konsideroi poshtërim të nderit të vet”2. Kështu pas kësaj, aktivistë mirditas mblodhën njerëz nën armë dhe u mblodhën në Zadrimë të shtrënguar për luftë. “Turkia me djallzi të shquar orientale kishte mendue se duke e ba pashë B Dodën dhe duke i hequr ushtrisë Mirditës në Stamboll Kostumin Kombëtar, faji do të binte mbi Bibë Dodën dhe ai do te akuzohej si tradhtar nga Mirdita. Por, ajo lojë politike, djallzorë orjentale nuk iu realizua Turqisë sepse Bibë Doda qëndroi si i kishte hije, “Burrë mbi burra”.
Pas kësaj gjendja u acarua kaq shumë saqë u krijua një “klimë” lufte mes provincës dhe autoriteteve turke.
Për këtë situatë të krijuar prokupohet konsulli francez në Shkodër dhe me iniciativën e tij u formua një komision ndërkombëtar i përbërë nga; konsulli i Francës, i Anglisë, Ipeshkevi i Lezhës si dhe përfaqsues të Qeverisë Turke.
Anëtarët e këtij komisioni për të parandaluar krizën u nisën për në Orosh për tu takuar me Bibë Dodën
Më 12 Janar 1855 mblidhen në Kuvend Krerët e Mirditës dhe pasi patën sigurimin e komisionit ndërkombëtar për kthimin e ushtrisë së Mirditës, morën vendimin për pushimin (pezullimin) e çdo aksioni luftarak.
Ky ishte padyshim një eveniment politik dhe historik jo vetëm për Mirditën. Kjo tregonte se Mirdita ishte bërë faktor real në mardhëniet ndërkombëtare të kohës.
Ndërsa Bibë Pashë Mirdita do të konsiderohej pas kësaj i rrezikshëm për Turqinë.
Në këtë situatë të re rilindje të luftës antiosmane u vunë në lëvizje dhe një grup intelektualesh rilindas për ta ideuar dhe organizuar në shkallë më të gjerë lëvizjen për mëvetesi të Shqipërisë. Ata ishin Abati i Mirditës, Gasper Krasniqi si frymëzues dhe ideator kryesor i lëvizjes; Zef Jubani (sekretar i konsullatës franceze), Pashko Vasa, ish pjestar i revolucionit të vitit 1848-49 në Itali dhe arqipeshkvit të Shkodrës Pal Dodmasej i cili kishte hartuar planin e Kryengritjes në Mirditë.
Kur planet po ecnin shumë mirë dhe Mirdita kishte marrë pamjen e një principate autonome dhe Bibë Doda kishte formuar personalitetin e duhur në Mirditë si një sundimtar autonom Qeveria Turke veproi ndryshe.
Më 1868 Bibë Pasha helmohet nga turqit në Shkodër.
Pas varrimit turqit që e urrenin kaq shumë e zhvarrosen arkivolin dhe e hodhen kufomën jashtë arkivolit, e shëmtuan atë kufomë. Zemërimi i shqiptarëve ishte i madh.
Ky zemërim u shpreh dhe nga konsulli francez si ish mik i Bibë Dodës.
Pas këtyre gjesteve të shëmtuara të autoriteteve turke u bë një rivarrim madhështor në Shkodër.
Më në fund turqit morën peng dhe birin e Bibë Pashës, Prenge Bibë Dodën, fare të ri (fëmijë) dhe e dërguan në Stamboll, që Mirdita mos të çonte krye.
Në këtë mënyrë u ndërprenë dhe planet e rilindësve katolik shqiptar sipas të cilëve do të ngrihej flamuri shqiptar nga Bibë Doda, të shpallej Princ i Mirditës dhe nën shëmbullin e saj të ngriheshin në luftë dhe trevat e tjera shqiptare dhe principata të zgjerohej në fillim në gjithë Veriun e Shqipërisë e më vonë në gjithë Shqipërinë. Historia e Mirditës do të impulsohet dhe do të rifitojë lavdinë 8-9 vjet më vonë në përmasa më të mëdha kur të kthehet i biri i Bibë Pashës nga Stambolli në vitin 1876.

Në përmbledhje të kësaj periudhe, për kohën e sundimit të Bibë Dodës në Mirditë, veçanërisht nga vitet 50-të të shekullit XV-të bie në sy qartë ekspozimi dhe faktorizimi i kësaj enklave të Krishterë në historinë e Shqipërisë dhe më gjerë. Vëmendja e faktorit ndërkombëtar ndaj provincës tashmë shfaqej dhe ishte evidente si: nga Italia, Austria, Turqia, Rusia etj.
Nga këto faktorë të jashtëm veçohet faktori francez.

Në fakt Napoloni i III-të prej disa kohësh kishte filluar të ndiqte me interes ngjarjet në Ballkan me qëllim që të rivendoste përsëri ndikimin e perandorisë Franceze në Lindje.
“Në konfliktin Malazezo-Turk, Franca përkrahte principatën e vogël (Mirditën) dhe nuk kursente premtime e ndihma. Kjo për shkak të numrit të madh të bajraqeve, potencialin luftarak më të madh se kudo, si dhe për ndikimin që kishte midis malsive të tjera, kishte tërhequr vëmendjen e Perandorit Francez”1.
Pas vdekjes së B Dodës autoritetet turke patën njëfare suksesi në Mirditë.
“Ato larguan për në Stamboll trashëgimtarin e tij të mitur, Prengën, dhe vendosën një kajmekan nga gjiri i familjes së Kapedanit të vdekur, si dhe 2 batalionë. Megjithatë, Porta nuk mundi ta thyente qëndresën e mirditasve, të cilët duke kërkuar që trashëgimi të respektohej sipas zakonit e mbrojten për një kohë të gjatë autonominë e tyre. Më 1873 në Mirditë shpërtheu kryengritje e disa muaj më vonë ajo u shtri edhe në Dukagjin”5.
Ekspedita osmane u soll shumë egërsisht me Mirditën e Dukagjinin, por duke mos mundur ta nënshtrojë atë, u detyrua të tërhiqej.


1. Mark Marleku- “Principata e Mirditës- Dera e Gjomarkajve”
2. Mark Marleku- “Principata e Mirditës- Dera e Gjomarkajve”
3. Historia e Shqipërisë Vëll I, fq. 174
4. Historia e Shqipërisë Vëll I, fq. 160
5. Historia e Shqipërisë Vëll I, fq. 162
 
Lindja e kombit shqiptar dhe e lëvizjes kombëtare shqiptare

Lindja e kombit shqiptar dhe e lëvizjes kombëtare shqiptare

PJESA II

LINDJA E KOMBIT SHQIPTAR DHE E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE. AMBJENTI HISTORIK I ZHVILLIMIT TE KETIJ PROÇESI


Fiset (gjaku) dhe besimi, gjuha e kultura, Atdheu (territori), kalbëzimi i sistemit osmano-feudal dhe lindja e kapitalizmit (krijimi i shtresës borgjeze) – Ja themeli mbi të cilin lindi Kombi dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare.

KAPITULLI VII

FISET NË SHQIPËRINË E VERIUT, THEMELI I LUFTËS PËR LIRI, I FORMIMIT TË PRINCIPATËS SË MIRDITËS DHE ELEMENT I RËNDËSISHËM I FORMIMIT TË NACIONALIZMIT SHQIPTAR NË MJEGULLËN MESJETARE (SHEK. XV E NË VAZHDIM)

1) Proçesi i formimit dhe konsolidimit te fiseve pas pushtimit turk.

Siç e kemi parë, në shekullin XV e vazhdim, në kohën e pështjellimit të madh te populatës shqiptare, që në fillim të pushtimit por dhe gjatë gjithë proçesit të islamizimit e osmanizimit, në territoret e zotërimit të kastriotëve dhe Dukagjinëve, në ato vende ku më vonë (shek XVI e XVII) u njohën me emrin Mirditë, por dhe për rreth saj, u vërejt procesi i krijimit të bërthamave të reja fisnore. Këto fise përbeheshin nga familje e njerëz të një gjaku, por me vonë nga të katër anët erdhën familje e fise dhe për të mbijetuar mbështeteshin (bëheshin pjesë e fiseve vendase) tek fiset më të mira e më të forta. Familjet që vinin për ti shpëtuar sundimit turk ose për shkak të konflikteve me fiset nga vinin (gjakmarrja ishte një plagë e shkaktuar nga pushtuesit turq), e humbnin shpesh herë emrin e fisit që kishin dhe pranonin emrin e fisit tek vinin dhe e quanin veten të njëjtë në këtë fis. Këto fise shqiptare kishin bazën tek “Substanca” fisnore (kombësia shqiptare), ndërsa kjo e fundit ishte formuar nga gjaku ilir brenda të cilit ishte “tretur” gjak sllav, vëlleh e helen (gjatë procesit të asimilimit të ndërsjelltë).
Fiset shqiptare mesjetare (herët) ishin konsoliduar në të gjitha aspektet duke arritur të krijonin lidhje fisnore dhe formimin e Principatave mesjetare Brenda Perandorise Bizantine dhe asaj romake. Familjet sunduese në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV siç edhe ne e kemi përmendur tregonte se bashkë me formimin e kombësisë arbnore shqiptare, ishte formuar aristokracia fisnore dhe më vonë aristokracia feudale si kudo në vendet e zhvilluara të kohës.
Në fund të shekullit XV dhe në vazhdim u zhduk kjo aristokraci (bujaria shqiptare) dhe dobësimi dhe shpesh shkatërrimi i fiseve dhe zotërimeve të tyre. Vendi i shqiptarëve ku lulëzoi e njëjta ripërtëritje fisesh e lidhjesh fisnore pas shekullit XVI ishte vendi i mirditasve e dukagjinëve.
“Mirditasit përmenden afër vitit 1570 si një lidhje e fuqishme ushtarake e pazakontë… Prej çfarë elementësh të ndryshme ishte e përbërë kjo lidhje fisesh, na e tregojnë sot tre bajraqet e Ohrit që quhen: Kthella, Bishkashi e Selita. Stërgjyshërit e këtyre vllazërive siç duket kanë ardhur në viset e Mirditës si në kohën e tmerreve të parë atë turqve, në Ohër e në qarkun e tij (1466). Edhe në vitin 1641 dalloheshin përmbi Lesh, mbi Mat përqark Kurbinit, mirditasit, bolgarët e selitët. Turqit, atëherë i quanin kryengritës e rebela”1.
Përpara shpërnguljës së tyre, mirditasit i përkisnin grupit të Pejës.
Çështja e shpërnguljes së popullsisë së Pejës e Gjakovës, në Mirditë e anasjelltas për shkak të luftës me Turqinë përpiqet të trajtojë dhe Edith Durham, por gjithnjë duke mos qenë shumë e sigurt; “A ishte Mirdita një prej këtyre fiseve me gjak të përzierë, që u bënë serb ose shqiptare, sipas kishës me të cilën lidhën fatin e tyre?
Kjo pa dyshim ka ndodhur shpesh, kur ka qenë rasti. Ose a është e vërtetë tradita e mëvonshme që mirditorët, pas vdekjes së Skënderbeut, kur turqit morën Shkodrën dhe shkretuan vendin ikën nga Mirdita dhe u kthyen përsëri në Pashtrik, ndërsa rierdhën 250 vjet më parë përsëri në Mirditë?... Para shpërnguljes së dytë, ndoshta Mirditorët njiheshin thjeshtë dukagjinas.
Dy bajrakë (fise) të tjerë, Fandi dhe Dibrri (Zadrima e Epërme) nuk kanë lidhje gjaku me Spaç, Orosh e Kuzhnen (Mirdita) në fillesën e saj, por vetëm janë pranuar nga Mirdita”2.
Fandi ka bërë pjesë në grupin e Lumës, por e ka lënë atë kur Luma u kthye myslimanë, dhe u bashkua me Mirditën Katolike. Në luftime, Kthella, një fis në kufi me të, shkon me Mirditën. Po kështu dhe Beshkashi i Bazi (Bajraku i Rranzës) dhe Selita. Këto i janë përshtatur traditës e zakonit në Mirditë, kanë ruajtur shumë tipare arbnore si ajo, por s’kanë lidhje gjaku me të. Këto tipare e zakone i kanë dhe Kurbini e Lezha (katër bajrakët), ndërsa mungonte lidhja e gjakut me Mirditën e fillimit (Spac, Orosh e Kuzhnen).
Në fushën e nënshkodrës kishte ndodhur lëvizja e ndërsjelltë nga Mirdita në fushën e Shkodrës dhe nga Fusha e Shkodrës në Mirditë.
Organizimi i fiseve dhe tendenca e tyre për t’u vetëqeverisur përbëjnë fillimin e procesit të shtetëformimit në Mirditë. Në lidhje me këtë Shuflaj analizon: “Në kohën e vetërregullimit të fiseve shqiptarë si atëherë kur këtu u zhduk krejtësisht bujaria e lartë dhe turqit i kishin përzënë kudo dhe venedikasit, ndikimi i kishës bëhet shumë i madh ndër të gjitha këto fise luftarake. … Mirditët i mbajnë edhe sot kuvendet e tyre pranë gërmadhave të Shën Palit, tek abacia e dikurshme dhe fshati i Peshkopit të Pilotit. Por dhe duke filluar nga bregoret e Zetës dhe deri në Oher e Himarë njihen prova të qarta se fiset e organizuara shndërrohen në ameba shtetërore hierarkike” 3
Në kreun e VIII, tek Brenga e Ballkanit, Edith Durham duke folur për Mirditën thotë:
“Në vilajetin e Shkodrës ka më tepër liri se kudo. Shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm dhe nuk paguhen taksat. Garnizoni turk në përgjithësi, qëndron brenda në qytet “sepse” siç thonë shqiptarët, “s’na pëlqeu të bredhë poshtë e lart nëpër vendin tonë”. Ka dhe një arsye tjetër. Në vilajetin e Shkodrës jetojnë malsorët (Mirditasit Gj N), bijtë e vërtetë të shqipes”3.
I njëjti fenomen i formimit të lidhjeve fisnore vihej re edhe në Dibër (Zadrima e epërme), Kazhnjet. Ardhësit këtu janë kryesisht nga veriu, nga ku “rrodhi” gjaku i dukagjinësve nga Gjakovë, Peja e Decani për të formuar lidhjet e fiseve tëOroshit, Spaçit e Kuzhnenit, Lura, Arrni e Mali i Zi (sot Shënmëria) – ardhur nga Shkodra. Mungesa e aristokracisë pas pushtimit turk u zëvendësua nga priftërinjtë katolikë deri në konsolidimin e bajrakëve dhe Principatës, kur u riciklua aristokracia e re fisnore dhe hierarkia e trashëgueshme e saj, shtëpitë e para, bajraktarët dhe kapidani (princi) e krerë të tjerë.
“Kundërshtimi midis Shqipërisë së veriut ku edhe sot ekziston lidhja e fiseve katolike të mirditasve, e trashëguar prej historisë, dhe nga ana tjetër e Shqipërisë së madhe të jugut, myslimanë, ku sistemi turk i cifliqeve është bashkuar me organizimin bizantin e me pronat e mëdha të aristokratëve shqiptarë; ky kundërshtim po them, është kaq i vjetër sa për një kohë të gjatë nuk do të fiket ndjesia që kanë mirditasit për një republikë të veten”4.
Sipas Edith Durham: Grupi i Mirditës është grupi më i madh nga të gjithë. Është tërësisht katolik, atëherë (1908), kishte një kryetar klerik, Abatin e shuguruar Preng Doci… Fisi kishte një kapedan trashëgimtar. Prenken, birin e Bibë Dodës.Abati ishte një nga burrat më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria…
Fiset shqiptare dhe lidhjet e tyre e mbronin ekzistencën e tyre dhe e bazonin këtë mbrojtje tek hakmarrja kjo e normuar dhe në normën kanunore të Lekë Dukagjinit dhe Skënderbeut. Madje në kanunin e Skëndërbeut obligohej për marrjen e gjakut edhe nipi për dajën (kuptohet brenda fisit të gjithë njerëzit kishin obligim të reagonin duke u hakmarrë ndaj çdo “armiku” që sulmonte duke vrarë qoftë edhe një pjesëtar të fisit. Mos veprimi në raste të tilla (mos marrja e gjakut) ndaj “armikut” ishte turpi për fisin dhe jeta nuk vlente këto raste për anëtarët e fisit që turpëroheshin. Mbrojtja e gjakut, kështu, është baza e mbrojtjes nga zhdukja dhe e ngadhnjimit mbi vdekjen. Ndërsa formimi i lidhjes së fiseve përbën një formë të mbrojtjes më të organizuar dhe kryesisht kundër armikut të përgjithshëm (ushtrisë turke).

2. Simbolet, Stemat dhe Flamuri

Mirditasit që në shekullin XVI dhe më vonë dalloheshin me pjesën e popullsisë së islamizuar që e rrethonin, në zakone, traditën popullore, në ritet e varrimit, të dasmave, kostumet popullore etj. Banorët e enklavës katolike duke ruajtur zakonet dhe kulturën iliro-arbnore gjatë qëndresës antiosmane e pasuruan këtë traditë. Për nder të Gjergj Kastriotit dhe lidhjet që pati ai me Lekë Dukagjinin gratë e Mirditës, mbajnë gjurdinë e Zezë, në shenjë zie për të. Deri në ditët e sotme xhupi (xhurdia) i nuseve ka gërshetime ngjyrash si e kuqja e zeza etj.
Perveç kësaj në këto rroba dallohet qartë kryqi në pjesën e prapme të tij.
Gërshetimi i ngjyrave të flamurit kuq e zi por dhe figurave të ndryshme ku bie në sy kryqi, tregon se simbolet e qëndresës, por dhe të kujtesës për të kaluarën e lavdishme në veshjet e tyre e kudo, tregonte se mirditasit i ruajtën simbolet dhe traditën, ndërsa simbolet dhe tradita i ndihmoi ato të mos harronin se kush ishin por dhe duke i bërë krenarë për identitetin e tyre.
Simboli më sinifikativ për të dalluar organizimet fisnore, bajraqet, Principatën etj, është flamuri.
Princet e territoreve që më vonë u quajtën Mirditë Kastriotët dhe Dukagjinët patën stemat dhe flamurin e tyre.
Dukagjinët kishin në stemën e tyre shqipen e bardhë.
Kastriotët në flamurin e tyre me fushë të kuqe patën shqiponjën dykrerëshe me ngjyrë të zezë.
Flamuri i kuq me shqiponjën dy-krerëshe u bë flamuri i shtetit të formuar nga bashkimi i principateve shqiptare të udhëhequra nga Heroi Skëndërbe.
Prania e flamurit shqiptar të Skëndërbeut në trevat e Mirditës, gjatë gjithë historisë, është një nga dëshmitë e gjalla të autonomisë dhe vetëqeverisjes së krahinës.
Për këtë fakt kanë shkruar të huaj dhe historianë shqiptarë.
Në vitin 1786 u mblodhën në Kuvendin e Podgoricës të thirrur nga Kara Mahmud Pasha, krerë malesh (bajraktarë), malësorët dhe mirditasit.
Pas përfundimit të këtij kuvendi, E Spencer shkruan;
“Shqiponja e zezë në fushën e kuqe gjak, flamuri i Skëndërbeut u ngrit përsëri”6.
Ndërsa Ami Bue shkruante: “Flamujt e Skënderbeut ishin të kuq, me shqipen dykrerëshe të zezë, sikundër e kanë dhe mirditasit”7.
Gjithë bajrakët kishin flamurët e tyre. Ndërsa ato mbaheshin në betejë nga më luftëtarët.
Ndërsa Frank Bardhi rreth shekullit XVII shkruante;
“Krerët kur udhëtojnë për tu dalluar nga të tjerët e lidhin kryet me shami të qëndisur me mëndafsh”8.
“Në një raport të administratës Osmane të vitit 1702 thuhet se Mali i Rrazës (Bajraku i Beshkashit dhe i Bazit), që në atë kohë kishin ngritur krye dhe kanë flamujt e vet”9.
Shtëpia e Cefës në Hajmel, armëtar brez pas brezi, kishte si stemë të vetën shqipen me dy Krerë”10.
“Duke folur për mirditasit, në shekullin XIX Puzhad shkruan:
Shërbejnë në ushtritë osmane të komanduar nga shefat e vet natyral dhe nën një flamur që e kanë të vetën…”11.
Kjo tregon se mirditasit edhe jashtë krahinës së tyre, madje dhe kur viheshin në një front të përbashkët me truqit diku gjetke (lufta Ruso-Turke etj) nuk hiqnin dorë nga identiteti dhe simbolet e saj.
Një dëshmi tjetër kur mirditasit kryengritës, protestonin kundër pushtetit osman (1901) në një letër të shkruar prej tyre valiut të Shkodrës thuhej:
“Flamuri yne do të jetë ai i Gjergj Kastriotit, që prej kohësh valvitet në majat e zbardhura nga bora të Shën-Palit, në qiellin e kthjellët të Mirditës, që përshkohet nga flladi i lirisë”12.
Ndërsa Edith Durham përmend se stema e mirditasve ishtenjë diell me rreze. Këtë stemë të tjerë e lidhin dhe me përmbajtjen e emrit (Mirditë, ditë e mirë me diell, etj). Kjo mund të lidhet dhe me simbolin e Aleksandrit të Madh.
Ndërsa bajrakët kishin flamuj që dalloheshin nga njëri tjetri. P sh; Bajraku i Kuzhnenit sipas Franc Nopces, ishte një dorë e bardhë në fushë të kuqe dhe një kryq i kuq në fushë të bardhë.
“Edhe Kthella kishte një flamur. … i cili përbëhej nga një qendër e kuqe në formë ylli që e rrethonte një yllë i bardhë shumë rrezesh… Ky flamur kishte një madhësi prej 5 pellëmbë e gjysëm thonë Nopca dhe Shtajmeci, të cilët e kanë parë dhe vizatuar në fillim të këtij shekulli.
…Flamuri qëndronte në themelin e familjes mirditase, ishte symbol i bashkimit në Kuvende etj. …Nusja do të shkonte në shtëpinë e burrit vetëm nën hijen e flamurit”13.
 
Kushtet historike të lindjes dhe të formimit të kombit shqiptar

Kushtet historike të lindjes dhe të formimit të kombit shqiptar

KAPITULLI VIII

KUSHTET HISTORIKE TË LINDJES DHE TË FORMIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR


1. Lindja e Nacionalizmit Ballkanik dhe veçoritë e tij në Vilajetet Shqiptare.

Në fillim të shekullit XIX vihet re në pjesën Ballkanike të Perandorisë Osmane depërtimi i marrdhënieve kapitaliste dhe krijimit të shtresës tregtare-borgjeze.
Zhvillimi i tregtisë sidomos në Greqi dhe Rumani por dhe vende të tjera si Serbi e Mal te Zi, apo dhe Bullgari dhe më pak në vilajetet shqiptare bëri të mundur lindjen dhe zhvillimin e elementeve të para të ekonomisë së tregut (mallë-para).
Lindja e elementeve të ekonomisë kapitaliste solli disa pasoja të rëndësishme gjatë shekullit XIX:

- E para tregonte se Perandoria Osmane e cila e bazonte sistemin dhe energjinë e saj në marrdhënie mesjetare feudale e ushtarake, po rrënohej në sistem.
- E dyta lindi dhe filloi të zhvillohej shtresa e tregtarëve dhe e borgjezisë Ballkanase (Greke, Serbe, Bullgare, Rumune por edhe Shqiptare).
- Që në fillimet e marrdhënieve kapitaliste Ballkanike në fundin e shekullit XVIII por sidomos gjatë shekullit XIX vihet re qartë “proçesi gradual i lindjes së Nacionalizmit Ballkanik dhe bashkë me të dhe i rilindjes së ndjenjës dhe idesë për pavarësi kombëtare të vendeve të këtij gadishulli. “Nacionalizmi ballkanik i cili kaloi në sulm kundër Perandorisë Osmane në shekullin XIX është bërë tashmë temë kryesore e studiuesve që përmban fillimin e proçesit të shkëputjes të komuniteteve të krishtera nga një shtet islam”1.
Një tipar themelor i Nacionalizmit ballkanik është se ai nuk është vetëm një nacionalizëm që formohet mbi bazën e një ndryshimi të marrdhënieve ekonomiko-shoqerore në dëm të marrdhënieve mesjetare feudale ushtarake turke, por është një lëvizje ideologjike e kulturore me tipare kristiane.
Pra, dy janë arsyet që shtetet e Europës Perëndimore përkrahen direkt ose indirekt lëvizjet nacionale ballkanike:
Nga njëra anë mbështetej ky nacionalizëm në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore antifeudale në dëm të sistemit ekonomiko-shoqëror turk, por nga ana tjetër ky nacionalizëm ishte në thelbin e tij kristian dhe i frymëzuar e i karakterizuar kundër Perandorisë Turke dhe idologjisë së saj fetare islamike (ky ishte themeli i Perandorisë turke).
Në literaturën dhe veprat që trajtojnë historinë e re të vendeve të Ballkanit bie në sy fakti se proçesi i lindjes dhe zhvillimit të kombeve dhe nacionalizmit ballkanik nuk është i njëjtë në etnitë ballkanike apo dhe brenda një etnie. Kjo për shkak të rrethanave historike që lidhen jo vetëm me intensitetin e pushtimit, përpjekjet për turqizimin e popujve të ballkanit, por dhe pozicionit gjeopolitik, islamizimit të pabarabartë (ritmeve të ndryshme të këtij proçesi) etj.
Në ecurinë dhe suksesin e Nacionalizmit ballkanik dy janë faktorët që kanë luajtur rolin themelor.
Së pari, sistemi millet i cili përben themelin e politikës fetaro-tradicionale të zbatuar nga shteti Osman, ku sipas këtij sistemi grupet etnike për shkak të përkatësisë së ndryeshme fetare janë trajtuar në të gjitha drejtimet veçmas nga myslimanët (të privilegjuarit). Kjo i mbajti të ndezura ndjenjat kombëtarë të pakicave etnike kristiane dhe që e kishin bazën që në periudhën mesjetare.
Së dyti, mbështetja që dhanë shtetet europiane perëndimore. Pakicat etnike që më së shumti përbëheshin nga popullsi fshatare të prapambetura ekonomikisht dhe të dobëta politikisht me përjashtim të tregtarëve të fuqishëm latin e grekë gjetën bashkëpunimin e shteteve perëndimore në kurriz të Perandorisë Osmane.
“… mundësitë e pakicave të krishtera për të fituar mbështetjen e shteteve perëndimore me pretendimin se jetonin brenda një perandorie islame dhe të organizuara e diskriminuara nga sistemi millet na shfaqen përpara si avantazhet më të mëdha për suksesin e këtyre lëvizjeve nacionale.

2. Kushtet historike të lindjes së nacionalizmit shqiptar ndryshe nga nacionalizmi grek, bullgar, serb, rumun etj.
… Nëse për lehtësi analize lëvizjet nacionaliste serbe, bullgare, greke dhe rumune do t’i veçonim si lëvizje kristiane të shekullit XIX, atëherë në këtë kuadër mund të trajtohet dhe nacionalizmi shqiptar. Pra sistemi millet dhe mbështetja e shteteve të huaja në zhvillimin e nacionalizmave të krishterë, paralelisht me dobësimin e brendëshëm dhe të jashtëm të Perandorisë Osmane, ishin faktorë të rëndësishëm në përshpejtimin e proçesit të krijimit të shteteve nacionale dhe lindjen e nacionalizmit shqiptar; por përfundimi i lëvizjes nacionaliste te krishtera me krijimin e shteteve kombëtare, i përballi shqiptarët, të lidhur më shumë fije me perandorinë dhe me një shumicë myslimane të popullsisë me rrezikun e coptimit të trojeve të tyre historike. Në këtë kuptim nacionalizmi shqiptar lindi edhe si reaksion ndaj nacionalizmit të krishterë ballkanik të shekullit XIX”2.
Intensiteti i procesit të islamizimit dhe i osmanizimit, gjatë proçesit të zbatimit të tij tek popujt dhe trevat e ndryshme të ballkanit, do te ndikonte dukshëm në të ardhmen historike të këtyre popujve, si në procesin e lëvizjes nacionale të luftës për liri, por edhe në rezultatin e këtyre lëvizjeve, në procesin e shtetformimit të tyre dhe orjentimit të tyre politik drejt perëndimit ose ruajtjes së mentalitetit dhe orjentimit turko-aziatik.
“Ndërmjet grekëve, bullgarëve dhe serbëve, elementi mysliman vendës ose ardhës ka qenë i paktë dhe shumica ishte e krishterë. Elementi mysliman mbronte zotnimin turk, sepse bashkohej me të fetarisht, sepse qeveria i siguronte supremacinë e kastës (shtresës) e të rangut, ashtu dhe të drejtën e pronësisë mbi toka të mëdha, kurse shumica e popullsisë së krishterë luftonte qeverinë turke për të shpëtuar nga zgjedha.
Në Shqipëri ngjante e kundërta. Përveç që shumica ishte myslimane, por dhe pakica kristiane ishte e mbrojtur dhe e privilegjuar, të paktën në grupet e mëdha të saja, dhe njëfarësojë bashkohej me elementin mysliman derisa mund të bashkonte gjaku dhe gjuha që kishin të përbashkët. Ky ndryshim i Shqipërisë është shkaku që vonoi ndarjen e saj nga turqia”3.
Ndërsa duke i parë të krishterët shqiptarë në raport me sllavët në veri dhe grekët në jug gjatë proçesit të formimit të kombit shqiptar ka një veçori interesante:
Katolikët e Veriut duke qenë në kundërshtim race e feje me sllavët kufitarë nuk mund t’i shërbenin çështjes së Pan Sllavisë, kurse në jug, pikësëpari Rusia, filloi të bënte propogandë midis të krishterëve grekofon ashtu dhe mes të shqiptarëve në emër të ortodoksisë.
“Grindja e përgjaktë që ndodhi në mes të Ali Pashës e të suliotëve ka filluar pasi u kthye prifti Samueli nga Rusia me mendime fanatike dhe armiqësore. Me rrethimin e Ali Pashës në kështjellën e Janinës, filloi dhe kryengritja greke e vitit 1821, ditën e Vangjelizmoit. Që nga kjo ditë e pastaj, ortodoksët e toskërisë, si grekofon ashtu dhe shqiptar, përfaqësuan çështjen e Helenizmës. Sidomos ortodoksit shqiptarë, me trimërinë e shkëlqyer të tyre, ringjallën helenizmin që kish vdekur prej shekujsh. … Zakoni që mbretëronte deri atëherë mes myslimanëve dhe të krishterëve, u kthye në një luftë feje të rreptë, por kjo nuk provonte se ortodoksit shqiptarë ishin helenë… Luftrat fetare mes vllazërve të gjakut dhe të gjuhës, ka ngjarë në shumë vende të Europës, por mendimet liridashëse të përparimit modern, kanë zhdukur fanatizmin dhe kanë ringjallur vllazërinë e parë”4.
Gjatë sundimit të perandorisë Osmane gjatë reformave, u formua aristokracia shqiptare e lidhur me pushtetin Perandorak, duke qenë mjaft aktive në jetën politike e ushtarake të saj dhe duke u bërë kësisoj pjesë e sundimit osman.
“… Shqipëria, Perandorisë Otomane i ka dhënë më të mirët veriorë të mëdhenj dhe gjeneralet me trima: Qypurli Mehmet Pasha, Fazil Ahmet Pasha, Lutfi Pasha, Sinan Pasha, Bajraktar Mustafa Pasha dhe kaq burra shteti e gjenerale me vleftë të jashtëzakonshme, të tjerë që kanë marrë drejtimin e punëve ose komandën e ushtrisë, në rrethana të jashtëzakonshme, e me mirësjelljen dhe guximin e tyre, kanë mundur armiqtë e jashtëm, kanë kapërcyer vështirësitë e brendëshme dhe kane ringjallur fuqinë dhe pushtetin e Perandorisë, e cila shpesh për shkak të sundimit të keq, pa zotësi dhe korrupsion të ministrave, në shumë raste e kanë shpenë Perandorinë afër ngjirës”5.
Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Etja për lavdi dhe sundim që i karakterizonte shqiptarët, por edhe për shkak të përkatësisë së tyre solli dhe veprime seperatiste. Është e udhës të përmendim këtu krijimin e dy pashallëqëve shqiptare nga Valiu i Janinës Ali Pasha dhe Valiu i Shkodrës, i familjes së Bushatit. Megjithatë lëvizja dhe formimi i këtyre pashallëqëve (organizma shteterore Brenda Perandorisë), nuk kishte lidhje me lëvizjen kombëtare dhe lëvizjen për pavarësi të shqiptarëve, jo për shkak të paaftësisë ushtarake por për shkak të mentalitetit prej sundimtarësh të dy pashallarëve.
“Ali Pashë Tepelena dhe Mustafa Pashë Bushati i Shkodrës, kanë pasur kaq fuqi, sa sikur të ish e mundur që të bashkoheshin, indipendenca shqiptare qysh atëherë, do të ishte një fakt i mbaruar, por që të dy kishin një mentalitet satrapi, prej të cilëve s’mund të dilte një gjë e re, me shpirt të ri”6.

3. Në suksesin e një lëvizje kombëtare për pavarsi ose autonomi, organizimi dhe legjetimiteti luajnë rol parësor dhe varet nga kushtet dhe rrethanat ku zhvillohet ajo. Në lëvizjet nacionaliste ballkanike të shekullit XIX rolin parësor e luajti legjitimiteti.
Ky fenomen (legjitimiteti) në lëvizjen e kombeve të krishtera ushqehej nga burime të jashtme, legjitimiteti i nacionalizmit mysliman shqiptar, ishte i detyruar të ushqehej kryesisht nga burime të brendëshme.
I parë nga ky këndvështrim nacionalizmi i krishterë ballkanik i shekullit XIX duke siguruar mbështetje nga jashtë i hapi rrugë ndërhyrjes së shteteve të huaja, ndërsa nacionalizmi shqiptar u shtrengua të krijojë legjitimitet të brëndëshëm.
Nga sa thamë në trajtimin e kushteve për lindjen e lëvizjes Nacionale në Shqipëri dallohet qartë se formimi i një programi unik kambëtar dhe gjetja e një mbështetje të gjërë në botën shqiptare të asaj kohe qe një gjë gati e pamundur.
Prokupacioni i Rilindasit tonë Pashko Vasa dhe e rilindasve të tjerë për të krijuar një frymë dhe një program unik për shqiptarët që të tregonte rrugën e së ardhmes së tyre, dhe nga ana tjetër vështirësitë për të arritur këto qëllime të larta në kushtet kur shqiptarët janë të ndarë e të përcarë nga feja, influencat e huaja, e frymëzojnë atë, për t’u bërë gjithë njerëzve të “fisit” shqiptar një thirrje e shprehur në vargje tek poema “O Moj Shqypni”

Poema: …… të radhitet poema e plotë O moj Shqypni





Kjo poemë por dhe vargjet e poetit dhe idealogut tjetër rilindas, Prengë Doci;

“Shqyptarë trima zgjedhën lshoni
kputni prangat e luftoni”!

përbën jo vetëm frymëzim, por njëkohësisht dhe projektin më të saktë dhe mendimin më të guximshëm të shqiptarëve per të ardhmen e tyre perëndimore.
Këta patriotë rilindas dhe shumë të tjerë bënë jo vetëm programe e thirrje shqiptarëve, por me orjentimin dhe punën e tyre përgatitën veprime konkrete kryengritëse që sipas mendimit të tyre, epiqendra do të ishte Mirdita (1862 dhe 1876-77) e pas saj, kryengritja do të hapej valë-valë në gjithë vilajetet shqiptare deri në formimin e një shteti të pavarur kombëtar shqiptar


1. Nuray Bazbora – Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në pernandorinë Osmane, fq. 13
2. Nuray Bazbora – Shqipëria dhe Nacionalizmi Shqiptar në pernandorinë Osmane, fq. 15
3. Pashko Vasa – E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, fq. 87
4. Pashko Vasa – E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, fq. 99
5. Pashko Vasa – E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, fq. 99
6. Pashko Vasa – E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, fq. 87

4. Lufta Ruso-Turke – krijimi i shteteve të krishtera Ballkanike.

Pjesa ballkanike e pushtuar nga Turqia kishte disa provinca si: Bosnja dhe Hercegovina në Veriperëndim, Serbia, M Zi, Shqipëria (4 vilajete), Greqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.
Provinca e vogël e Bosnjës dhe Hercegovinës përbënin një rajon malor të padepërtueshëm dhe provinca ishte e izoluar si nga P Osmane ku bëntë pjesë edhe nga perandoria Austriake në veri dhe perëndim.
Kjo ishte arsyeja e parë që era e ndryshimeve që kishte filluar në Ballkan këtu ishte e vështirë të depërtonte. Shoqëria Boshnjake ishte konservatore dhe kjo ishte e vendosur nga klasa ushëheqëse e bujarëve mesjetarë, të cilët për të ruajtur pronën dhe pushtetin e tyre ishin bërë myslimanë megjithëse ishin me prejardhje Serbe.
Fshatarët e varfër mbetën ortodoksë por shpesh dhe me ndikim të besimit Katolik që vinte nga kroacia (Kroacia ishte pjesë e P. Austriake).
Pra në Bosnjë viheshin re dy klasa me besime të ndryshme por dhe me ndikime të ndryshme. Kjo përbënte nje hendek jo të vogël dhe që do të sillte pasoja duke rëndur të ardhmen e kësaj province.
Këta pronarë të islamizuar (bejlerë) nuk ishin të gatshëm të reformoheshin as ti përgjigjeshin as evolucionit perandorak turk. “Këta serbë të islamizuar ishin myslimanët me fanatikë të gjithë Perandorisë Otomane”1.
Kjo u duk qartë në kundërshtimin e reformave të reja të Mahmut dhe Abdyl Mexhitit. Po kështu shkatërrimi i jeniçerëve nuk u mirëprit pasi ata quheshin nga bujarët boshnjakë si pjesë e një tradite të shenjtë.
Në 1839 reforma e Tanzimatit shfuqizoi sistemin e vjetër të rajave të krishterë. Kjo solli një kryengritje e cila zgjati shumë vjet. Pra kjo tregonte se parisë boshnjake i kishte ngelur “ora mbrapa” dhe e kishte të vështirë të ecte me hapin e parisë perandorake (baballarëve të vjetër).
Më 1849 në bosnjë u shtyp kryengritja boshnjake dhe në Sarajevë u vendos pushteti i reformuar nga Stambolli me përfaqësues Omar Pashajin me një ushtri dhe adminstratë perandorake. Kjo për të bërë reformat e qeverisë Turke.
Më 1 Korrik 1875, fshatarë (kryesisht të Krishterë) të Bosnjës ngrihen për shkak të varfërisë kundër bejlerëve konservatorë vendas, pasi këta ishin shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të tyre. Kështu autoritetet qeveritare me Omar Pashajn në krye nuk u shqetësuan në fillim për kryengritjen fshatare të drejtuar kundër bujarëve vendas me të cilët sapo kishte fituar luftën. Kryengritja mori përmasa të mëdha. Fshatarët kryengritës u ndihmuan nga vllezërit Serbë por dhe Malazezë. Lidhja e bashkëpunimi mes kryengritësve boshnjakë e hercegovinas, me Serbët e Malazezëve (që ishin në prag të një kryengritje antiqeveritare turke e ndryshoi situatën dhe u bë shqetësim i madh për Turqinë. Kjo kryengritje duhej shuar shpejt pasi mund të ndizte një kryengritje në gjithë provincat ballkanike të pushtuara dhe të armiqsuara me Perandorinë Osmane gjithnjë e më të dobësuar.
Serbia dhe Mali i Zi, me 1 Korrik 1876 i shpallën luftë Turqisë. Sulltani për të bërë marrëveshje bëri një paketë reformash. Megjithatë Nikolla i Malit të Zi dhe Milani i Serbisë nuk duruan veprimet e mbrapshta të Sulltanit dhe mobilizuan popujt e tyre për luftë.
Formimi i Perandorisë së Madhe Serbe të Car Stefan Dushanit, të shekullit 12 dhe që do të përfshinte jo vetëm territore të banuar me Serbe e Malazeze, ishte impiruese edhe për nacionalistët serbo-sllave të shek XIX.
Po ti referohemi veprimeve luftarake në terren; forcat kryengritëse korren suksese por nuk arritën qëllimin pasi nuk qenë të mjaftueshme mjetet dhe forcat. Kryengritja ra dhe serbët pësuan disfate. Ndërhyrja ruse shmangu marshimin e ushtrisë turke mbi Beograd. Paqja u bë me 1 Nëntor 1876 në Konstandinopojë mes Portës Lartë dhe të humburve, paqe e cila e konsideronte Serbinë të paprekur nga lufta, për ti shpëtuar pasojave ndëshkuese që rridhnin prej saj.
Ndryshe fqinji dhe “vëllai” i vogël i Serbisë, Mali i Zi me Nikollën u dalluan në luftë kryesisht guerile dhe nuk e pranuan paqen. Rezistenca e Malit të Zi vazhdoi deri në pranverë 1877 duke e ditur mirë së ballafaqimi luftarak Rusi-Turqi ishte çështje javësh.
Jo më pak e vogël ka qenë kryengritja e Mirditasve dhe e zonave përreth në vitin 1876-1877 e udhëhequr nga Prengë Bibë Doda dhe e frymëzuar nga Abati i Mirditës Prend Doci. Për nga koha e zhvillimit territori ku bëhet lufta etj, na imponon të nxjerrim disa konkluzione:

1. Kryengritja zhvillohet në territorin e shtetit të Skëndërbeut deri në kufi me Malin e Zi. Është pikërisht vendi ku u bë epiqendër e rrezistencës për të mos lejuar pushtimin turk.
2. Kjo kryengritje gjen frymëzim tek koha e lavdishme e parapushtimit dhe pikërisht këtu rilind frymëzimi i pasuar me veprime për çlirim kundër pushtuesit. Dera princore nuk mund të ishte më ajo e Kastriotëve (për arsye historike që dihen), por për të arritur dhe koordinuar veprimet luftarake për liri brenda e jashtë vendit ishte promovuar nga të huajt por dhe përkrahur nga P Doci; B Doda dhe i biri i tij P Bibë Pasha të derës së Gjomarkajve.
3. Bie në sy jo vetëm zhvillimi i njëkohshëm i kryengritjes me kryengritjet e tjera ballkanike si ajo e Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Bosnje-Hercegovinës por duhet theksuar se ka patur tendenca e lidhje të marrëveshjeve konkrete për mbështetje reciproke sidomos me Nikollën e Malit të Zi dhe më pak me Serbinë. Por kjo tendencë u sabotua nga qarqet shoviniste sllave në dëm të Shqiptarëve.
4. Rizgjimi i popujve të Ballkanit pas një letargjie qindravjeçare në fillimin e tij, pati frymëzimin legjendar të parapushtimit por me përmasa e raporte të ndryshuara.
5. Nga këto kryengritje përfituan dhe u liruan nga pushtimi turk vetëm shtetet kristiane Ballkanike si: Greqia, Serbia, Mali Zi, Rumania, Bullgaria dhe mbetën nën hijen Turko-Aziatike Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Thesalia lindore, Bosnja e Hercegovina. Ky kontrast dritë-hije në Ballkan, e fiksuar në Kongresin e Berlinit 13 Qershor 1878 do të sillte ndër të tjera shkaqe e pasoja të rënda. Për rajonin tonë, do të prodhonte një nacionalizëm ekstrem, izolacion mes provincave e popujve, armiqësi, të gjitha këto të amplifikuar në mënyrë të pamëshirshme nga influencat e fuqive botërore e rajonale. Armiqësitë e shteteve ballkanike por dhe e popujve të tyre, tendencat për të përfituar në kurriz të njëri-tjetrit, abuzimi me lirinë e të tjerëve ishte karakteristikë ballkanike që solli deri në ditët tona pamundësinë e fitores së lirisë si për “viktimat” por dhe për “të fortët”.
 
Përpjekjet e rilindësve patriotë

Përpjekjet e rilindësve patriotë

KAPITULLI IX

PËRPJEKJET E RILINDËSVE PATRIOTË PËR TA SHNDËRRUAR LËVIZJEN ANTIOSMANE NË MIRDITË SI FILLIMIN E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE PËR LIRI DHE PAVARËSI.


1. Mendimi politik i rrymës radikale revolucionare të rilindësve shqiptarë para Lidhjes së Prizrenit.

Në vitet 1860 dhe deri në 1875-77 (kryengritja e Mirditës), në kushtet kur Perandoria Turke po shthurej, e shumë Kombe të reja në Ballkan si grekët, serbët, rumunët madje dhe malazezët e kishin zgjidhur rrugën e së ardhmes së tyre të pavarur, në Shqipëri është present mendimi i shkëputjes pa kompromis nga Turqia.
Përfaqësuesit kryesorë të kësaj rryme përfaqësonin shtresat borgjeze tregtare të posalindura, Zef Jubani etj, klerikë patriotë mirditas si: Pjetër Zarishti, Gaspër Krasniqi, Preng Doçi, Pal Dodmasej (arqipeshkvi i Shkodrës) dhe intelektualë të tjerë në emigrim por edhe në vend si mirditori Pashko Vasa, Thimi Mitko, Gurakuqët, arbëreshët rilindas si: De Rada, Dhimitër Kamadra, Zef Serembe etj. Kjo rrymë patriotësh rilindas të frymëzuar dhe të ndikuar dhe nga lëvizja Garibaldiste që udhëhoqi në këtë kohë revolucionin për bashkimin e Italisë, mendonin se çlirimi kombëtar i shqiptarëve dhe pavarësia e tyre mund të fitohej me kryengritje. Kjo kryengritje u projektua se mund të fillonte në trevën e Mirditës si zona ku kushtet objektive për fillimin e një lëvizje të tillë ishin më të përshtatshme dhe pastaj do të përhapej në gjithë territoret e tjera të banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Protagonistët e kësaj rryme radikale nacionaliste shqiptare e filluan aktivitetin e tyre mbi bazën e një platforme të qartë, thelbi i së cilës ishte çlirimi i gjithe tokave shqiptare me një strategji të përcaktuar më parë. Kjo ndodhi në kohën kur dhe kombet e tjera ballkanike të sapolindur ishin futur në rrugën e revolucioneve nacionale dhe fitores së pavarësisë së tyre. Ndërsa në Shqipëri këta rilindas gjetën mbështetjen, në enklavat kristiane (Në Vilajetin e Shkodrës dhe pjesërisht në atë të Janinës), që në fakt përbënte një mbështetje të pamjaftueshme për të arritur qëllimin e pavarësisë. Kjo rrymë pas dështimit të kryengritjeve (fillimi i revolucionit nacional), siç do ta shohim në vijim të kapitullit “Lidhja e Prizrenit” e më vonë, nuk do të kishte aksesin e duhur për të përcaktuar karakterin e këtij revolucioni, pavarësisht nga roli pozitiv që do të luante.
Lindja e shteteve të reja në Ballkan dhe kalbëzimi i mëtejshëm i Perandorisë Osmane, nxori në evidencë rrezikun e pushtimit nga shovinistët Sllavo-Grekë nga fundi i shekullit XIX-të. Kështu kjo rrymë dhë idëalët ë pastra kombëtare, të rilindasve që përfaqësonin atë, dështuan dhe bashkë me to dhe e ardhmja perëndimore e shqiptarëve deri në ditët tona.
Edhe vetë Prengë Doçi pas vitit 1878 një nga protagonistët e spikatur të kësaj rryme, por dhe Pashko Vasa etj, e ndryshuan mendimin e tyre pas Lidhjes së Prizrenit, duke patur frikën e rrezikut shovinist dhe gllabërimin e territoreve shqiptare nga serbosllavët e grekët.

2. Kryengritja e vitit 1862 në Mirditë.

Në vitet 50 e 60 të shekullit XIX-të pas luftës së Krimesë Turqia u dobësua më tej dhe në këtë situatë lufta antiosmane e popujve të Ballkanit, për liri e pavarsi mori një vrull dhe zhvillim të ri. Edhe në trojet ballkanike të banuar nga shqiptarë u vu re një rritje e lëvizjes kundër reformave të reja të qeverisë perandorake (reformës së Tanzimatit), si në Shkodër, Dibër, Polog, në viset jugore shqiptare, Kosovë etj. Por lëvizjet shqiptare qenë sporadike, të shkëputura, dhe pa një program të qartë…
Në këtë kohë një grup intelektualësh si Pashko Vasa, Zef Jubani, Abati i Mirditës Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej e disa klerikë të tjerë bënë një platformë të re të lëvizjes për pavarsi të shqiptarëve. Ata, nëpërmjet P Vasës, u lidhën me Garibaldin, për ti kërkuar atij ndihmë për armë dhe vullnetarë për luftë. (Pashko Vasa mori pjesë në lëvizjen për bashkimin e Italisë të kryesuar nga Garibaldi dhe andej mori dhe tituj e grada kalorsiake).
Intelektualët patriotë, koordinuan planet me vëllezërit arbëresh të Italisë së Jugut (këta të fundit ishin faktori kryesor mbështetës të Garibaldit, në revolucionin për bashkimin e Italisë), dhe bënë të mundur që nëpërmjet tyre të merrnin nga Garibaldi kontigjente ndihmash materiale, veçanërisht armë, për kryengritjen e planifikuar të fillonte në Mirditë.
“Kjo ekspeditë (kryengritje), sipas mendimit të revolucionarit të shquar Italian, do të ndihmonte popullin shqiptar, që ai të çmonte si popull trim, të fitonte lirinë, dhe do ta vinte diplomacinë Europiane, që nuk ishte për një kryengritje, përpara një fakti të kryer”1.
“Sipas planit të hartuar prej intelektualëve patriotë, kryengritja që do të ishte pjesë përbërëse e lëvizjes së përgjithëshme antiosmane në Ballkan duhej të shpërthente në Mirditë dhe prej këtej do të shtrihej edhe në malësitë e tjera. Për realizimin e këtij plani ata mbështeteshin në gatishmërinë për luftë të Mirditës, në rrethanat e krijuara nga gjendja e luftës me Malin e Zi, që i lidhte duart Perandorise Osmane etj”2.
Një rrethanë pozitive për realizimin e planit të lëvizjes ishin dhe marrdhëniet e mira që kishte Mirdita me Francën nëpërmjet konsullatës së saj (Francës) në Shkodër, sekretar i së cilës ishte Zef Jubani, njëri nga planbërësit e kësaj lëvizje për liri.
“Në fakt Napoleoni III prej disa kohësh kishte filluar të ndiqte me interes ngjarjet në Ballkan, me qëllim që ta rivendoste përsëri ndikimin e Perandorisë Franceze në Lindje. Në konfliktin Malazezo-Turk, Franca përkrahte Principatën e vogël dhe nuk kursente premtime e ndihma edhe në Shqipëri, veçanërisht në Mirditë, e cila për numrin e bajraqeve, potencialin luftarak më të madh, dhe për ndikimin që kishte midis malsive të tjera, kishte tërhequr vëmendjen e perandorit francez”3.
Pjesë e rëndësishme e planit ishte fakti se flamurin e kryengritjes do ta ngrinte i pari, kapedani i Mirditës, Bibë Doda Pasha dhe do të shpallte Principatën autonome ose të pavarur.
Më vonë rreth saj do të bashkoheshin edhe krahinat e tjera të vendit. Pashko Vasa e shoqëroi në 1862 për në Stamboll Bibë Dodën (si përkthyes). Ai ndikoi në formimin e Bibë Dodës dhe ndikoi mjaft tek ai. Përultësia e Princit Bibë Doda ndaj Pashko Vasës duket dhe në letrat që i dërgonte ai këtij të fundit, duke i përfunduar letrat… me përultësi, unë shërbëtori juaj… etj.
Pjesë e synimeve që parashikoheshin në programin e luftës ishte siç e përmendëm edhe Bibë Doda.
Kështu Bibë Doda Pasha dhe mirditasit veprojnë sipas mundësive për të vënë në jetë synimet e intelektualëve patriotë, por që ishin dhe synimet e tyre.
Kur Bibë Doda Pasha shkoi në Rrafshin e Dukagjinit për të normalizuar gjendjen atje, Porta i nguli malsorët e Kelmendit në Gurëz e Shëllaz. Porta ndezi dhe një konflikt të ri me malësinë e Lezhës. Kur Bibë Pasha ndodhej në Stamboll, reparte mirditorësh, ndërprenë rrugën Shkodër-Prizren.
Abati i Mirditës Krasniqi me grupin e patriotëve kishin bërë thirrje për tu vendosur nën armë për kryengritje antiqeveritare. Abati Krasniqi ishte njëkohësisht ndërmjetësi i Princit Bibë Pasha me principatat Ballkanike etj, për të koordinuar veprimet kryengritëse, e kësisoi ai ishte dhe përfaqësuesi diplomatik i principatës me të huajt.
Nga ana tjetër Porta i tha Bibë Pashës të grumbullonte forca të armatosura për luftë kundër Malit të Zi. Asnjë mirditas nuk e pranoi thirrjen, ndërsa Bibë Pasha për tu justifikuar para autoriteteve Osmane i shkruante sundimtarit të Shkodrës Reshit Pasha. “Gaspër Krasniqi i ka bërë popullit të Mirditës për kryengritje për të sulmuar rrugët publike. Për këtë u ka thënë se do të kemi ndihmën e Francës.
…Zëvendësi im (Krasniqi) është larguar nga Mirdita e ka ardhur në Shkodër. Ai ka rënë mik në shtëpinë e Dodmazejve, të cilët i fryjnë kryengritjes e duan ti nxjerrin vështirësi serioze qeverisë. Prandaj kam arsye të besoj se trazirat nuk do të mundojnë e do të pëlcasin”4.
Siç dimë Dodmazejt mbështeteshin nga Austria, nga ana tjetër përmendej dhe Franca e implikuar në këtë histori, por dhe Krasniqi u quajt zëvendësi i Princit. Të gjitha këto ishin presione politike të Bibë Pashës kundër qeverisë pavarsisht se në dukje ai përpiqet të justifikohet para saj.
Në pranverë të vitit 1862 Reshit Pasha e dërgon Bibë Dodën në Mirditë të qetësonte gjendjen, por jo vetëm gjendja nuk ndryshoi por Bibë Pasha i dërgon një letër Valiut, ku i kërkon të paguante rrogat e prapambetura të luftëtarëve mirditas. Për mos zbatimin e urdhërave të valiut, Bibë Pasha justifikohej se mirditasit e zemëruar janë nën influencën e abatit Krasniqi.
Kështu mirditasit jo vetëm nuk pranuan të rreshtohen në luftë kundër Malit të Zi, por për shkak të mos pagesave të pagave u shtuan veprimet luftarake kundër ushtrisë turke. Në fillim të verës mirditasit sulmuan një karvan turk me rreth 150 kuaj të ngarkuar me material luftimi dhe qindra ushtarë turq.
Në korrik 1862 u ndërpre rruga Shkodër-Prizren duke shkaktuar humbje ushtrisë turke por dhe duke bllokuar këtë rrugë strategjike shkëpuste dy territore të rëndësishme të sundimit osman.
Që Bibë Pasha ishte në anën e kryengritësve dhe në krye të tyre kjo kuptohet dhe në letrën që në këtë kohë i dërgon ai Pashko Vasës. “Meqë i dini mirë ngatërresat që kam me Krasniqin, ju lutem të flisni mirë pranë autoriteteve”5.
Në qershor 1862 ushtria turke korri fitore kundër malazezëve të cilët qenë të detyruar në gusht të këtij viti të nënshkruajnë një armëpushim në dëm të tyre me turqinë. Po kështu dhe Anglia e Austria nuk luajtën rol pozitiv në përkrahjen e lëvizjeve antiosmane në Ballkan. Duke bërë fjalë për ndikimin e shteteve Europiane në Ballkan intelektualët patriotë, që projektuan dhe programuan lëvizjen kryengritëse, i quajtën Fuqitë e mëdha si Anglia e Austria, si fuqi që me politikën e tyre përkrahnin “një kufomë që quhej Turqi”, ndihmonin për të mbajtur edhe më tej nën zgjedhë popujt e Ballkanit. Ndërsa qeverinë e Sulltanit si “shtypëse të pamëshirshme të popullit shqiptar”.
Kjo situatë e vështirë solli dhe ndërprerjen e hovit të kryengritjes dhe rënien e saj. Qeveria turke në pranverë e verë të vitit 1864 u përpoq të bënte politikë afrimi dhe favorizuese për Mirditën, por nga ana tjetër planifikonte copëzimin dhe futjen nën sundim të plotë të saj. Krasniqi u ndjek nga autoritetet dhe u dorëzua në Konsullatën Austriake në Prizren ku këta të fundit në mënyrë të pabesë ia dorëzojnë trupave qeveritare turke atje. Me presionin e mirditasve dhe të klerikëve P Dodmazej etj, por dhe me ndërhyrjen e Konsullit Francez, Krasniqi lirohet nga burgu ndërsa Bibë Pasha u mbajt nga Turqia në Stamboll, jashtë Mirditës për disa vjet. Në verë të vitit 1868 Bibë Pasha kthehet në Shkodër dhe më 14 Korrik të atij viti princi helmohet dhe vdes.
Mirdita do të rikthente qëndresën e organizuar antiosmane në kryengritjen e viteve 1876-1877 me në krye princin fare të ri, të birin e Bibë Pashës – Prengë Pashë Mirdita.


3. Kryengritja e viteve 1876-1877
Rënia e saj. Rëndësia.

► Kushtet e zhvillimit të kryengritjes në Mirditë.

Pa u shuar flakët dhe pa u “tharë” gjaku i shkaktuar nga kryengritja e viteve 1862-1864, në Mirditë filluan përgatitjet për një kryengritje akoma më të madhe 1876-1877.
Shpërthimi i krizës Ballkanike, lufta e Serbisë, e Malit të Zi, e Bullgarisë etj kundër Turqisë, zhvillimi i ngjarjeve luftarake, humbjet që pësoi ushtria turke, në kufirin me Malin e Zi etj, nuk mund të mos ushtronin një ndikim të posaçëm në Mirditë, por edhe në viset e tjera shqiptare, për ti dhënë hov të mëtejshëm luftës për liri, që s’kishte pushuar asnjëherë. Turqia si në 1862 edhe në 1875 dështoi në planet e saj për të rekrutuar luftëtarë mirditas e të tjerë, për ti mobilizuar në frontin malazez (kundër Malit të Zi).
Në këtë kohë bajraktarët dhe tarafi i luftës u gjallërua dhe mori përsëri hov duke përzënë krerët e tarafit të Portës si nga Mirdita dhe nga zonat rreth të cilës kishte lidhje dhe influencë.
Në shkurt të vitit 1869 u mblodh kuvendi i 12-bajrakëve të Mirditës, ku u vendos njëzëri që kryetari (Princi) i Mirditës ishte i biri i Bibë Pashës – Prengë Bibë Doda.
Qeveria turke nuk e pranonte këtë dhe caktonte si Kajmekam të krahinës njerëzit që mbronin interesat turke. Kjo nuk pranohej nga Mirdita dhe u përzunë njëri pas tjetrit. Mirdita kishte vetëm një kërkesë: të kthehej Prengë Bibë Pasha për tu drejtuar prej tij.
Në vitin 1876 duke parë situatën e vështirë me Malin e Zi, si dhe duke dashur të mobilizonte luftëtarë mirditas kundër tij (Malit të Zi) Turqia emëroi Prengë Bibë Dodën, Kamekam, duke lejuar kthimin e tij nga emigrimi (ishte peng në Turqi), në verë të vitit 1876. Përpjekjet sporadike me armë mes turqve e mirditasve kishin vijuar. Në 1873 Mirdita (Naraçi në Zadrimë) nuk paguanin taksa dhe dhuna e xhandarëve turq provokoi një betejë, ku erdhën në ndihmë edhe 300 burra të tjerë nga bajraku i Spaçit. Forcat e xhandarmërisë, në atë kohë u shpartalluan keqas.
Me 3 dhjetor 1873, Kuvendi i Shpalit i dërgon Fuqive të Mëdha një letër ku shprehej protesta e mirditasve kundër Kajmekanllëkut (formë e administrimit osman) dhe ruajtja e autonomisë së trashëguar qëmoti. Mirditasit s’morën përgjigje prandaj ndërprenë rrugën Shkodër Prizren.
Në verë të vitit 1874 mirditasit lidhën besën me pukasit për të ndërprerë, ndërtimin e postave të fortikifikuara përgjatë rrugës tregtare e strategjike Shkodër-Prizren dhe për të prishur postat që ishin ndërtuar. Pas betejash të ashpra (turqit vranë gra e fëmijë, dogjën shtëpi e ç’gjetën përpara), turqit u detyruan të ndërpresin ndërtimin e postave të fortifikuara përgjatë rrugës. Më 1875 u zgjerua beslidhja e mirditasve me zonat për rreth duke u shtuar në këtë besëlidhje dhe Mati. Kështu Mirdita e theu rrethimin për të komunikuar dhe për tu lidhur me jugun e saj me Elbasanin, Dibrën, Tiranën, Krujën etj. Qytetarët e Dibrës, përfituan pas kësaj, përkrahjen e mirditasve për të penguar ndërtimin e gazermave ushtarake në këtë qytet.

► Platforma e intelektualëve rilindas për zhvillimin e kryengritjes për liri të vitit 1876-1877 në Mirditë e më gjerë.
Bashkëpunimi i arbëreshëve dhe i mirditasve, si dhe ndikimi i Garibaldit tek udhëheqësit dhe frymëzuesit e lëvizjes antiosmane në Mirditë.
Situata e ndezur për luftë në Mirditë (1876), por edhe historia e shkuar, luftarake, antiosmane, e krahinës (sidomos kryengritja e viteve 1862-1864 e më vonë), kishte tërhequr vëmendjen e diplomacisë europiane, veçanërisht, të Rusisë, Italisë, të Francës etj. Në rastin e një lufte me Turqinë, Rusia e quante lëvizjen antiosmane në Mirditë si një faktor ndihmës, për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ku ishte më tepër i pranishëm ndikimi austrohungarez. Nga ana tjetër Italia dhe qarqe të rëndësishme politike të saj duke e parë veten të pafuqishëm për të bërë një politikë ekspansioni në Ballkan, ashtu siç bënte Austrohungaria nxiste dhe përkrahte çdo iniciativë që mund të vinte në vështirësi politikën e Habzburgëve në Ballkan.
Këto qarqe politike italiane, nuk nguronin të përkrahnin parullën “Ballkani-Ballkanasve”. Ato inkurajonin nëpërmjet arbëreshëve dhe të një komiteti që mbante emrin “Lidhja për çlirimin dhe vëllazërimin e popujve Ballkanikë, idenë e krijimit të një sërë shtetesh ballkanike, midis tyre dhe atij shqiptar, dhe kështu do të krijohej një Federatë. Kjo federatë ballkanike do të realizonte frenimin e ekspansionit Austrohungarez në Bosnjë-Hercegovinë e më tej. Kjo ishte arsyeja që Habzburgët e shikonin lëvizjen në Mirditë si një lëvizje që cënonte rëndë interesat e tyre. I inspiruar nga kjo lëvizje mbarëballkanike shkoi në Cetinë të Malit të Zi në 05,01,1876, udhëheqësi shpirtëror i mirditasve, Abati Prengë Doçi, për të biseduar me burrat e Principatës dhe princ Nikollën.
Princi i dha Doçit sigurinë për ndihma si; armë, mjete financiare etj. Gjithashtu ai (princ), e siguroi përfaqësuesin mirditas Doçin, se ndihma nuk presupozonte asnjë pretendim të Principatës së tij në tokat shqiptare.
Doçi mbante lidhjet dhe koordinonte veprimet (më parë Pashko Vasa), me komitetin arbëresh të Kozencës, për të përfituar edhe nga Italia mbështetje për kryengritjen që ishte gati të fillonte në Mirditë.
Roli që donte të luante si dhe pikëpamja e demokratit revolucionar Xhuzepe Garibaldi në çlirimin e popujve të Ballkanit nga tirania Perandorake, shihet qartë në deklaratën e lëshuar në një proklamatë të vitit 1862;
“…me anë të një lëvizje revolucionare të vetë popujve, të cilët ishin aleatë dhe duhej të harronin urrejtjet, grindjet dhe paragjykimet kombëtare dhe fetare, do të realizohej çështja e çlirimit dhe e bashkimit kombëtar… Çështja e lirisë është një e vetme cilido që të jetë populli që e mbron. Kur ta kenë kuptuar të gjithë popujt këtë të vërtetë… atëherë mbretëria e despotizmit, do të marrë fund përgjithmonë… Kur të jetë përmbysur më në fund krenaria e Habzburgëve dhe të jetë dëbuar osmani barbar, në shkretëtirat e tij, Adriatiku do të banohet, në të dy brigjet prej popujsh të lirë, të denjë, të duhen e të kuptohen si vëllezër…”

Në rrethanat historike të krijuara si në gjendjen dhe kushtet e papërshtatshme të shpërthimit të kryengritjes në principatën e Mirditës ashtu dhe në krijimin e kushteve të favorshme ndërkombëtare (sigurimi i mbështetjes dhe lidhjes së bashkëpunimit me qarqe politike italiane dhe të arbëreshëve në Itali, mbështetjes që u sigurua nga Rusia por edhe Franca, aktivizohet grupi i intelektualëve rilindas mirditas dhe shkodranë me në krye Prengë Doçin, për të orientuar këtë lëvizje për liri drejt synimeve të qarta, mënyrën e organizimit të saj, koordinimin e veprimeve luftarake, duke e synuar këtë lëvizje si pjesë të lëvizjes së kombeve të tjerë ballkanikë për liri e pavarësi. Përveç Prengë Doçit në grupin që programoi kryengritjen ishte dhe Zef Jubani, Pjetër Gurakuqi e Lorenc Gurakuqi, disa klerikë etj. Këta intelektualë programin e luftës për liri e realizuan duke patur parasysh dhe duke u ndikuar nga vizioni i Garibaldit për të ardhmen e Ballkanit dhe të Italisë, si dhe duke patur parasysh dhe konjukturat e politikës Ballkanike dhe Europiane. Sipas Doçit dhe përkrahësve të tij kryengritja do të fillonte në Mirditë me rrethinat e saj, do të shpallej botërisht Principata e Mirditës (Prengë Bibë Doda Pasha do të ngrente flamurin dhe do të ishte Princi i krahinës). Pas këtij momenti grupi organizator i kryengritjes, por dhe vëllezërit arbëreshë e Garibaldi, mendonin se kryengritja duhet të zgjerohej për rreth principatës së lirë, duke u krijuar si ajo principata të tjera si: e Shqipërisë së Mesme, e Jugut me qendër Vlorë, në Kosovë, në Shqipërinë Juglindore. Kështu sipas programit presupozohej të ngrihej në kryengritje për çlirim gjithë populli shqiptar pa dallim fetar, krahinor etj.
“Kështu përpara botës u ngrit tani çështja shqiptare”. Kështu shkruante në këtë kohë nga Shkodra diplomati rus Jastrebov. Lëvizja në Mirditë në kryë të së cilës qëndronte Prengë Bibë Doda, filloi të fitonte përkrahje gjithnjë e më të gjerë në veri… Shpresat e kryengritësve, ishin varur si thoshte Jastrebovi “tek gjëmimi i topave në Danub” d.m.th te mundësia e një lufte Ruso-Turke”6.
 
Zhvillimi i veprimeve kryengritëse (1876-1877)

Zhvillimi i veprimeve kryengritëse (1876-1877)

► Zhvillimi i veprimeve kryengritëse (1876-1877)

Për ti dalë përpara rrezikut të një aleance të Mirditës me Malin e Zi (me këtë të fundit Turqia kishte pushuar paqën dhe ishte në luftë në vitin 1876), Turqia plotësoi kërkesën e Prengë Doçit, por dhe gjithe mirditasve, për kthimin e Princit të saj Prengë Bibë Doda (ishte shpallur që në vitin 1869 në kuvendin e Shpalit kur ai ishte 11 vjeç). Turqia e emëroi Prengë Bibë Dodën Kajmekan në Shkodër (për krahinën duke e bërë dhe pasha si dhe duke e ngarkuar me misionin për të vënë Mirditën në luftë kundër Malit të Zi për të ndihmuar Turqinë në këtë luftë.
Që kur ndodhej në Stamboll Prengë Pasha kishte krijuar kontakte me diplomatë rusë, të cilët kishin ndikuar tek idetë e tij për të ngritur popullin dhe për tu lidhur me Malin e Zi. Ai ishte i informuar për planin e kryengritjes dhe lidhjen me Italinë e Malin e Zi etj, nga Prengë Doçi, i cili ky i fundit, ndikoi fuqishëm si në promovimin dhe kthimin, por dhe formimin e tij si princ.
Më 27 dhjetor, një kuvend i madh u mblodh në Shpal të Mirditës ku krerët e krahinave të Mirditës por dhe disa zonave përreth saj si nga Luma, Dibra, Puka, një pjesë të Matit etj lidhën besën për luftë kundër Turqisë dhe pranuan si Princ Prengë Bibë Dodën.
Krerët e Mirditës jo vetëm kishin kundërshtuar mbështetjen e Turqisë në luftën kundër Malit të Zi, por kishin nisur të caktuarin e posaçëm për punët e jashtme Prengë Doçin i cili në dhjetor 1876 kishte bërë marrëveshje bashkëpunimi me Princ Nikollën kundër Turqisë.
Vonesa e Prengë Bibë Dodës për të filluar veprimet kryengritëse deri në dhjetor 1876 afroi një kohë të papërshtatshme për suksesin e lëvizjes antiosmane pasi kishte filluar të merrte fund lufta e Turqisë me Malin e Zi e cila kishte filluar që në pranverë të këtij viti. Veprimet sporadike luftarake kishin filluar tani më në Pukë, në Shkodër, në Lezhë etj. Nga ana tjetër Turqia përqendroi mijëra trupa ushtarake rreth Mirditës. Vetëm në Lezhë korpusi ishte 4 600 vetësh, në Shkodër mijëra të tjerë. Mijëra trupa ushtarakë turke u stacionuan në Prizren, Gjakovë, Dibër etj. Gjithsej 3 Korpuse ushtarake të udhëhequr nga gjeneralë dhe 1 marshall. Në Bullgari shumë më pak. Turqia shtyu një armëpushim me Malin e Zi. Me disa lëshime Serbisë ajo u përpoq të siguronte edhe prapashpinën nga veriu. U bllokuan gjithë tregjet për bukë të mirditasve përreth principatës së tyre. Kështu Turqia vendosi ti qëronte hesapet me qëndrestarët mirditas.
Në letrën që Prengë Bibë Doda i shkruante konsullit Austro-Hungarez me 2 shkurt 1877, ndër të tjera shkruhet:
“Duket e pabesueshme por është e vërtetë se turqit, kanë hartuar një plan për masakrimin e përgjithshëm të shqiptarëve. Jam i detyruar të shpall haptas… se ky popull është përgatitur dhe ka vendosur të qëndrojë me guxim, për të siguruar vetëmbrojtjen në vend… Tmerret në Bullgari janë përgatitur tani për popullsinë e këtushme”7.
Ndërsa konsulli anglez Green thotë më 3 shkurt 1877 duke i raportuar qeverisë britanike:
“Kam dëgjuar se për Shqipërinë turqit do të përdorin të njëjtat metoda që përdoren për shuarjen e lëvizjes në Bullgari, mirëpo, këtu populli është guximtar dhe plotësisht i zoti ta kthejë goditjen kundër armikut”8.
Ndjenja liridashëse e popullit të Mirditës ishte e lartë, e kjo del në evidencë nga letra që Prengë Bibë Doda i dërgon konsullit Francez ku thuhet;
“Duke ndjekur në çdo rrethanë rrugën e mendimeve dhe të bindjeve të popullit të Mirditës… jam lidhur ngushtë pas politikës së bashkimit në një regjim të vetëm të të gjithë banorëve… të vihem karshi qeverisë, në mënyrë që ajo të mos ketë mundësi të shkatërrojë veprën paqësore të filluar nga unë sipas dëshirës së popullit… që të mos pezmatojë më tej ndjenjën popullore jam i detyruar t’i përshtatem dëshirave të tij… Puka, Lura, Malësia e Lezhës dhe Ohri (Kthella), pothuaj gjithë malësitë e Shkodrës, duan të quhen vetëm Mirditë”9.
Inkursionet e ushtrisë turke që kishte rrethuar gjithë krahinën filluan në Va të Fierzës në Qafë të Malit dhe pika e dytë e fillimit të sulmit turk ishte nga Zadrima (Naraçi) drejt Mnelëz (pjesa më e përparuar e kryengritësve), më 9 prill 1877. Luftë e përgjakshme u zhvillua në Mnelë. Përballë epërsisë luftarake e teknologjike të turqve, mirditasit përgjigjen me taktika efikase luftëtarësh të përgatitur, duke shfrytëzuar mirë terrenin dhe sulmet e befasishme. Pas 7 ditësh luftimesh turqit nuk mundën ta çanin mbrojtjen e mirditasve te shkëmbi i Naraçit, por u zbrapsën me humbje të mëdha. Pas 11 ditësh mungesa e municionit i detyroi kryengritësit të lëshonin terren, turqit rrafshuan shtëpitë e mirditasve të Mnelës dhe iu hap rruga për të sulmuar tani drejt Vigut. Çdo hap prapa, çdo lëshim të terrenit lahej me gjak. Luftimet qenë mjaft të ashpra në fusha e lugina, në kodra e male. Pakësimi i municionit dhe e mjeteve të tjera për kryengritësit, imponoi rënien graduale të rezistencës. Ndihmat nga Mali i Zi nuk erdhën, me gjithë kërkesat që bëri Prengë Bibë Doda Princ Nikollës. Preng Bibë Doda tani mendonte ndryshe nga fillimi, për të sulmuar drejt Drinit e Matit. Luftime të ashpra u zhvilluan në luginën e Fanit, kodrat e Shpalit, Blinisht e më në fund turqit arritën të futen në zemër të Mirditës, në Orosh, më 22 prill 1877. Pas vendosjes së dy garnizoneve ushtarake tepër të fuqishme në Kazhnjet dhe në Orosh merr fund, lëvizja e veprimeve të organizuara me një plan të përgjithshëm, por nuk morën fund lëvizjet dhe përpjekjet e mirditasve kundër turqve për liri.
Lëvizja dhe veprimet luftarake të organizuara shndërrohen përballe një ushtrie të madhe në veprime guerile. Dy garnizonet e përforcuara turke asnjëherë nuk qenë të qetë dhe prisnin në çdo moment sulme të mirditasve. Në këtë kënd-vështrim ato ishin të rrethuar dhe jo mirditasit të nënshtruar prej tyre. Princi Preng Bibë Doda u sigurua nga Luarasit dhe Reci, në Bjeshkët e Oroshit (P B Doda ishte nipi i tyre). Garnizonet turke në fund të prillit dhe majit u sulmuan duke sjellë shpartallimin e njësiteve turke, por dhe kapjen e ushtarëve apo të ndonjë oficeri rob. Preng Bibë Doda arriti të lidhej me përfaqësuesit e huaj në Shkodër, duke proklamuar idenë e krijimit të Principatës autonome nga Drini në veri deri në Durrësit në jug dhe duke u përkrahur nga Austria dhe Franca. Ai zotohej se në rast se njihej nga Turqia, kjo Principatë do të mbështeste atë në luftrat e saj me luftëtarë mirditas. Princi do të ishte i trashëgueshëm. Përpjekjeve të Prengë Pashës për të bërë politike duke shfrytëzuar ndjenjën antiosmane të krahinës që përfaqësonte por dhe nëpërmjet veprimtarisë diplomatike, Turqia përgjigjej me dinakëri dhe dhunë.
Më 30 prill 1877 mblidhen krerët e Mirditës në kuvend me në krye Prengë Bibë Dodën. Idea që doli këtu ishte të kërkohej ndihmë Malit të Zi në armë dhe para. Prengë Doci që ishte në frontin jugor të luftës (në malësinë e Lezhës), erdhi në kuvend dhe u ngarkua të kryente negociatat dhe të merrte ndihmën në Cetinjë.
Për shkak të faktorit ndërkombëtar udhëheqësit kryengritës u falën, me përjashtim të Prengë Doçit i cili u kap nga prita të spiunazhit turk, në Qafën e Pejës, afër Vuthajve dhe u burgos në Turqi.
Ndërsa Preng Bibë Doda vazhdoi të ishte i lirë për dy vjet pas 1878 dhe më pas edhe ai u kap dhe u dërgua në Turqi.

4. Shkaqet e dështimit të lëvizjes në Mirditë (në vitin 1862 dhe 1876-77). Rëndësia. Pasoja.

► Ndryshimi nga rrjedha historike e Ballkanit. Shqiptarët tregohen konservatorë në proçesin e pavarësisë nga Turqia, Ndryshe nga kombet e tjera të Ballkanit, që formuan shtetet e tyre të pavarura.

Kryengritjet antiosmane të zhvilluara në Mirditë dhe përreth saj, në vitin 1862 dhe sidomas ajo e viteve 1876-1877, nuk arritën të merrnin përmasat e një lëvizje mbarë-shqiptare për të fituar si gjithë popujt e tjerë të Ballkanit lirinë nga Perandoria Osmane për vetë kushtet historike të asaj kohe.
Shkaku themelor i dështimit të realizimit të pavarsisë së shqiptarëve, ndryshe prej kombeve të tjera të krishtera Ballkanike, lidhet me pasojat islamizuese dhe Osmanizuese në hapësirën e banuar të shqiptarëve. Vetë fakti që shumica e shqiptarëve kishin pranuar islamizmën dhe privilegjet që rrjedhin prej tij, kondicionoi pengimin e përhapjes së lëvizjes në Principatën e Mirditës jashtë saj. Kështu pavarsisht nga programi i nisjes së lëvizjes në Mirditë, ajo mbeti më tepër një lëvizje e lokalizuar dhe e destinuar për tu shtypur nga përqendrimi i paparë i forcave të shumta ushtarake turke rreth saj.
Në pikëpamjen e një analize më të drejtpërdrejtë të rënies së kryengritjes shkaku kryesor i dështimit lidhet me vonesat e nisjes së veprimeve luftarake nga Princi Prengë Bibë Doda. “Ai i cili në fillim qe kundërshtari kryesor i veprimeve mësymëse, tani mbase, si e pa, se ushtria turke nuk ishte kaq e fortë sa dukej, u bind se po të kishin ndërmarrë kryengritësit veprime të vendosura e të shpejta mësymëse, do të kishin patur sukses, Veç kur ai (Prengë Bidë Doda) u bind, qe tepër vonë”10.
Këtë vonesë turqit e shfrytëzuan dhe në masat e tyre për të shtypur lëvizjen kryengritëse ishte armëpushimi me Malin e Zi dhe përmirësimi i marrdhënieve me Serbinë. Në këtë mënyrë “në qafë të malit luftimet shkuan më keq se kudo për kryengritësit. Fuqitë turke të tërhequra nga kufiri serb, kishin përvojë të luftës kundër fuqive popullore prandaj duke patur edhe epërsi të madhe në njerëz dhe teknikë, vepruan në mënyrë të organizuar e sistematike, mundën të qajnë më shpejt se në drejtime të tjera, qëndresën e mirditasve”11.
Faktori i jashtëm (perëndimorë), për shkak të konjukturave historike që lidheshin me interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha, u bë më tepër pengesë për fitoren e kryengritjes, sesa mbështetje e saj.
Kur Turqia në fund të shek XIX ishte kalbur si Perandori, tërheqja e saj nga Ballkani ishte bërë çështje kohe. Në ndryshimin e hartës politike të Ballkanit më ambicize ishte Rusia e cila kishte bërë luftë me Turqinë. Interesave Ruse në Ballkan i kundërviheshin interesat Austrohungareze, Angleze por edhe Franceze. Kështu, pozicioni në favor të Turqisë i Austrohungarisë dhe Anglisë, në dëm të kryengritjes në Mirditë (1862, dhe 1876-1877) buronte nga fakti se këto dy fuqi por edhe Franca e Gjermania kishin synime të qarta për të instaluar në Ballkan interesat e tyre.
Mbështetja e faktorëve politik Italian që i dhanë kësaj kryengritje (Garibaldi etj) nuk mjaftonte, pasi akoma politika italiane nuk mund të kondiciononte vullnetin e saj në raportet e politikës ndërkombëtare për Ballkanin (sapo kishte përfunduar revolucioni demokratik – Nacional i Garibaldit).
Janë këto kushtet historike prej ku pretendimet Serbo-Malazeze bëhen një realitet i rrezikshëm për çështjen e pavarsisë së një shteti të ardhshëm shqiptar. Politika pansllave në Ballkan, pas rënies së kryengritjes në Mirditë u bë rreziku më i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo u motivua më tepër dhe gjeti dhe mbështetje të faktorit ndërkombëtar edhe për faktin së lëvizja kombëtare shqiptare do të ishte nën ndikimin turko-aziatik.


► Rëndësia e kryengritjes

Lëvizjet kryengritëse në Mirditë ne 1862 dhe në vitet 1876-1877 shënon kulmin e një lëvizje të vërtetë kombëtare, me synime të qarta për lirinë e shqiptarëve, e frymëzuar dhe e udhëhequr nga patriotë rilindas me frymëzim patriotik të kulluar dhe me një vizion të qartë historik.
“Kjo kryengritje i shkaktoi vështirësi serioze Turqisë, sepse lindi rreziku që të përhapej në gjithë Shqipërinë… Kjo kryengritje nuk mbeti në kuadrin e një lëvizje te zakonshme spontane të malësorëve, po të marrin parasysh jo vetëm lidhjet që kishte ajo me Malin e Zi, po pikësëpari fakti që një grup aktivistësh (Prengë Doçi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Gaspër Krasniqi, Pjetër Gurakuqi e Lorenc Gurakuqi, P Dodmazej etj), përpiqeshin ta drejtonin këtë, në rrugën e një lëvizje me qëllime racionale”12.
Lidhja e kryengritësve me vëllezërit e tyre arbëresh dhe Garibaldin tregonte për një përmasë të veçantë të kësaj lëvizje.
“Kryengritja e madhe e malësorëve të veriut gjatë viteve 1876-1877, shënoi kulmin e lëvizjes së kryengritjes… Kjo kryengritje e përkrahur dhe prej rretheve patriotike të arbëreshëve të Italisë dëshmoi se në Shqipëri… ishin pjekur kushtet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë”13.
Është kjo kryengritje që u bëri të njohur gjithë botës, Fuqive të Mëdha etj, që në Ballkan duhej shtruar për zgjidhje dhe çështja e shqiptarëve dhe e të ardhmes së tyre.
“E vetmja çështje që lidhej me Shqipërinë dhe që u formulua edhe në një protokoll të veçantë të Traktatit të Berlinit (1878) ishte vendimi për të mbrojtur “Privilegjet dhe liritë e Mirditës”14.
Kjo njohje që i bënte bota Mirditës, kishte të bënte me njohjen e kryengritjes, territori ku u shtri ajo, autonominë e trashëguar, por dhe me një kërkesë që Princi Prengë Bibë Doda dhe 55 krerë të tjerë të Kthellës i drejtuan nëpërmjet konsujve në Shkodër Kongresit të Berlinit më 18 qershor 1878 (Kongresi i kishte filluar punimet në 13 qershor)
“Siç dihet, viset tona janë rregulluar e qeverisur gjithmonë me ligjet e veta, dhe si rrjedhim, kanë gëzuar në fakt autonominë. Ne lutemi që kjo autonomi të njihet zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha europiane, (në Principatën autonome bënin pjesë Puka, Kthella, Lezha, 5 Bajrakët e Mirditës, Lura dhe Zadrima.
…Viset tona e kanë shfaqur disa herë, njëzëri dëshirën që sëbashku me Mirditën të formojnë një shtet të vetëm autonom. Provë për këtë janë ngjarjet e dy viteve të fundit.Me qëllim që edhe ne të mund të ecim në fund të fundit, në rrugën e përparimit dhe të qytetërimit, që aq e dëshirojmë, shpresojmë se dëshirat tona do të merren parasysh dhe do të gjejnë miratimin e të plotfuqishmëve në Kongres të Berlinit”15.
Kjo kërkesë nuk ishte vetëm aspiratë e krerëve të krahinës, por e gjithë popullsisë që banonte në të. Këtë e shpreh dhe konsulli francez në Shkodër në një letër që i dërgon ministrit të jashtëm të Francës.
“Kjo është shprehje e vërtetë e ndjenjave të popullsisë së atyre krahinave. Nuk ka shumë kohë që kanë luftuar kundër trupave turke për autonominë e tyre. Edhe Zadrima kërkon të jetë me ta”16.

► Pasojat
Pas rënies së kryengritjes, pasojat për banorët e krahinës ishin të rënda. Qindra shtëpi u dogjën dhe u rrafshuan. Turqit bënë plaçkë të madhe duke grabitur jo vetëm sende materiale por edhe një numër të madh bagëtish. U morën peng shumë djem të Mirditës, përfshi këtu dhe burgosjen e frymëzuesit e organizatorit abatit Prengë Doçi por më vonë dhe Princin Prengë Bibë Dodën.
Mbi të gjitha, me dështimin e këtyre kryengritjeve me frymë dhe me qëllime kombëtare në Mirditë, kemi dhe fillimin e dobësimit të rolit parësor që kishte luajtur Mirdita që nga koha e Skënderbeut deri në Lidhjen e Prizrenit në lëvizjen antiosmane shqiptare. Kushtet e rënies së këtij roli parësor të mirditasve në luftën antiosmane lidhen dhe me faktin e dobësimit dhe të humbjes së pushtetit të turqëve në Ballkan.
Siç e kemi analizuar më lart, Mirdita u formua nga popuj e fise arbnor-shqiptar për të mos pranuar islamizimin dhe osmanizimin. Kur armiku kryesor i tyre, Turqia u dobësua dhe më vonë u largua nga Ballkani, si dhe dalja në evidencë e synimeve Shoviniste të shteteve të krishtera Ballkanike në dëm të lëvizjes shqiptare, përbën dhe sfondin historik, ku Mirdita humb gradualisht rolin parësor në lëvizjen antiosmane të shqiptarëve në Ballkan. Shanci i volitshëm (1862 dhe 1876-77), për një rrjedhë historike të shqiptarëve drejt civilizimit perëndimor, humbën me dështimin e kësaj lëvizje në Mirditë dhe me pamundësinë për të shndërruar në lëvizje nacionale,me synime e detyra të parashtruar nga udhëheqësit Rilindas si Gaspër Krasniqi e Prengë Doçi, Pashko Vasa, Zef Jubani, Gurakuqët e Shkodrës etj në platformën e tyre dhe të përkrahur nga princi i krahinës Prengë Bibë Doda Pasha.
 
Lidhja e prizrenit

Lidhja e prizrenit

KAPITULLI X

LIDHJA E PRIZRENIT – ORGANIZATA ME E MADHE KOMBETARE SHQIPTARE

1. RRYMAT POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE

a. Ryma radikale (jo si ajo e paralidhjes që trajtuam në kapitullin paraardhës, por më e moderuar për shkak të ndryshimeve politike në Ballkan)

Rryma Patriotike radikale, u konsiderua nga opinioni perëndimor rryma që përfaqësohej nga Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Sulejman Vokshi etj, pjesa më e madhe e të cilëve vepronin dhe ishin antarë në komitetin e Stambollit.
Përfaqësuesit e kësaj rryme ndryshe nga të moderuarit – konservatorë, ishin jo vetëm për autonominë e Vilajetit Shqiptar, por dhe për të përdorur dhe rrugën rrevolucionare për ta arritur qëllimit. Patriotët e kësaj rryme mendonin se autonomia e shqiptarëve ishte e përkohshme derisa të formoheshin strukturat shtetërore, të afta për të përballuar rrezikun e copëtimit nga serbo-sllavët dhe të krijoheshin kushtet optimale për qëndrueshmërinë e këtij shteti. Kur të krijoheshin këto kushte “nën ombrellën turke” gjatë autonomisë, atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë shkëputjen duke realizuar pavarësinë e tyre.
Ky mendim në rrethanat e reja historike pas Kongresit të Berlinit, ishte mendimi më racional dhe më patriotik për realizimin maksimal të qëllimit të shqiptarëve.

b. Konservatorët e Moderuar (Centristët)

Kjo ishte rryma e qarqeve konservatore të vendit, të cilën e udhëhiqnin bejlerë e çifligarë të ndikuar nga proçesi i borgjezimit dhe rreshperë të mëdhenj të lidhur me tregun e brendshëm shqiptar. Disa nga protagonistet e kesaj rryme ishin:
Ali Pashe Gucia, Hasan Pashe Tetove, Selim Beg Bushati, Iliaz Pashe Dibra, Isuf Karahasani, Mahmut Pashe Bushati, Omer Pashë Vrioni, Maliq Pashë Libohova, Ëngjëll Çoba etj, të cilët kishin një ndikim të madh në opinionin popullor shqiptar.
Kjo rrymë ishte kundër coptimit të tokave shqiptare. Ata kërkonin ti jepnin “Lidhjes” që do të formohej, karakter shqiptar, dhe jo islamik, siç e kërkonte Porta.
Ishin të mendimit se duhej krijuar një vilajet shqiptar, me autonomi administrativ dhe kulturor, por duke ruajtur varësinë politike nga Turqia. Pra ideja e kësaj rryme është patriotike shqiptare, përderisa është për bashkimin e vilajeteve në një vilajet, por mendojnë se shqiptarëve u mjaftonte të kishin autonomi (gjysëm pavarësi) nga Porta.Rruga për arritjen e këtij qëllimi ishte kompromisi me Sulltanin dhe jo rruga e luftës për liri. Jo me “pahir” por me “hir”. Lëvizja e armatosur do të realizohej vetëm për mbrojten nga copëtimi i territoreve nga shtetet shoviniste të sapokrijuara.


c. Rryma konservatore Sulltaniste

Kjo rrymë përfaqësohej në Kuvendin e Prizrenit, nga punonjës të administratës Osmane të Vilajeteve Shqiptare, si dhe nga Kleri fanatik islamik shqiptar dhe boshnjak. Kjo rrymë mbështeste plotësisht politikën e Perandorisë Osmane dhe pati rol përcaktues në ditën e parë të “Lidhjes”, në formulimin e “Kanunit” të saj (programit) dhe e vuri në pozitë të disfavorshme delegacionin shqiptar të kryesuar nga Abdyl Frashëri e Pashko Vasa, në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878), për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Ballkan.
Mendimi i rrymës “Sulltaniste”, për karakterin dhe programin e Lidhjes së Prizrenit ishte: “…Për një lidhje Islamike ku të merrnin pjesë gjithë popullsitë myslimane të Ballkanit, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe ku logjikisht, nuk do të merrnin pjesë shqiptarët e krishterë, qofshin ortodoksë, qofshin katolikë. Veç kësaj, pjesëtarët e rrymës “Sulltaniste”, siç u quajtën në atë kohë, nuk e pranonin as në parim idenë e një “vilajeti shqiptar”, sepse ky vilajet do ti ndante+ sipas tyre, shqiptarët myslimanë nga “vëllezërit” myslimanë të Gadishullit Ballkanik dhe të Perandorisë Osmane”1.
… Në radhët e tyre bënin pjesë kryesisht elementë feudalë dhe klerikë të turkomanizuar të cilët e identifikonin veten me klasën sunduese perandorake. Elementët kryesorë që përfaqësonin dhe luanin rolin kryesor në këtë rrymë ishin autoritete të larta të administratës së vilajeteve me origjinë shqiptare por dhe jo shqiptare. Kjo rrymë kishte në kontrollin e tyre xhandarmërinë lokale, garnizonet e qyteteve, por nga ana tjetër ishin nën kontrollin dhe presionin e Qeverisë së Stambollit.
“… Qarqet ultrareaksionare ishin gjithashtu kundër cedimit të trojeve shqiptare në favor të monarkive ballkanike, por ata interesoheshin vetëm për trojet e banuara nga popullsi myslimane të cilat nuk duhet të binin nën kthetrat e shteteve të krishtera. …Ato qenë të prirura të mbronin të gjithë territoret ballkanike të banuara me popullsi islamike pavarësisht nëse ishin shqiptarë, boshnjakë, turke apo romakë…
Qarqet sulltaniste përkrahën idenë e formimit të “besëlidhjes”, por kërkonin në pajtim me interesat e Portës së Lartë, që organizata të kishte karakter islamik, të grumbullonte jo vetëm myslimanët shqiptar, por gjithë myslimanët e Gadishullit Ballkanik. Porta e Lartë ushtarakisht e dobët nga disfata dhe politikisht pas Shën-Stefanit, pra jonë gjendje që të kundërshtonte shkëputjen e trojeve të saj, kërkonte me këtë rast të vriste me një gur dy zogj, nga njëra anë, të pengonte formimin e një organizate kombëtare shqiptare e cila do të sillte njohjen e shqiptarëve si komb më vete, nga ana tjetër, ti mobilizonte shqiptarët sëbashku me myslimanët e tjerë të Ballkanit për të kundërshtuar me rrugë joqeveritare jo aq cedimin e trojeve të pakta që pretendonte Mali i Zi, sesa viset e gjera që i qenë premtuar principatës së Bullgarisë, sidomos Bosnjën dhe Hercegovinën të cilat po përgatitej ti pushtonte Perandoria Austrohungareze”2.

Të tre këto rreshtime politike në pamjen e parë kishin më tepër divergjenca sesa pika takimi p.sh, pika e vetme e takimit ishte mbrojtja e tokave shqiptare (edhe sulltanistët e presupozonin mbrojtjen e tokave shqiptare në kuadrin e mbrojtjes së territoreve ballkanike me popullsi të islamizuar). Në momentet e vështira që kalonte kombi ynë nga rreziku i coptimit kjo, pikë imponoi gjithë rrymat për të bërë marrëveshje aty nga maji i vitit 1878. Ndërsa “Besëlidhja” e tyre do të realizohej sa më shpejt dhe domosdoshmërisht para Kongresit të Berlinit, i cili ishte caktuar të bëhej më 13 Qershor 1878 dhe këtu Fuqitë e Mëdha do të projektonin ndryshimin e hartës politike në Ballkan.
Kjo “mishellë” rrymash dhe idesh do të reflektonte një të ardhme të zymtë dhe të dyshimtë për shqiptarët. Kjo edhe për shkak të amplifikimit të mëtejshëm të urrejtjes dhe luftës me kombet e reja kristiane ballkanike duke i motivuar më tej këta të fundit në dëm të çështjes shqiptare.

2. Organizimi i Lidhjes së Prizrenit, roli dytësor i Mirditës dhe i Prengë Bibë Dodës i diktuar nga rrethana të reja historike.

Formimi i një lidhje kombëtare shqiptare në pranverë të 1878 ishte nje kërkesë e gjithë qarqeve patriotike në vend por dhe jashtë tij. Kjo për faktin se formimi i shteteve të reja ballkanike (sllave dhe greke) jo vetëm vështirësonin çlirimin tonë, por vihej në dyshim ekzistenca e një shteti të ardhshëm shqiptar.
Nga ana tjetër Turqia ishte e interesuar që të krijohej një lidhje islamike, ku të përfshiheshin dhe mbroheshin interesat e saj perandorake, pasi në fundshekullin e 19-të po vihej gjithnjë e më shumë se rënia e saj si perandori dhe për rrjedhojë Ballkani po i ikte nga dora.
Në këto kushte formimi i një lidhje me karakter Islamik në Ballkan ku të mbroheshin interesat e Portës së Lartë i interesonte qeverisë turke, madje kjo lidhje të përfshinte sa më shumë territore në të.
“Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll në fund të muajt Maj 1878 personalitetet më të dëgjuara politike shqiptare si: Ilian Pashë Dibrën, Ali Pashë Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën etj, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një presion të fortë për ti detyruar të zbatonin platformën e saj Islamike. Madje figurat që nuk u nënshtruan, Porta e Lartë u përpoq ti mbante në Stamboll, me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar”1.
Koha nuk priste. Kuvendi duhej bërë para Kongresit të Berlinit (13 Qershor) nga ku do të projektohej harta e re ballkanike.
Ky Kuvend u mblodh më 10 qershor 1878. Atë ditë nuk erdhën të merrnin pjesë përfaqësues të Vilajetit të Shkodrës (dhe përfaqësues Mirditas), nisjen e të cilëve e pengoi valiu turk Hysen Pasha. Gjithashtu në ditën e parë nuk erdhën as përfaqësuesit patriotë të Vilajetit të Janinës të cilët ishin në udhëtim (me përjashtim të Abdyl Frashërit që kishte ardhur direkt nga Stambolli).
“Si rrjedhojë shumicën e delegatëve të pranishëm e përbënin pashallarë, bejlerë dhe ulema shqiptare. Sëbashku me ta kishin ardhur në Prizren dhe disa feudalë sllavë sulltanistë nga Bosnja, Hercegovinë dhe Novipazari”1.

Meqenëse koha nuk priste Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet më 10 Qershor (3 ditë para Kongresit të Berlinit). “Që në fillim aty u paraqitën dy platforma rreth karakterit shqiptar apo Islamik të Lidhjes. Mungesa e delegatëve të vilajetit të Shkodrës dhe atij të Janinës nga njëra anë, por, prezenca e elementeve turkomane shqiptare, boshnjake etj… prezenca e autoriteteve qeveritare në Kuvend (Qamil Benmytesarifi turk i Prizrenit) nga ana tjetër bëri të mundur që lidhja të mos cilësohej shqiptare, por me konsensus as islamike (ditën e parë).
… u formuan organet e “Lidhjes” si Komiteti Qëndror i saj, me tre komisione (Komisioni i Jashtëm A Frashëri), u formua organi legjislativ (vendim-marrës) në krye të të cilit u zgjodh Iliaz Pashë Dibra, etj.. Ditën e dytë kur A Frashëri, etj u nisën për Berlin u miratua “Kanuni i Lidhjes” ku do të përcaktonte përmbajtjen e Lidhjes.
… në ato rrethana qarqet sulltaniste dhe autoritetet shtetrore e patën të lehtë të …, miratonin një Statut të ndërtuar mbi platformën islamike osmaniste…
U arrit të hiqej nga projekti vetëm obligimi i lidhjes për të mbrojtur Bosnjën nga pushtimi austriak por… platforma fetare islamike dhe besnikëria ndaj Perandorisë Osmane mbetën në Statut (statuti u quajt Kararname).
… Deri më 1 Korrik arritën në Prizren edhe përfaqësuesit e Shkodrës dhe Janinës.
Një nga përfaqësuesit kryesor i ardhur në këtë kohë ishte dhe Prengë Pashë Mirdita.
Në “Lahutën e Malësisë” përmendet në vargjet e saj nga Gjergj Fishta edhe ky eveniment historik ndër të tjera përshkruhet dhe P B Doda si më poshtë:

“… Mandej vjen një Qefali
Preng Bibë Doda, djalë zotni
Për kah mosha, mjaft i ri
Por i vjetër për pleqni
Kur të dojë me falë urti
Aj asht, zanë njaj Kapidani,
Kapidani prej Mirditet
Për të cilin larg përflitet
Larg përflitet, larg kallzohet,
Zi dhe bardh për të shartohet…”

Presioni popullor për të ndryshuar statutin dhe vendosmëria e delegatëve te sapoardhur bëri që më 2 korrik (pas dy ditë diskutime) të miratohej statuti i ri që u ç’vesh nga elementët fetar islamik dhe nga besnikëria ndaj sulltanit”1.
… Shumica në votim u arrit kur me votat e përfaqësuesve katolik të vilajetit të Shkodrës dhe delegatëve të Vilajetit të Janinës u bashkuan dhe votat e Islamistëve të moderuar shqiptar që tani kishin ndërruar mendje.
Kështu Lidhja Shqiptare e Prizrenit filloi gradualisht të ndikonte pozitivisht në lëvizjen antiosmane për autonomi.

3. KONGRESI I BERLINIT (13 qershor 1878)

Në qarqet dipllomatike ndërkombëtare sidomos në Kongresin e Berlinit, pavarsisht nga përpjekjet e A Frashërit e P Vasës etj, për të prezantuar një “Botë” Shqiptare që duhej mëvetësuar në Ballkan ishte e kompromentuar dhe nuk paraqiste për ta një garanci. Ajo (Lidhja), mesa duket u perceptua nga Fuqitë e Mëdha më tepër një përpjekje e Turqisë për të sunduar në pjesët e islamizuara të Ballkanit se sa një lëvizje kombëtare shqiptare për tu shkëputur nga ajo. Besoj se thënia e Kancelarit Bismark se “Shqipëria është shprehje gjeografike”, është sinifikative dhe në formë (nuk besoj në përmbajtje) mjaft realiste për kohën. Në këtë kongres, për pasojë u morën vendime të cilat i shkaktonin fatkeqësi shqiptarëve duke ua coptuar trojet e tyre. Nga kronikat e kohës por dhe konsuj që vepronin në Shkodër thuhet se Kongresi njohu territorin e Mirditasve dhe ua njohu autonominë dhe flamurin. Kjo jo vetëm për shkak të përkatësisë fetare dhe rezistencës së pareshtur antiosmane por edhe për arsyen se në vitet 1876-1877 mirditasit nga Mati e Tirana, nga Dibra e Lura, nga Malësia e Gjakovës e në Malësinë e mbi Shkodrës e deri në det ishte ngritur në kryengritje të organizuar nga P B Doda e Prend Doçi, pikërisht në atë kohë kur gjithë Ballkani i Krishterë bëri të njëjtën gjë.
Aristokracia Turkomane Konservatore Ballkanike (shqiptare, boshnjake e Bullgare) nuk bëri përpjekje në këtë kohë. Përkundrazi ato duke qenë bashkëqeverisës të Portës, por dhe për të mbrojtur pronat e privilegjet e tjera nuk u shkëputën nga interesat e Turqisë dhe kompromentuan në përgjithësi lëvizjen kombëtare të vendeve të tyre. Nga ana tjetër proçesi i formimit të shteteve Greko-Sllave dhe bashkë me to dhe prirja e këtyre shteteve për të marrë territore nga “Turqia e mbetur ballkanike” e justifikonte dhe i jepte moralin e duhur aristokracisë turkomane shqiptare, etj, për të përligjur veprimtarinë e saj pro Sulltanit.
Kjo kondicionoi në njëfarë mënyre dhe karakterin autonomist të lëvizjes dhe jo për pavarësi në katër vilajetet Shqiptare.

4. Internimi i Prengë Bibë Dodës dhe i Hodo Sokolit goditje e rëndë për lëvizjen kombëtare shqiptare.

“Më 11 dhjetor 1880 Dervish Pasha, kishte për të kontrolluar punimet në rrugën Shëngjin – Shkodër, u nis për në Lezhë. Për ta shoqëruar ftoi Hodo Pashën, e Preng Pashën”1.
Gjatë këtij shoqërimi në karrocë, Dervish Pasha i shoqëroi deri në Shëngjin. Këtu ai u tregoi urdhërin e Sulltanit, i hypi të dy në anije dhe i nisi për në Stamboll.
“Rreth internimit të P B Dodës u fol shumë. Disa thonin se shkoi në Tuz në krye të ushtrisë së Lidhjes, të tjerët e spjegonin lëvizjen e tij për të luajtur një rol të rëndësishëm duke u mbështetur në krahinën autonome të Mirditës, të tretët i vishnin cilësinë e një princi të Shqipërisë. Sidoqoftë mjaft shqiptarë kishin shpresa në të”1.
Ky internim i P B Dodës dhe Hodo Sokolit tregonte frikën e Portës së Lartë ndaj drejtuesve të Lidhjes dhe ishte një përpjekje e qeverisë turke për të dobësuar Lidhjen e Prizrenit duke e konsideruar Lidhjen dhe drejtuesit si P B Dodën, H Sokolin etj si rrezik për sundimin e Turqisë në katër vilajetet Shqiptare.

P B Doda ka qenë i syrgjynosur (internim) për 28 vjet deri në 1908 kur kthehet i dëmtuar fizikisht dhe me aftësi të kufizuara për të luajtur atë rol që kishte luajtur në një moshë fare të re në kryengritjen e viteve 1876-1877 dhe në Lidhjen e Prizrenit deri në dhjetor të vitit 1880.

1. Historia e Shqipërisë, Vëll, II, botimi 1984, fq, 202.
2. Kristo Frashëri – Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881) fq 160
 
Kleri françeskan me prengë doçin

Kleri françeskan me prengë doçin

KAPITULLI XI

KLERI FRANÇESKAN ME PRENGË DOÇIN LUAJTËN ROL KRYESOR NË FORMIMIN E KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE

Në fillimet e lindjes dhe formimit të kombit shqiptar, një rëndësi të dorës së parë do të kishte edukimi i tij kulturor, atdhetar e arsimor, orjentimi dhe karakteri i kësaj kulture, sepse kjo do të përzgjidhte në koshiencën e tij dhe orientimin e drejtë për të ardhmen. Në këtë aspekt ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm shoqëria “Bashkimi” e themeluar nga Abati i Mirditës Preng Doçi, i cili e kryesoi gjithmonë atë, i mbështetur nga mirditas të tjerë si: Dodë Koleci, Gjergj Fishta, Tom Velaj, Ambroz Marlaskaj, por dhe prelatë të tjerë katolikë, por dhe intelektualë shkodranë; Dom Ndoc Nikaj, Shtjefën Gjoçovi, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi etj.

1. Shoqëria Gjuhësore e Letrare “Bashkimi”
a) Formimi i shoqërisë “Bashkimi”
b) Marrdhëniet e saj me shtypin dhe aktiviteti botues i saj
c) Kontributi i Prend Doçit në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe
d) Puna e Prend Doçit dhe e shoqërisë “Bashkimi” për hapjen e shkollave shqipe dhe përgatitja e teksteve për to
2. Përgatitjet për Krijimin e Alfabetit të Gjuhës Kombëtare Shqipe
a) Shoqëritë Kulturore dhe Shoqëria “Bashkimi”
b) Kongresi i Manastirit dhe kontributi i shoqërisë “Bashkimi” në definimin e varjantit përfundimtar të alfabetit (1908)

1-a) Formimi i Shoqërisë “Bashkimi”.

Fill pas rikthimit nga emigrimi dhe shërbimi 11 vjeçar jashtë Atdheut, Prend Doçi u angazhua për çështjen kombëtare me një guxim të pashoq, me pjekuri të rrallë por dhe me kulturë dhe përvojë të papërsëritshme. Rilindasi ynë Prend Doçi tani pas kthimit ishte i mbikqyrur rreptë nga autoritetet turke dhe ndihej i kufizuar për shkak të historisë së tij të shkuar aktive politike e atdhetare. Bile qeveria turke e pranoi rikthimin e tij me kusht të lëvizte veten në territorin Mirditë-Shkodër.
Megjithatë asgjë s’mund ta ndalte atë.
Në vitet 1888-1889 duke u konsultuar me patriotë të tjerë, klerikë e laikë, projektoi formimin e një shoqërie atdhetare e cila të luante një rol në kulturën kombëtare si në fushën e gjuhësisë, letrave dhe formimit të alfabetit të gjuhës kombëtare shqipe.
Shoqëri të tilla ishin të ndaluara zyrtarisht, por, Prend Doçi për këtë shfrytëzoi aktivitetin fetar i cili ishte i ligjshëm, për të maskuar aktivitetin atdhetar e kulturor.
Mbledhjet për formimin e shoqërisë patriotike Prend Doçi i zhvillonte në shtëpinë e tij. Pas kontrollit që i bënë Doçit por dhe pas hetimit që i bëri valiu Prend Doçi ky i fundit iu përgjigj: “Po zotni, kam thirrur disa priftërinj e jam duke pleqëruar disa punë feja, e faje është e njohur, madje do të mblidhen prap”1.
E kështu Prend Doçi e vazhdoi punën me kujdes por pa u lëkundur në projektin e tij.
Në janar të vitit 1899 Prend Doçi themeloi në Shkodër shoqërinë gjuhësore e letrare kombëtare “Bashkimi”. Shoqëria u legalizua formalisht si fetare prandaj dhe autorët e saj shpesh quhen klerikë. Në fakt kjo nuk është e vërteta. Kjo shoqëri ishte kulturore atdhetare nga veprimtaria e saj por dhe në përbërje kishte klerike por dhe laikë madje dhe myslimane. Tendencat për ta quajtur shoqërinë si klerikale, e lidhur me Austrohungarinë etj janë tendencioze, dashakeqe dhe të pavërteta. Themeluesit e parë ishin jo vetëm Prend Doçi por dhe përkrahës të tij si : Ndoc Nikaj, Gjergj Fishta, Dodë Koleci, Tom Velaj etj. “Kjo shoqëri ishte shoqëri kombëtare, shqiptare me karakter gjuhësor e letrar në kuptimin më të mirfilltë të fjalës1, duke ndikuar dhe në përhapjen e shkollave shqipe”2.
Formimi i shoqërisë “Bashkimi pati jehonë të madhe në qarqet intelektuale e kulturore të huaja e shqiptare.
“Akademia e krijuar dhe pak kohë më parë në Shkodër – i shkruan L Gurakuqi-De Radës na ka dhënë një alfabet kombëtar, … do të hartojë edhe një gramatikë edhe një fjalor”
F Shiroka e quan Shoqërinë Bashkimi të themeluar nga Prend Doçi si: “Pishtar dije e dërgueme për me lulëzue Kombin”.
Faik Konica 3 vjet pas formimit të shoqërisë nga Prend Doçi tek artikulli i tij “Armiqtë e Kombit” shkruan:
“Ja që një shoqëri u themelua në Shqipërinë e Sipërme. Ka 3 vjet që “Bashkimi” mundohet burrërisht për gjuhën shqipe, dhe mundimet e saj dhanë pemë të bukura. 10 libra të mirë për shkollë, gjuhë e qëruar dhe shtruar e Shqipërisë së epërme, dashuria e mësimit kombëtar e ndezur… në zemër.
A do të besojnë nipat tanë? Kjo shoqëri për themeluesit e së cilës çdo atdhetar ka detyrë të ushqejë nderim e mirësi të vërtetë, kjo shoqëri e lartë ka gjetur kundërshtar. Më poshtë Konica vazhdon – të mos kujtojë njeri se këta njerëz mëshihen, për të goditur shoqërinë kombëtare “Bashkimi”. Jo. Ata jo vetëm nuk kanë turp e mëshihen, por faqezinjtë e kan humbur… përderisa lëvdohen. Lëvdohen se po prishin një shoqëri për përparim të gjuhës shqipe. Që të lodhen së lehuri armiqtë e kombit, duhet që atdhetarët e “Bashkimit” të punojnë dhe më me nxehtësi se përpara. Kjo është shpresa e vërtetë e gjithë shqiptarëve të vërtetë”.
Ndërsa në përgjigje të vendosjes së emrit të një shoqërie në Bukuresht Faik Konica shkruan:
“Dua vetëm te marr lirinë të vë përpara syve tuaj një lajthitje që më duket se shoqëria juaj e bëri…. Flas për të marr emrin “Bashkimi”. Siç e dini u themelua disa vjet më parë në Shkodër nën kryesi të nderuar të Abatit të Mirditës, një shoqëri me atë emër që bëri jo pak punë dhe është e njohur kudo”.
Luigj Gurakuqi si dhe Konica i shkruan në një letër Asdrenit në Bukuresht:
“Mbase jemi këtu… më jep lirinë të them se nuk punohet mirë tue i dhanë shoqnisë së re emnin “Bashkimi”, sepse në Shkodër ndodhet një shoqni tjetër me këtë emën të cilën e themeloi nantë vjet më parë Prend Doçi, një nga më të shkëlqyeshmit shqiptar të sotshëm”1.
Publicisti Milo Duqi nga emigracioni shkruan:
“Shoqëria “Bashkimi” u fillua më 1889 prej atdhetarit të flaktë Prend Doçi.. i cili nuk pushoi së punuari atdhetarisht për shkëlqimin e njëhsimin e gjuhës tonë. Prend Doçi është më i avromuarit i shqiptarëve, atdhetar i flakët, shpirt dhemshur e zemërmadh”2.
Për veprimtarinë e shoqërise R Qosja thotë:
“Një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës kombëtare shqiptare është themelimi i shoqërisë “Bashkimi” Shkodër.
Historiani gjerman K Lange e konsideron Prend Doçin si një nga personalitetet e Europer JL duke vënë në dukje se:
“Rëndësi politike Prend Doçi fitoi edhe një herë si udhëheqës i klubit letrar “Bashkimi” i themeluar në Shkodër në vitin 1889”.
Albanologu gjerman Pr. Dr. Petër Barti, drejtor i institutit shqiptar në Mynhen, bashkëkohës, duke folur për Prend Doçin thekson:
“Doçi u tregua veçanërisht i zellshëm në fushën politike e kulturore kur më 1889 sëbashku me Fishtën, Ndoc Nikajn etj themeloi shoqërinë “Bashkimi”, që pati për qëllim njehsimin e thjeshtimin e gjuhës së shkruar shqipe”1.

b. Marrëdhëniet e shoqërisë me shtypin dhe aktiviteti botues.

Shoqëria “Bashkimi” që në fillim të formimit të saj e kishte synim bashkëpunimin me shtypin e kohës. Antarët e “Bashkimit”, jo vetëm për të promovuar idetë e shoqërisë por dhe idetë individuale të kësaj shoqërie. Kështu që në fillim kryetari i shoqërisë “Bashkimi” Prend Doçi ngakoi si korrespondent të shoqërise tek revista “Albania” e botuar nga Faik Konica, autorin e shquar Ndoc Nikajn.
Prof. Mahir Domi për këtë lidhje të revistës “Albania” e shoqërinë “Bashkimi” thotë:
“Albania” i ka bërë një shërbim të madh shoqërisë “Bashkimi”. Mirpo dhe “Albania” është ndihmuar nga “Bashkimi” sepse antarët e shoqatës “Bashkimi” si; Gurakuqi, Nikaj, Fishta, Gjeçovi, Shiroka, Velaj etj, kanë botuar shkrimet e tyre në faqet e “Albanias”. Antarët e “Albanias” me Konicën në krye kanë përkrahur alfabetin latin te “Bashkimit” si kundërpeshë të alfabetit të Stambollit…, deri në Kongresin e Manastirit. Kështu bashkëpunimi qe i ndërsjelltë.
Edhe Sotir Peci me fletoren e tij “Kombi” që në numrin e saj të parë, shkrimet i bënte sipas alfabetit latin të shoqërise “Bashkimi”, pavarësisht nga trysnia që ushtronin simpatizantët e shoqërisë së “Stambollit”. Sotir Peci thotë: I përdor shkronjat e “Bashkimit” se janë më të përshtatshme e më pak të kushtueshme.
Pavarsisht nga censura e madhe e qeverisë ndaj shoqërisë, Prend Doçi shtroi si domosdoshmëri nxjerrjen dhe botimin e një fletorje javore për të përcjellë tek shqiptarët artikuj letrar-patriotik e instruktiv të përgjithshëm. Në këtë fletore Doçi parashikonte të botoheshin dhe artikuj shkencor si: bujqësi, mjeksi, gjeologji etj, për ti edukuar lexuesit dhe me dituri natyrore.
“Bashkimi” arriti nëpërmjet Ndoc Nikajt të botojë gazetën “Koha” (1910) për një kohë të shkurtër ku pasqyroheshin jo vetëm tematika letrare-kombëtare por dhe enciklopedike. Më vonë kjo gazetë u shndërrua në gazetën “Bashkimi”. Tematika kryesore e saj kishte të bënte me çështjet historike, traditat shqiptare, çështje të letërsisë, gjuhës shqipe e veçanërisht çështje të mbrojtjes se alfabetit të dalë nga Kongresi i Manastirit.
Kujtojmë se versioni më i afërt i alfabetit të dalë nga Kongresi i Manastirit ishte ai i shoqërisë “Bashkimi”.

c. Kontributi i Prend Doçit në fushën e gjuhës dhe të Letërsisë Kombëtare Shqipe.

Një nga prioritetet themelore të shoqërisë “Bashkimi” ishte pa dyshim zhvillim i çështjes dhe problematikës gjuhësore.
Tre ishin komponentët kryesorë të kësaj problematike:
1. Alfabeti dhe formimi i tij dyshkronjësh e në bazë latine.
2. Çështjet që lidheshin me dialektet dhe krijimi mbi bazën e tyre të gjuhës së njehsuar kombëtare.
3. Çështjet gramatikore dhe ortografie (drejtshkrimore).
4. Hartimi i një fjalori sa më të mirë e të pasur të ishte e mundur.

Çështjet dhe problematika gjuhësore për shoqërinë ishte më tepër se një çështje profesionale teknike e shkencore. Zgjidhja e këtyre problemeve do të hedhë themele të shëndosha për kulturën kombëtare dhe do të ndikonin në rritjen e ndërgjegjes e vetëdijes së kombit Shqiptar.
U bënë shumë botime, rreth 35 libra me alfabetin latin dyshkronjësh të shoqërisë, libra të cilët ishin artistik, letrarë, gjuhësorë por edhe shkencor.
U hartua një fjalor shqip-italisht me rreth 530 faqe ku dhanë kontribut gjithë antarët e shoqërisë.
Prend Doçi i konsideronte të pandara (shumë të lidhura) alfabetin e drejtshkrimin, gjuhën letrare dhe letërsinë kombëtare.
Konsulli austrohungarez në një kumtesë të mbajtur më 20 Prill 1900 thotë:
“Gramatikë u përfundua sivjet dhe sipas kërkesës së Doçit po hartohet dhe një fjalor i cili do të ketë dhe një udhëzues drejtshkrimi”1.
Prend Doçi botoi dy libra:
“Oroe për mi abetar shqyp”
“Gramatika, ja folmarmja shqyptare”

Prof. Dr. Jup Kastrati ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme e themelore këto dy vepra bazë të shoqërisë “Bashkimi”. Këto vlerësime të J. Kastratit evidentohen në veprën e tij “Historia e gramatologjisë Shqiptare”.
Pas botimit të fjalorit në Vjenë kumtohet: “Shoqëria “Bashkimi” e mbaroi fjalorin. Është një vëllim i vogël 538 faqesh, është në alfabetin e “Bashkimit”, d. m. th dyshkronjësh… merr si bazë dialektin e Shkodrës me theksime Mirditasish”2.
Duke vlerësuar punën e shoqërisë Bashkimi në lëmin e gjuhës e letërsisë shqipe, L Gurakuqi shkruante:
“Akademia e “Bashkimit”, në pak vjet i solli shumë ndihmë literaturës sonë me botimet e veta të vlefshme.
Pjestarët e kësaj shoqërie kishin me të vërtetë qëllime të larta e ishin të zotët me i vlejtë lulzimit të literaturës tonë”1.
Ndërsa Faik Konica në një letër që i dërgon Gjeçovit ndër të tjera thekson:
“Mundësisht pra të jepet za t’emzot Prend Doçit se me gjithë kundërshtimet e pa arsyeshme, puna e tij qe shumë e mirë. Shoqëria që themeloi me bashkëpunëtoret e tij do të zërë vendin e parë në listën e bashkimit të gjuhës e kombësisë shqipe”2.
Lulëzimi i poezisë dhe letërsisë shqipe në këtë kohë nuk është i rastësishëm. Kjo krahas kushteve të tjera u stimulua, por dhe ju krijuan kushte të tjera. U stimulua por dhe ju krijuan kushte të përshtatshme nga arritjet në fushën e gjuhësisë dhe letrave në përgjithësi nga shoqëria Bashkimi.

d. Puna e Prend Doçit dhe e Shoqërisë Bashkimi për hapjen e shkollave shqipe dhe përgatitjen e teksteve për to.

Shoqëria “Bashkimi” gjithë punën e saj shkencore, kulturore e letrare e pasoi dhe me hapjen e shkollave shqipe, që me sa duket prej 200 vjetësh nuk kishin funksionuar. Prend Doçi e konkretizoi këtë fillimin e këtij aksioni patriotik e kulturor në vitin 1889 me hapjen e shkollës parë Shqipe të kësaj shoqërie në Orosh. Pas saj ai hapi disa shkolla të tjera si: Rrëshen, Spaç, Rubik, Kazhnjet e Shkodër. Ndërkohë ishte botuar jo vetëm abetarja e parë nga shoqëria “Bashkimi” por dhe libra të tjerë si këndim, njohuri të tjera për natyrën etj.
Librat e shoqërisë “Bashkimi” kërkoheshin dhe në shkolla të tjera si të Elbasanit, Durrësit, Matit etj. Me libra të prodhuar nga kjo shoqëri furnizohen dhe shkolla të tjera shqipe jashtë si Dalmaci etj.
Kërkesat për literaturën (librat) e “Bashkimit” nga të gjitha anët spjegohet për dy arsye kryesore:
E para kjo literaturë (në veçanti enciklopedike) gjendej vetëm tek shoqëria “Bashkimi”.
E dyta prodhoheshin më shumë se në shoqëritë e tjera kulturore m.q.se personeli (antarët) ishte mjaft kualitativ dhe e përballonin deri diku kërkesat për to.
Megjithatë edhe në këtë iniciativë të përhapjes së arsimit dhe librave e abetareve shqipe shoqëria hasi vështirësi, në veçanti në proçesin e botimeve në Vjenë nga autoritete të ndryshme të huaja të kohës në Shqipëri. Shoqëria “Agimi” e Mjedës me alfabet diakritik të ngjashëm me alfabetet sllave që jetonin brenda Austro-Hungarisë, kishte mbrojtjen e autoriteteve që përfaqësonin interesat e Vjenës në Shqipëri. Kjo përkrahje që i bënte Austro-Hungarisë shoqëria Agimi të kryesuar nga Ndre Mjeda ishte gjithmonë pengesë tendencioze për prodhimin (shtypjen) e literaturës në Vjenë. Në aspektin e konkurrencës shoqëria Agimi ishte hije para shoqërisë Bashkimi. Ajo (Agimi) nuk arrinte të prodhonte e hartonte vepra (tekste shkollore etj) pasi personeli i saj qe pothuaj inekzistent. N Mjeda nuk mund as të kopjonte literaturën e Bashkimit për ta kaluar nga Alfabeti dyshkronjësh me bazë latine të Bashkimit në alfabetin diakritik të shoqërisë Agimi. Pra kjo shoqëri ishte krijuar dhe mbahej në “Këmbë me zor” nga Austriakët.
Përpjekjet e Prend Doçit edhe në këtë fushë përshëndetën nga bashkëkohësit atdhetarë.
Shkrimtari M S Gurra shkruan: “Me ti shkelur këmba në vendin e vet fillon nga propoganda kombëtare, duke predikuar dashurinë e Atdheut dhe të gjuhës, çel shkolla dhe me një fjalë Prend Doçi ka qenë i çdo veprimi me fytyrë Kombëtare”1.
Në vitin 1910-11 pas dështimit të gjithanshëm të shoqërisë Agimi e kryesuar nga Mjeda u bënë përpjekje nga vetë Mjeda, me ndërmjetsinë e austro-hungarezëve për tu shkrirë me shoqërinë Bashkimi dhe për të formuar një shoqëri të re. Kjo ide ishte në interes të austriakëve por në dëm të asaj shoqërie e cila siç thotë Gurakuqi qe kthyer në një “AKADEMI” të vërtetë.
Si “kjo akademi” tani pas miratimit të alfabetit të saj dyshkronjësh latin si alfabet i njehsuar kombëtar, i jepte mundësi të përpunonte e botonte literaturë kudo deri në Amerikë e Evropë pasi varjanti turko-arab pësoi disfatë dhe ithtarët e saj i tërboi ky fakt. Natyrisht Prend Doçi m.gj.se mori premtime nga Mjeda por dhe antarët e shoqërisë Bashkimi, nuk e pranoi shkrirjen me shoqërinë Agimi, prapa së cilës qëndronin të interesuar Austro-hungarezët.
Për këtë ndër të tjera Fishta i shkruan Pal Dodës më 09.03.1909: “Kam ba “luftë” me zotni abatin (Doçin) për me e pagzue “Shoqërine e Re” me emnin që doje ti… Por nuk qe e mundur të bindej. Ishin të pranishëm Mjeda, Serreqi, etj… Anglia nuk i jep rëndësi Indisë sa abati i jep “Bashkimit”1.
 
Përgatitjet për krijimin e alfabetit të gjuhës kombëtare shqipe

Përgatitjet për krijimin e alfabetit të gjuhës kombëtare shqipe

2. Përgatitjet për krijimin e alfabetit të gjuhës kombëtare shqipe

a. Shoqëritë Kulturore dhe shoqëria Bashkimi.
2-b. Kongresi i Manastirit dhe kontributi i shoqërisë Bashkimi në definimin e variantit përfundimtar të alfabetit të njehsuar kombëtar (1908)

2-a. Shoqëritë kulturore dhe shoqëria “Bashkimi”.
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX problemi i një alfabeti të njehsuar (të vetëm) të gjuhës qe një obligim kryesor i rilindasve në fushën e kulturës dhe edukimit kombëtar.
Në funksion të këtyre çështjeve u krijuan shumë shoqëri kulturore, brenda e jashtë vendit, të gjitha këto me iniciativën e rilindësve të spikatur si Sami Frashëri në Stamboll “shoqëria e shkronjëzave”, Prend Doçi me shoqërinë “Bashkimi” Shkodër, Ndre Mjeda shoqëria “Agimi”, De Rada në Italinë e Jugut bashkë me Dhimitër Kamardën, Asdreni etj. Në fazën e përpjekjeve për të përdorur një alfabet të gjuhës shqipe viheshin re shumë varjante.
De Rada e Komadra përdornin alfabetin e thjeshtë latin.
Alfabeti i Stambollit ose ndryshe i “Frashërit” kishte bazë latine por huazoheshin në të gërma greke e sllave. Ky alfabet rezistoi rreth 15 vjet dhe gradualisht u mënjanua pasi siç theksonte A Xhuvani “ishte një trazë, një ngatrresë”1.
Shoqëria “Agimi” e kryesuar nga poeti ynë Ndre Mjeda i influencuar nga autoritetet austrohungareze që ishin prezent në Shqipëri, përdorte një alfabet diakritik të ngjashëm me alfabetet që i përdornin popujt sllavë, pjesë përbërëse të Perandorisë Austro-Hungareze.
Albanologu i shquar Hahn përdorte alfabetin grek të cilin më vonë e përdori dhe Rilindasi K Kristoforidhi.
Autoritetet e Portës së Lartë bënin përpjekje që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja Turko-Arabe. Albanologë të ndryshëm përdornin alfabete sipas rastit e dëshirës.
Shoqëria me alfabetin më praktik, me bazë latine e dyshkronjësh, mjaft estetik e lehtësisht i përdorshëm ishte siç thonë shumë bashkëkohës, shoqëria “Bashkimi”.
Në një botim për Dhimitër Kamarda në 1870 shkruhet:
“Nga këto emër kishte bërë… madje të madh, De Rada, Dh. Kamarda…. Të tjerët kush më shumë e kush më pak mbetën të panjohur në botën shqiptare dhe arbëreshe, përveç Prend Doçit i cili u bë i njohur me punën për alfabetin”2.
Alfabeti i shoqërise “Bashkimi” i hartuar nga Prend Doçi dhe antarë të tjerë të shoqërisë si Fishta, D. Koleci, L. Gurakuqi etj, u bë shpejt mjaft prezentabël dhe i përdorur nga shumë organe shtypi të kohës.
“Albania” e F Konicës përdorte alfabetin e kësaj shoqërie. Po kështu organe të tjera si “Shqiptari” në Bukuresht dhe në fillim të shekullit të 20të u bë alfabeti më i përdorur.
Albanologu Ippen përdorte alfabetin diakritik të cilin më vonë e përdori shoqëria “Agimi” e N Mjedës. Në fillim të shekullit të 20-të kishte mjaft variante e alternativa për bërjen e gjuhës shqipe me alfabet të sajin. Nopça duke parë përdorimin e shumë alfabeteve (varjanteve) nga shoqëri kulturore por dhe persona të rëndësishëm të asaj kohe thotë: “në Shqipëri kishte kaq shumë alfabete sa kishte njerëz që dinin të shkruanin”1.
Për të dalë nga ky pështjellim dhe për të nisur një periudhë përpjekjesh konvergjente por dhe të dobishme për një alfabet dhe gjuhë të njehsuar shqipe, Prend Doçi dhe njerëzit e tij në shoqërinë “Bashkimi” për hartimin e alfabetit ndoqën këto parime:
- Alfabeti të ishte sa më praktik që të botoheshin libra jo vetëm në Austri por dhe Amerikë, Kanada, Evropë etj, në çdo shtypshkronjë të përdorte shkronja latine.
- Të merrej parasysh tradita 300 vjeçare e të shkruarit shqip me alfabetin e vjetër si Budi, Bardhi, Bogdani. Shenjat e vjetra të këtij alfabeti të zëvendësoheshin me dyshkronjëshin, kryesisht nëpërmjet shkronjes h siç qe vepruar dhe në gjuhë të tjera të popujve të qytetëruar të botës.
- Këtë mënyrë të shkruari Prend Doçi e quante praktik dhe estetik2.

E Durham shkruan se: “Prend Doçi qe shpikësi i një sistemi të shkëlqyer për të shkruar shqipen sipas të cilit duke përdorur shkronjat latine, qëroi theksat e ndryshëm e shkronjat e tepërta”1.
Rivaliteti mes shoqërisë Bashkimi të Prend Doçit dhe shoqërisë Agimi të Ndre Mjedës shkonte më tej. Për rivalitetin mes Mjedës e Docit për çështjet shkencore të gjuhësisë ka patur dhe prononcime të bashkëkohësve kryesisht rilindas por dhe të huaj.

L Gurakuqi shkruante: “Nga smira që kanë për kryetarin e “Bashkimit”, që është Prend Doçi, zot shumë i ndershëm e burrë… Mjeda e Pekmezi shtypën në Vjenë disa libra, një abetar… aspak i lehtë për tu lexuar e i ngatërruar”.

Tet Curani: “Prend Doçi mendoi të fuste një “Alfabet shqip”, por nxiti zilinë dhe kundërshtinë e atyre që kujtonin se mund të bënin më shumë”.
Me përkrahje të “Agimit” u vunë vazhdimisht autoritetet Austriake duke ushtruar trysni jo të vogel kundër varianteve të tjera por veçanërisht kundër “Bashkimit”.
Nuk është e rastit që Gullhavski kërkoi nga ipeshkvijtë shqiptar të jepnin deklarata me shkrim se në shkollat e dioqezave të tyre do të pranonin vetëm librat e shtypun me alfabetin e Mjedës.
Prend Doçi kundërshtoi duke përdorur dy argumenta:
Alfabeti i “Agimit” nuk e ka në vetvete fuqinë e duhur për të mbështetur luftën kundër helenizimit e Rusizmit vërshues prej vendeve që na rrethojnë.
Ky alfabet nuk garanton jetë të gjatë as nuk e ka në vetvete atë që lypset, për tu bërë një ditë alfabet kombëtar.1

L Gurakuqi në prill të vitit 1904 shkruan “… më e mira, më e lehta ndër të tjera m’u duk abeja e Akademisë së “Bashkimit” të Shkodrës, e cila e ngrehur krejt në themel të abe-së latine e pas gjurmëve të asaj që përdoren Bardhi, Budi e Bogdani, megjithë ndonjë mungesë është ajo që përdoret më tepër”2.
Faik Konica në një letër shkruar Sotir Peçit thotë:
“Po një nga ato alfabete nje i vetëm u njoh, … Kjo abe e çuditshme është e “Bashkimit”… Burrat me atdhesi e kuptojnë se çështja e abe-së është kombëtare, politike e më parë se gjithçka praktike…
I vetmi alfabet që u njoh jashtë qarkut të ngushtë të disa toskëve dhe u pëlqye prej çdo farë qendrash, është ai i “Bashkimit”. Më i përhapuri, më praktik, më i përlqyeri se çdo tjetër është alfabeti i “Bashkimit”…
Zef Skiroj “… E kam pëlqyer alfabetin e “Bashkimit” të Prend Doçit dhe për këtë po sakrifikoj idetë e mija dhe ia vlen.
A Xhuvani “Për shkronjat e një abeje të përgjithshme të merren shkronjat e shoqërisë së “Bashkimit”, pasi ato sot janë më të pëlqyeshmet dhe më të përdorshmet në më të shumtët shkrimtarë, … Alfabeti i “Bashkimit” me duket më i dobishëm e më i ardhur në gjuhën tonë”1. Ndërsa duke e krahasuar me alfabetin e Stambollit dhe të Sofjes A Xhuvani thotë:
“Alfabeti i Stambollit dhe i Sofjes janë një traze, një ngatërrese prej shkronjash latinishte, greqishte e sllavishte”2.

b) Kongresi i manastirit, kontributi i shoqërisë “bashkimi” në definimin e variantit përfundimtar të alfabetit të njehsuar kombëtar.

Një nga pikat kulmore të “aksionit” kulturor kombëtar por dhe historisë tonë të rilindjes padyshim mbetet Kongresi i Manastirit. Iniciativën për të bërë një tubim kombëtar me qëllim unifikimin e një abceje (alfabeti), për të kapërcyer situatat konfuze në lidhje me këtë çështje kardinale të gjuhës shqipe, e mori shoqëria “Bashkimi” e Manastirit. Kjo nismë doli në gusht 1908.
Qëllimi sipas ftesës ishte:
Ti japim një mbarim kësaj të madhje nevojë për bashkim të të gjithëve në një Abe”1.
Shoqëria “Bashkimi” në Shkodër e priti pozitivisht ftesën për një nismë të tillë. Në një shpallje të veçantë të shoqërisë “Bashkimi” Prend Doçi shkruan:
“Bashkimi, që më sot dëfton se shfaqi dëshirën që shqiptarët të mblidhen për të vendosur çështjen e shkronjave e ka shpresë që “Bashkimi”, “Agimi” dhe “Frashërimi” tue i dhënë dorën shoqi-shoqit, do të përdorin sëbashku me një mënyrë të vetme, do ti përmbledhin fuqitë e veta e ti drejtojnë në një mënyrë të vetme, për zhvillimin dhe zbukurimin e të amblës gjuhë shqipe… Dëshiri ynë ka qenë që atëherë… (që në themelim të “Bashkimit” 1889), të jemi të lirë në punën tonë e të mos bëhemi rob i askujt”1.
Lidhur me këtë qëndrim të Prend Doçit pohon dhe
M S Gurra se: “Prend Doçi në kohën e Kongresit të Abesë në Manastir ish më i zjarrti për tu bashkuar të gjith alfabetet në një alfabet shqiptar”2.
Kjo shoqëri caktoi si delegat 2 antarë të saj për në Kongres; Gj Fishtën dhe L Gurakuqin.
La Gurakuqit iu besua nga arbëreshët të mbronin disa elementë të alfabetit të De Radës, pra përfaqësonte dhe arbëreshët në Kongres.
Në këtë kongres të mbledhur 14-22 Nëntor 1908 në Manastir morën pjesë përfaqsues të 26 zonave (nga 2 delegatë), pra gjithsej 52 delegatë. Pjesa më protogoniste e delegatëve ishin përfaqësuesit e 3 shoqërive që servirnin dhe nga një variant sejcila; shoqëria “Stambollit” me Mitat Frashërin përfaqësues, Gj Fishta e L Gurakuqi të shoqërisë “Bashkimi”, Ndre Mjeda e shoqërisë “Agimi”, dhe personalitete të tjera historike si N Kaçorri i klubit “Vllaznia” të Durrësit, Fehmi Zavalani i klubit “Bashkimi” të Manastirit, H Mosi, Shahin Kolonja, M Grameno etj.
Pas hapjes së Kongresit nga kryetari i shoqërisë “Bashkimi”, të Manastirit që ishte dhe përfaqësues organizator u zgjodh një komision me njerëz kopetent (12 veta). Nga shoqëria “Bashkimi” e Shkodrës u zgjodhën në komision të dy delegatët e saj, Gj. Fishta dhe L. Gurakuqi. Gj. Fishta u zgjodh kryetar i komisionit me 49 vota, nga 52 votues.
Detyra që mori komisioni ishte që për 3 ditë me dyer të mbyllura, të punohej me përgjegjësi atdhetare për të dhënë një projekt abeje dhe për ta miratuar përfundimisht në kongres.
U shqyrtuan të trajtohen 3 varjantet kryesore të “Bashkimit”, “Frashërit” dhe “Agimit”.
Që në fillim komisioni vendosi që alfabeti që do të delte do të ishte me bazë latine. Në këtë mënyrë varjanti i Mjedës ra shpejt me gjithë se propogandohej si variant shkencor dhe mbështetej shumë nga të dërguarit austro-hungarezë që vëzhgonin në Kongres. Këmbëngulja e veçantë e përfaqsuesve të “Bashkimit”, Fishta e Gurakuqi bënë që të skualifikohej varianti diakritik sllavo-kroat i Mjedës. Në këtë moment Mjeda i inatosur për “disfatën” rreshtohet me përfaqësuesit e shoqërisë “Stambollit” dhe mbron variantin e “Frashërit”.
Pas debateve të shumta e vendos që të pranoheshin dy variante të të dy shoqërive: i “Bashkimit” dhe i “Stambollit”. Në lidhje me arritjen e suksesit të “Bashkimit” dhe Prend Doçit e Gjergj Fishtës ka patur vlerësime e relacione jo vetëm nga personalitete kulturore kombëtare por dhe nga albanologë të huaj (konsuj të ndryshëm) etj.
Konsulli Austro-Hungarez nga Manastiri njoftonte Vjenën:
“Vendosen dy alfabete një thjeshtë latin (pothuajse identik me atë të abatit të Mirditës) dhe i ashtuquajturit alfabeti i Stambollit (Frashërit)”1.
Konsulli Rus në Manastir në një kumtim të hollsishëm mbi kongresin e Manastirit ndër të tjera shkruan:
“U pranua njëzëri alfabeti i “Bashkimit” dhe i Frashërit”1.
Antari i Komisionit Gjergj Qiriazi pohon: “Ne vendosëm me vota të plota të adoptojmë dy alfabete atë të “Bashkimit” dhe atë të “Frashërit” me disa ndryshime sipas nevojave të gjuhës”2.
Mihal Grameno i cili në Kongres mbajti anën e alfabetit të Stambollit shkruan:
“Të tretën ditë komisioni na nxori dy Abece; Të Stambollit me ndryshime dhe të “Bashkimit” i cili përdoret sot”3.
Profesor Petër Barti vë në dukje:
“Ka qenë me të vërtetë një kënaqësi e madhe për Doçin kur në nëntor të vitit 1908, shqiptarët u morën vesh të përdorin dy alfabete ku njëri prej të cilëve ai i “Bashkimit”, shërben si baze”4.
Kështu marrin fund pengesat dhe triumfon varjanti më i mirë i alfabetit të gjuhës shqipe ai i “Bashkimit” siç e kemi vënë re për miratimin e alfabetit vihen re përplasja e dy kulturave; 1) Ajo orientale e moderuar e përfaqësuar nga M Frashëri, Sh Kolonja, e M Grameno e Mjeda që kishte në përzierjen e saj elemente të kulturës aziatike e bizantino-sllave dhe 2) kultura oksidentare-perëndimore që përfaqësohej nga P Doçi, Gj Fishta, L. Gurakuqi, De Rada, Komadra, Z. Skiroj por dhe Konica, H. Mosi etj dhe në kompleksitetin e vet kjo kulturë përfaqësonte elemente autoktone “Iliro-Shqiptar” bartës të të cilëve ishin Budi, Bogdani, Bardhi, dhe elemente të kulturës romane. Varianti fitoi dhe shqiptarët përfituan më të mirën abece.

Krijimtaria Letrare.

Në fushën e krijimtarisë poetike e prozaike Prend Doçi ka vendin e vet të spikatur në epokën tonë të rilindjes. Shumë nga veprat e tij krijuese me një mjeshtri e frymzim kombëtar janë botuar pa amtarë për shkak të rrethanave të vështirë të veprimtarisë së tij. M gj atë duke u nisur vetëm nga ato që janë botuar, Prend Doçi shndrit si një yll në qiellin shqiptar të epokës rilindase, krahas yjeve të tjerë si Naimi, De Rada, P. Vaso, Asdreni etj.
Disa nga veprat e tij të botuara në atë kohë janë:
“Këngë për Dora d’Istrien”, “Një kushtrim shqiptarëve”, “Shqypnia në Robëri”, “Vajtim për Maria Roza Toçin”.
“Në poezinë Shqipnia në Robni” në një strofë të saj perceptohet dhe ndjehet një frymzim jo i zakontë:
“Prej reshë po del një gjamë që thotë:
jo nuk është e veje e nanë pa djem Shqypnia!
Prej reshë zbret një flamur në botë;
E nguli i Nalti dhe shkroi “Lirë le të jetë trimnia”.

Në prozë me gjithë shkrimet e shumta që kishte, u hartuan me emrin e tij shumë pak si p.sh.
“Kumtim mbi Epirin”, “Mbi abacinë e shënllezhderit në Mirditë”, Topografia e Lezhës”, “mbi gjendjen kishtare në Shqipëri” etj.
Këto vepra kanë vlerë historike, etnologjike e kulturore.
Krijmtaria e Prend Doçit influencoi shumë në frymëzimin patriotik popullor dhe pati jehonë të madhe tek bashkëkohësit.
Në Kongresin e Durrësit 1918, Mehmet Konica ngriti me forcë çështjen e bashkimit kombëtar. “Këtë bashkim ta kuptojmë ashtu si e kanë shprehur poetët tanë N. Frashëri te “Dallëndyshet” (Bagëti e bujqësi), P. Vaso tek “O moj Shqypni” dhe P. Doçi tek “Shqypnia në robni”1.
Në veprën “Dora d’Istries” shqiptarët P. Doçi renditet si poet pas De Radës e Z. Jubanit”2.
“Poeti Ali Asllani… kujtonte shpesh… fjalët që i kishte thënë
I.Qemali për P. Doçin “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, ky do ta bënte pa ne e më mirë se ne”3.
Shënim: (kjo pjesë që bën fjalë për krijimtarinë është e fq. 16 të këtij materiali).
Madhështia e këtij kolosi rilindas duket shumë qartë. P Doçi në fund të shekullit 19, e fillim të shekullit 20 spikat me personalitetin e tij si luftëtar e prijës, diplomat e politikan, gjuhtar e poet, njohës i shumë gjuhëve e qytetërimeve të tjera si Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht, Greqisht, Indisht etj.
Bie në sy dhe të shqetëson fakti se: P Doçi gjatë gjithë veprimtarisë së tij patriotike pati një rezistencë jo vetëm të të huajve por dhe nga bashkëkohës që influencoheshin nga kulturat orientale si Turkoaziatike, bizantino-greke dhe Sllave që përfaqësojnë në përgjithësi kulturën Orientalo-Bizantine.
Ky personalitet që luftoi si askush tjetër për rilindjen e kulturës Iliro-Shqiptare, e me orjentim natyral Romano-Oksidentale, vazhdoi të luftohej edhe pas vdekjes duke u përpjekur të lënë në harresë, duke mos e botuar veprën dhe veprimtarinë e tij. Kur një popull nuk ka heronj është mirë ti krijojë ato, ndërsa kur i ka dhe i harron, ai nuk ka të ardhme. “Mëkatarët” e shqiptarëve, as sot nuk e thonë të vërtetën.
Dhe dëmi nuk rëndon mbi Prend Doçin, Fishtën, Konicën, Marlaskaj etj, por mbi shqiptarët që humbin etërit shpirtëror, bartësit e kulturës kombëtare por dhe udhërrëfyesit e së ardhmes së tyre perëndimore.
 
Kryengritja e kurbinit

Kryengritja e kurbinit

KAPITULLI XII

KRYENGRITJA E KURBINIT (1905-1907) DHE E BREGUT TE MATËS (1911) TREGONIN SE LUFTA PËR LIRI NË MIRDITË DHE RRETHET E SAJ NUK ISHTE SHUAR.

1. Kryengritja e Kurbinit 1905-1907. Aktiviteti politik dhe shpirti kryengritës i Nikoll Kaçorrit.
2. Rikthimi në atdhe (pas 11 vjetësh) i Preng Doçit dhe aktiviteti i tij patriotik deri në Luftën e Parë Botërore
3. Rikthimi i Prengë Bibë Dodës pas 28-vjet internim nga Turqia. Përpjekjet e tij për të rikthyer lavdinë e perënduar të Mirditës dhe Shqipërisë pas vitit 1908, vetëm një iluzion.
4. Kryengritja e Bregut të Matës.


1.Kryengritja e Kurbinit 1905-1907. Aktiviteti politik dhe shpirti kryengritës i Nikoll Kaçorrit.

Ështe veçori dhe karakteristikë e përgjithshme se gjatë gjithë kohës kur Shqipëria dhe çështja Kombëtare shqiptare ka qenë në udhëkryq, fretërit katolik shqiptar kanë luajtur një rol fondamental jo vetëm në hedhjen e themeleve të kësaj kulture dhe kësaj çështje, por janë bërë jo rrallë frymëzues të aksioneve kryengritëse të luftës për liri të shqiptarëve. Kështu për këta klerikë në veprimtarinë e tyre shpesh çështja kombëtare zen vendin kryesor në vend të edukimit fetar kristian, për të cilën u arsimuan e formuan.
Një ndjenjë e tillë atdhetarie pati pushtuar dhe qënien e Nikollë Kaçorrit i cili u përpoq e sakrifikoi deri në rrahjen e fundit të zemrës së tij të madhe.
Në fillim të shekullit të 20-të vihet re tendenca e qeverisë turke për të intensifikuar sundimin e Shqipërisë në përgjithësi por dhe për ta vendosur këtë sundim plotësisht edhe në trevat katolike si Kurbin dhe bajrakët e tjerë të Mirditës, Bregut të Matës e Lurës. Tendencat për të detyruar Kurbinasit për të paguar taksat qeverisë turke nga njëra anë si dhe vendosmëria për të mos ta njohur këtë pushtet dhe për të qenë të pavarur nga ana tjetër, përbëjnë dhe shkakun kryesor të ballafaqimit me armë dhe shpërthimit të kryengritjes së Kurbinit në vitet 1905-1907.
Organizatorët dhe frymëzuesit kryesorë të kësaj kryengritje ishin përveç Nikollë Kaçorrit edhe patriotë të tjerë nga Kurbini, Kruja e Durrësi si: Gjin Pjetri (i pari i 45 pleqve të Krujës e Kurbinit) nga Skurajt, famulltari i Laçit At Shtjefën Gjeçovi, Llesh Pjetri i Milotit, durrsakët Neki Libohova, Kristaq Rama, Mihal Rama, Hafiz Ali Podgorica, Abaz Çelkupa, Sejda Kërtusha etj.
Kuvendet ishin një institucion kryesor i vendimit popullor për kryengritje në të cilët roli i Nikollë Kaçorrit është i spikatur. Njihen kuvendi I, II dhe III i Kurbinit në vitet 1906-1907. Veprimet luftarake qenë të organizuara dhe u shtrinë në gjithë Kurbinin si; Skuraj, Laç, Mal i Bardhë, Gjormë etj. Një nga burimet që u mbështetën për të dhënë një panoramë të përgjithshme, përdorën përmbajtjen e letrave që këmbente Nikollë Kaçorri me Shtjefën Gjeçovin gjatë kësaj kohe. Në këto letra por dhe burimet e tjera të shkruara; letrat e Nikollë Kaçorrit me Konsujt Austrohungarezë, letrat e Konsujve Qeverisë së tyre Austrohungareze etj.
Nga këto burime historike rezulton se Nikollë Kaçorri e presupozonte mbështetjen e qeverisë Austrohungareze kundër qeverisë Turke. M.gj.atë qeveria Austrohungareze ka hezituar gjithmonë për të përkrahur këto lëvizje e shpesh ajo ka bërë thirrje për ndërprerjen e luftimeve. Qëllimi, të ruhej “Status Kuoja”.
Kuvendi i III-të i Delbnishtit pati pjesmarrje jo vetëm të krerëve të Kurbinit por dhe Mirditës e Krujës dhe kishte si qëllim zgjerimin e rezistencës kundër taksave të qeverisë Turke.
Pavarësisht nga përfundimi i Kryengritjes rrjedhoja me pozitive e saj ishte se ndjenja për pavarsi e shqiptarëve u ngrit një shkallë më lart dhe pushteti turk në Shqipëri dobësohej çdo kohë e më tepër. Veprime të tilla, por dhe të tjera në Mirditë, Shkodër etj, ishin veprime që përbënin prologun e kryengritjeve shqiptare në vitet 1910, 1911 dhe 1912, për kurorzimin e pavarsisë kombëtare.

q Burgosja

Veprimtaria atdhetare e Nikollë Kaçorrit ishte vënë me kohë në shënjestër të qeverisë turke. Arrestimi i shumë organizatorëve të kryengritjes së Kurbinit Ymer Deliallisit, Mustë Haxhiu etj ishte një nga masat kryesore pas rënies së saj. Jashtë këtij proçesi ndëshkues nuk mund të ngelte organizatori kryesor i saj Nikollë Kaçorri. Spiunët që gjurmonin veprimtarinë e këtij patrioti futën në dorë shumë të dhëna që kishin të bënin me furnizimin me armë të kryengritësve si dhe siguruan letra të tij të cilat kishin të bënin me organizimin e rrezistencës antiosmane si dhe mosbindjen e popullsisë së Kurbinit për të paguar taksat e detyrimet osmane.
Preteksi për arrestimin e Nikollë Kaçorrit u bë kapja e armëve dhe e letrës së Kaçorrit në Shijak.
“Kryeprifti i Katolikëve emzot Nikollë Kaçorri u burgos… për këto shkaqe. Më 4 të këtij muaji (korrik 1910), dy shërbëtorë të kryepriftit, sipas zakonit të përjavshëm merrnin postën nga Kaçorri për të dërguar në Delbnisht (Kurbin) ku banon arqipeshkvi. Pas dy ditësh që u nisën bashkë me postën e me plaçka të tjera për ti çue në shtëpi të priftit në Delbnisht, u kapën rrugës sa arritën tek ura në Shijak… Bashkë me materialet u kapën dhe armë e letra që i kishte çue Nikolle Kaçorri”1.
Pavarësisht se shërbëtorët që u kapën nuk pranuan se materialet (armët) kishin të bënin me Nikollë Kaçorrin, përkundrazi ata thanë në gjyq se kjo është e vetmja mënyrë e qeverisë për ta mbajtur K/priftin në burg.
Në fund të dhjetorit, në masa të larta sigurie Nikolle Kaçorri u dërgua nga Durrësi në Stamboll (diku në brigjet e detit Marmara), për tu gjykuar dhe mbajtur në burg. Gjykimin e parë e mori në gjykatën e Durrësit me 4 vjet burg. Vendimi i Gjykatës e dënonte jo vetëm për armët, por edhe për nxitje kundër ligjeve të shtetit dhe pjesmarrje në kryengritjet e Kurbinit (1905-1907).
Burgosja e Nikollë Kaçorrit bëri jehonë të madhe brenda por dhe jashtë vendit;
- Për lirimin e Nikollë Kaçorrit u interesua pranë Stambollit qeveria Austrohungareze e cila në Kongresin e Berlinit 1878, kishte fituar të drejtën e protektoratit në trevat shqiptare katolike. Po kështu dhe Vatikani kishte të njëjtin interes.
- Në mbrojtje të Nikolle Kaçorrit u vunë në radhë të parë vëllezërit e tij patriotë si; Gj Fishta që mbrojti në mbledhjen e Gjenevës, Dervish Hima që e vuri gazetën e tij në shërbim të çështjes Kaçorri. Po kështu H Mosi etj.
- Edhe në Kuvende e mbledhje që zhvillonin shqiptarët patriotë mbronin dhe protestonin kundër mbajtjes së Nikollë Kaçorrit në burg. Kështu ndodhi në mbledhjen e Junikut 23-25 Maj 1911, ku u kërkua lirimi i tij.
- Për këto arsye Sulltani urdhëroi Ministrin e Brendshëm Turk që Nikollë Kaçorri të lirohej. “Lirimi u bë më 17 Qershor 1911”1.
Ky lirim i imponuar e rriti autoritetin e patriotit Nikollë Kaçorri dhe reagimi shqiptar do të rritej. Shkaku kryesor ishte; Xhonturqit vunë regjimin e terrorit duke mbyllur klubet kulturore e patriotike në gjithë vendin, mbyllen shkollat shqipe, vranë shumë shqiptarë dhe burgosën e ndoqën patriotët dhe eksponentët e kulturës Kombëtare.
- Kjo qe dhe shkaku kryesor që në Shqipëri sundimi turk u bë i padurueshëm dhe shqiptarët tani ishin në kryengritje masive antiosmane për pavarsi.

2. Rikthimi në atdhe (pas 11 vjetësh) i Preng Doçit dhe aktiviteti i tij patriotik deri në Luftën e Parë Botërore

Preng Doçi në fillim qe burgosur (1877) në Turqi e më vonë me ndërhyrjen e Papës, Austrisë, Francës etj, ai u lirua me kusht që të mos futej në territoret e zotëruara nga Perandoria Osmane. Për këtë ai u ngarkua me detyra nga Papa i Romës duke shërbyer në tre kontinente dhe shumë qytete e shtete si, Romë, Kanada, SHBA, Kalkuta (Indi), Dalmaci etj.
Në verë të vitit 1888 emërohet nga Papa Abat i Mirditës. Po në këtë kohë nxirret dhe leja për të lëvizur Abati vetëm në Mirditë e Shkodër dhe ky qe kusht i Qeverisë turke.
Nopça në këtë kohë shkruan: “Dalja e papritur dhe plot shkëlqim në detyrën e Abatit të Mirditës e këtij njeriu të jashtëzakonshëm në çdo kuptim, që kishte qenë zhdukur nga sytë e mirditësve 11 vjet më parë, shkaktoi mbresa në tërë Shqipërinë e Veriut. Abacia u zgjerua me dekrete të njëpasnjëshme të Papës dhe në 1894 ajo përbëhej nga 13 Famulli. (Lezhë, Mirditë e Lurë). Priftërinjtë e huaj e shihnin me urrejtje indigjenin jo vetëm se ishte më i përgatitur se ata por që mori mbështetje nga Papa dhe Vatikani.
Rikthimi në Abacinë e Mirditës (Oroshit) i Prend Doçit në pamje të parë të krijonte idenë se nuk do i jepte mundësi të riaktivizohej me çështjen kombëtare, për shkak të historisë së vjetër por dhe të rrethanave në kohën që u kthye. Por s’ndodhi ashtu.
Prend Doçi tani me një begraund kulturor më të madh dhe me një përvojë të jashzakonshme do ta përqendronte veprimtarinë e tij nga politiko-luftarake në politikë, filozofike e kulturore duke dhënë një kontribut kombëtar të pazëvendësueshëm jo vetëm për Mirditën por për mbarë çështjen Kombëtare Shqiptare.
Pas kthimit të Prend Doçit në Atdhe raportet dhe situatat në Ballkan kishte ndryshim. Sa më shumë theksohej kriza në Perandorinë Osmane dhe dobësohej Turqia aq më tepër rritej oreksi dhe tendenca shoviniste ndaj tokave shqiptare të shteteve ballkanike të cilat tashmë ishtin të pavarura nga Turqia si: Serbia, Greqia, Mali Zi etj.
Në këtë këndvështrim Prend Doçi dhe rilindas të tjerë shprehen për autonominë dhe jo për pavarësinë e menjëhershme të Shqipërisë.
Pikpamja për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë sipas Doçit dhe princit Prengë B Doda ishte: Të sigurohej autonomia e trevës së Mirditës dhe e zonave për rreth (nga Drini në Shkumbin), të konsolidohej ajo në këto zona dhe pastaj të lidhej besa në gjithë trevat shqiptare e të sigurohej autonomia për gjithë shqiptarët.
Parashikohej që për një kohë të shkurtër shteti autonom shqiptar do të konsolidohej si në aspektin e organizimit ushtarak, kulturor dhe politik e kështu ai (shteti), do të mund të shpallej i pavarur nga Turqia pa patur frikë nga agresioni Sllavo-grek ndaj tij. Proçesi i autonomisë thotë Doçi, për nga zgjerimi do ti ngjasonte dallgëve që lëvizin kur hedh gurin në një pellg me ujë,nga qendra në periferi.
Kështu edhe Doçi si stërgjyshërit e tij mendonte se kushtet shtetformuese për shqiptarët janë në zonën e “Arbërit” të Skënderbeut, por edhe për faktin se kryesisht kjo zonë kishte ruajtur më shumë se asnjë tjetër traditën shqiptare; besë, fe e shqiptari.
Në këtë zonë ku do të fitohej fillimisht autonomia për shqiptarët ishte ruajtur e gjallë lëvizja antiosmane dhe flamuri i Skënderbeut.
Teza e autonomisë u bë për gjithë Rilindjen si teza kryesore në lëvizjet politike e diplomatike.
M S Gurra thotë: “Prend Doçi - një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës, mendonte se në radhë të parë për të fituar duhet të zhdukej mosbesimi midis myslimanëve e të krishterëve dhe shqiptarët të kishin një fe të vetme- Shqiptarinë”.
Prend Doçi predikonte se “Besa e vënë në përgjithësi kundër gjakmarrjes i hap rrugën besës e lidhjes për mbrojtjen kombëtare”.
“Popullsia e Matit dhe e Dibrës - shkruan Doçi - kanë fillue të shohin nevojën për me u bashkue me katolikët, sidomos me Mirditën. Me rastin e festës së Abacisë tonë më 14 Maj morën pjesë mbi 300 myslimanë në ceremoni, ç’ka asht nji gja si diçka e re”1.
Politika dhe platforma e Xhontuqve ndër të tjera parashikonin dhe islamizimin e plotë të Shqipërisë, pikë e cila qe kundërshtuar me forcë nga Prend Doçi. Kjo duket qartë në fjalët që i tha Prend Doçi-Turgut Pashës; “Liritë e Mirditës janë njohur në Kongresin e Berlinit e pranuar nga Porta e Lartë. Turgut Pasha pohoi se i njihte ato liri e i nderonte vendimet e Evropës e të Portës së Lartë prandaj nuk do ti shtrinte në Mirditë veprimet spastruese ushtarake m.gj.se e kishte rrethuar mjaft mirë në të katër anët atë. Duke shfrytëzuar këtë “konjukturë” rreziku, veçanërisht Serbët e hartuan platformën e bashkimit të zonës katolike bashkë me Shkodrën e Malin e Zi.
Edith Durham sjell një dëshmi të Prend Doçit për qëndrimin dhe pikpamjet e tij politike kombëtare;
“Fliste me mençuri të madhe. Ndoshta ishte një nga më tejpamësit nacionalistë shqiptar… nga lartësia e këtij vendi, ne soditnim Shqipërinë, vargje malesh si valë të gurta të një deti mal që ngrihej drejt një qielli mrekullisht të kaltër dhe humbisnim në lartësinë e një horizonti të kuqërremë. Ai i lëvizte duart me kryelartësi e entuziazëm drejt kësaj pamje… Është gabim - më tha Ai - të veprojmë që tani kundër Turqisë. Turqia nuk është më keqi armik që kemi. Vendi ynë ka vuajtur tmerrësisht nga Turqia. Por Shqipëria nuk vdiq. Larg nga kjo. Tani kemi një armik tjetër shumë më të keq që rritet dita ditës dhe ky është Sllavi. Rusia me kishën e saj fanatike dhe me çetat e egra Serbo-Bullgare është gati të shkatërrojë Shqipërine e të fshijë nga faqja e dheut katolikët e myslimanët sëbashku… pastaj zgjati dorën drejt Pejës. Tej në ato anë – tha Ai – është vendi që Serbët e quajnë Serbi e vjetër. Por atje është një Shqipëri shumë më e vjetër. Atje është e populluar me shqiptarë, shumë prej të cilëve janë viktima… të Traktatit të Berlinit. Këta janë shqiptarët e vërtetë që kanë jetuar në ato troje brez pas brezi. Ai traktat ia dha Serbëve e Malazezëve dhe ata, të zeztë u shpërngulen o të sharrojnë. Me qindra humbën jetën në male.
… Vështro atje poshtë Ulqinin, qytet thjeshtë shqiptar që e kërcënuan nga luftanijet e Fuqive të Mëdha. Na e rrëmbyen me forcë. Si do ti kundërshtonim në të gjithë Evropën?… Kosovën e keqpërdorin Sllavët… Ata e dinë mirë se gjersa në një vend ndodhën 10 serbë bashkë, Rusia bën be që e gjithë zona është Sllave.
… Shpirti i Kombit është zgjuar si tek myslimanët edhe tek të krishterët.
… Në qoftë se bëhet luftë tjetër Sllavët do të na mundin. Ne duhet të bëjmë propogandë që ti japim Evropës të kuptojë se ka dhe popuj të tjerë përveç Serbit e Bullgarit që duhen çliruar. Tani Turku është e vetmja forcë mbrojtëse e jona ndaj Sllavit shkelës. Prandaj unë them të mos bëjmë asgjë që mund të dobësojë turkun gjersa të bëhemi aq të fortë, sa të qëndrojmë vetëm në këmbë e të kemi fituar njohjen e Europës. Kur do të rrëzohet perandoria turke ne duhet të mos biem as në duart e Austriakut e as ato të Sllavit”1.
Prend Doçi mori pjesë direkt dhe indirekt në lëvizjet për autonomi e pavarsi 1910-1912.
Nuk ka dyshim se me mjetet që i lejoheshin Prend Doçi qëndronte në radhën e parë të organizatorëve. “Në një kuvend të mbajtur në Kallmet në ditët e para të tetorit 1911 krerët e 12 Bajraqëve të Mirditës vendosën që të mos tu binden autoriteteve osmane, të hiqej kajmekanllëku, të largohen trupat, të njihen Prengë Bibë Doda e Prend Doçi si të parët e vendit”1.
Në mars 1912 Prend Doçi mbështet kuvendin e Zejmenit, i cili vendosi mënyrën e veprimit të kryengritësve dhe u caktua komanda e përbashkët.
Tërthorozi nxiti dhe përgatiti kuvendin e Perlatit në të cilën u lidh besa dhe u ndanë detyrat luftarake midis Kthellës (Mirditë) dhe Dibrës.
Prend Doçi përkrahu dhe nxiti mbajtjen e kuvendit të Rubikut në të cilin u zgjodh delegacioni që do të përfaqësonte të beslidhurit në Shkup. Në atë kuvend u hartua dhe një projektKushtetute për Shqipërinë autonome ku ai dha ndihmesën thelbësore. Ky Statut (Kushtetute) u njoh nga konsujt me emrin “Memorandum i Mirditasve”.
Prend Doçi mbante lidhje me gjith prijësat e kryengritjes, si në Mirditë e Kurbin por dhe Malësinë e Madhe. Në Kurbin mbante lidhje me Gjin Pjetrin e Skurajve – veteran i kryengritjeve në Kurbin.
Pas Prengë Bibë Dodës në vend të tij ka qenë Marka Gjoni, një njeri me të cilin Prend Doçi ndryshe nga i pari pati marrëdhënie mosbesimi. Kjo për arsye se Marka Gjoni nuk shprehte aspiratat e Mirditës dhe të shqiptarëve se sa interesat e të huajve që e kishin ndihmuar për të qenë i pari i Mirditës. Për këtë Ai merrte pas vitit 1912 një rrogë të majme nga austrohungarezët e më vonë dhe nga të tjerë shtete që luanin politikë jo favorizuese për Shqipërinë. Në këtë kohë diplomati Anglez J Sëire shkruan:
“Mirditasit nën udhëheqjen e abatit të tyre guximtar me sa patën mundësi ndoqën një politikë kombëtare”.
Qëndrimi aktiv e kryengritës, por dhe asnjanës nga ndikimet e të huajve, gjeti shprehjen në mënyrë shumë origjinale dhe në aktivitetin zyrtar të qeverisë së përkohshme shqiptare të Vlorës e cila shpalli asnjanësinë në konfliktin Ballkanik.
Prend Doçi përshëndeti ngritjen e flamurit dhe mikun e tij I Qemalin si kryetar i Qeverisë të dalë në Vlorë. I Qemali e vlerësonte me superlativa abatin e Mirditës Prend Doçin.
Më 16.12.1912 u mbajt një kuvend i gjerë në Orosh në selinë e Prend Doçit, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Matit, Dibrës, 12 Barjaqeve të Mirditës, Pukës, Dukagjinit dhe të Kurbinit. Doçi në fjalimin e tij mund të thuhet se ishte dhe themeli i marrëveshjes. “Shtylla e së ardhmes së Shqipërisë sipas Doçit do të ishin përfundimi i një bese të përgjithshme, bashkim e vllazërim”. Kjo i shërbente padyshim Qeverisë së Vlorës që sapo ishte formuar.
I Qemali eiaka kërkuar mbështetjen e tij për Qeverinë që kryesonte, Abatit të Mirditës.
Në një nga shumë letrat që këmbenin I Qemali me Prend Doçin shkruhet “Kam nevojë të bindësh malësorët katolikë trima, të cilët nuk luftojnë gjë tjetër veç për pavarsinë kombëtare dhe i kërkon të dërgojë 2 delegatë qoftë në Vlorë, qoftë sëbashku me komisionin në Europë”1.
Në 24 prill 1913 ditën para kuvendit që kishte organizuar Prend Doçi, Esat Pashë Toptani ia lëshoi Shkodrën Krajl Nikollës së Malit të Zi.
Ja si e priti këtë akt tradhtie të Esatit Prend Doçi.
“Ndodhem në një gjendje tmerrësisht të tronditur. Mora vesh lajmin e ramjes së Shkodrës në duart e Malazezëve. Ky lajm erdhi zyrtarisht në komandën Serbe të këtushme me urdhën që të përshëndesë fitoren e mbretit Nikollë me të shtime topash, gjë që u bë sot në mëngjes ora 1030 ” 2.
Sidoqoftë në bazë të ftesës së Prend Doçit më 4 Maj 1913 u mblodhën në qytetin e Lezhës në Kuvend, Bregmatas, Dukagjinas, Mirditas, Malësi Madhe, Pukë, Lumë, Mat, Dibër, Zadrimë, djelmënia shkodrane etj. Në Kuvend u zgjodh një komision prej 16 vetësh përfaqësues të gjithë krahinave i cili formuloi një kërkesë ultimative drejtuar Komandantit të flotës ndërkombëtare për të mos njohur aneksimin e Shkodrës Malit të Zi.
Kuvendi lidhi besën e të gjithë pjesmarrësve që nën flamujt e Shqipërisë tu dalë zot trojeve shqiptare deri në të mbramen pikë gjaku, duke mësy edhe Shkodrën për me e nxjerrë jashtë Malin e Zi”3.
Një vit më vonë që besa të mos prishej (kuvendi në Lezhë) mes gjithë krahinave shqiptare, Prend Doçi organizon në Shkodër një miting në kujtim të ngritjes flamurit kombëtar. Në fjalimin e tij Prend Doçi ndër të tjera tha:
“Flamuri – tha ai – është shenjë bese, vllazrimi e bashkimi, dashurie për liri e pavarsi. Kush don flamurin don familjen e vet, shtëpinë e vet, qytetin e vet, vendin, atdheun e vet. Sot duke ngritur flamurin në Shkodër (në kalanë e Rozafës), mendja na shkon në kohë të moçme”1.

PREND DOÇI MBËSHTET PRINC VIDIN

Në pranverë (mars) 1914 shprehet përsëri në krahun e Vidit. Një nga shkaqet ndër të tjera për këtë mbështetje duhet të kenë qenë dhe lëvizja fondamentaliste islamike në Shqipërinë e Mesme. Prend Doçi ishte kundër gjakderdhjes vllavrasëse, kur turkomanët të ndërsyer nga të huajt filluan të djegin katundet e krishtera rreth Bizës, tek ai u krijua bindja se ngjarjet kishin marrë karakterin e një fanatizmi të tepruar fetar që çonte në luftra fetare”2.
Në përpjekje për të mënjanuar vllavrasjen për shkaqe fetare, Princi Vid thirri në një mbledhje përfaqësues të spikatur shqiptar si: Prengë Bibë Doda, Ismail Qemali, Bajram Curri, Prend Doçi, Isa Boletini e Fuat Toptani.
U dhanë mendime të ndryshme. Prend Doçi e Fuat Toptani u shprehën për një mësymje kundër rebelëve ndërsa I Qemali bëri thirrje për pajtim.
Më vonë Prend Doçi ishte për një sulm, por mbreti siç thotë, është shumë i urtë e me tu dhimtë. Rebelet do ta bajnë Durrësin varr n.q.se mbreti nuk e zbraz. I Qemali duke vlerësuar Prend Doçin shkruan: “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, ky do ta bënte pa ne e më mirë se ne”.
 
Rikthimi i Prengë Bibë Dodës pas 28-vjet internim nga Turqia

Rikthimi i Prengë Bibë Dodës pas 28-vjet internim nga Turqia

4. Rikthimi i Prengë Bibë Dodës pas 28-vjet internim nga Turqia. Përpjekjet e tij për të rikthyer lavdinë e perënduar të Mirditës dhe Shqipërisë pas vitit 1908, vetëm një iluzion.

Prend Doçi pas kryengritjes së 1875-1877, në fillimin e shekullit XX-të theksonte:
“… Kryetar i vërtetë i mirditasve ishte vetëm Prengë Bibë Doda, i cili fatkeqësisht ndodhej i internuar në Turqi…”1.
Me këtë P Doçi kërkonte jo vetëm të justifikohej për veten e tij para autoriteteve osmane pasi ishte në vëzhgim të posaçëm, por nga ana tjetër ishte dhe një kërkesë e tërthortë për ta rikthyer princin mirditasve.
“Në kujtimet e Konsujve ka mendime pro e kundër lidhur me qëndrimin e Doçit ndaj kthimit të P B Dodës në Mirditë. Sidoqoftë Doçi ka ndërhyrë qysh herët në kthimin e Prengë Bibë Dodës. Nuk ka dyshim se Margjel Ndoja i Kimzës… u dërgua tek Prengë B. Doda në Kostamin të Turqisë me 1903 me dijeninë e P Doçit”1.
Margjel Ndoja i tha P B Dodës, se 12 Krerët mirditas kanë kërkuar që të organizohet arratisja nga burgu i Turqisë për tu kthyer në Mirditë, për me u vu në krye të tyre si në vitin 1876.
Megjithatë shpresat e Prend Doçit për të, tani pothuajse ishin shuar. Për këtë thotë:
“… shpresat e dikurshme për të nuk përligjen, ai tashti është një gjë e vdekur dhe aftësi nuk ka”2.
Ippen duke folur për internimin 28 vjeçar të P B Dodës dhe pasojat psikologjike e fizike të tij, ndër të tjera thotë:
“Duke qëndruar 28 vjet në internim edhe në zjarr të kishte qenë do ishte ftohur.
Pas këtij internimi të gjatë P B Doda nuk ishte më ai i pari. Duket se xhonturqit (Turqit e rinj) e kishin bindur për reformën e tyre, ligjet etj megjithëse këto ishin antishqiptarë dhe synonin ndër të tjera islamizimin e pjesës Katolike të mbetur. Nga ana tjetër edhe Austro-Hungarezët mbështeten më mirë P. B. Dodën se P. Doçin.
Historiani Pal Doçi në lidhje me kthimin e P. B. Dodës në vitin 1908 shënon:
“Me urdhër të xhonturqve P. B. Doda doli në Mirditë dhe mbodhi Kuvendin e 12 Bajrakëve në Shpalë në të cilën shpalli besnikërinë e tij ndaj turqëve të rinj. Pas kësaj Qeveria vendosi në Orosh godinën e administratës qeverisëse. Duke patur frikë P. Doçin dhe influencën e tij në popull, por dhe një kundërveprim të mundshëm me armë kundër tij dhe qeverisë, P. B. Doda në një fjalë dhe me Marka Gjonin e kundërshtuan vendosjen e administratës turke në Orosh (Mirditë), duke e përligjur se për një të huaj nuk kishte asnjë shtëpi e asnjë truall në Orosh.
… për këtë Valiu u bind dhe se P. B. Doda tani gjysmë turk do të ishte më i përshtatshëm se cilido nënpunës turk pa fuqi e pa prestigj”1.
Në Mirditë që nga viti 1820-1868 por dhe në kohën e kryengritjes 1876-1877 ishte krijuar një mendësi për krijimin e një Principate autonome që do të përfshinte territoret mes Drinit e Shkumbinit. Kjo ide pati mbështetje deri diku edhe në perëndim, veçanërisht nga Franca. Bashkë me këtë mendësi kishte lindur dhe një ndjenjë dinastike ndaj derës së Gjon Markut. Protagonistët kryesorë të formimit të këtij mentaliteti ishin jo vetëm Bibë Doda e i biri Prengë Pashë Mirdita por dhe Abatët e Mirditës si Zarishti e Krasniqi. Megjithatë ky mendim qe ushqyer kryesisht nga konsujt e huaj. Natyrisht në mbështetje të idesë për një princëri shqiptare fillimisht në veri deri në Shqipërine e mesme dhe pastaj në gjithë Shqipërinë, me qëllimpërfundimtar Shqipërinë e pavarur, kishte qenë dhe rilindasi ynë Prengë Doçi. Jo vetëm kaq, por në kryengritjen e 1876-1877 që e tentoi këtë rezultat kishte rolin e pazëvendësueshëm P. Doci bashkë me pinjollin e Bibë Dodës, Prengë Bibë Dodën.
Por tash (1908) në kushte të reja, për të mos i rënë ndesh këtij mentaliteti, Prengë Doçi veproi me shumë kujdes e maturi. Austro-Hungarezët u munduan ti rritnin namin P. B. Dodës.
“Duke u nisur nga ky mendim meqenëse në vjeshtë të vitit 1908 xhonturqit donin të organizonin një aksion të madh shqiptarësh kundër Malit të Zi, me qëllim që ti afronin shqiptarët me qeverinë xhonturke, A Krali propozon që kjo ndërmarrje të mos i besohet P. Doçit por P.B.Dodës duke i vënë në përforcim edhe Tefë Curanin, e disa oficerë turq”1. Në këtë ide A. Krali kishte të drejtë, pasi e kuptonte mirë se P. Doçi ishte i qartë se veprimet kundër fqinjëve të shqiptarëve (mirditasve) ishin kompromentuese për ta dhe këtu përfitonte vetëm pushteti Xhonturk. Pasi u këshillua herë-pas-here nga Doci, P.B.Doda filloi të mos kishte ndonjë pasion për mbështetjen e qeverisë Xhonturke. Pika që do ta divorconte mendimin e P. B. Dodës me turqit ishte jo vetëm mos dhënia e një pushteti të madh në duart e tij, por dhe pika kushtetuese që kishte të bënte me islamizimin. Në përgjithësi prijësi patriot i atij populli (Mirditasve), që nuk e kishte pushuar asnjëherë luftën për liri dhe kjo qe dhe shkaku i ruajtjes së traditës e kulturës arbnore, pas kthimit nga internimi qe konfuz në idetë e tij, ishte i paqartë në qëndrimin dhe marrëdhëniet me të huajt dhe çështjes shqiptare (mënyrës më të mirë për të fituar kjo çështje).
Në këtë kohë Preng B. Doda për interesa të veçanta kishte marrëdhënie të mira, por dhe kontradikta me kushëririn e tij Marka Gjoni.
“P. B. Doda e M. Gjoni në fillim shkuan mirë, e bashkëpunuan me njëri-tjetrin. I pari e përdorte të dytin si njohës të vendit e të njerëzve, i dyti nuk e shihte si rival se ishte i vjetër e pa fëmijë.
Ndërsa marrëdhëniet e M. Gjonit me Abat Docin nuk kishin qenë asnjëherë të mira. Për Doçin M Gjoni ishte i pagdhendur, mendjemadh dhe i egër”1.
Rivaliteti dhe lufta për pushtet mes P B Dodës dhe M Gjonit bëri që ky i fundit për të fituar pushtetin (në krye të Mirditës), u lidh dhe mbështeti Xhonturqit.
Megjithatë P. B. Doda ka luajtur një rol të dorës së parë në Kryengritjen e Bregut të Matës, epiqendra e së cilës qe Mirdita e Lezha si pjesë e saj.
Mirdita ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në kryengritjet e viteve 1910-1912 për pavarsinë e Shqipërisë. Por në qoftë se drejtuesit e saj do të kishin unitet dhe jo luftë mes tyre, atëherë kryengritja dhe rezultatet e saj do të ishin me pasoja pozitive për historinë e më vonëshme të Shqipërisë.
Patriotët e Shqipërise së mesme kishin planifikuar një kryengritje që të përfshinte fillimisht Kurbinin, Mirditën e Shqipërinë e Mesme dhe pastaj gjithë Shqipërinë.

4. Kryengritja e Bregut të Matës.

Përpjekjet për pavarësi të shqiptarëve kulmuan në kryengritjet e viteve 1910, 1911 dhe 1912.
Kryengritja e vitit 1912 ishte kryengritja më e madhe jo vetëm se detyroi Turqinë dhe Evropën të njihnin atë pavarësi (të cunguar) të Shqipërisë (28 nëntor 1912) por edhe për faktin se kjo kryengritje ishte e përgjthshme dhe e koordinuar më tepër se asnjë herë tjetër. Shtrirja e veprimeve ushtarake ishte në gjithë territorin shqiptar, nga Gjilani, Ferizaj, Peja, Prishtina, Malsia e Mbishkodrës, Dibra, Mirdita e Kurbini, Shqipëria e Mesme, Vlora e Gjirokastra etj.
Kryengritja e Bregut të Matës ishte një nga fragmentet kryesore të kësaj kryengritje dhe shënon një nga kulmet e saj. Kjo kryengritje ishte vazhdim i luftës së kahershme kundër sundimit turk.
Epiqendra e saj ishte Mirdita, Lezha e Kruja, me shtrirje deri në Kosovë dhe Shqipëri të Jugut.
“Për Zonën luftarake Mirditë-Lezhë-FushëKrujë e deri në Redon me një popullsi Katolike duhej marrë më së pari pëlqimi i Prengë Pashës (Dodës), pa fjalën e të cilit as Mirdita e as Zhupa, as bajrakët e Lezhës e Kthella nuk luanin vendit”1.
Negociatori për bisedime me P.B.Dodën (pashën) ishte Mustafa Kruja i cili e gëzonte respektin e princit Mirditas.
Prengë Bibë Doda dhe Mustafa Kruja ranë dakort që lëvizja e armatosur të fillonte dhe drejtuesi i kryengritjes të ishte Abdi Bej Toptani në Tiranë-Durrës-Krujë, kurse për Kurbinin Gjin Pjetër Pervizi i Skurajve.
Më 2 Korrik 1912 u bë deklarata e fillimit të kryengritjes në Vilajetin e Shkodrës dhe u firmos nga Abdi Toptani, Baba Zeneli etj, në të cilën bëhej thirrje gjithë shqiptarëve për kryengritje kundër sundimit turk.
Nikollë Kaçorri ishte një nga projektuesit e kësaj lëvizje antiosmane por dhe organzator e mbështetës i saj. Në një letër që Nikollë Kaçorri i dërgon Abdi Toptanit, pasi i përshkruan gjendjen e lëvizjes edhe në pjesë të tjera të vendit shkruan;
“Edhe ndër këto anë lypset të bëhen veprime të forta, sikurse ajo e Bregut të Matës, që ta marrë vesh gjithë Evropa se gjithë shqipnia po lufton trimnisht për të drejtat e veta dhe se po ndizej gjithnjë e ma fort kryengritja. Po bahen luftra të rrepta dhe kryengritësit përditë po fitojnë”1.
Kryengritja filloi sips planit ditën e parë të korrikut në Krujë e cila ra në dorë të tyre në 3 Korrik të 1912.
Më 3 Korrik u hartua shpallja e fitores e cila u hartua nga Nikollë Kaçorri në të cilën thuhej;
“U realizua qëllimi i shqiptarëve të cilët s’kanë dëshirë tjetër veç të mirën dhe lirinë e tij”.
Dy luftrat ballkanike dhe synimet shoviniste Nikollë Kaçorri i ndiqte me shqetësim të posaçëm.
Shqetësimet dhe obligimi i tij për tejkalimin e kësaj situate duken qartë në letrën që i shkruajti Perandorit Franc Jozef të Austrisë ku shprehej;
“Shumë të rrezikshme e të vështira janë këto ditë për ne Shqiptarët… shtetet e Ballkanit po sulen me e përpi dhe me e coptue Shqipninë”1.
Për ti shpëtuar kësaj situate të vështirë Nikollë Kaçorri dhe Ali Fehmi Beu u nisën me 12 tetor 1912 në Mirditë, për të kërkuar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar planeve të qeverisë Austriake. Këto lëvizje të Kaçorrit ishin të koordinuara me drejtuesit e kryengritjes si Abdi Bej Toptanin, Fasti Pashën etj.
Një thirrje e rëndësishme e Nikollë Kaçorrit në këto kohë të vështira (kohën e luftrave ballkanike) për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, ishte që të qetësoheshin fiset Katolike dhe të evitohej ndarja e Shqipërisë nga shtetet Shoviniste Ballkanike. Edhe Austria e vlerësonte dhe e mbështeste veprimtarinë e Nikollë Kaçorrit. Për këtë i propozohet qeverisë Austriake të dekorohej me “Kryqin Franc Jozef”. Ky dekorim, thuhej në propozim do të ndikonte pozitivisht në rrethet patriotike shqiptare dhe respekti për politikat Austriake në Shqipëri do rritej.
Kjo kërkesë u realizua vetëm në prill të vitit 1917.
 
Republika e Mirditës

Republika e Mirditës

KAPITULLI XIII

“REPUBLIKA E MIRDITËS” – REMINISHENCË E NJË HISTORIE TË SHKUAR.

1. Rënia e rolit të Mirditës deri në Luften I Botërore.
2. Lëvizja e Kapedanit të Mirditës për shpalljen e “Republikës së Mirditës”. Kushtet Historike.
3. Dështimi i lëvizjes për “Republikën e Mirditës”.


1. Rënia e rolit të Mirditës deri në Luften I Botërore.

Me qëndresën e tyre ndaj pushtuesve turq, në themel të së cilës ishte atdheu, flamuri dhe kryqi, mirditasit bënë histori të ndritur në mes të shqiptarëve, histori e cila shkëlqen me gjithë rrezatimin e saj deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). Në qoftë se Mirdita dhe mirditasit gjatë gjithë historisë së pushtimit Osman deri në vitin 1878 janë në ballë të luftës antiturke të shqiptarëve për lirinë e tyre, pas këtij viti (1878), kur themelohet Lidhja e Prizrenit, kur vetë Turqia numëronte vitet dhe ditët për tu larguar nga Ballkani, lëvizja për pavarësi e shqiptarëve merr një trajtë dhe përmbajtje të re në raport me historinë e popujve të krishterë të këtij rajoni.
Ështe koha kur sa më tepër krijoheshin dhe forcoheshin shtetet e reja të Ballkanit dhe kalbëzohej Turqia, rriteshin më tepër tendencat shoviniste Sllav-Greke në dëm të shqiptarëve. Kjo situatë e re në Ballkan por dhe “miqësia” e shqiptarëve me turqit, për një kohë të gjatë që dhe kunjuktura historike që favorizonte tezën e bashkëpunimit me Turqinë në zgjidhjen e çështjes shqiptare duke pranuar në fillim autonominë dhe kur të kishte një situatë të përshtatshme të shpallej pavarsia. Kështu në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, historia deshi që shqiptarët për të fituar lirinë e pavarsinë e tyre nga Turqia, rrezikoheshin më tepër nga popujt “miq” të Ballkanit me të cilët në fillim luftuan bashkë për të penguar pushtimin Osman në vendet e tyre, sesa nga Turqia, që kishte qenë armiku i përgjithshëm i tyre. Ky raport mes “miqsh” dhe “armiqsh” pas rreth pesë shekujsh pati ndryshuar, e për këtë historia imponoi shqiptarët të ishin “fajtorë”, megjithëse ata bënë luftën më të përgjaktë dhe më të lavdishme se gjithë popujt e tjerë në fillimet e invadimit turk në Ballkan.
Kështu qëndrimi radikal i shqiptarëve kundër pushtuesve turq për pavarësi nuk kishte me vend pas Lidhjes së Prizrenit e në këtë situatë fillon të zbehet protagonizmi i mirditasve në histori. Përsëri ata marrin pjesë në kryengritjet dhe luftrat e shqiptarëve për liri, si në fund të shekullit XIX, por dhe në kryengritjet e mëdha në vitet 1910, 1911 dhe 1912 të shqiptarëve për pavarësi.
Vitet 1912 deri 1920 janë vitet e lindjes dhe konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Mirdita që në mbështetje të veprimtarisë patriotike të Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë. N/Kryetar i Lidhjes së Vlorës që përfaqësuesi i Mirditës Nikollë Kacorri, mik i Ismail Qemalit dhe armik i Esat Pashës i cili, ky i fundit e minoi qeverinë e parë të pavarur. Ishte kjo arsyeja kur Princit Vid, Nikoll Kacorri i kthen mbrapsht mandatin për të qenë kryetar i qeverisë së mbretit Vid vetëm se ky i fundit i vë si kusht për ta patur Esat Pashën Ministër të Luftës e të Sigurisë.
Mirditasit shihnin tek Vidi një shkëndi shprese për të realizuar ëndrrën e tyre drejt perëndimit. Kjo qe dhe arsyeja që ata (mirditasit) ishin mbështetja më e madhe pro Vidit, kundër rebelimit të H Qamilit dhe reaksionit prapanik, islamik e turkoman në Shqipëri.
► Pas Luftës së Parë Botërore Mirdita përveçse kishte humbur rolin e saj aktiv në histori, ajo kishte humbur dhe udhëheqësit e saj politik dhe shpritëror.
Mirdita “… Kishte një kapedan trashëgimtar, Prenkën, birin e Bibë Dodës. Abati (Prengë Doçi), ishte një nga burrat më të shquar që kishte nxjerrë Shqipëria. Vdekja e tij aty afër Luftës së Madhe, ka qenë një humbje e pazëvendësueshme. Vdekja e Prenk Bibë Dodës, i cili u vra në gjakmarrje, shpejt pas tij, sado pak, i hoqi Mirditës një figurë që … ishte shënuar. Ai nuk la djem dhe pasardhësi i tij, një kushëri, Mark Gjoni, u tregua kaq frikacak më 1914, kur ia mbathi nga fronti e tha se pati ardhur “për të marrë vaj për pushkën, saqë i humbi gjithë mundësitë për të zënë vendin e kreut me vlerë të Mirditës.
I mjeri plak Prenka e kuptonte se ditët e Krerëve kishin perënduar… për Mirditën…”1.
Pas Luftës së Parë Botërore në Lushnjë mbahet Kongresi i Lushnjës i cili themeloi dhe qeverinë e Shqipërisë me kryeministër Sulejman Pashë Delvinën. Pjesëmarrja në të e bejlerëve dhe e pashallarëve nga njëra anë, dhe lënia mënjanë e mirditasve (e krerëve), shërbeu si shkak jo vetëm për të mos ta mbështetur Mirdita këtë qeveri, por dhe për të shpërthyer një lëvizje atje, synimi i së cilës sipas Mark Gjonit (kapedanit të Mirditës), ishte shpallja e Mirditës Republike.


2. Lëvizja e Kapedanit të Mirditës për shpalljen e “Republikës së Mirditës”. Kushtet Historike.

Mirditasit dhe Mirdita mbeten anash në proçesin e lindjes dhe konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptar në fillimin e shekullit të XX (nga 1912 deri në mbarim të Luftës I-rë Botërore). Duke e kundruar me kujdes këtë fenomen, M. Shuflaj kishte vënë re një veçori: “Kundërshtimi midis Shqipërisë së vogël të Veriut, ku edhe sot ekziston Lidhja e fiseve katolike të mirditasve e trashëguar prej historisë, e nga ana tjetër e Shqipërisë më të madhe të Jugut myslimanë, ku sistemi turk i çifliqeve është bashkuar me organizimin bizantin e me pronat e mëdha të aristokratëve shqiptarë; ky kundërshtim, po them është kaq i vjetër, sa për një kohë të gjatë, nuk do të fiket ndjesia që kanë mirditasit për një republikë të veten”2.

. Kongresi i Lushnjës formoi një qeveri të kryesuar nga Sulejman Delvina në vitin 1920.

Pretendimet e Kapedanit Marka Gjoni për të marrë disa portofole ministrore në këtë qeveri, nuk u mbështetën nga Sulejman Delvina dhe kabineti i tij, shumica e të cilëve ishin nga familjet e bejlerëve dhe e pashallarëve feudale shqiptar. Kjo e bëri të pakënaqur kreun e Mirditës i cili filloi propogandën antiqeveritare duke mos e njohur këtë qeveri dhe nga ana tjetër filloi të inspirojë një lëvizje separatiste që do definohej me themelimin e “Republikës së Mirditës”. Kështu Marka Gjoni fillimisht nisi përpjekjet diplomatike duke aktivizuar njerëzit e tij për mbështetje tek mbretëria Serbe, tek Italia etj. Posaçërisht bëri përpjekje në Lidhjen e Kombeve (të sapoformuar) me seli në Gjenevë.
Për bisedime paraprake Marka Gjoni shkoi në Prizren për të biseduar me njerëzit e Pashiqit dhe për të marrë pëlqimin e tyre paraprak për formimin e “Republikës së Mirditës” si dhe nëpërmjet tyre për konfirmimin paraprak të Pashiqit për këtë çështje. Për interesat e Serbisë për dalje në det nëpërmjet Shqipërisë ishin të kaherëshme. Këtë kreu mirditas e dinte. Në këmbim të njohjes të “Republikës”, ai pranoi si konçesion nga Serbia ndërtimin e një rruge strategjike, Prizren-Shëngjin (porti detar). Kjo rrugë sipas bisedave të bëra me përfaqësuesit serb të Pashiqit do të ndërtohej nga serbët, rruge për makina apo “Udhë hekuri” (hekurudhë), pasi sipas Marka Gjonit gjithë territori nëpërmjet të cilës do të kalonte kjo rrugë ishte nën sovranitetin e tij (kapedanit të Mirditës). Lëvizja seperatiste në Mirditë i interesonte Serbisë edhe për faktin se nuk i interesonte një shtet i konsoliduar i shqiptarëve pasi në kurriz të tyre Monarkia serbe donte të realizonte interesat dhe synimet e vjetra të të parëve të saj.
Ndërkohë përfaqësuesit e kapedanit të Mirditës bënin përpjekje për njohjen e kësaj lëvizje, në Itali dhe në Gjenevë (pranë selisë së Lidhjes së Kombeve), ku Marka Gjoni, bëri faktin e shpalljes së “Republikës së Mirditës”, më 17 korrik të vitit 1921.
Në situatën që u krijua qeveria nëpërmjet ministrit të saj Ahmet Zogu mobilizoi një numër të madh trupash ushtarake bashkë me ato të xhandarmërisë për ta shtypur lëvizjen. Në drejtim të këtyre forcave ushtarake u vendos për ti ndihmuar majori Prengë Përjaku, nipi i Oroshit që nuk i donte Gjonmarkajt dhe që ishte shkolluar në akademinë ushtarake të Austrisë. Atë botë Marka Gjoni mblodhi krerët e 12-bajrakëve duke u dhënë porosi për organizimin e mbrojtjes ndaj qeverisë, pasi vetë me 12 kalorës do të shkonte në Beograd për të takuar dhe për të kërkuar ndihmë nga Mbreti serb. Sipas tij pas 12 ditë udhëtim (vajtje-ardhje dhe bisedime e përgatitje) do të kthehej i mbështetur nga ushtarë serb që sipas tij; “kur ushtria e xhandërmëria e Qeverisë turkomane shqiptare, sapo shikoje atë në krye të ushtarëve serb e bjellogardiste do të jetë sikur të shohin diellin ndër sy”.
Kështu Marka Gjoni u nis për të takuar Pashiqin në Beograd. Situata e ndezur për luftë në terren pasohej me zhvillime diplomatike e politike. Nga Gjeneva vjen një përfaqësi (komision) e Lidhjes së Kombeve për të parë gjendjen e krijuar në Shqipëri dhe Mirditë. Në Tiranë komisioni mori kontakt me Ahmet Zogun (Ministër i Brendshëm) dhe vendosën të merrnin kontakt me krerë e përfaqësues të Mirditës në mesin e Verës së këtij viti (1921). Ndërkohë Ahmet Zogu duke shfrytëzuar kontradiktat e bajraktarit të Oroshit Prengë M. Prenga me kapidanin Marka Gjoni kërkoi dhe mori kontakt me të. Prenga ishte bajraktari me me zë në Mirditë, jo vetëm për pleqësitë (gjykimet) që kishte bërë por dhe për aktivitetin e tij atdhetar.
Në takim me të, Ahmet Zogu i kërkoi në këmbim të një shumë “pa kufi parash”, parandalimin e një ndarje të mundëshme të Mirditës nga Shqipëria. Bajraktari plak Prengë Marka Prenga iu përgjigj se e kishte vetë ndërmend këtë punë dhe se s’do ta bënte për para. Duke shfrytëzuar dhe mungesën e Kapedanit Ahmet Zogu e Prengë Mark Prenga organizuan takimin e komisionit të ardhur nga Gjeneva me gjithë krerët dhe shtëpitë e para të 12-Bajrakëve të Mirditës në Orosh, tek Abacia.
Në këtë kuvend krerësh mirditas por dhe të tjerë, u zgjodh një përfaqësi e tyre për të biseduar me përfaqësuesit e huaj. Në mungesë të kapidanit duhej zgjedhur përfaqësuesi i parë për bisedime e ky parashikohej të ishte Prengë M Prenga si bajraktar i bajrakut të parë por jo vetëm kaq, kuvendi njëzëri e mbështetin duke i thënë se “ti je i rrahur me ujë e me uthull dhe se nuk të shkon gjë për mend”.
Pyetja e të huajve që u bë ishte:
“A e doni Shqipërin një, apo e doni dysh”?
Përgjigjja e kësaj pyetje ishte dhe qëllimi i ardhjes së përfaqësuesve të ardhur nga Gjeneva.
Kur përfaqësuesi i huaj e bëri pyetjen, duke kërkuar alternativën që donin krerët në Kuvend, të votuar dhe firmosur, Plaku i zgjuar i Oroshit dhe i gjithë Mirditës Prengë M Prenga u tha:
“Ju vini nga shtete me popullsi 10 , 20 apo 30 milionëshe.Shqipëria nuk ka një million. Territoret e tjera me shqiptarë i kanë shtetet e tjera. Unë habitem se si mund të shtrohet pyetja, - A duhet të ndahet Shqipëria dyshë?
Kjo pyetje është pa vend dhe provokuese për ne. – Si thoni ju? – Iu drejtua përfaqësuesve të Mirditës në Kuvend. Kuvendi, njëzëri i dhanë të drejtë bajraktarit Prengë, M.Prenga dhe njëkohësisht nënshkruan të gjithë ekzistencën e një shteti të vetëm shqiptar. Kjo do të thoshte jo “Republika e Mirditës”.
Marrja e kësaj përgjigjje nga përfaqësuesit e Lidhjes së Kombeve tek Abacia nga krerët e 12-bajraqeve të Mirditës ishte në fakt, fund i përpjekjes diplomatikë të kapedanit për të mbështetur Republikën e Mirditës të shpallur prej tij. Pas këtij momenti Ahmet Zogu vazhdoi me intensitet më të lartë fushatën ushtarake në Mirditë që zgjati më tepër se 6-7muaj (deri më 9 nëntor 1921). Betejat më të mëdha mes forcave qeveritare dhe forcave seperatiste të Mirditës u zhvilluan në Shkallgjane, Shpale etj.


3. Dështimi i lëvizjes për “Republikën e Mirditës”.

a- Veprimet luftarake të mirditasve nuk qenë masive. Kjo ndodhi jo vetëm se krerët qenë të përçarë për këtë lëvizje, por edhe për faktin se përfaqësues të shquar të klerit katolik bënë një punë bindëse për dëmin që do të bëntë një lëvizje e tillë separatiste, çështjes kombëtare. Kapedani u mbështet pjesërisht nga populli për rrjedhojë mbështetja kryesore e tij ishte ushtria serbe dhe forca të mbetura esadiste, antiqeveritare.
Nga ana tjetër masat e marra nga qeveria e Iliaz Vrionit (formuar më 11 korrik 1921), mbi një bazë më të gjerë politike parlamentare ishin më të rrepta në shtypjen e lëvizjes separatiste. Situata e krijuar në Mirditë sensibilizoi jo vetëm strukturat qeveritare por dhe popullsinë shqiptare në shumicën e qyteteve të tjera shqiptare. Kjo u duk në shpërthimin e shumë demonstratave por dhe mitingjeve që e kundërshtonin lëvizjen separatiste të udhëhequr nga kreu mirditas Marka Gjoni, por veçanërisht e papranueshme për opinionin popullor shqiptar, ishte mbështetja ushtarake serbe dhe tendencat e serbisë për të përfituar nga vështirësitë që kishte Shqipëria në fazën e konsolidimit të shtetit të saj. Duke përfituar nga kjo situata shteti serb jo vetëm sulmoi Gashin, Krasniqen, por filloi një valë persekutimesh të nacionalistëve shqiptar në Kosovë. Parlamenti shqiptar, të gjithë krahët politik të tij, në shtator të 1921 u bëri thirrje gjithë vendeve perëndimore që të merrnin masa për të ndaluar ringjalljen dhe iniciativën e re shoviniste serbe në dëm të Shqipërisë. Kjo e vuri në pozitë të vështirë shtetin shqiptar “Qeveria e Beogradit nuk u mjaftua me përkrahjen e Marka Gjonit dhe me krijimin e të ashtuquajturës “Republikë” e Mirditës. Nga fund i tetorit 1921, trupat jugosllave sulmuan përsëri gjatë pothuajse gjithë “vijës strategjike”. Pas vendimit të 9 nëntorit të Konferencës së Ambasadorëve, qeveria jugosllave u detyrua të pranonte se do ti tërhiqte trupat e saj nga tokat shqiptare, në vijën e re të përkohshme të demarkacionit, të caktuar nga konferenca e Ambasadorëve”3.
Duke përfituar nga situata e favorshme si në Mirditë, por dhe vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në disfavor të qëllimeve shoviniste serbe, qeveria shqiptare projektoi një operacion të përgjithshëm dhe vendosi ta fillonte më 20 Nëntor, kundër lëvizjes në Mirditë. Forcat e Marka Gjonit, pësuan humbje dhe s’mundën ta përballonin operacionin shtypës të Qeverisë. Pas humbjesh të ndjeshme ai u detyrua të arratisej dhe të strehohej në Beograd.

b. Karakteri.

Siç e pamë kjo lëvizje seperatiste e udhëhequr nga Marka Gjoni përbënte një reminishencë të së shkuarës historike të Mirditës dhe nuk motivohej nga masat e mbarë mirditasve.
Lëvizja për autonomi e pavarësi e Mirditës kundër pushtuesve shekullor turq përbën një nga faqet më të ndritura të Historisë së Shqipërisë, ndërsa në vitet e formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar kjo lëvizje për liri e kishte humbur motivin, që me largimin e Perandorisë Osmane nga Shqipëria dhe Ballkani.
Kjo lëvizje ishte pjesë e luftës për pushtet të klaneve feudale e fisnore të kohës, ku vetë Marka Gjoni pretendonte të ishte pjesë e atij pushteti që përbëhej nga pashallarë e krerë feudal të asaj kohe. Kreu mirditas arriti të manipulojë me demogogjinë e tij antiqeveritare duke e quajtur qeverinë “turkomane” etj, një opinion të caktuar në Mirditë, duke shfrytëzuar njohjet fetare, fisnore e krahinore, vetëm për qëllime pushteti të tij personal. Por duhet theksuar se edhe përbërja e kabinetit ishte me njerëz të një mentaliteti dhe nje fryme osmaniste e turkomane, çka nuk mund të hapte rrugën përfaqësuesve të një enklave katolike siç ishte Mirdita. Me gjithë këtë motiv i një lëvizje te tillë separatiste dhe aq më tepër e mbështetur nga shteti me armik i kësaj kohe për Shqipërinë seç ishte Serbia është krejt i pa mjaftueshëm. Në këtë këndvështrim Lëvizja për “Republikën e Mirditës”, e vitit 1921, është lëvizje klanore për pushtet dhe shprehte mbi të gjitha polarizimin e shoqërisë shqiptare dhe paaftësinë e aristokracisë shqiptare për të bërë shtetin, konservatorizmën dhe prapambetjen e saj në raport me aristokracinë e kombeve të tjera të rajonit.

b - Shkaqet e dështimit dhe pasojat e lëvizjes së vitit 1921 në Mirditë.
Lëvizja për shkëputje e Mirditës, nuk ishte vullneti i popullit të Mirditës, por një lëvizje e inicuar nga Kapedani i saj për interesa pushteti. Ishte një lëvizje, për herë të parë që drejtohej jo kundër armikut të përgjithshëm Turqisë, por kundër “pasojave” që kishte lënë ajo në shekuj, ku bartës të tyre nuk ishin armiqtë shekullorë, por vëllezërit shqiptarë të një gjaku, që tashmë ishin të islamizuar. Kishte kohë që Mirdita ishte e mënjanuar nga roli i saj aktiv në historinë tonë kombëtare, pasi siç e kemi thënë, armiku shekullorë e i perjetshëm i tyre, Perandoria Osmane, ishte larguar prej Ballkanit. Demagogjia e Marka Gjonit, për luftë të mirditasve kundër një qeverie turkomane, zuri vend, jo plotësisht në rrethet e familjeve me peshë të Mirditës, por gjithsesi këtë radhë, edhe për arsyen se udhëheqësit shpirtërorë e politik të vërtetë të Mirditës (Prengë Doçi e Prengë Bibë Doda) nuk jetonin më. Pra shpallja nga Marka Gjoni e “Republikës” nuk solli mbështetje të plotë e të përgjithshme tek krerët, por edhe tek populli mbarë (pavarësisht se aspirata për të vetëqeverisur në mentalitetin e mirditasve, ishte i hershëm).
Një arsye më shumë se pse Marka Gjoni nuk gjeti mbështetje të plotë në Mirditë ishte edhe fakti se veprimet dhe synimet e tij per “Republikën e Mirditës, i mbështeti tek ndihma e Serbisë. Në këtë kohë Serbia kishte dalë në evidencë, si shteti më armik për shqiptarët dhe çështjen e tyre kombëtare. Në këtë këndshikimi marrveshja e Marka Gjonit me Pashiqin ishin kompromentuese në sytë e mirditasve, por dhe të fuqive perëndimore. (në këtë kohë konferenca e Fuqive të Mëdha, ajo e Londrës i kishte projektuar hartën politike të Ballkanit, ndërsa “Republika e Mirditës do të thoshte për ta një reaksion zinxhir i prishjes së raporteve tashmë të pranuara prej tyre).
Një shkak me rëndësi ishte dhe fakti se Kapedani në planet e tij u pengua nga patriotët e klerit katolik dhe disa krerë me peshë, veçanërisht bajraktari i Oroshit Prengë Marka Prenga të cilët bënë fushatë për të mos ta përkrahur lëvizjen separatiste të inicuar nga kapedani.
Në aspektin e mbështetjes dhe njohjes nga jashtë e “Republikës”, Serbia ishte e pamjaftueshme për tu arritur, pasi Fuqitë e Mëdha Anglia, Franca, Italia, Gjermania, madje dhe Rusia e kishin përfunduar projektin për Ballkanin. Jo vetëm kaq, por me 9 nëntor konferenca e Ambasadorëve nga Londra lëshoi urdhërin për tërheqjen e trupave jugosllave nga vija strategjike (nga Drini).

Pasojat.

“Republika e Mirditës” dështoi, por gjithsesi tregonte se pjekuria kombëtare tek “aristokracia” e kohës nuk ishte në nivelin që kërkonte zgjidhja e cështjeve të rëndësishme kombëtare siç ishte; zgjidhja e problemit të qeverisjes dhe të shtetit shqiptar.
Kjo lëvizje për Mirditën tregonte se Prijësi i saj ishte më e pakta i paaftë për ta drejtuar Mirditën, duke e “zhytur” lëvizjen dhe aspiratën e vjetër e të ndritur të mirditasve në rruge pa krye.
Vetëqeverisja në Mirditë u dobësua pas shtypjes së kësaj levizje, por ajo vazhdoi të ruhej deri në vitin 1952 kur mori fund me vendosjen e pushtetit komunist në vend. Konflikti i Mirditës me Zogun në 1921 që një nga shkaqet që mirditasit e sidomos Kthellasit u bënë mbështetje e rëndësishme e marshimit të revolucionarit Bajram Curri mbi Tiranë dhe që solli për pasojë triumfin e Nolit mbi Zogun etj.
Gjatë kohës së sundimit të Zogut (1925-1939), Mirdita u vetëqeveris me Ligjet e vendit (kanunit), gëzoi të drejtën për të mos patur taksa etj. Kështu mbreti Zog nuk e harroi kohën që drejtoi fushatën shtypëse në Mirditë dhe vështirësitë që pati qeveria e tij për këtë problem në kohën kur kishte qenë ministër i brendshëm (1921).
Në kohën e mbretit Zog, banorët e Mirditës edhe sot kujtojnë kohën kur mblidheshin taksat, vinin nga Mati, Dibra e Shkodra me bagëti etj duke iu shmangur detyrimeve fiskale. Kështu kur futej malli në Mirditë nuk merrej në evidencë për tu taksuar. Kjo ndodhte herë pas here, sa herë zhvillohej fushata e qeverisë për mbledhjen e taksave.
Marrveshja e Zogut me Gjon Markajt për të respektuar vetëqeverisjen ishte e imponuar nga rrethanat politike të kohës, por në këndvështrimin e opozitës së asaj kohe. Kjo marrdhënie nuk ishte transparente dhe e drejtë në raport me pjesën tjetër të vendit.
Në një draft të përgatitur nga opozita e asaj kohe në parlament (1931), sipas një dëshmie që u njoha, thuhet se gjeti dhe mbështetjen e deputetëve të pozitës me arsyetimin që sadopak edhe Mirdita duhet të paguante taksa meqenëse ishte pjesë e sovranitetit të shtetit shqiptar. Ky draft u miratua dhe i shkoi mbretit për të dekretuar. Në seancën pasardhëse mbreti Zog shkoi në parlament, duke dalë para debutetëve dhe duke u thënë këto fjalë:
“Ju kam bërë të ditur se, Mirdita nuk do të paguaj taksa dhe përpjekja juaj për të vepruar ndryshe është e kotë. Çdo draft i tillë do të pësojë këtë fat (e grisi para tyre)”4.
Kjo nuk shprehte ndonjë miqësi të Zogut me Gjon Marka Gjonin, as me mirditasit, por një “respekt” të imponuar në realitetin e asaj kohe. Kjo është e vërtetuar jo vetëm nga argumentet që shtruam, por edhe në faktin që Ahmet Zogu ka tentuar të inskenojë vrasjen e Kapedanit të Mirditës nëpërmjet mirditasve5, por pa ia arritur qëllimit.


1. Edith Durham – Brenga e Ballkanit, fq.450
2. Milan Shuflaj – Serbët dhe Shqiptarët fq. 162
Kolë Gjergj Skana i vitlindjes 1913 ishte nipi i Nikollë Skanës, i njërit prej burrave me zë të Mirditës. Familja e tij, e kullës 4 podëshe (4 kate), ishte nga familjet e para të Mirditës dhe bijtë e saj, të paktën nga shekulli XIX e deri në Luftën e Dytë 1944, kanë qenë aktiv në ngjarje historike të krahinës. Kola bashkë me Zefin e Nduen, mbaruan të plotë shkollën në konviktin e famshëm të Oroshit.
Kështu Kolë Gjergj Skana jo vetëm kuptonte që i ri se cfare ndodhte në Mirditë dhe më gjerë, por që herët ishte aktiv në kuvende e ngjarje që ndodhen në këtë krahinë. Në kohën e pas Luftës së Dytë 1944 Kolë Skana aktivizohet në krah të nacionalistëve mirditas, klerikëve e krerëve të krahinës, në përpjekjet për të penguar “invadimin” e forcave partizane që kishin si qëllim vendosjen e pushtetit komunist edhe në krahinën e pashkelur në shekuj. Për këtë Kola është dënuar dhe ka vuajtur 5 vjet burg politik në Shpal dhe në Shkodër. Në bisedë me Kolë Skanën ndër të tjera dëshmoi edhe për “Republikën e Mirditës duke sjellë të gjallë situatën e asaj kohe (në vitin 1998, vdiq pak muaj më vonë se të merrja këtë dëshmi)
3. Historia e Shqipërisë, Vellimi III, Viti 1984, fq. 243-244
4. Kolë Skana “Dëshmi e dhënë në një bisedë që zhvillova në verë të vitit 1997 në Masherkore të Oroshit
5. Mark Rabeli i vitlindjes 1911, nga Bajraku i Rranzës (një nga bajrakët e Ohrit) në një bisedë që kemi bërë në vitin 1989, për historinë e vrasjes së Nikollë Gojanit nga Abaz Kupi – Kryexhandar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmet Zogut, më ka thënë: se Nikollë Gojani nuk pranoi të merrte përsipër të vriste kapedanin e Mirditës, pavarësisht nga konçensionet e ofruara nga mbreti Zog për ta bërë këtë.
 
Gjendja
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.
Kthehuni
Sipër