A
Antoni
Vizitor
Shqiptarët në mesjetë
KAPITULLI I
LINDJA E POPULLIT SHQIPTAR. KRIJIMI I ARISTOKRACISE SHQIPTARE DHE PROCESI I SHTETFORMIMIT TEK SHQIPTARET
1. Dy fjalë për Antikitetin dhe Mesjetën e hershme.
Historiografia ka vërtetuar se ilirët ashtu si dhe thrakët, maqedonët, ndoshta dhe etruskët, janë degë të trungut pellazgjik. Kjo e vërtetuar dhe e provuar jo vetëm nga materialet arkeologjike të gjetura, por dhe e provuar nga studimet gjuhësore, historike, etj.
Etnosi ilir arriti një progres të madh në kulturë, ekonomi, në zhvillimin e shtetit, etj, duke u bërë djepi i kulturës dhe i historisë për popujt në Ballkan, por dhe përtej Adriatikut.
Romës, para se të pushtonte Ballkanin, iu desh të ballafaqohej me tri luftëra; Lufta e I 229 p.Kr., Lufta II 219, p.Kr. dhe lufta III 168 p.Kr, me Ilirinë. Këto luftëra, për shkak të përmasave që kishin ashtu si luftërat e Romës me Kartagjenën (luftërat punike) dikush i ka vlerësuar si luftëra botërore, luftëra imperialiste. Jo vetëm kaq, por edhe pas pushtimit të Ilirisë dhe vendosjes së administratës atje, ilirët nuk u nënshtruan.
Dëshmia më e madhe është kryengritja që shpërtheu në Iliri në vitin 6 dhe përfundoi pas 2 vjetësh në vitin 9 m.Krishtit. Kjo kryengritje u zhvillua në territoret nga Dalmacia deri në Apolloni. Numri i kryengritësve luftëtarë arriti në 200 000 vetë. Udhëheqës i saj ishte një triumvirat Bato, ku njëri nga Batot ishte i fisit ilir të Pirustëve. Epiqendra e kësaj kryengritjeje janë territoret e këtij fisi (pirustëve), qendra e të cilave ishte Basanja (afër Rubikut të sotëm). Në mesjetë banorët e këtij fisit bakërpunues e luftëtar janë mirditasit, (dukagjinasit), kthellasit dhe matjanët. Perandori August Oktaviani, i shqetësuar nga përmasat e kryengritjes, alarmoi senatin romak duke bërë të qartë se po nuk u morën masa të shpejta dhe të përgjithshme, kryengritësit për disa ditë mund të marshonin mbi Romë.
Vërehet se gjatë pushtimit të gjatë romak dhe atij bizantin në Ballkan u asimiluan gjuhët dhe qytetërimet pellazgjike si ai trak, maqedonas por mbijetuan qytetërimi ilir dhe ai helen.
Trakët ose rumunët e sotëm, por dhe moldavët, flasin gjuhë neolatine, maqedonët u sllavizuan në kohët e sundimit perandorak bizantin. I njëjti fenomen asimilimi (sllavizimi dhe helenizimi) ndodhi edhe në territorin ilir në veri (dalmatët, ardianët, istrët, liburnët, breukët, desidiatët, autoriatët, dokleatët, dorsët, pjesërisht dardanët etj.), ndërsa në jug helenizimi.
Në territorin ilir ku pjesa veriore u mbajt e pushtuar nga romakët dhe pjesa juglindore e jugore nga bizanti në pjesën më të madhe nuk u asimilua pavarësisht nga ndikimet latine, helene të sllavëve duke mos prekur substancën e kulturës dhe të qytetërimit të lashtë ilir.
Shkaku i mbijetesës së kulturës ilire ishte:
Së pari niveli i lartë civilizues i botës ilire.
Së dyti shpirti kryengritës i luftës për liri i këtij populli kundër pushtuesve romakë e bizantinë (kryengritja e udhëhequr nga Batot në vitin 6-9 m.Kr.), etj.
Dëshmia më e gjallë e mbijetesës së kulturës ilire është kultura shqiptare e mbrujtur dhe e formuar nga shekulli IV deri shekullin XI m.Kr.
Është interesant fakti se ngjizja e kulturës së hershme shqiptare bëhet prezente në territoret e pirustëve dhe të albanëve. Arkeologët shqiptarë me zbulimet e bëra dhe materialin e gjetur nga gërmimet e kryera, por dhe gjuhëtarët me analizat e studimet e bëra, kanë argumentuar dhe vërtetuar se kultura shqiptare shpreh një kulturë baza e së cilës është kultura dhe qytetërimi ilir.
2. SHQIPTARET, PASARDHESIT QE TRASHEGOJNE KULTUREN E ILIREVE. “KULTURA E KOMANIT”.
Në literaturën arkeologjike, kultura e hershme shqiptare e deri vonë është përcaktuar në mënyrë konvencionale“kultura e Komanit”. Ky emër lidhet me emrin e fshatit Koman, pranë të cilit ndodhet Kalaja e Dolmacies (në ekstremin veriperëndimor të territorit të mirditasve), ku u zbuluan gjurmët e para të kësaj kulture.
Kështu sot ne kemi një tabllo shumë më të plotë të shtrirjes së kësaj kulture. Në veri ajo përfaqësohet nga varreza të tjera të zbuluara të Mirditës; Vig, Bukel, Shpal, Malaj, Kaçinar, Perlat i Epërm, Bukmirë, Prosek etj.
Gjetje të tjera të kësaj kulture ka dhe në periferi të Mirditës si: Mat (Klos, Rremull e Dukagjin), Kurbin (Milot), Kepin e Rodonit e Shën Vlash, Stish Tufinë të Tiranës, në Has (Golaj) dhe Kukës (Cinamak) etj.
Qendrat më të rëndësishme e që shprehet në mënyrën më të plotë kultura e hershme shqiptare janë: Kalaja e Dalmacies afër Komanit, Kalaja e Shurdhahut (Sarda Mesjetare), Kalaja e Lezhës, Kalaja e Krujës, Kalaja e Stelushit (“qyteti i Skënderbeut”) dhe varrezat e tyre pranë kështjellave.
Kultura e varrimit dhe objektet e gjetura në to hedhin dritë mbi vazhdimësinë iliro-shqiptare të kulturës së evidentuar në qendrat arkeologjike të lartpërmendura.
Varrezat shqiptare janë vendosur zakonisht në vende malore, në më të shumtën e rasteve pranë luginave të lumenjve. Janë të shumta rastet kur varrezat gjenden pranë kështjellave mesjetare dhe pikave të tjera strategjike etj.
Riti i varrimit, ndërtimi i varrit janë uniformisht të njëjta në varrezat shqiptare si forma e varrit katërkëndor, ndërtimi me gurë gëlqerorë e të lidhur, ose me rrasa shtufore të vendosura vertikalisht, të mbuluara me rrasa të tjera horizontalisht etj. Janë zbuluar dhe varre të dyfishta ku fundi i varrit të sipërm është mbulesë e varrit të poshtëm, etj. Po kështu edhe vendosja e kufomave në varre përfaqëson uniformitet në këtë kulturë varrimi.
Në objektet e gjetura në këto qendra arkeologjike më interesante janë stolitë (fibulat me trup të harkuar, vathët me trup në formë drapri hëne, vathët në formë ylli, rrathët e tëmthave, byzylykët, unazat, rruazat, varëset etj), veglat e punës (latushat, sëpatat e thikat prej hekuri), armët (majat e shigjetave që ndeshen kudo, me sa duket kanë qenë arma kryesore e këtyre banorëve, shpata prej hekuri më rrallë etj). Po kështu një tregues i rëndësishëm i vazhdimësisë kulturore janë dhe gjetjet e prodhimeve të qeramikës.
Se ç’kulturë përfaqësohej në këto qendra arkeologjike, ka patur mjaft hipoteza e autorë, të vendit e të huaj, që janë përpjekur të japin një përgjigje.
Në mënyrën më të plotë këto hipoteza dhe teori janë trajtuar nga Neritan Ceka në librin “Ilirët” në kapitullin XIV me titull “Nga ilirët tek shqiptarët”:
“… A Degrand (Konsulli Francez), ka dhënë një përshkrim interesant… në vitin 1892 në një ekspeditë të vogël të organizuar në Koman… në vendin e quajtur Kalaja e Dalmacies…
Ai zbuloi shumë material arkeologjik në përfundim se cilit popull i përkisnin ato, ai mendoi se varreza e Dalmaces i takonte pellazgëve të emigruar në Greqi dhe të strehuar në vetminë e maleve. Ai mendonte njëkohësisht se ata ishin paraardhësit e shqiptarëve. …Për këtë bindet… nga identiteti i plotë i gjetjeve në kostumet e femrave të malësisë, … me ngjashmerinë e disa ornomenteve prej bakri që ato mbajnë në brezat e tyre dhe të cilat prodhohen ende në pazarin e Shkodrës me disa nga zbukurimet që unë gjeta… Cilësia e mirë e varreve, numri i madh dhe ngjashmeria e plotë midis tyre e bindën Degrandin se nuk bëhej fjalë për një popull shtegtar.
- … Arkeologu gjerman Träger (fund shekulli XIX) ka bërë fjalë për disa nga varret në nekropolin e Komanit. Duke qenë një specialist i mirëfilltë ai i krahasoi objektet e gjetura me ato të antikitetit të vonë dhe të mesjetes së hershme të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke percaktuar një datim të kësaj kulture të panjohur…
… Ai nxori përfundimin se varrezat i takonin një popullsie ilire dhe nga ana tjetër vuri në dukje ngjashmërinë e formës së varreve dhe riteve të banimit me ato të malësorëve vendas…
Në vitin 1907 konsulli austriak në Shkodër, Teodor Ipenbotoi një grup tjetër objektesh nga kalaja e Dalmacës, të cilat vinin pjesërisht nga koleksioni i freterve jezuitë, por dhe nga gërmimet klandestine vendase… Në inventarin e përshkruar prej tij… Fibula masive prej bronxi me këmbë të përthyer, qafore bronxi, varëse, rrethore, gjysmërrethore, apo me kombinim rrathësh, vathë bronxi me varëse në formë ylli, apo gjysmëhëne, unaza me inicizime të thjeshta gjeometrike, aplike brezi gjithashtu prej bronxi, gjerdane me rruaza qelqi, që i përkisnin grave. Sendet prej hekuri, fibula, kosore, urore, shigjeta, sopata luftarake etj…, i përkisnin burrave.
Njëlloj si Degrandi ai vuri në dukje ngjashmërinë e këtyre objekteve me zbukurimet e malësorëvë shqiptarë të zonës… Ipeni botoi dhe materiale shumë të ngjashme me atë te kalasë së Dalmaces, të cilat ishin gjetur gjatë ndërtimit të një gazerme në veri të kalasë së Krujës. Diçka e re ishte dhe gjetja e broshave të mëdha prej bronxi, të cilat mungonin në varrezën e Komanit.
…Franc Nopca kishte studiuar me të njejtën kopetencë … etnografinë dhe historinë e treves së komanit dhe të Shqipërisë Veriut…
Materialet arkeologjike të botuara .. u morën për herë të parë prej tij në një vështrim analitik… Me një saktësi për tu habitur në atë kohë (1912), Nopca e datoi kulturën e kalasë së Dalmacës, në mesjetën e hershme dhe si bartes të saj quajti parardhësit e shqiptarëve.
Kalanë e Dalmacës e vizitoi (1924) arkeologu Italian Luixhi Ugolini i cili …botoi një kompleks materialesh të reja, …përsëriteshin po ato tipa objektesh të njohura nga studiuesit e mëparshëm. Disa që ruheshin në koleksionin e jezuitëve në Shkodër, u rimorën në analizë nga Ugolini. Ai botoi dhe një koleksion me objekte të Shtjefen Gjecovit… si dhe tri unaza me variante të mbishkrimit misterioz: Oithi Iser dhe Ker Oithi. Brenda kompleksit, Ugolini dalloi dhe objekte me origjinë kelte siç ishin rrathët e qafës, me origjinë romake e bizantine, siç ishin një pjesë e zbukurimeve, por edhe sopata e fibula të kohës… së dyndjes së popujve… Ugolini e la të hapur çështjen duke mos datuar as kohën, por as përkatësinë etnike të “kulturës së Komanit”[SUP]2[/SUP].
Përgjigja më e saktë e përkatësisë etnike të “kulturës së Komanit” por dhe e objekteve të të njëjtës kulturë, të gjetura në Shurdhah (Sarde), Kruje, Lezhe, Bekel, Vig, Bukmire, Perlat Eper, Malaj, Prosek, Klos, Fushëdukagjin, Stelush etj, u dha e plotë pas luftës së II Botërore, kur dhe arkeologjia merr një zhvillim më të plotë.
Në artikullin e botuar në buletinin e akademisë së shkencave (1949) me titull “Të cilës kohë janë varrezat e Komanit”, Hasan Ceka dha çelësin për të kuptuar përmbajtjen e vërtetë të “kulturës së Komanit”.
“Ai zbërtheu fillimisht mbishkrimin e unazave duke e krahasuar me legjendat e monedhave të perandorëve bizantinë Konstandini X Dukas dhe Mihali VII Dukas (1071-1078).
Ishte një formulë lutje bizantine që plotësohej si Korie Voithi = ndihmo o zot… Ai vë në dukje dhe elemente të tjerë të krishtera të “kulturës së Komanit”, të cilat tregonin se ajo i takonte mesjetës”[SUP]3[/SUP].
Kështu u zgjidh datimi kohor i kësaj kulture që i takonte shekujve të mesjetës X-XI, por dhe përkatësia shqiptare e kësaj kulture.
Gërmime intensive dhe profesionale në Kalanë e Dalmacies janë kryer nga Skënder Anamali dhe ekspedita që drejtohej prej tij (1961), por një paraqitje përmbledhëse e materialeve është bërë nga Hana Spahiu.
Vazhdimësia Iliro-shqiptare duke krahasuar objektet e gjetura me objektet ilire konsiston në disa drejtime;
· Drejtimi i parë është ruajtja dhe zhvillimi i disa traditave të disa stolive si: fibula, byzyliqeve, rrathëve të tëmthave, varseve të ndryshme etj.
Tradita ilire u ruajt dhe në motivet e zbukurimit dhe kjo vihet re qartë në objektet arkeologjike të zbuluara dhe që i përkasin “kulturës së Komanit”. Këto i shohim qartë në varëset e byzylykët, në vathët, në broshet e deri tek unazat.
Këtë vijimësi kulturore e shohim edhe në mënyrën e ndërtimit të varreve dhe rritit të varrimit.
· Trajta e varreve të varrezave të herëshme shqiptare e ka origjinën në varret ilire të periudhës së parë të hekurit. Kjo shihet në varrezat ilire të Vajzës, Kakavijës, Vodhinës dhe Bodrishtës, etj.
· Metalpunuesit e hershëm ilir (pirustët), ia trashëguan zanatin pasardhësve të tyre (shqiptarëve të hershëm). Këta të fundit ruajtën me dashuri traditën e stolisjes së veshjes dhe të trupit të tyre. Këtë stafetë kulturore e sollën më të plotë se kushdo tjetër mirditasit pasardhësit e pirustëve.
Shqiptarët e hershëm kanë nxjerrë prodhime të tilla që dallojnë jo vetëm për larminë dhe cilësinë e mirë, por edhe për shijen e hollë artistike të tyre. Këto prodhime të bëra me një mjeshtëri të tillë nga vendasit (veçanërisht fibulat), karakterizohen nga gërshëtimi artistik i metalpunuesve ilir (pirustëve), duke u dalluar në to dhe ndryshime në përshtatje të kohës dhe evoluimit të saj. Këto prodhime janë karakteristike vetëm për vendin tonë.
“Duke provuar karakterin ilir të bazës mbi të cilën u ngrit kultura e hershme iliro-shqiptare është zgjidhur njëkohësisht problemi i përkatësisë etnike të popullsisë që krijoi kulturën materiale të zbuluar në varrezat e mesjetës së hershme. Gjetjet arkeologjike në tërësinë e tyre nuk tregojnë për ndryshime etnike të ndodhura në trevat ku u krijua kjo kulturë, por përkundrazi ato dëshmojnë për një vazhdimësi kulturore, që do të thotë njëkohësisht vazhdimësi etnike”[SUP]4[/SUP].
Duke iu referuar një shënimi të Prof. Dr. Neritan Ceka gjejmë një përshkrim me interes për territorin ku u identifikua qartë ngjizja e kulturës arbnore shqiptare gjatë mesjetës së hershme:
“Lugina e Matit dhe Mirdita kanë dhënë dëshmi të një kulture të zhvilluar ilire në shekVIII-I pr.Kr. Arkeologët e kanë lidhur këtë fakt me shfrytëzimin e pasurive minerale të Mirditës, kryesisht bakrit. Me rëndësi duhet të ketë qenë edhe qarkullimi i udhëtarëve, mallrave dhe kopeve nëpër luginën e Matit e të Fandit. Qendra politike e kësaj periudhe gjendej në thellësi të luginës së Matit, në kalanë ilire të Xibrit. Gjatë mesjetës qendra e gravitetit politik dhe kulturor shpërngulet në luginën e Fandit.
Aty, në Prosek dhe Bukël gjenden edhe dy nga nekropolet më të rëndësishëm të kulturës së herëshme arbërore të shek.VII-XI. Nuk është e rastit që edhe mbishkrimi i Gëziqit, që dëshmon arkeologjikisht qendrën e shtetit të parë të Arbërit, ndodhej në këtë luginë. Ky ndryshim duhet shpjeguar me funksionimin e një rruge të rëndësishme mesjetare, e cila lidhte qendrën bizantine të Durrësit me trevën e Kosovës, të pasur me drithëra e metale. Ishte kontrolli i kësaj rruge që ngriti familjen e fuqishme të Dukagjinëve, të cilët në shek.XIII e zhvendosën qendrën politike të krahinës në Prizren”.
Pra bartës të kulturës së hershme shqiptare, është një popullsi autoktone, vendase, që janë shqiptarët e hershem – pasardhësit e ilirëve të lashtë.
Të dhënat gjuhësore plotësojnë të dhënat arkeologjike dhe të dy shkencat sëbashku provojnë autoktoninë e popullit shqiptar.
Duke patur parasysh gjeografinë e shtrirjes së kulturës së hershme shqiptare (gjeografinë e stacioneve arkeologjike ku ështe hulumtuar), vijimësinë e tipareve kulturore e artistike të paraardhësve të tyre, fisit ilir të Pirustëve (kryeqendra e të cilëve mendohet të ketë qenë Basanja – afër Rubikut të sotëm), na detyron të dyshojmë se “kultura e Komanit”, kultura e hershme shqiptare, është vazhduese e drejtpërdrejtë e kultures ilire, veçanërisht të pirustëve dhe albanëve.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © Autori Gjet Ndoj