Si mej zhdukë gurtë prej veshkëve
Me t'vërtetë do t'jetë me shumë fat ai njeri i ktij planeti që gjatë jetës tij asnji herë s'ka pas problem me veshkët konkretisht: Me gurët, gurëzitë apo rana në veshkë.
Kam qenë fmij atëhrë kur vllait tim të dytë në nji moshë shumë të re ju patën paraqitë gurtë në veshkë.
Jetonim n'ksollë t'shkatrrume prej stinve e viteve në nji katund në të cilin kishte vetëm dy radio e asnji makinë. Nana e shkretë, por edhe baba në nji mesnatë vjeshte patën dalë nëpër katund mej ba rixha noj katundari për me e çue vllainë n'spital. Qyteti nuk ishte shumë larg, por udhtimi me kerr t'kuajve ishte i ngadalshëm dhe i tmerrshëm. Derisa erdhi ai katundari me kerr, vllai kjante me za e britma derisa pat ba edhe Kryq e me britma deri n'qiellë thonte uratë tuj ju lutë Zotit me ia marrë shpirtin prej dhimtave aç t'mdhaja që i shkatonin gurët. Merreni me mend. Vllai atëherë ende s'i kishte mbushë 18 vjeçë.
Dy vite ma parë shkoj tek gastrologu për nji shikim rutinë me ultra za. N'mes tjerash gastrologu konstatoi egzistencën edhe t'ranës edhe t'nga nji gurëzi në veshkë. Nji në njenën e nji në tjerën.
Kurrfar pasoja e problemi kurrë n'jetë s'kam pas lidhun me veshkët dhe me ranën apo me ata gurëz që ndodheshin në to. Por tuj dyshue për nji problem kronik dhe tuj mendue se ai problem ndoshta ka lidhje me at ranë apo me ata gurëz. Fillova mej pastrue veshkët prej tyne.
Çe mnyrën:
Katër ditë rresht, n'esull e pij nga nji gotë t'rakijsë me voj ullini dhe mbas vojit e shpërlaj gojën dhe fytin me lang limoni. Tri ditë me radhë urina ka pas ngjyrë t'kuqe si gjaku. Kthjelltsia asht arritë n'ditën e katërtë.
N'pestën ditë n'dyqanin ku shiten ushqimet bio, kam ble tërshanë dhe kam fillue kët pregatitje:
1 lit. uji
5 lugë tërshanë
Pregatitja:
Marrim ej shpërlajmë pesë lugë t'gjellës me tërshanë dhe i derdhim në enën e ujit mbasi t'ketë fillue me vlu uji. Shikojmë orën sepse saktë duhet mej zi 10 min. e jo ma tepër. Mbas dhjetë minutave e hjekim enën prej zjarmit dhe me kapak t'mbyllun e lamë me u ftofë. Mbasi t'ftohet e pijmë gjysmën e langut n'mëngjes e gjysmën tjetër n'mbramje. Kët pregatitje mund ta bani edhe në darkë për ditën e nesërme. Tërshanën e zime nuk e kam hjedhë, por e kam përzi me pak kos (e theksoj, pak kos) tuj derdhë mbi te edhe pak lang djathi dhe kam fitue përshesh shumë t'shijshëm. (Kështu kam veprue unë, por nuk u kisha kshillue juve ta bani këte) Kët recetë e kam përdorë shtatë ditë me radhë.
Mbani n'mendë:
N'qoftë se keni pas dhimta t'padurueshme dhe gastrologu u ka konstatue noj guri ma t'madh. Atëherë nuk kshillohet me pi voj ullini dhe mbas vojit lang limoni sepse n'tshumtën e rasteve guri niset drejt daljes e dhimtat janë t'pa parashikueshme. Voji ullinit përdoret vetëm kur asht konstatue sasi e ranës apo noj gurëz i vogël.
N'rastin e gurëve ma t'mdhaj kshillohet forma e dytë, ajo me tërshanë, por me intervalet, 7 ditë me e pi langun dhe 7 ditë pushim. Mandej 7 ditë të tjera dhe 7 ditë tjera pushim do me thanë: Mbas përafërsisht katërdhjetë ditësh shkojmë tek gastrologu dhe po t'bahet se nuk janë zhdukë gurët receten e përserisim, por n'shumtën e rasteve, gurët veç do t'jenë zhdukë. Tek ata persona që iu kanë paraqitë gurtë nji herë, kët mnyrë shërimi duhet me e përseritë së paku nga nji herë për çdo vit.
Unë kët lang e kam pi vetëm 7 ditë. Ma shumë për kurreshtje sepse e disha se veshkët i kam pastrue plotsisht me voj ullini e me lang limoni.
Para dhjetë ditësh isha tek gastrologu dhe veshkët e mia ishin krejtsisht t'pastra e pa asnji gjurmë guri apo rane.
Çe edhe nja dy receta tjerë t'cilat i gjeta n'internet dhe mu dukën shumë bidse, i pari:
1 llubenicë (shalqi) 10 kg.
1kg. limona
Llubenicës i heqim pjesën e sipërme kah rrfana në zgavrën e fitueme fillojmë mej futë limonat mbasi ti kemi pastrue mirë e mirë. Langun që kullon prej llubenicës nuk e hudhim, por e ruajmë. Llubenicën së bashku me limonat mbrendë i lamë n'at gjendje rrafsh 24 orë mandej i nxjerrim limonat, çërojmë llubenicën, livoret e llubenicës i hudhim kurse mishin e saj së bashku me limonat e pa çëruem i bluajmë me makinë se e bluajmë mishin. Gjithsejt fitojmë nji masë n'formë çulli përafërsisht 5 kg. dhe kët masë duhet pi në afatin prej 12 orëve ish pacientja tregon se e ka pas terminin për operacion. Guri 2 cm. i cili i ka pas mbyllë kanalin urinor drejtë mshikzës por mbasi e ka hargjue masën e sipërpërmendun, guri asht shndrrue në nji masë elastike rrëshine dhe ka dalë mbas 12 orëve në të njejtën ditë.
I dyti:
Ilaçi ma i mirë i t'gjitha kohëve për me zhdukë çfardo lloji guri apo rane prej veshkëve asht hirra. Hirra patjetër duhet t'jetë e lopëve që kullosin nëpër vendet e pastra, atje ku ende s'kanë mbrrijtë helmet e civilizimit vetëm ajo hirrë ban dhe jo hirra e lopëve që kullosin nëpër natyren e helmueme prej lloj-lloj pesticideve. Hirra duhet t'jetë sa ma e freskët dhe 30 ditë rresht duhet pi nga nji gjysëm litre para se me ra me fjetë. Unë, shkruhet ma tutje. Kam pas dhjetë vjetë që kam pas ranë n'veshkën e majtë dhe 60% e veshkës ka qenë jashtë funksionimit mbas 30 ditësh e kam kthye funksionimin e veshkës 100% tuj zhdukë edhe gjurmët e gurëve e t'çfardo lloji rane. Nuk ka ilaç tjetër popullor që s'kam përdorë deri atëherë përfundon komentuesi, por asnji prej tyne nuk ka pas efekt.