G
gezimi
Vizitor
Spanja e Franca i tregojnë muskujt
Përfaqësuesja e Francës ka mbetur e pamposhtur edhe pas ndeshjes së gjashtë, të parës në fazën e dytë të Evropianit të basketbollit “Lituania 2011?.
Franca mposhti ngushtë Turqinë (68:64) të mërkurën në Vilnius në kuadër të Grupit E. Fitore në kuadër të këtij grupi, të mërkurën shënoi edhe Spanja, që ishte më e mirë se Gjermania (77:68).
Vëllezërit Marc e Pau Gasol së bashku kanë shënuar 43 pikë për t’ia siguruar fitoren e radhës Përfaqësueses së Spanjës. Marc Gasol ishte më i dalluari me 24 pikë, kurse qendra e LA Lakers, Pau Gasol, ndeshjen e përfundoi me 19 pikë, të cilat i shënoi në pjesën e dytë. Pikë dyshifrore të Spanja shënoi edhe plejmejkeri Juan Carlos Navarro (14). Navarro pati edhe pesë asistime.
“Gjermania asnjëherë nuk u dorëzua dhe luajti një lojë shumë fizike. Në bëmë një punë të madhe falë kundërsulmeve dhe kjo fitore është e rëndësishme për ne”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës, Sergio Scariolo.
Te Gjermania shënuesi më i mirë ishte qendra e Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki. Ai ndeshjen e përfundoi me 19 pikë dhe shtatë kërcime, kurse Chris Kaman i LA Lakers regjistroi “double-double” prej 15 pikëve e 12 kërcimeve.
Përfaqësuesja gjermane rrezikon të mos paraqitet në çerekfinale të këtij evropiani, pasi dy ndeshjet e ardhshme me Turqinë dhe Lituaninë duhet patjetër t’i fitojë nëse do të mbetet edhe në garë për titull.
“Bëmë të pamundurën për t’ia vështirësuar punët Spanjës. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë. Gabimet e shumta, sidomos në finish të ndeshjes na kushtuan shumë”, tha trajneri i Gjermanisë, Dirk Bauermann.
Ndërkohë, edhe Franca vuajti për të mposhtur Turqinë. Më efikasi te Franca ishte Tony Parker me 20 pikë, derisa te Turqia u dallua Hidayet Turkoglu me 19 pikë.